• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONSULLI I KOSOVËS NË SHKUP VIZITOI VATRËN

March 17, 2017 by dgreca

1 Dila Tav

Të Enjten(16 mars, 2017) në mesditë në Selinë e Vatrës ishte për vizitë diplomati Agim Krasniqi, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shkup.

1 Dalipi ne kembe

Krasniqi u prit në Vatër nga Kryetari dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, zv.Kryetari Asllan Bushati, anëtari i kryesisë dhe arkëtar i Vatrës Marjan Cubi me zonjën Dilë, anëtarët e Këshillit Drejtues të Vatrës Zef Balaj dhe Idriz Lamaj, si dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.

1 Ne tav MithatiKryetari Buçaj i uroi mirëseardhjen mysafirit dhe e informoi me veprimtaritë dhe qëndrimet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”.

Dr. Buçaj shprehu shqetësimin për zhvillimet jo të favorshme në trojet Kombëtare, si ; situata e ngarkuar me tensione në Shqipëri, ku 25 vjet pas rrëzimit të diktaturës, ende është në dyshim liria dhe pasiguria e votës, është në pikëpyetje Reforma në Drejtësi, korrupsioni në nivelet e larta, krimi është ulur në Parlament dhe në pushtet,Shqipëria është kthyer në Kolumbia e Ballkanit për kultivimin dhe trafikimin e drogës,  dhe në këto kushte vetë Demokracia është në pikëpyetje e shoqëria në krizë. Po ashtu në Kosovë janë shqetësuese zhvillimet e fundit, marrdhëniet me Serbinë, arrestimi i Haradinajt, mosmarrveshjet për demarkacionit, komunat me shumicë serbe, që vënë në pikëpyetje pavarësinë e shtetit, problemet për Ushtrinë e Kosovës , korrupsioni etj.

1 Dera ok

Edhe në Maqedoni, për Kryetarin e Vatrës, gjendja paszgjedhore, ka krijuar tensione , duke i ushqyer ato në mënyrë të panevojshme me ngarkesa etnike, duke shpallë Gjuhën shqipe-rrezik për shtetin etj. Për të gjitha këto kryetari Buçaj shfaqi qëndrimete  Vatrës, që tashmë janë bërë publike.

Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shkup, falenderoi Kryetarin e  Vatrës për mikpritjen dhe përgëzoi Federatën Vatra për punën e palodhur në drejtim të Çështjes Kombëtare. Një shekull histori e Vatrës, nuk është vetëm histori vatarnësh apo një organizate, tha mysafiri, por histori Kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se çdo kush në Kosovë e di se ç’është dhe çfarë ka bë Vatra për Kombin shqiptar. Jini krenar që përfaqësoni një qëndresën shqiptare këtu në vendin e Demokracisë. Aifalenderoi Diasporën Shqiptare të Amerikës për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, gjatë dhe pas luftës.

Më pas mysafiri iu përgjigj interesimit për zhvillimet e fundit në Maqedoni, për faktorin shqiptar atje, për Platformën dhe për qëndrimet paszgjedhore dhe mundësitë e daljes nga kriza maqedonase.Gjatë bashkëbisedimit e morën fjalën edhe zv.Kryetari Asllan Bushati, Zef Balaj, Idriz Lamaj, Marjan Cubi dhe editori Dalip Greca.

2 Tav edhe une

***

Agim Krasniqi ka qenë një nga këshilltarët dhe miqtë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Ai ka kryer detyra të ndryshme dhe ka pasur funksione si anëtar  i kryesisë së LDK, sekretar organizativ si dhe dy mandate deputet në Kuvendin e Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: Agim Krasniqi, dalip greca, KONSULLI I KOSOVËS, në Shkup, vizitoi Vatren

Vazhdojnë protestat në Shkup

December 17, 2016 by dgreca

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë shqyrtimin e ankesës së fundit të Partisë Social Demokrate në opozitë, për ta përmbyllur gjithë procesin zgjedhor. Komisioni gjatë natës së kaluar ka pranuar vetëm një ankesë të partisë shqiptare Besa.1-protestat-shkup

Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së KSHZ-së.

Komisioni tha se do të shqyrtojë ankesën e LSDM-së gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që kryetari i Komisionit Aleksandar Cicakovski tha se “në këtë mbledhje do të përgatiten të gjitha vendimet për t’i dorëzuar ato”.

Ankesat e mbetura janë refuzuar nga anëtarët e komisionit, me përjashtim të dy që janë tërhequr nga LSDM-ja.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE sërish, si edh enjë natë më herët, janë mbledhur përpara selisë së KSHZ-së për, siç thonë, të mos lejuar që të “vidhet fitorja e partisë në pushtet”.

Ata kanë kënduar këngë dhe kanë brohoritur slogane partiake dhe për Maqedoninë dhe kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera mbi ndërtesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me të përfunduar të mbledhjes së KSHZ-së, anëtari i VMRO-DPMNE, Dime Spasov tha se do të vazhdojnë të “qëndrojnë përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush”.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri sa KSHZ, të mos e verifikojë rezultatin zgjedhor.

Në bazë të një rezultati paraprak të publikuar partia e Gruevksit VMRO-DPMNE ka fituar dy vende në Parlament më shumë se ajo e Zoran Zaev, LSDM, në opozitë, respektivisht 51 deputetë me 49 syresh.

Filed Under: Politike Tagged With: në Shkup, Vazhdojnë protestat

17 të vdekur nga përmbytjet në Shkup

August 7, 2016 by dgreca

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, Ministria e Punëve të Brendëshme konfirmon se kanë humbur jetën 17 vetë dhe 6 llogariten të zhdukur.

Nga Fatios Musliu/”Deri tani kemi 17 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre . Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, deklaroi Liza Bendeska, zëdhënëse e policisë. Ka mbaruar edhe mbledhja e Komitetit drejtues për ballafaqim me kriza. Kompetentët kanë shprehur shqetësim për katastrofën natyrore në Shkup dhe rrethinë.

“Të gjitha institucionet janë në funksion. Po mundohen t’i ndihmojnë secilit që ka nevojë për ndihmë. Deri tani u është ndihmuar më shumë se 1000 personave nga këto institucione. Deri tani janë vërtetuar 17 të vdekur, numri mund të rritet. Shpresojmë të mos jetë ashtu”, tha zëvendëskryeministri Nikolla Todorov.

Mazedonien Unwetter

Më i rëndi në dekadën e fundit

Në Hasanbeg e Singeliq të Shkupit tashmë ka vetëm njerëz që përpiqen të kontrollojnë dëmet e një nate më parë, pasi shumica e banorëve arritën të evakuohen gjatë natës tek të afërmit. Situata edhe gjatë ditës së sotme vlerësohet si tejet e rëndë për faktin se në vendet e prekura nga moti i keq ka rrugë të bllokuara, rrëshqitje dheu, makina të mbuluara deri në majë nga uji. Lagja e Hasanbegu në Shkup ka pësuar më së shumti pas daljes së ujrave të liqenit pranë Kamenikut, i cili arriti deri në katet e fundit të shtëpive. Njerëzit kanë hipur edhe mbi çati që të shpëtonin. Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Kanali i ujërave të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi. Autoritetet thonë se shiu i mbrëmshëm, ishte më i rëndi në dekadën e fundit dhe u shoqërua madje edhe me shkarkime të fuqishme elektrike apo reth 800 vetëtima sa u regjistruan në Shkup.

Mazedonien Unwetter

Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov aktivizoi ushtrinë, e cila momentalisht është duke ndihmuar me ngritjen e barrierave përgjatë disa lumenjve, për të siguruar rezidentët e këtyre rajoneve se do të jenë të sigurtë përballë rreziqeve natyrore. Kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski është parë në Stajkovci dhe Hasanbeg duke ndihmuar qytetarë. “Qëllimi ynë është për të thyer rrethrrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës,shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki.

Apel qytetarëve

Në Spitalin e qytetit ndihmë kanë kërkuar 67 persona të cilët kanë marrë lëndime gjatë vërshimeve ka njoftuar mjeku kujdestar Viktor Kamillovski.

Mazedonien Unwetter

“Deri ne orën 23:00 kemi pranuar 21 persona prej të cilëve 7 janë mbajtur për kurim të mëtejshëm në spital . 14 të tjerët janë mbajtur në shërbimin ambulator e më pas janë lëshuar. Ju apelojmë qytetarëve, më shumë popullatës më të moshuar tek të cilët reflekset e trupit janë më të lëshuara, që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë në gjendje të tilla shiu pasi shumë pacientë që kanë ardhur, kanë pasur shenja në gjithë trupin dhe thyerje për shkak të fuqisë së madhe të ujit “, thotë mjeku Kamillovski.

Sipas sinoptikantëve Shkupi dhe rrethina edhe gjatë ditës së sotme gjendet nën ndikim të një mase jostabile dhe të lagësht të Mesdheut e që në orët e pasdites dhe në mbrëmje do të sjell mot të paqëdrueshëm dhe me shi, erë e bubullima.

Filed Under: Kronike Tagged With: 17 te permbytur, Fatios Musliu, në Shkup

Studiuesit maqedonas: “Shqiptarët lindën në Shkup së bashku me hënën dhe diellin!

December 6, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim
****
Në historinë e tij të gjatë, Shkupi disa herë është rrëzuar dhe prej fillimi ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Kjo qytet dardan në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 bedena të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm.
****
“Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t`u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae). Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate. (Idriz Ajeti”Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij”)
****
“Gazeta “Dnevnik” boton pjesë nga një studim i vitit 1951 të Dr. Jovan Trifunovskit, sipas të cilit shqiptarët e parë në Shkup dhe në rrethinat e saj kanë ardhur nga Veriu i Shqipërisë në fillim të shekullit XIX.
“Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe “magjupë” të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë”, shkruan gazeta maqedonase.
Sipas studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha Kosova, Metohia, Morava e epërme dhe Drenica.
Në studimin”e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë. Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombasve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen. “
***
“Gjyshja dhe babai im flisnin shqip në shtëpi. Babai im më thoshte përherë se kemi prejardhje shqiptare. Në atë kohë, unë isha shumë i ri dhe nuk arrija ta ndjej nevojën për të njohur rrënjët e mia. Tani lexoj dhe shoh gjithçka thuhet në lidhje me këtë, dhe thjesht nuk e kuptoj pse ky fakt tronditi kaq shumë opinionin”, tha Sinadinovski.
Presioni sllav eshte shume i madh. edhe motra e tij e ngrate iu desht te deshmoj kunder vellaut . Te gjithe shqiptaret ortodoks te ish Jugosllavise te bashkohen rreth trungut shqiptar!Ne jemi me Sinadinovskin!
Çështja e përkatësisë së tij etnike u aktualizua ditët e fundit, kur Sinadinovski hodhi idenë e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Filed Under: Featured Tagged With: “Shqiptarët lindën, Fahri Xharra, hënën dhe diellin!, në Shkup, së bashku me, Studiuesit maqedonas:

SHTETI POLICOR I MAQEDONISE PO I FRYNE ZJARRIT TE URRJETJES ETNIKE

July 5, 2014 by dgreca

DEKLARATE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES “VATRA” PËR PROTESTAT NË MAQEDONI/
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA po i ndjek me shqetësim protestat e shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup dhe dënon me indinjatë dhunën e egër, ushtruar nga autoritetet policore të qeverisë Maqedonase. Pamjet e përgjakura që vijnë nga vidot dhe nga media, tregojnë se Maqedonia për shqiptarët mbetet shtet policor dhe demokracinë e ka fasadë për Perëndimin dhe të drejtë vetëm për maqedonasit.
Vatra konstaton se qeveria Maqedonase po i frynë zjarrit të përcarjes dhe urrejtjes etnike kur i akuzon shqiptarët e Maqedonisë si terroristë, në vend që t’i trajtojë ata si pjesë integrale dhe shtetformuese e shtetit problematik, që ende nuk ka zgjidhur problemet e të drejtave të etnive. E ashtquajtura “Marrveshja e Ohrit” duket se ka mbetur në sirtarë.
Shteti multietnik i Maqedonisë duhet të garantojë drejtësi për të gjithë, jo vetëm për maqedonasit.
Vrasja e të riut maqedonas, u dha shkas ultranacionalistëve maqedonas, për të djegur, shkatërruar, dhe plackitur dyqanet e shqiptarëve, ndërsa shteti, që ka për detyrë mbrojtjen e pasurisë së shtetasve, ndërhyri me shumë vonesë, thjesht si alibi për të mos u bërë publikisht palë me shkatërrusit, por dëmi u bë dhe zemrata në palën tjetër, ishte maksimale. Mosdënimi i ultranacionalistëve maqedonas e kompromenton vetë shtetin.
Ndersa dhuna qe u ushtrua nga policia gjate protestes te se premtes, ishte barbare dhe e denushme. Shteti te denoje ushtrusit e dhunes.
Në gjendjen kaotike që është krijuar, politika shqiptare, vecanërisht ajo që është pjesë e bashkqeverisjes, por edhe opozita, duhet t’u dalë për zot bashkatdhetarëve dhe t’i orientojnë ata për të mos rënë në kurthin që u ka ngitur vetë Shteti, duke përkëdhelur ultranacionalistët, e duke i përdorë gjyqet dhe dënimet e përjetshme vetëm për shqiptarët.
Nga ana tjetër, Vatra, u lutet bashkatdhetarëve tanë, që të ruajnë gjakftohtësinë në mënyrë që ngjarjet të mos percipitojnë në dëm të atyre vetë dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
Bashkatdhetarë!
Vatranët janë me ju për të kërkuar të drejtat që ju takojnë, por Vatra ju lutet, që të shmangni violencën, mos bini viktima të provokimeve, por tregohuni të përmbajtur dhe ruhuni nga kurthet, vecanërisht kurthet fetarë , që sllavët i mbajnë gjithmonë ngrehur për të shuar zërat tuaj. Po ratë në këto kurthe protestat tuaja do të keqpërdoren.
New York, 5 Korrik 2014

Filed Under: Vatra Tagged With: Deklarate e vatres, dhe dhunen policore, në Shkup, per protestat

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT