Nga Shefqet Kërcelli/
Kjo është një kërkesë e Komitetit të Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë në SHBA, të cilët ka shumëa vite që po punojnë për të zbardhur kontributin e panjohur të ushtarakëve amerikanë që dhanë jetën gjatë Luftës së II-Botërore Gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka dhjetra botime që nëpërmjet fakteve, dokumenteve, ngjarjeve, filmimeve të kohës, kujtimeve të ushtarakëve pjesmarrës, etj. evidentojnë rolin e pazvëndësueshëm të dhjetra ushtarakëve amerikanë në clirimin e Shqipërisë. Në vijim të këtyre përpjekjeve, gjatë këtij viti, Komiteti i Veteranëve Shqiptaro-Amerikane me qendër në Boston zhvilloi nje aktivitet të rëndësishëm në qytetin e Korcës. Për hir të koherencës e rëndësisë që ka si aktivitet në këtë 70 vjetor të clirimit të vendit, po e risjell në vëmendje të lexuesve. Më 8 maj 2014 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Korcës, përbri poliklinikës, u zhvillua ceremonia e përurimit të memorialit kushtuar 25 ushtarakëve të SHBA, pjesë e regjimentit OSS, (Zyra e Shërbimeve Strategjike), shumica me origjinë shqiptare, {Komanda Aleate në Bari}.Këta ushtarakë me veprimet e tyre në front dhe prapavijë të nazifashistëve lehtësuan veprimet e brigadave partizane e nacionaliste gjatë aksioneve të tyre jo vetëm në Shqipëri, por gjithë Ballkanin. Gjatë kësaj ceremonie tepër mbresëlënëse për qytetarët e Korcës dhe gjithë shqiptarët, Ambasadori Arvizu u shpreh se, ndjehem i përulur dhe i privilegjuar që përfaqësoj SHBA në këtë ceremoni të inagurimit të këtij memoriali… Ne sot i detyrohemi me mirënjohje të thellë atyre që kanë luftuar, atyre që luftuan dhe mbijetuan dhe veçanërisht atyre që dhanë jetën e tyre në luftë…Njerëzit që ne nderojmë sot kanë pasur prejardhje të ndryshme, por kishin një gjë të përbashkët, ishin burra dhe gra që punuan për paqen, me shpresën për të nxjerrë lirinë në dritë. Sot ne qëndrojmë së bashku, amerikanë dhe shqiptarë si aleatë të NATO-s, si miq, e vëllezër për të përkujtuar e nderuar sakrificën dhe kujtimin e atyre që luftuan trimërisht në emër të lirisë. Të sigurohemi që ky memorial do të qëndrojë si një kujtesë për brezat që do të vijnë, për atë sakrificë dhe miqësi të përhershme mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan….Ndërkohë Zoti Ronald Nasson, Kryetari i shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, theksoi se, Sot nderohen sakrificat e bijve të shqiponjave…Njerëzit në Shqipëri do të mbajnë mend për një kohë të gjatë ushtarët amerikanë të OSS që erdhën nga qelli e nga deti për të ndihmuar Shqipërinë në kohë krize.. Ish ushtaraku dhe shkrimtari i njohur Peter Lucas kërkoi një nderim dhe vlerësim të mëtejshëm të sakrifices e veprës së këtyre ushtarëve. Kjo është një ditë vërtet e madhe për mua, një ditë e madhe për këta ushtarë trima që luftuan fashizmin bashkë me shqiptarët. Ti falenderojmë qytetarët korçarë që kanë ardhur këtu për të pritur këta ushtarë trima… Theksoj se, librin e z.Peter Lukas për Operacionet e OSS gjatë Luftës e kanë bërë pjesë të bibliotekës shumë shqiptarë. Ishpresidenti Alfred Moisiu, pjesmarrës në këtë përurim kërkoi nderimin e kontributit të këtyre ushtarëve, kontribut që pak njihet në Shqipëri, sepse regjimi komunist e fshehu qëllimisht.. Gjatë kohës së monizmit, psh. vihej në dukje kontributi i sovjetikëve të cilët përfaqësoheshin vetëm nga dy persona në Helmës, në mesin e 1944 të, cilët nuk dhanë asnjë kontribut në luftë. Roli i tyre ishte zbulim në interes të Ushtrisë së Kuqe dhe mbështetës për marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste pas luftës. Këto janë faktet”, tha Moisiu. Në vijim Ai theksoi se pa SHBA, kombi shqiptar nuk do të ishte sot në këto pozita. Ndoshta ne nuk do të ishim sot këtu nëse më 1919 presidenti Uillson nuk do t’iu vinte fre kryqëzatës për copëtimin e Shqipërisë, ashtu si 90 vjet më vonë, në vitin 1999 presidenti Klinton do të udhëhiqte përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë lirinë gjysmës tjetër të këtij kombi. Dhe në këto 23 vite të tranzicionit kanë qenë amerikanët që kanë qenë më pranë kombit shqiptar. Prandaj shqiptarët thonë se e kemi për zemër Amerikën”, u shpreh ish-presidenti Moisiu. në këtë ceremoni. Gjatë kontakteve të mija me zotin Ronald Nasson, ai më ka shprehur idenë se një memorial përkujtimor për kontributin e ushtarakëve amerikanë duhet ngritur dhe në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, sepse i takon, ashtu sic është ngritur dhe për ushtarakët e vendeve të tjera. Për kontributin dhe simbolikën që përcjell aktiviteti i ushtarakëve të SHBA gjatë Luftës së II-Botërore , patjetër që një memorial i tillë i bën nder Tiranës dhe Shqipërisë Nga sa kam studjuar si ishushtarak, operacionet e OSS kanë qëne tëpër efektive e racionalë, dhe në konceptin operativ-taktik kanë ndikuar direkt në suksesin e betejave të njësive e formacioneve antinaziste, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan.{Nuk dua të bëj analogji e të heq paralele, por opinion ushtarak ose jo, është në gjëndje të vlerësojë sot rolin e operacioneve ajrore te ushtrisë amerikane kundër ISIS, në dobi të forcave tokësore}. Nazistët nuk luftoheshin vetëm me pushkë..Ka ardhur koha të vemë pikën mbi “i” në këtë 70 vjetor, ti japim Cezarit atë që i takon! Deri në v.1946, sa ja kishte nevojën regjimi komunist nuk i ndau alaetët, pamvarësisht perferencës sllave. Për hir të së vërtetës kemi ngritur buste e përmendore me meritë e pa meritë, vend e pavend, e jo për këta djem të përtej oqeanit, vepra e të cilëve është e pastër në dritë të diellit. Për këtë duhet që dikush në Shqipëri në rrugë institucionale, ta marrë insiativën, me qëllim vënien e drejtësisë historike në vend. Argumentat janë bindës e skanë nevojë për komente. Sigurisht që në përgatitjen e anës dokumentare e memorialit duhet një bashkërendim i Shoqatave të Veteranëve të Luftës Antifashiste, Veteranëve Ushtarakë, Komitetit të Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, Komisionit pranë Qeverisë për festimet e 70 vjetorit të clirimit dhe Këshillit Bashkiak e Bashkisë të Tiranës. Mund të shfrytëzohet praktika që u përdor nga pushteti vendor e qëndror i Korcës.. Memoriali, natyrisht duhet të ketë përmasa më të mëdha se ai i ngritur në këtë qytet. Më gëzoi një fakt. Gjatë një vizite që bëra në qytetin e Korcës këto ditë e pashë dhe gjendjen e memorialit. Ishte mjaft domethënëse sjellja e qytetarëve të këtushëm, ashtu si mbanin pastër qytetin, mbanin pastër dhe memorialin. Madje kishte disa qytetarë që kujdeseshin për të. Si ishushtarak u ndjeva mirë për këtë akt fisnik e human të banorëve të këtij qyteti .Kjo tregon se tashmë memorialin dhe simbolikën që ai bart, qytetarët korcarë e kanë bërë pjesë të natyrshme të qytetit, në sinkron me objektet e tjera historiko-muzealë të Korcës.
Prezantohen për publikun shqiptar dëshmitë e rralla për piramidat ilire në Bosnje
Për herë të parë vjen në Shqipëri zbuluesi i piramidave të Bosnjes, profesor Semir Osmanagich, i cili prezantoi faktet shkencore që hedhin dritë mbi ekzistencën shumëshekullore të këtyre piramidave dhe asaj çfarë fshihet nën to.
Me 23 tetor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt referimi shkencor me temë “Zbulimi i luginës së piramidave në Bosnje ndryshon historinë”, i organizuar në kuadër të takimit të radhës të Akademisë “Popuj dhe Kultura” nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) në bashkëpunim me Fondacionin “Piramida e Diellit” në Bosnje.
Referimi i arkeologut dhe zbuluesit profesor Semir Osmanagich ngjalli interesin e një publiku të gjerë, që përbëhej nga akademikë, studiues, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të medies e shoqërisë civile dhe studentë nga universitete të ndryshme në vend.
Ky referim i hapur për publikun shqiptar vjen pas takimit që profesor Osmanagich mbajti një ditë më parë me historianë, arkeologë e specialistë të fushës në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, takim në të cilin u diskutuan dhe shqyrtuan tezat shkencore të historisë së piramidave të Bosnjes. Studimi mbi ekzistencën e këtyre piramidave është konsideruar si zbulimi më i rëndësishëm e më i madh arkeologjik i shekullit.
Siparin e aktivitetit e çeli drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), Dr. Ramiz Zekaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij zbulimi, që pritet të
sjellë riformatizimin e historisë së Ballkanit, Europës dhe më gjerë.
Ai falënderoi Dr. Semir Osmanagich për të dhënat interesante, të mbështetura në fakte të pakundërshtueshme, ku shpjegohen jo vetëm specifikat e këtyre piramidave, por edhe dukuritë antropologjike dhe energjetike që i rrethojnë ato.
Më tej fjalën e mori profesor Semir Osmanagich, i cili për më shumë se 60 minuta bëri me dije se piramidat janë zbuluar në vitin 2005, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë dhe ai deri më sot ka vazhduar punën e tij për të vërtetuar nëse ato ishin ilire apo jo.
Arkeologu Osmanagich tha se piramidat ilire nuk janë vetëm piramidat e para në Europë, më të mëdha në planet por ato janë më të vjetrat në botë, konkretisht piramida e “Diellit” e cila është e lartë 220 metra. Pesë piramidat e zbuluara në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës, Tokës, piramida e Dragoit dhe Dashurisë datojnë 12.350 vjet më përpara.
Gjithashtu, ai tha se materialet e piramidave janë analizuar në gjashtë institute të ndryshme dhe rezultati ka qenë i njëjtë: materiali është artificial, i krijuar nga njeriu.
Por ai njëherësh u shpreh se nuk ka qenë një punë e lehtë për të arritur në këtë konkluzion.
Osmanagich theksoi se është hasur me vështirësi të ndryshme, pasi një grup arkeologësh në Bosnjë kanë kundërshtuar pretendimet e tij. Por kjo nuk e ka penguar që ai të vijonte me punën e tij për të sjell lajmin që do të shkaktojë rishikimi e historisë së Ballkanit.
Në mbyllje të aktivitetit të pranishmit shfaqën interes dhe kureshti në lidhje me këtë zbulim shkencor, duke i drejtuar pyetje të ndryshme arkeologut Semir Osmanagich, i cili përmes materialeve filmike dhe dëshmive shkencore iu përgjigj të gjitha pyetjeve e çështjeve të ngritura për diskutim.
Papa Francesku: “Shqiponjat fluturojne larte, por kthehen ne folene e tyre”…
SURPRIZAT E PAPA FRANCESKUT GJATE VIZITES NE SHQIPERI DHE VIZITES SE SHEN BARTOLOMEUT/
Nga ATE NIKOLLA MARKU/
Gjate vizites ne Shqiperi, Papa Francesku na surprizoi dhe habiti ne kuptimin me shenjteror, duke dhene konkluzione, keshilla dhe fjalime plot dashuri dhe miresi. Thelbin e ketyre shprehjeve, plote dashuri per kombin shqiptar te permbyllura me meshen bekuese ndaj atdheut tone, nuk duhet ti harrojme apsolutisht.
Po citoj disa me kuptimplote duke i zgjeruar ne permbajtje.
“Shqiponjat fluturojne larte, por kthehen ne folene e tyre” Askush nuk na ka vlersuar ne kete menyre te drejtperdrejte per identitetin tone, qe nga personalitete fetare dhe aq me pak politikane. Ne e dime se shqiponja eshte simboli yne kombetar i identitetit. Po gjithashtu simbolikisht ne forma te ndryshme ne jemi quajtur vend i shqiponjave. Besoj se kuptimi me i thelle eshte se cfar do qe beni dhe kudo ku shkoni, mos harroni se jeni shqiponja qe ktheheni ne fole. Pra ne jemi vetvetja dhe ekzistojme qe nga pellazget. Kthimi ne fole eshte kthimi tek besimi dhe vlerat tona si komb i hershem dhe europian.
“Ju jeni nje komb i vjeter, me histori martiresh qe keni vuajtur ne shekuj”. Pothuaj askush ska njohur meritat dhe vlerat ne dobi te njerzimit qe ne kemi si komb, sidomos per periudhen e Skenderbeut si kalores i krishterimit dhe qendresa ndaj diktatures komuniste.
“Ju jeni populli me moshen me te re ne Europe, ju keni mundesi te rrisni besimin ne Zot dhe mirqenien tuaj, sepse jeni e arthmja”. Sa here jemi helmuar vetem me lajme te hidhura ndaj rinise sone apo ndaj femijeve tane? Pothuaj po mbyteshim ne nje det deshperimi por ja tek jane keto fjale plot dashuri dhe bekim nga Papa Francesku.
“ I thoni jo parase”. Patjeter qe behet fjale per korrupsionin, ne e dime mire se korrupsioni lind tek shtresat e larta te pushtetit dhe nga varferia. Papa Francesku i foli drejtperdrejte duke e mbyllur me porosin hyjnore “mos mekato me”.
“ Ruajeni harmonine fetare, bashkpunoni me njeri tjetrin, panvarsisht se si lutemi, por pa hipokrizi”. Dua te ndalem pikerisht tek fjala hipokrizi. Jam i bindur se ndonje individ e perdor hipokrizine dhe Papa Francesku eshte ne dijeni.
“ Ju jeni nje vend europian, punoni per popullin dhe atdheun tuaj”. Me kete thenie te dukej se Papa ishte shqiptar.
“ Une ju bekoj ju”. Nje meshe boterore, por vecanerisht per kombin tone se bashku me kreret e besimeve fetare. Nje mrekulli. Mrekullia me e madhe ishte pjesmarrja e jashtzakonshme nga te gjitha besimet fetare, por dhe nga rinia e jashtzakonshme. Ishte hera e pare qe mediat i bene nje reklamim dhe mirseardhje per te sensibilizuar cdo shqiptar ne menyren me pozitive dhe plot dashuri per viziten e Papa Franceskut.
Askush nuk na ka trajtuar me aq dashuri, respekt dhe vlersim te vuajtjeve tona si komb deri ne nje meshe ne zemer te Shqiperise, meshe qe u ndoq nga miliarda katolike ne te gjithe globin. Katoliket e globit mesuan nga Papa Francesku se eshte dhe Shqiperia toke dhe komb martiresh te besimit ne Zot.
E them dhe shkruaj me bindje te plote se, mrekullia e Papes Francesku ishte treqind mijshe ne njerez, por dhe me teper po te shtosh dhe njerzit qe e ndoqen ne televizione.
Zoti na dha paqe dhe lumturi ate dite te bekuar kur Papa Francesku ishte ne mes te kombit Shqiptar dhe ne zemrat e cdo katoliku ne te gjithe globin.
Nuk dua te bej krahasime, sepse lindin keqkuptime por me te drejte vlersoj se shenjterimi i katedrales ngjallja e Krishtit ne Tirane, nga shen Bartolomeu kreu i Patriarkanes Ekumenike, ishte nje eveniment madheshtor dhe i permasave globale per ortodokset e Shqiperise dhe tere njerzimin.
Pjesmarrja e vete shen Bartolomeut, si dhe kryepeshkopeve te kishave ortodokse ne bote, ne shenjterimin e katedrales ngjallja e Krishtit, ishte nje veprim respektues dhe vlersues per ortodokset e Shqiperise. Gjithsesi dhe shen Bartolomeu dhe kryepeshkopet e kishave te vendeve te tjera, do te ishin pritur po me aq entuziazem per vete vlerat qe mbart ortodoksia ne shtet formim dhe perforcim te identitetit tone si komb. Organizimi u perqendrua vetem tek ortodokset dhe kreret e shtetit apo politikes me nje axhende pothuajse hermetike dhe sekrete. Sigurisht qe organizatori kryesor ishte Anastas Janullatos. Ky politikan e izoloi dhe nuk e la te lire shen Bartolomeun te fliste dhe shenjteria e Tije per vuajtjet e popullit shqiptar dhe identitetin e tije nder shekuj. Janullatos kerkoi kultin e indiviti nga shen Bartolomeu, Janullatos nuk kerkoi meriten e nje sherbetori perendie meqenese vazhdimisht e vlerson veten me ane te tjereve si ngjalles i kishes ortodokse ne Shqiperi. Fatkeqsisht Janullatos e manipuloi shen Bartolomeun duke e drejtuar ne nje ceremoni shenjterimi me shume per Janullatosin se sa per vleren e katedrales jo si godine por si vend shpirtror. Shto ketu dhe lapsusin me dashje te nje kryepeshkopi Serb me mendesi te frenuar ne legjenda te krijuara nga mendja e semure, legjenda qe nuk kane ndodhur kurre, sepse Kosova nuk eshte djepi i Serbise por gjak i Shqiperise martire.
Jam i bindur se shen Bartolomeu, po te ishte informuar drejte per historine e kombit shqiptar, cdo veprimtari e shenjterise, pothuaj do te ishte e ngjashme perafersishte me ate te Papa Franceskut, si nga pritja , ashtu dhe liturgjia dhe dashuria ndaj kombit shqiptar.
Si gjithmone, Janullatos nuk heq dore nga hipokrizite dashakeqsite kunder kombit Shqiptar.
Mirë se na vjen në Tiranë – Ati i Shejtë!
” Nuk mundet të vizitosh Tiranën, pa vizituar objektet fetare, të cilat sot janë simbolet e presekutimit komunist. Kisha katolike dhe vetë kleri katolik, janë nga më të presekutuarat, në Shqipëri, ashtu si nuk mundet të vizitosh New Yorkun, pa vizituar Katedralen San Patrick, në zemër të Manhattanit”./
Nga Beqir Sina/
TIRANE : Papa Francesku në Tiranë do të pritet, të dielën e 21 shtatorit, jo vetëm nga populli shqiptar, por dhe nga 40 martirët katolikë, portretët e të cilëve mbushin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nëse për shumicën e qytetarëve ata janë thjesht priftërinj a të panjohur, për Papën ata nuk janë, pasi në Vatikan, emrat e tyre janë në procesin e shenjtërimit. Ajo ç’ka është edhe më interesante, ata nuk janë të gjithë priftërinj: ndërmjet tyre ka edhe laikë, si Qerim Sadiku apo Fran Mirakaj.
Dom Gjergj Meta, famulltari i Katedrales “Shën Luçia” të Durrësit, i ftuar nga gazetari Enkel Demi në “Mëngjes Express” të “Ora News”, tha gjatë bashkëbisedimit:
“Papa vjen të takojë popullin shqiptar; vëmendja është e fokusuar tek bashkëjetesa fetare, por dhe tek aspekti i vuajtjes dhe dëshmia e atyre që dhanë jetën për të mbrotur jetën, besimin dhe fjalimin e lirë. Papa vjen edhe për t’i bërë homazh këtij aspekti kaq të rëndësishëm.
Portretet në bulevard janë të 40 martirëve katolikë, lista zyrtare e të cilëve është në proces shenjtërimi në Vatikan. Ndër to është një prift katolik i ritit bizantin, plus, ka dhe laikë, siç janë Qerim Sadiku dhe Fran Mirakaj.
Fran Mirakaj është një “pinjoll” i familjes Mirakaj të Pukës; nga fisi dhe trungu i ish-Ministrit të Brendshëm të Zogut, Kol Bibë Mirakaj. Fran Mirakaj ka vuajtur nën komunizëm si gjithë të tjerët, por në mënyrë të veçantë, “In odium fidei”, se ai nuk pranoi të mohonte besimin, nuk pranoi të mohonte Krishtin dhe për këtë ai u vra. Ka shumë martirë, – theksoi Dom Meta, por martirë që shpall Kisha, janë ata që vdesin “In odium fidei” (urrejtje ndaj fesë).”
“Rrno vetëm për me tregue” një vepër monumental e një prifti shqiptar, që 23 vjetë më parë përjetojë “ikuzicionin” komunist, ka përshkruar edhe udhëtimin tim të gjatë dhe shumë të bukur nëpër trojet shqiptare.
Mbasi kudo që të shkelësh këtë tokë të bekuar, të bren pyetja ngashëruese “ah bre!” “Përse nuk u bë Zvicër – vendi i im kur Zvicera, e cila ka shumë më pak resuerse natyrore se sa vendi i im?!”
Shqipëria, e cila konsiderohet si vendi që kaloi regjimin më të egër komunist, një vend ky që “burgosi” një popull të tërë, duke e rrethuar me tela me gjemba dhe izoluar totalisht nga bota u bë dhe vendi i parë i pa-fe në botë në sundimin e Enver Hoxhës.
Aqsa edhe u bë vendi i pa fe, ku kleri katolik mbetet të ishte ai që u përndoq dhe u presekutua më shumë se kushdo tjetër, andaj dhe dy ditë nga vizita e tij në Shqipëri, Papa Francesku ka përshëndetur gjatë meshës së Dielës në Selinë e Shejtë, shqiptarët dhe është shprehur se ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë si një popull që ka vuajtur për një kohë të gjatë nga regjimi i tmerrshëm ateist.
“Të dielën, me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po mundësojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare. Përshëndes popullin shqiptar dhe i falenderoj ata për përgatitjet për vizitën time. U kërkoj të gjithëve që të më shoqërojnë me lutje”, tha Papa.
Dhe këtë vuajtje më së miri që na la pas At Zef Pllumi, ku thuhet se :”A do ta hiqte rrobën e priftit, ai për t’u bërë revolucionar, apo do të zinte sërish një qosh për të vijuar misionin e tij, atë të të jetuarit vetëm për të treguar, me shpresë se dikush do të frymëzohet një ditë dhe do t’i thotë ndal mosndëshkimit të krimeve të Enver Hoxhës dhe bijëve të tij që udhëheqin vendin sot”
Titulli i veprës lapidar të At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, gjithmonë bënë përshtypje, natyrisht, jo si ai prifti i përndjekur dhe, ata të pushkatuar pa gjyqe, të përndjekur, të burgosur dhe të interrnuar.
Megjithatë, nuk e kuptoj edhe sot, se pse At Zef Pëllumbi zgjodhi këtë titull, e cila vjen si një thirrje solmne, si një betim, ose si një fjalë e fundit para pushkatimit, deklaratë apo një misioni sublim, pikërisht i këtij prifti, që nuk jeton më, dhe e kaloi gjithë jetën e tij i burgosur në qelin e burgut të Spaçit dhe Burrelit, duhej të ekzistonte ende në Shqipërinë 23 viteve të demokracisë.
Një vend ky ndoshta unik në Europën Juglindore,në ish kampin socialist,(kupto komunist) që nuk ka bërë pothuajse “kurrëgjë”!, për të gjithë ato familje të ish të pushkatuarve, pa gjyqe, pra të ish burgosurve politik, ish të përndjekurve dhe ineternnuarve.
Për të gjithë ata që edhe Papa Francesku do t’i kujtojë si një popull që ka vuajtur për një kohë të gjatë nga regjimi i tmerrshëm ateist – i pafe për 40 vjetë.
Dëmshpërblimi, tashmë një shpresë financiare, që do të “ngrohte” sado pak “xhepat e shpuara” të këtyre njerëzve, dhe intergimi i tyre, tashmë është kthyer në një “mission impossibly”, një makth, pa përmendur këtu “Ligjin e Lustracionit” i cili pas 23 Qershorit, është kthyer në “Ligjin e Desertacionit” ose Ligjin e Tezës së mbrojutur, nga ish bijtë e Bllokut, qër tani janërikthyer në pushtet.
Paradoksi dhe hipokrizia e atyre, që ende mbajnë shallin e kuq – bijëve të Bllokut, e pret Papën në Tiranë me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, teksa qeveria Rama bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve”, duke valëvitur fotot e dikatorit Hoxha dhe nxënësit e veshur me shallin e pionierit në qytetin e Gjirokastrës vendlindja e dikatorit.
“Ky demonstrim qeveritar që ndodh vetëm 3 ditë para ardhjes së Papës në Shqipëri, është një fyerje për mesazhin e atit të shenjtë, i cili u shpreh se do të viziojë një vend që ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist.
Ky demonstrim, është një hipokrizi e ulët e Edi Ramës. Teksa Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve” ka thanë Edi Paloka.
Sipas opinionit tim, se :” Nuk mundet të vizitosh Tiranën, pa vizituar objektet fetare, të cilat sot janë simbolet e presekutimit komunist. Kisha katolike dhe vetë kleri katolik, janë nga më të presekutuarat, në Shqipëri, ashtu si nuk mundet të vizitosh New Yorkun, pa vizituar Katedralen San Patrick, në zemër të Manhattanit”.
Andaj, edhe unë vizitën e parë në Tiranë e fillova për shumë arsye në Katedralen Shën Pali në qendër të Tiranës, sepse ajo lidhet edhe me emrin e priftit shqiptaro amerikan – prej nga vijë edhe vetë, të Dom Rrok Kola Mirdita (i lindur më 28 shtator 1939 , Klezna , Mali i Zi ) i cili sot është Arqipeshkvi katolik i Durrës- Tiranë ,primat e Shqipërisë, dhe një amaneti të Nëna Tereses, e cila ka thënë se :”Aty duhej ndërtuar një Katedrale”.
Dom Rrok Mirëdita, u shugurua prift më 2 korrik , 1965, në moshën 25 vjeç , dhe shërbeu në famullin etnike shqiptare në Bronx dhe Westchester qarqet e Nju Jorkut, një nga më të mëdhat dhe më të njohurat kisha shqiptare në Amerikë, e cila sot është e pagëzuar me emrin Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, që aktualisht udhëhiqet nga një prift i përkushtuar ndaj fesë dhe kombit të tij Dom Pjetër Popaj. Më 25 dhjetor , 1992, të moshës 53 vejç , Dom Rrok Kol Mirëdita u emërua kryepeshkop i Kryedioqeza katolike romake e Tiranë- Durrës dhe shugurua më 25 prill , 1993 nga Papa Gjon Pali II dhe Cardinals Camillo Ruini dhe Jozef Tomko , së bashku me tre peshkopëve të tjerë ( Zef Simoni , Frano Illia dhe Robert Ashta ) gjatë vizitës baritore e Papës në Shqipëri . Mirdita është Presidenti i Konferencës së Peshkopëve shqiptar dhe Kryetari i Caritas-it Shqiptar . Me iniciativën e tij, dhe amanetin e të lumnueshmes Nëna Terese, Noblesites shqiptare, është ndërtuar në Tiranë katedralia e Shën Palit me një Arkitekturë të saj si trekëndësh , sipas idesë së arqipeshkvit , e cila thotë ai “simbolizon bashkëjetesën e Islamit , Krishtërimi Orthodhoks dhe katolicizmin në Shqipëri” . Mesha e parë e Shenjtë në katedralen e re u kremtua nga kardinali Anxhelo Sodano , Sekretar i Vatikanit i Shtetit dhe Kryepeshkopi Rrok Mirdita më 27 janar, 2002.
