• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tirana ka një rrugë me emrin e Atjonit, në kujtim të djalit të Visar Zhitit

March 5, 2016 by dgreca

Tirane, 5 Mars 20115- Nga sot segmenti nga rruga “Faik Konica” deri pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë do mbajë emrin “Rruga e Atjonit”, në kujtim të djalit të shkrimtarit të njohur, Visar Zhiti, i cili humbi jetën tragjikisht dy vite më parë, në moshën 19 vjeçare në një aksident rrugor.

Pllakati me emrin e Atjon Zhitit u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarë e miq të Atjonit, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar gjatë ditës së sotme, ku merrnin pjesë edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, si dhe Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Tirane, rruga Atjon Visar Zhiti

Katër Orët e Sekretarit John Kerry në Tiranë

February 15, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/ Korrespondent i Diellit në Shqipëri/
Në fakt axhendën e kësaj vizite të paralajmëruar, gazeta”Dielli” e publikoi ndër të parat nga mediat shqiptare. Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 09.45 minuta. Fillimisht zoti Kerry takoi kreun e shtetit, zotin Bujar Nishani, një takim qe zgjati rreth 5 minuta. Më pas, Sekretari i Shtetit në një nga makinat e ambasadës amerikane u nis drejt kryeqytetit, për të vazhduar takimet protokollare. Eskorta e tij ka ndjekur itinerarin e paracaktuar, nga Rinasi në autostradën Kashar-Tiranë, nën masa të forta sigurie. Që herët në mëngjes, forcat e sigurisë së tij personale dhe forcave të sigurisë së policisë shqiptare kishin kontrolluar rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat ku do të kalonte zoti Kerry. Një helikopter i Forcave Ushtarake ka shoqëruar në një lartësi të ulët eskortën nga Rinasi deri në selinë e Kryeministrisë. Ndërkohë rruga nga aeroporti i Rinasit deri sheshin “Nënë Tereza” ishte zbukuruar me flamuj amerikanë dhe shqiptarë më shumë se kurrë. Vizita e Zotit Kerry përkoi me ditën e dashurisë, kështuqë pamavarësisht shiut, sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “dëshmorët e Kombit”, kishte qytëtarë të shumtë që kishin dalë për të përshëndetur ardhjen e sekretarit Kerry. Takimi me kryeministrin Edi Rama zgjati rreth gjysmë ore. Pas deklaratave të përbashkëta, sekretari Kerry shëtiti me këmbë nga selia e Kryeministrisë për në hotel “Rogner”, për t’u takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Në këtë pjesë rruge, qindra qytetarë të Tiranës përshëndetën Sekretarin Amerikan të Shtetit. Pas takimit me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, Sekretari Kerry dhe delegacioni i Tij, iu drejtuan Muzeut Kombëtar, ku takoi një grup të rinjsh përfaqsues të OJQ. Në këtë takim mernin pjesë kryesisht të rinj të shkolluar në Shtetet e Bashkuara me bursa të dhëna nga ambasada ose projekte nga agjenci të ndryshme amerikane. Takimi zgjati 60 minuta dhe këtu të rinjtë nxorrën në pah probleme të jetës së përditëshme, luftën kundër korrupsionit, censura, autocensura në media, ndikimi i politikës në media, etj. Zoti Kerry ishte i interesuar të njihtë me detaje problemet kryesore që shqetësonin të rinjtë e qytetarët shqiptarë, sidomos për situatën në media dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu të rinjtë ndanë më zotin Kerry ceshtje si, reforma në drejtësi dhe ndikimi i saj në media, vështirësitë dhe pengesat burokratike, korrupsioni, të cilat u dëgjuan me vëmendje nga Shkeqesia e Tij. Nga ana e tij zoti Kerry vlerësoi përpjekjet e të rinjve në cështjet e programet e shtetit ligjor e medias së pavarur, duke evidentuar rolin e popullit shqiptar në zgjidhjen e cështjeve kryesore të demokracisë. Gjatë këtijy takimi zoti Kerry shoqërohej nga Zonja Nouland, zoti Lu dhe personel i ambasadës. Mbas takimit sekretari Kerry cau rrethimin e forcave të sigurisë dhe ju afrua e takoi një grup qytetarësh, pjesë e të cilëve isha dhe unë, duke u shprehur:- Falenderoj popullin shqiptar për pritjen e organizuar! Sjell dhe mesazhin e presidentit Obama për popullin shqiptar! Do na keni gjithmonë pranë në rrugën e nisur! Dikush nga qytetarët i kërkoi një mesazh për Kosovën, Do vazhdojmë mbështetjen tonë, theksoi zoti Kerry dhe u largua për tek makina nën duartrokitjet dhe falenderimet e qytetarëve shqiptarë. Kështu u mbyll vizita e sekretarit të shtetit zoti Kerry në Shqipëri. Takimet zgjatën më tepër nga sa ishin parashikuar, kështuqë vizita zgjati nga 3 në 4 orë. Në orën 13:27, sekretari Kerry nga Muzeu Kombëtar ju drejtua aeroportit “Nënë Tereza”.
Fjala e zotit Kerry
“Unë jam këtu sepse ne jemi miq. Dua ta nënvizoj këtë gjë. Ne jemi aleatë. Në kemi interesa të përbashkëta dhe marrëdhëniet tona diplomatike kanë përjetuar kohë interesante dhe të veçanta… Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vetëm do të vijnë duke e rritur dhe e forcuar këtë marrëdhënie që kemi sot. ..SHBA dhe Presidenti Obama eshte me Shqiperine ne transformimin dhe rrugetimin e saj”

Fjala e plote e sekretarit Kerry ne anglisht.

Sekretari i Shtetit John Kerry: Well, good morning to all of you, and thank you very, very much, Mr. Prime Minister. It really is a very special opportunity to be here with you today. You and I have met. I have admired your leadership. I appreciate your creativity enormously. And I am deeply appreciative of the palpable, the tangible warmth of the welcome here in Tirana, in Albania today. And I am grateful for you taking the time, along with Foreign Minister Bushati and the rest of your team, to share with us all of the thoughts that you just described in your very comprehensive statement. President Obama and I and the American people are very grateful for the leadership that you are offering and for your team’s efforts to not just care about Albania and Albanian’s interests but to embrace a broad set of values which define all of us and I think really are at the root of the great friendship that the United States and Albania share.
I am here because we are friends. I want to emphasize that. We are allies. We have enormous mutual interests and we have traveled a very interesting and very special road in our diplomatic relations which, as the prime minister reminded everybody, we celebrate the 25th anniversary of those diplomatic relations in one month. I think I can tell you that, as our ambassador here, Donald Lu, has told me, our relations really are extremely healthy and very, very warm, and we’re all very, very grateful for that fact.
I have listened carefully to the thoughts of the prime minister this morning, and I think he made very important points and opened up opportunities for the United States and Albania to work even more closely together. We’re living in a time of enormous global challenge. Albania has understood those challenges, and your leadership has been very important in helping the United States and others to be able to meet the test of our times: this fight against violent extremism, this effort to distort a great religion and to use it for, in many cases, evil purposes that have nothing to do with any religion on the face of this planet.
So I have just come from Munich, where our focus was the struggle in the Middle East and the need to confront and defeat the terrorist group Daesh. And there obviously was much discussion, as we all know, about the impact of that fight as it is playing out in Syria and the impact with migration throughout the region. We know that defeating Daesh is not going to happen just because of what any one country does. It’s going to require a broad coalition, and we have built that coalition. And Albania, I am proud to say and grateful to say, is a charter member of that coalition. Albania has been there from the beginning, willing to stand by all countries in opposition to Daesh. And it is standing up with us in support of Iraq. It is standing up with us in support of Afghanistan. And it is standing with us in the long-term struggle to emphasize to people the importance of tolerance, to marginalize violent extremes, to recognize that it is important for all of us to be able to build societies and communities in which you may not agree with everybody else but you have a tolerance for their views, provided they are living within the law and within the norms of decency and international behavior.
Albania is not just a friend and not just a country that has shown in so many ways a special affection for the United States, but Albania is also a NATO ally, and that brings special responsibilities for this region. And we are grateful for Albania’s membership and partnership in that alliance.
During our meeting today, the prime minister and the foreign minister and I had a good chance to review Albania’s significant progress – the real steps that Albania is taking in order to take on its full responsibilities in this alliance and friendship, and also to do the things that it wants to do and has embraced in order to be able to be more deeply integrated in Euro-Atlantic institutions.
The evidence is absolutely clear, and Albania should be very pleased with the fact that your country is moving in the right direction. You are on the right track, and I am quite confident that with the awareness that has been embraced in your legislation with respect to combating corruption, I am very, very heartened, as everybody is, to know that your reforms are well underway. I am personally impressed by the approval of legislation to bar criminals from the political system. That’s a courageous step, it’s an important step, and it’s a significant statement with respect to the road that Albania is on. I am encouraged, very much so, by the judicial reform package that is now being considered in order to improve the judiciary and allow for a greater crackdown on corruption.
And I want to emphasize this is something that your leadership is embracing, that they are working hard to be able to deliver. And they are committed, I am convinced, to the fight for more accountable governance, and that requires the support of every single Albanian. The United States is absolutely ready and willing, and I am here to affirm on behalf of President Obama that we are with you in this transformation and in this journey.
But in the end, only Albanians can enact the laws – the right laws – and insist on their effective implementation. Now, I know this from personal experience. I shared with the prime minister my own journey as a young prosecutor in the state of Massachusetts in America, and I know that it’s tough to take on those who have become happy with a process of avoiding their shared responsibilities to the entire nation by engaging in one kind of corrupt activity or another. But as hard as it is, I am convinced that the prime minister and the government are committed to a track that will guarantee that Albania’s future is one that will take it to a full partnership with Europe and the rest of the world and to prosperity and better opportunity for all the people of Albania.
The people of this country know full well and want to live in a place that where the rule of law means exactly that: It is the rule of law and its judges and prosecutors abide by exactly the same rules as the average citizen in every street, and that everyone else will be treated fairly, no matter what political party is in power and no matter who belongs to what party, no matter what your politics are.
Albania, I want to affirm, has come a long way in the last quarter of a century. And as the people of my own country can attest, it is hard work. It’s not easy building a strong democracy, and it is the work of many decades, really. And frankly, the work is never done. We are still working to perfect our own. We have our own set of challenges. The most important thing is that you talk about them openly and you work in a concerted way to try to address the concerns of the people.
Albania has made significant progress and is clearly committed – no question about it – to achieving more. And in so doing, Albania can count on the full friendship and support of the people of the United States, of our government. And I must say I have so many friends of Albanian descent in America who have always said to me, “You have to go to Albania. You’ve got to visit.” I’m sorry it’s such a short visit. I have to come back, and I will, but I promise you this: The United States of America and Albania will only grow and strengthen this special relationship that we have today. And I thank you, Mr. Prime Minister, for a very warm and generous first welcome to Albania. Thank you.

Filed Under: Reportazh Tagged With: John Kerry, Katër Orët e Sekretarit, ne Tirane, Shefqet Kercelli

FEDERATA VATRA MBESHTET VIZITEN E SEKRETARIT TE SHTETIT JOHN KERRY NE TIRANE

February 11, 2016 by dgreca

Ne nje deklarate te leshuar nga Federatat Panshqiptare e Amerikes VATRA ne SHBA, mbeshtetet vizita e Sekretarit te Shtetit Kerry dhe kerkohet konsensus qeveri – opozite per reformen ne drejtesi.
Gjithashtu Federata Vatra vlereson lart punen e ambasadorit Donald Lu dhe e gjen vehten teresisht ne deklaratat dhe qendrimet e tij.
Lidhur me problemet e renda te konstatuara gjate zgjedhjeve te fundit ne Shqiperi, si kriminalizimi i listave te kandidateve, shitblerja e votes, etj, Vatra shpreh bindjen se kjo teme do te jete gjithashtu pjese e bisedimeve me Sekretarin Kerry. Vetem dekriminalizimi i politikes e institucioneve dhe garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme do te ishin garancia e duhur per stabilitetin ne Shqiperi, e me gjere.
Ne vleresimin e Vatres, kjo vizite eshte nje mundesi e mire per politikanet shqiptare qe te permbushin detyrimet e tyre ndaj qytetareve dhe te vendosin ceshtjet e rendesishme politike mbi interesat partiake dhe personale.
Ja Dekalarata e plote e Vatrës.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përshëndet me mirënjohje të përzemërt vendimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA John Kerry për të vizituar Shqipërinë, si një akt që tregon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe synimin e SHBA për rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi. Kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur debati politik përmban një sërë çështjesh të rëndësishme ende të pazgjidhura dhe shqetësuese për partnerët dhe miqtë tanë, por edhe kur shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të thellë besimi dhe ekonomike, e pasqyruar qartazi në rritjen e emigrimit të qytetarëvet drej vendeve të BE.
Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer për politikanët shqiptarë për të rritur përgjegjshmërinë e tyre ndaj pubikut dhe përmbushjen e detyrave të marra përsipër.
VATRA pret që, në temat të cilat do të diskutohen me këtë rast, të zërë vend me rëndësi realizimi i një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, duke e pare atë si një rrugëdalje të mirë nga qerthulli i korrupsionit dhe padrejtësive, por edhe që do të ngrinte lart besimin e munguar të publikut tek institucionet e drejtësisë. Reforma në dretësi do të hapte rrugën për ecje të mëtejshme drejt shkëputjes nga trashëgimia e rëndë e diktaturës së kaluar. Kjo reformë do të ishte jetëgjatë dhe e frytshme vetëm nëse do të arrihej nëpërmjet një konsensusi mes Qeverisë dhe Opozitës, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me problemet e rënda të konstatuara në zgjedhjet e fundit vendore 2015, vecanërisht shitblerja e votës dhe kandidimi i personave me rekorde kriminale, shqetësimë të konstatuara edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të një rëndësie jetësore për demokracinë dhe garantojnë stabilitetin e Shqipërisë.
Çështja e sigurisë në përgjithësi është një temë e rëndësishme me interes për të dy palët, por, për palën shqiptare, përqendrimi i vemendjes tek siguria në territoret shqiptare, ka një rëndësi të veçantë, duke patur parasyshë rritjen e influences së organizatave terroriste dhe manipulimet nga armiqtë tanë shekullorë.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e gjen tërësisht vehten në deklaratat e Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu duke e falenderuar publikisht për punën e tij të shkëlqyer.
Duke përfituar nga ky moment diplomatik, VATRA shpreh publikisht respektin më të thellë për punën dhe personalitetin e Sekretarit të Shtetit John Kerry, e siguron për ndjenjat më të thella të mirënjohjes për mbështetjen e saj të pakushtëzuar për çdo nismë lidhur me Shqipërinë dhe çështjen shqiptare.
Së fundi, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, në traditën e saj më se njëshekullore, rikonfirmon qëndrimin e saj për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e miqësisë mes dy shteteve dhe popujve tanë.
New York, 02/11/2016

Filed Under: Vatra Tagged With: deklarate, federata Vatra, John Kerry, MBESHTET VIZITEN E SEKRETARIT SHTETIT, ne Tirane

Reforma në drejtësi, Kukan dhe Fleckenstein nisin takimet në Tiranë

February 8, 2016 by dgreca

Tirane, 8 Shkurt 2016-Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë mbërritur sot në Tiranë ku kanë një agjendë të ngjeshur takimesh me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Flcekenstein dhe Kukan do të kenë në fokus të takimeve të tyre disa çështje të rëndësishme, para së gjithash implementimin e reformës në drejtësi. Pak para se të takohen me kryeministrin Edi Rama, eurodeputetët janë takuar me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.
Ata kanë pranuar se takimet e tyre do të orientohen te reforma në drejtësi. “Është shënuar progres për reformën në drejtësi, por duhet të presim Komisionin e Venecias. Reforma në drejtësi do të jetë në fokus të takimeve tona. Vlerësojmë çfarë është bërë deri më sot”, ka deklaruar Fleckenstein.
Po ashtu eurodeputeti gjerman ka folur edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke theksuar se ajo “duhet të jetë e pavarur”.
Në orën 12: 00 dy eurodeputetët kanë takuar ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, më pas do të takojnë në orën 14: 45 kryeministrin Edi Rama, në 15: 30 takimi me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta e më pas me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Rreth orës 16 15 minuta doi të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp mes rapotuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kukan dhe Fleckenstein, ne Tirane, nisin takimet

Protestë e Studentëve në Tiranë

November 11, 2015 by dgreca

Sali Berisha: Të mbështesim studentët në protestën e tyre/
Foto: Pamje nga protesta e sotme. Fotografi e korrespondentit te Diellit Shefqet Kercelli/
Studentë të Lëvizjes për Universitetin, protestuan sot, e Merkure 11 nentor, kundër ligjit të ri të arsimit të lartë, kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje nga Durrësi, ku po merrte pjesë në një takim, për prezantimin e arritjeve të qeverisë. Ai tha se reforma e re në arsimin e lartë është një mundësi që universiteti të kalojë në një shkallë më të lartë, ndërsa vuri theksin te mbyllja e disa universiteteve private.“Nuk kemi arritur të kemi universitete më të mira, po ta kishim arritur për dy vjet duhet të merrnin me siguri drejtimin e botës, por kemi arritur të pastrojmë një tumor të madh, tumorin e universiteteve private që ishin fabrika diplomash, gjithashtu edhe një sistem të tërë të cilit do ja shihni hajrin që të gjithë, edhe ata që që sot janë të bindur se është e duhura. Është një mundësi që universiteti të kalojë në një shkallë të re”,¬ tha Rama.
Sali Berisha: Të mbështesim studentët në protestën e tyre/
Ish kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar Partisë së tij të japë përkrahje për protestat e studentëve. Ai shkruan ne Facebook:Sot studentet dhe pedagoget e universiteteve publike te vendit, ne revolten e tyre ne mbrojtje te te drejtes kushtetuese te shkollimit ne arsimin e larte te te rinjve shqiptare, mbushen per ore te tera sheshin para kryeministrise, ne nje revolte qe zgjati ore te tera. Oratore te shumte moren fjalen, ata etiketuan Ramen, i cili i tmerruar ja kishte mbathur para se revolta te arrinte tek dritaret e tij.
Te revoltuarit denoncuan dhunen, keqtrajtimin e Edi Rames, qe ushtroi me badiguardet dhe fallangat e krimit me uniforme ndaj studenteve qe e goditen ate me veze si person i shpallur nongrata nga studentet e universiteteve publike.
Motoja e levizjese e revoltes universitare eshte moto kushtetuese: “arsim publik falas”, kerkese percaktuese per shkollimin dhe te ardhmen e femijeve te Shqiperise.
Revolta e studenteve eshte revolte kunder mbylljes se dyerve te universiteteve me ligjin e arsimit te larte nga Edi Rama, i hartuar nga lobe te universiteteve private pas korruptimit koke e xhep te Edi Rames.
Fitorja e levizjes studentore eshet e nje rendesie vendimtare per triumfin e revolucionit demokratik qe po zien ne zemren e mbare qytetareve shqiptar. Ndaj ju bej thirrje dhe nje here, nxenesve, gjimnazisteve, studenteve, te rinjve, te rejave, prinderve te tyre, mesuesve, pedagogve, mbare qytetareve te mbeshtesim me te gjitha mundestite tona revolten studentore. Studentet do te fitojne!

Filed Under: Kronike Tagged With: e Studentëve, ne Tirane, proteste

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT