Nga Skender MULLIQI/
Kemi pritur që të zhvillohemi shumë më shpejt. Me të drejtë shumica kan menduar së Kosova do bëhët pa vonuar shumë një Zvicer në Ballkan.Kemi menduar së do të bëhëmi vend ku nuk do të ketë kaq shumë diferenca të mëdha shoqërore. Ku nuk do të këtë varfëri , ku nuk do të ketë njerëz duke jetuar më keq së kafshet në këtë fillim shekull.Kemi menduar së pasi që të pavarësohemi nga Serbia do te shtohet dashuria dhe respekti për njeri –tjetrin , së do të kemi solidaritet dhe unitet më shumë së kurrë më parë.Të gjitha këto dhe shumë ka tjeter po tretët si flluskë sapuni.Kemi mbetur vendi I vetëm I izoluar në Evropë, kemi mbetur mbrapa të gjithë fqinjëve tanë në proceset zhvillimore dhe integruese .Madje ,jo vëtem që gjindemi në status- kuo por edhe kemi procese retrograde.Kemi tendeca të kthimit të sistemit komunist të kompremetuar dhe dehumanizues.Për shumë kohë shqiptarët u sunduan nga regjimet fashizoide serbe të cilët u përpoqën më të gjitha forcat të na shlyejnë si popull nga faqja e dheut. Qëndruam stiokisht para të gjitha sfidave jo të vogla duke ruajtur identitetin kulturor , duke ruajtur gjuhën dhe qenjën tonë kombëtare.E mbijetuam edhe regjimin profashist të Sllobodan Milosheviqit.E fituam pavarësinë dhe lirinë pas 90 viteve të okupimit nga Serbia.Pavarësinë e paguam më çmimin shumë të shtrejtë.Më së shumti na ndodhën vrasje masovike duke mbrojtur vendin tonë , duke mbrojtur vlerat tona historike e kombëtare , duke mbrojtur tokat tona stërgjyshore.E gjithë kjo e patë çmimin e lartë .Pavarësia dhe liria ishte opcioni I vëtem për ta hequr qafe Serbinë hegjemoniste nga qafa, por jo edhe synimi përfundimtarë I shqiptarëve .Qëllimi I të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë është bashkimi I trojeve etnike, padrejtësisht të ndara nga fuqitë e mëdha të kohës më konferenca të ndryshme .Bashkë më miqët tanë ndërkombëtar nuk e lejuam formimin e Serbisë së Madhe .Statuset e tilla politike Kosovën direkt do ta dërgojshin në greminë, dhe në një jetë shumë të veshtirë për shqiptarët.Por, që pak kush e ka paramenduar së strukturat politike të pas luftës në pushtet nuk do te punojne mire .Fenomenet si krimi I organizuar , korrupcioni , pa punësia e shkallës së lartë , privatizimi I egër e përfitues e kan lodhur shumë këtë popull ,duke e pru buzë greminës sociale .Jemi bërë azilant ne token tonë .Ndryshimet pozitive janë stopuar , nuk po punohet për mirëqenje dhe zhvillim.Po merren vendime jo t ë mira karshi të ardhmës tonë , po merren vendime të dëmshme politike të cilat po prekin edhe statusin politikë të vendit. Të gjitha këto po na ndodhin para syve tanë, e ne po sillemi shumë indiferent sikur kjo po ndodhë në ndonjë shtet tjetër . Kjo është e dhembshme , kjo është e pa falshme nga të gjithë ne , e posaqerisht nuk aryetohet gjithë kjo heshtje e intelektualëve të cilët janë vu në një kënd.Ka qenë çështje krejt tjetër viti 1999 dhe është krejt tjetër viti 2019.Kemi menduar së tash do të kemi një situatë shumë me të favorshme politike dhe ekonomike , së I kemi të gjitha predispozitat .Kosova e sotme është një dështim se nuk I kemi punet mire .Kemi mbetur larg inkuadrimit në strukturat relevante të Evropës.Na kan lodhur akrobacionet politike të njerëzve të pushtetit krejt pas luften .Na kan lodhur llafamanit dhe premtimet boshe .Na ka lodhur propaganda e cila është bërë mbytëse.Dhe, natyrisht për të gjithë këto dështime fajtor jemi edhe të gjithë ne.Si shoqëri dhe si individ .Gjërat dhe dështimet tona nuk duhet tia faturojmë askujt …