Dom Rrok Mirdita është Qytetar Nderi i Tiranës , Shqipëri
Në një distancë të shkurtër në këmbë nga shetitoria kryesorë i kryeqytetit “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” dhe parkut më të madh dhe më të bukur Rinia, ngrihet madhshtore Katedralja e Shën Palit, e cila është një ndërtesë massive fetare , që ngjason nga vendosja e saj me Katedarlen e Shën Patrick në New York, ose me katedralet e famëshme në mes të kryeqyteteve të Europës, Romës, Parsit, Londrës, Bonit, Amsterdamit, Brukselit, apo Madridit .
Tipari më interesant I Katedrales së Shën Palit në metropolin shqiptar , veçanërisht, është se menjëherë të shfaqen dy figurat emblematike të kohës moderrne të krishtëzimit, ajo e Papa Gjon Palin II dhe Nënë Terezës, e cila ndodhet në të majtë të portës së përparme, në hyrjen e Katedrales .
Katedralja e Shën Palit, e cila i takon të jetë Kryedioqeza katolike romake e Tiranë- Durrës, vizitohet çdo ditë nga qindra turistë të huaj shumica e tyre nga Europa perendimore, dhe mund të konsiderohet si “Porta Europiane” për të hyrë në Shqipëri.
Kjo katedarle e cila thirret ndryshe dhe Katedralja Shqiptare , është inauguruar më 27 janar 2002, në një ceremoni të kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit Anxhelo Sadano. Ndërkohë, që punimet e saj kishin filluar në vitin 1998. kur mijëra besimtarë katolikë të Tiranës, morën pjesë në festimin e fillimit të punimeve dhe bekimin e punimeve.
Katedralja e Shën Palit në zemër të kryeqytetit të vendit Tiranës,, e cila është projektuar nga arkitekti nga Dortmundi – Gjermani, Hinz Winfried , u financua nga Caritas , konferenca të shumta peshkopale , dhe ndihma për të Kishës në Nevojë , e cila ka ndarë më shumë se 600.000 dollarë për Dioqezën Tiranë Durrës.
Sipas një shënimi të ruajtur me kujdes brenda katedrales shkruhet se :” Virgjëresha dëshiron katedrale që do të ndërtohet këtu,në këtë vend të bukur “ka thënë Nënë Tereza , kur ajo më shumë se 23 vjet më pare pati vizituar qendrën e Tiranës , kryeqyteti i vendit të saj të lindjes .
Katedralja e Shën Palit me përurimin zyrtar , në një ceremoni të përurimit qe bër e kryesuar nga kardinali Anxhelo Sodano , sekretar i shtetit të Vatikanit, i cili mori pjesë si përfaqësues papnor një ditë më pas ka mbajtur aty edhe meshën e parë .
Në këtë meshë e cila u krye nga Kryepeshkopi i Durrës – Tiranës, Dom Rrrok Mirdita, morën pjesë përveç delegacionit të Vatikanit , edhe Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës, Presidenti i Konferencës Episkopale shqiptare; peshkopët e vendit; dhe priftërinjtë të cilët administrojnë dioqezat në Kosovë dhe Mali i Zi , ku katolikët shqiptarë banojnë, më së shumti.
Në mesin e atyre të cilët në masë të madhe morën pjesë në këtë moment historik për të krishterët shqiptarë ishte pjesmarrja edhe At Segundo Teyado , nga Spanja, i cili ka punuar në Gadishullin e Ballkanit për 10 vitet e fundit të rënjes së komunizimit .
Vetëm në 8 vitet e fundit , Katedralja e Shën Palit në Tiranë, nga qeveria e ish Kryeministrit Berisha, për herë të parë u fut në guidën turistike të vendit, dhe u vizitua nga qindramijëra njerëz, kryesisht turistë të huaj të cilët e kanë vizituar kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranën, duke hyrë në Shqipëri, pikërisht nëpërmjet “Portës Europiane”. Në këtë katedrale, gjithashtu janë falur dhe kan percjellur lutjet e tyre edhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota, që kan vizituar metropolin shqiptarë, si dhe ambasadorët perendimorë, të cilët kanë pasur mundësinë e një jete më të denjë këtu ,në Katedralen shqiptare Shën Palin ë Tiranë .
Shqipëria, ky vend prej 3.5 milion që për 45 vjet ka përjetuar vështirësi të mëdha politike dhe ekonomike , një nga vendet ish komunsite që përjetojë një nga rregjimet më të egra komuniste, pavarësisht, këto dhe gjenjden e saj në të cilin ajo u gjend në luftën e Kosovës, pothujase çdo shtëpi shqiptari, me atë të pasurën e thejshtë ua hapi dyert dhe zemëren vëllëzërve dhe motarve shqiptar nga Kosova, duke ua lehtësuar atyre sado pak atë dhemibjen e tmerrshme, që kaluan afro 1 milion të larguar me forcë, me pritjen që ju bën në ato moment aq të vështira në Shqipëri.
Kështuqë, pas vështërsive të shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, dhe ardhjen e tyre në Shqipëri, të afro një milion kosovarve në Shqipëri, rreth 400,000 kosovarë , thuhet se morën ndihmën dhe u vendosën nën kujdesin e drejpërdrejt të Kishës Katolike Shqiptare, dhe organeve ndërkombëtare të krishtera si Karitasi e të tjera që e bënë të mundur më vonë që shumica e tyre të kthehen në shtëpit e tyre , në Kosovë.
Ndërkohë, gjatë këtyre 23 vjetëve duhet theksuar se Kisha Katolike Shqiptare, ka luajtur një rolë historik në rikthmin e besimit ndaj Zotit, në Shqipëri, mbas atij presekutimi të pashoqë në të gjithë botën nga regjimi i Enver Hoxhës.
“Sot kudo besimtarët janë të frymëzuar të fillojnë përsëri për të rindërtuar një strukturë shoqërore shkatërruar nga 45 vitet e komunizmit, në të cilin duhet theksuar se katolikët kan vuajtur persekutimin më të dhimbëshm, kleri katolik ishte më i presekutuari nga rregjimi komunist në Shqipëri” .
Thuhet sipas At Segundo Teyado , nga Spanja, i cili ka punuar në Gadishullin e Ballkanit për 10 vitet e fundit të rënjes së komunizimit,dhe ka deklaruar se ” Dekadat e diktaturës kanë zbrazur këta njerëz në të gjithë përmbajtjen fetare , çmontimin e tyre nga vlerat mbi të cilat është bazuar kultura e tyre , ” ka then prifti spanjoll , duke shtuar, se gjithashtu ,ardhja e sekteve të shumta fetare, në këtë vend që 45 vjet ishte i “pa fe” i ka hutuar njerëzit dhe çororditur ata pa kutim”.
Vizita e Papës- Kryeministri: Bashkëpunim absolut me sigurinë e Vatikanit, nuk ka asgjë për tu shqetësuar
Nga Almarina Gegvataj/
-Kryeministri Edi Rama deklaroi me 18 shtator në mbrëmje në emisionin “Opinion”,se nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me sigurinë e Papa Françeskut gjatë vizitës që do të zhvillojë të djelën e 21 shtatorit në Shqipëri.
”Bashkëpunimi ka qënë absolut me sigurinë e Vatikanit, ata kanë një përvojë shumë të fortë në këtë drejtim dhe absolutisht që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar ndërkohë që besoj që shqiptarët do të vijnë nga kudo për ta mirëpritur”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se ”ditën e djelë, si asnjëherë më parë, Shqipëria do jetë në sytë e të gjthë botës, rreth 120 gazetarë të huaj do të jenë dhe përfytyroni Shqipërinë që në mëndjen e shumë njerëzve është një vend pa lidhje, që do të ekspozojë pjesën e trupit të vet të përgjakur në emër të kishës, besimit dhe lirisë së fesë”.
Lidhur me zbukurimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit “, me portretet e 40 martirëve të klerit katolik dhe ortodoks shqiptarë të cilët janë bërë dëshmorë në emër të fesë, Rama tha se janë ide e imja “, ndërsa Vatikani ka nisur procesin e lumturimit të tyre.
Përsa i përket kopjes së “Mesharit” të Gjon Buzukut, shefi i qeverisë shqiptare sqaroi se “Vatikani sjell diçka unikale si dhuratë, një kopje të dixhitalizuar të këtij Meshari. Kopja që sjell Papa Françesku është kloni i Mesharit të Gjon Buzukut”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- …
- 12
- Next Page »