• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Julia Gjika në Sofrën Poetike të Diellit

February 14, 2018 by dgreca

Julia Gjika/

Julia_Gjika

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës/

FLAMURTARES KOSOVARE/

Nuk dija asgjë për ty/

deri ditën e demonstratës,/

as emrin./

Me emër të ri të thirrën:/

“FLAMURTARE”./

Më erdhe pranë Ylfete,

të ndjeva frymëmarrjen.

Kur ngrite lart flamurin,

shpalose dëshirat rinore,

kur plumbat të goditën,

u drodhën zogjtë e ikën,

u këputën petalet e marsit,

u përflak drita e diellit,

dhe e gjithë Kosova.

I fale trupin, emrin,

“Flamurtare e Lirisë”.

Kosovës i linde

të reja Shote Galica.

Mars – Prill, 1981.

– – – – – – – –

Kushtuar dëshmores Ylfete Humolli, nxënësja që i doli para tankut sërb e mbështjellë me flamur.

IBRAHIM RUGOVËS

Atë që askush nuk e shihte,
Ti e pe, ende udhën pa e nisë:
Qiellin e kaltër përtej reve,
Kosovën, në krahët e Lirisë.

Tek shkëmbinjtë përplasen valët
Era shkon e vjen si e marrë.
Njerëzit, gurët edhe drurët
Kanë ankth, kanë acar.

Zjarrin që të digjte në zemër,
Si trim e durove pa ankim.
Deri në shtratin e vdekjes
Me dashurinë fole, i urti Ibrahim.

Të ftohta ditët e atij Janari,
Të ftohta muret nëpër oda,
Luadhet e malet e Kosovës,
Mbuluar nga ngrica e bora.

Nata harron të largohet,
Shpirti po ikën ca nga ca.
Zemra dhe truri i munduar,
Në duart e natës dhimbjet i la.

Lot i fundit i jetës rrëshqet
Njeriun e Madh paqja mbështjell.

                Janar, 2006


GËZIMI I FITORES

Mezi e pe ditën.

Mezi e ndave nga nata e gjatë.

Mezi erdhi Fitorja.

S’ishin pak tragjeditë,

humbjet, dhimbjet s’ishin pakë.

Kjo ditë Kosovë,

i ngjan stinës së pranverës.

Gëzimin solli,

me kthimin e dallëndysheve,

me kthimin e yjeve në qiell.

Si një trup i vetëm ke dalë

nuk të nxënë sheshet.

Nëpër botë,

me kohë u shitën biletat.

Rrugë të reja gjetën dasmorët,

për të ardhur te ty.

Eshtë e diel,

Qielli është i kaltër,

Fytyra jote shkëlqen.

Pritja ishte e gjatë, përtej durimit.

Me zë te plotë, me zë të fuqishëm shpërthen.

Me korin e ëngjëjve,

me fuqinë e dallgëve të oqeanit.

Rruga e gjatë e mundimeve

mbeti pas.

Fitorja është ulur

pranë sofrës së madhe, Dardani

buzëqesh me fytyrën e heronjve.

Eshtë e diel,

Shpirtrat gëzojnë

Toka dhe Qielli kanë festë

Në varrezat, martirët

të qetë janë tani.

Asgjë nuk vajti dëm

As gjaku i derdhur.

Ata që e dinë se çfarë ndodhi dje,

nën këtë qiell,

ndoshta nuk dinë shumë,

ndoshta pak, shumë pak dinë.

Por qielli yt i di të gjitha.

Ky qiell di kaq shumë.

Ndaj sot nuk mbahet,

derdh dritë e ngrohtësi.

Pranvera rrit barin e ri, me shpejtësi.

E gëzofsh Fitoren Kosovë !

Shteti më i ri në Botë.

Bota të njohu KOSOVË!

            Shkurt, 2010.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 10 vjetori i Kosoves, Julia Gjika, ne sofren poetike, te Diellit

Anton Çefa, Tubëz lirike,në Sofrën Poetike të DIELLI-t

April 12, 2017 by dgreca

Tubëz lirike/

4anton-cefa

Nga Anton Çefa/

Silueta jote, Shqipëri !/

1 teuta Mbretereshe

Në damarët mavi të delirit tim/

silueta jote, Shqipëri !/

Herë nji konsull romak/

e madhështore, mospërfillëse Teuta/

në fronin mbretnor/

si pa dashtë më fanitën./

Herë nji pashά me çallmë/

e kaltërim i Gjergjit në re/

si dhe nji shqiptar kaçak/

që u pret kokën/

kohnave e fateve./

Në damarët mavi të delirit tim,

silueta jote, Shqipëri !

Lagunë e idhtë e dhimbjes 

Oh, toka ime e shejtë,

ec e ec,

sa vite bana udhë

e udhë

mbi pllajën e idhtë të dhimbjes.

Në albumin plot baltë të rrugëve

m’i ruen gjurmët e hapave

si peng kujtimi

të nji fjale

me ngjyra të dridhshme ethesh

ku feks jehonë e shqetë

brenga ime për ty

si rrezatim ylberi.

Oh,  toka ime e shtrejtë,

lagunë e idhtë e dhimbjes,

filtroma fjalën time

me baltën tande të shejtë! 

Sinor arbëresh 

Heshtja pushon n’amshim

mbi supet e përhimtë të atij shpani.*

1227

Në mermer të Deas

shkelqen nji kumt i lashtë.

Urti Kanuni ka dhe nji ashkël guri.

Dhimbjen ta thekë ai gur

që Europa me gjak e nguli.

Eshtnat e të parëve në vorr

e gurët n’sinore

mos m’i lueni !

Kanë të njajtën peshë  Kanuni.

. . . . .

*Shpan-i : guri i varreve.

 

Peng dhimbjeje

Truell do të thotë brengë

brengë që trashiguem prej të parëve

dhe që do t’ua lamë fëmijëve peng

me gurin e varrit

si dritën e synit.

Le t’i randojë në gjak

e në prak.

Trualli asht mall

kur je larg,

mall i shastisun

për hinin e vatrës.

Trualli asht dhimbje

kur je pranë,

dhimbje që pikon në çdo kapilar.

Rozafa

image

Si hana në boduarin e reve

Rozafa

në themel të kështjellit të gurtë

e në krahët e legjendës.

 

Përsëdytet e përthyhet

drita e hanës

në kullim të qumshtit ndër shekuj,

shkëlqen ashti i flisë.

 

Mall Shqipërie

Dallgë të çapërdisuna,

të turbullta e të zymta Atlantiku

  • urë kujtese

për buzëqeshjen e urtë

e të kristaltë

të Adriatikut,

ku gjithnji lundron

si barkë me vela të bardhë

hija e trëndafiltë e një malli. 

Malli për pluhurin e ngjyrave t’ylberit 

Më gufon një mall i hershëm

njomzak

për pluhurin e ngjyrave t’ylberit,

amësimët e aromave

e për fijet e tingujve që endeshin

në indet e blerimeve

n’fund t’kopshtit,

e dridheshin pa pra

tue u derdhë në enën e kaltër të hapsinës.

Deliri i moshës bridhte

deri në skajet ma të largëta të andrrës,

si bredh dhe sot

në kullimet e blerta të gjakut.

Më gufon nji mall i hershëm

njomzak

i paqtë si zogu në fole.

Me bisedat e gjetheve 

Ngujue në fund të kopshtit

gjithherë me kambë në dhe,

si me motrat

u rritëm bashkë,

moj kumbull.

Si nuk të lodhi pritja,

sa herë unë brodha

e të harrova?

Me bisedat pa mbarim të gjetheve

në pranverë

e me heshtjen e ngritë dimnore,

çfarë don me m’thanë, moj kumbull ?

Largime,

vajtje e ardhje ka kjo jetë,

po ti mos u trishto:

në degët tua kam varë përgjithmonë

buzëqeshjen e fminisë.

Në zemër më ngrin nji plagë

Ktheva në shtëpi

si gjethi i zverdhun

që era e hedh përdhe.

Ndigjoj trokitjet e nallave të nanës

në oborrin e shtëpisë së heshtun

si kumbime të bekueme

që binin mbi fmininë time.

Ajo s’asht ma.

Dhe as qeni nuk asht

i miri i im,

e mbyti malli.

Tani po përtypi

lehjet e tij të mirëseardhjes

si kafshata të njelmëta malli.

Vetëm kumbulla, po,

më përshëndetë

me një fëshfërimë të blertë

qortimi prozhmues.

Në zemër më ngrinë një plagë

prej bryme e bore

rishtas e hapun.

 

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, ne sofren poetike, të DIELLI-t, Tubëz lirike

Alfons Grishaj ne Sofren Poetike te Diellit

April 1, 2017 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

1 Alfons-GrishajPer Arben Brocin/

1 Arben BrociHej trim, vëlla, o luftëtar!/

Patosin e lirisë e mbolle me gjak/

Ç’ më theri dhimbja në damarë,/

Kur shtrirë të pashë mbi atë prag!/

“Ah…! Birë , e mjera unë…

Të isha unë në vendin tënd !”

Vëlla, liria kushton shumë!

Britma e nënës ther e dhemb.

S’ njeh lot nëne politika,

Jetën shpesh ta bën skëterrë.

Ferrin ndezur e mban klika,

Bishë që vjell veç helm e vrerë.

O vëlla! Frymëzim, o legjendar!

Flijimi yt, ozon në hapësirë,

I gjallë përjetë në atë altar.

Shih e na gjyko, o shpirt i lirë!

Çilësi i Artë… … *

Oh! Ma leht do t’kisha mbajt mbi shpinë qiejt e thyem si Atlas,*

Se sa shkarravinat dhe injorancën që si degë të kalbuna të nëpërkamen,

Tuej pjell aty-këtu verbëri n’emën  të dijes.

Trashëgim i hidhun prej shekullit të kaluem…

Algat e barishtet e knetave

Rreken  me i shitë si lule  dermani…

Dhe si Cerberi që ruan të vdekunit mos me ik

Ashtu ruajnë njeni-tjetrin

Tuej ruejtë unitetin e vdekjes!

Arkitekti i së keqes me garuzhdën e ndryshkun

Përzin prehen në kazanin ku zihen rrobat e pista,

Ku as  fini, as sapuni nuk ka me mujt  me i la kurr ma.

Sarkazma  narciziste mbledh si qelbi mizat…urrejtjen kuturu,

Rreshta çekiçësh në parakalim  gumzhijnë: “Urra!Urra!”

Tuej ndrrue formën porsi shtrigat, me lundër maskash dhe rrema fshesash,

Simbolet drapën-çekan dojn me i filigramu n’kordat e violinës

Që muzikën  e vërtetë me e vra, e me u ndi veç ata …

Kori i korbave të çoroditun…

Oh! Sa rand ka me ra  topuzi qiellor mbi kurrizin e tyne prej krokodili,

Dushi kozmik prej acidi ka me i shkërmoqë

Sa, s’ kanë me mujtë me u zvarritë as tek portat e mëshirës,

Me prek  simbolin e Çilësit t’ Artë…

Trupa të rranum, kanë me rrëshqitë  honeve pafund !1 Kujtim Qafa Kujtim Qafës

Burrë nopran si kreshtë e malit,

Gjoks vidiumi, për atdhe, mburojë

Shpatë për tradhëtarë, zemër shqiponjë,

Kalorësi  i lirisë trokth majë kalit.

U nblodhën “vajtorët” si dikur  motit

Për sëmundjen që ra mbi këmbë e dorë,

Shpresuan vdekjen  të ligjtë e gjorë,

Por harruan engjëjt dhe dorën e Zotit.

Galdoj tek të shoh trim dhe të fortë,

Shqim qirinjtë e zisë, t’i ndezim në tortë,

Se festë e gëzim ne kemi përsëri.

Kemi rrugë për të bërë ende për liri,

Për kauzën e shenjtë, të madhen Shqipëri.

Në këmbë! Se heroi  nuk ka kurrë mort!

Shpjegim fjalësh:

1-Dy Celësat, njëri  Artë dhe tjetri i Argjentë, është  simboli Papal,  simbolikë e  fuqisë së Krishtit…Çelësi i Artë, simbolizon diellin dhe energjinë mashkullore, kurse Celësi i Argjendë, energjinë femërore dhe hënën…

Çelësi i  Artë hap ose mbyll portat e qiellit, kurse Celësi i Argjendë, hap ose mbyll portat e tokës.

2-Atlasi ishte i biri i Titanit. Ata e humbën luftën me Zeusin. Pas kësaj, Zeusi, e dënoi Atlasin që të mbante qiejt  gjithë jetën mbi shpatulla.

3-Çerberi = Cerberus, ishte  monstër me disa kokë, i cili  ruante portat e Hadit  që të mos iknin të vdekurit.

4-Poem,  poezi…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, ne sofren poetike, te Diellit

POETI ALFONS GRISHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

August 30, 2016 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ/

 HUMBJA E TRADITES/

Votrat e ndezura parfum buk kakini /

Krahë zonjave sojnike  rritej zengjini./

Nderimi i fëmijëve për at’ e për nënë,/

Familjet e shenjta,  Zoti e pat thënë./

Nga Jug në Veri, furia e kalorësit /

Me rrahjet e zemres ritmi i trokthit./

Besimin në Zot , si perëndi  vatanë,/

Me gjakun bilurë  dragonj e titanë ./

Tash, frengji të thyera , s’ka më bedena,/

Dyert  e  kalbura si pullat e rëna./

Këndez’ krenar zhveshur der’ në lëkurë ,/

Shqyer brez i burrave  as rryp as ushkurë./

Verë e shenjtëruar në kupa të argjenda

Pihej prej trimave që bëheshin legjenda,

Tani n’plastikë gotash i rrëkëllen njeriu

Fryhet  si  ariu  dhe sfumohet  si miu.

Erdh’ kohë e pritur e thënë nga profetët

Virtyti s’mbahet  lart , si e mbanin Atletët…

Tani i lartë qeni, gishtërinjtë  krrabë.

Nuk njohin më Zot…S’ka më nënë e babë!

1 LuleZANA DHE LULET

Sa herë  toka  vjell avujt

Retë mblidhen porsi brumbujt.

Litarë shiu  përgjat  malit

Mbi çaj e makth er’ e mjaltit .

Zanë veshur  lule mantel

Valle vetë  loz tarantel.

Befas  eter pelerinë

Hiret zbulon  suferinë.

Rreth saj si shtjellë  ylberi,

Veshje qielli  një qind Feri*.

Bashkë me to një  këmbanë,

Aromën  lë pas perria  Zanë.

1 Gjethe okGJETHET/

O gjeth !  Filtri i  frymës…

Hija , briza e jetës në sy,

T’adhuroj lagun prej brymës

Kunor e gjelbërt mbi kry.

T’ adhuroj dhe në vjeshtë

Ku andshëm ndrron hijeshinë,

Dimni idhnak bie mbi kreshtë

Vjeshta ligshtohet, merr arratinë.

Me shpres  pragut pranveror

Kthehesh me t’ njatën bukuri,

Ligji  e ciklit  njerëzor …

Ku shpirt’ shtegton…bulon nji  fmi.

MEDILODGE*

Shoh sa pleq e plaka  krrusun

Braktis idhtë  si t’ leprozun,

Nga uladi i formum keq

Që lindi shejt e u ba dreq.

I shoh, qajnë me ofsham…

Lot’ e tyne shkrijnë shandan.

Durtë ngul  fole në qiell

Ka prendimi fundin ndjell.

Ulem afër , me u thanë dy fjalë,

Por si mik dhe jo si djalë.

M’i marrin durtë fort në gji

Se , u dukem si i tyne fmi.

E më thojnë ca fjalë të ambla

Siç mi thoshte e mi thot nana.

Sikur baba të ish gjallë

Do mi thoshte me aq mallë…

***

Shpjegime:

Feri-Fairy =  Krijesa më e bukur mbi dhe. Sipas legjendave , formë e shpirtit . Mini-vashë e bukur , apo krijesë e mrekullueshme me krahë dhe  fuqi magjike.

Medilodge = Nursery Home , Azil pleqsh. Aty shkojnë pleqtë e pamundur për shërbim , por dhe pleq të braktisur nga fëmijët e tyre…Në këto azile , plus ushqimit , shërbimi është mjekësor dhe shpirtëror.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, ne sofren poetike, te Diellit

LULZIM MULLIQI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

August 18, 2016 by dgreca

Poezi te shkeputura nga permbledhja poetike “MALL MERGIMI”/

PSHERETIME/

Nga larg psheretij/
Dite e nate pareshtur/
Ne ne dhe te huaj asgje/
Vetem nje ze i mekur/

Psheretima kudo nder ne/
Sa e sa: ah,uh,hi,o bobo…/
Zemrat digjen nga malli /
Nje pike uji t’vendlindjes do/

Malli djeg si prushi ne vater/
Syte tane te perlotur prore/
Jeta jetohet veshtire atje larg/
Jeta ne largesi qenka mizore./

PRITJE E GJATE

Nuk ke se cfare te presesh…
Ne takimin e humbur si dikur…
Kur qielli eshte ngarkuar
Me shi,me rrebesh e me stuhi

Me vetetimen e gjate terthore
Me rrufe te trishtuar ne erresire
Shkembin e thermon e ben pluhur
Qiellin e pret thelle ne lartesi

Tek syte Tu veshtroj pritjen…
Pellembet e ngritura nga qielli
Buzet e perthara qe flladisin ne pritje
Lutesh qe ne te takohemi perseri.

PRESIM NJE DITE

Shteg me shteg ne ne shtegtim
Tretem,qe me nate ne dhe te huaj
Koha matet me peshen e mallit
Oret rriten e behen muaj

Pike e pese ne kudo neper bote
Meridianeve te botes shtegtojme
Presim nje dite te kthehemi serish
Ne vendlindje eshtrat t’i pushojme

Kohen e masim me thinja ne koke
Me rrudha,me dhembe,me mall
Pritjet Jane shpresa te pashuara
Ne zemra na digjet si nje mal…

LARG TEJE

Enigmatik me duket veshtrimi yt
Ne cdo lutje lexoj fjalet e pathena
Ndalem ne valen e kujtimeve tona
T’i me rishfaqesh edhe ne enderr

Jetoj jeten qe me dhimbje me pushton
Jetoj jehonen e zerit tend qe me kerkon
Jetoj ne imazhin e trishtimeve
Befas rizgjohem serish aty ku me kerkon

S’jam prane teje,ti jeton shume larg…
Ne jehone te heshtur kerkoj imazhin tend
Shpirti i lodhur shtegtare s’eshte me prane
Te kerkoj ne enderr,te gjej diku larg…

GJURME LASHTESIE
(KOSOVËS LEGJENDARE)

Ne muret e muzeve te gurta
Ne shkallet e amfiteatrit
Rrefehej perjetesia
Kosova legjendare
Ishte Vete historia

Nje tregim dhe nje gravure
Cyten edhe legjenden e mbetur ne ure
Ate legjende edhe shekujt e thane
Ketu jeton fisi i lashte iliro-dardan.
Lulzim Mulliqi ( SHBA)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Lulzim Mulliqi, ne sofren poetike, te Diellit

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT