• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën e Zveçanit, në veri

September 23, 2015 by dgreca

-Komuna e Zveçanit, e krijuar para 24 vjetëve, është një nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë/

PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Një kooperativë bujqësore është hapur sot në Zhitkovc nga përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë. Projekti për Zhvillimin e Kooperativës së Fermerëve implementohet nga Komuna e Zveçanit, bashkë me partnerin e tyre implementues, Qendrën për Zhvillim të Komuniteteve Lokale. Ky projekt është pjesë e Skemës së Granteve të BE-së për Veri, e cila është projektuar për të mbështetur rajonet e Kosovës në rritjen e gjenerimit ekonomik dhe në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.Duke folur në ceremoni, shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se ky projekt paraqet “një hap të rëndësishëm drejt formimit të sektorit bujqësor konkurrues në komunën e Zveçanit dhe Leposaviçit dhe në rajon”.

Njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë më tej thekson se, ky projekt ka nisur në janar të vitit 2014, me një buxhet të përgjithshëm prej 357,000 eurosh. Zyra e BE-së ka financuar këtë nismë me 321,000 euro.         Një numër i madh pjesëmarrësish kanë marrë pjesë në implementimin e këtij projekti, përfshirë: mbi 50 prodhues bujqësorë, një numër ekspertësh bujqësorë dhe institucionesh profesionale, vetëqeverisja lokale dhe ekspertë dhe profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë në Leshak. Ndërtesa e kooperativës bujqësore është pajisur edhe me makineri bujqësore. Përveç këtyre janë mbajtur edhe një numër trajnimesh profesionale për fermerët lokalë, pastaj udhëtime studimore në Itali dhe Slloveni për fermat e praktikës së mire, përfundon njoftimi.

Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës,  është krijuar  para 24 vjetëve nga një pjesë me shumicë serbe e territorit të komunës së Mitrovicës.

Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë. /B.Jashari/

—
EU OFFICE IN KOSOVO/EUSR PRESS RELEASE:
(verzionin ne shqip e keni te bashkangjitur; verzija na srpskom u prilogu)
Agricultural Cooperative opens in Zvecan Municipality
An Agricultural Cooperative was opened in Žitkovac village today by representatives of the Municipality of Zvečan/Zveçan and EU Office in Kosovo. The Farmers’ Cooperative Development project is implemented by the Municipality of Zvecan together with their implementing partner Center for Development of the Local Communities. It is part of the EU Grant Scheme for the North designed to support regions in Kosovo to enhance economic regeneration and creation of favorable economic development conditions.
Speaking at the ceremony, Head of the Cooperation Section at the EU Office in Kosovo, Christof Stock, said that the project represents “an important step towards the formation of competitive agricultural sector in Zvecan and Leposavic municipalities and the region”.
The project started in January 2014 with a total budget of €357,000. The EU Office funded this action with €321,000.        A wide range of participants have taken part in the project implementation, including: over 50 agro-producers, a number of agricultural experts and professional institutions, local self-governance and experts, as well as professors of the Faculty of Agriculture from Lesak. The premises of the agriculture cooperative has been built and equipped with agriculture machines for its members.  In addition, a series of professional training were provided to the local farmers, as well as study-trips about good practice farms to Italy and Slovenia.
Video images from the ceremony are available here

Agriculture Cooperative Zvecan
Agricultural Cooperative in Žitkovac village in the municipality of Zvecan became operational today after the official ceremony held with the participation o…
Watch now…

Filed Under: Rajon Tagged With: e Zveçanit, Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën, ne veri

Takim në Bruksel për çështjen e zhbërjes së “Mbrojtjes Civile” në Veri

March 20, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës në Bruksel për çështjet e zhbërjes së strukturës ilegale të sigurisë të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”.

Nga Brukseli, në komunikatën e sapodërguar të Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se, në këtë takim u bisedua për të gjitha veprimet që duhet të merren lidhur me zhbërjen e plotë dhe efektive të kësaj strukture ilegale sipas marrëveshjes së arritur që nënkupton ndërprerjen e veprimtarisë, mbylljen e lokacioneve të veprimit dhe dorëzimi i uniformave dhe pajisjeve operative të tyre sipas rregullave ndërkombëtare.
Gjithashtu u bisedua për integrimin e individëve serbë, që dëshirojnë të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës. Delegacioni i Kosovës shprehu gatishmërinë për procesin e integrimit në institucionet të ndryshme qeveritare në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës duke i respektuar kriteret ligjore dhe kualifikimet shkollore.
Në komunikatën e Qeverisë kosovare theksohet se zhbërja dhe integrimi duhen të ndodhin sa më shpejtë dhe se ky do jetë një kontribut për vendosjen e ligjit, rendit dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës.
Me këtë proces i jepet fund prezencës së strukturave ilegale serbe të sigurisë dhe së bashku me procesin e zhbërjes së plotë të strukturave ilegale policore, ligjërisht dhe praktikisht përfundon praktika e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë, në sferën e sigurisë.
Bashkimi Evropian rikonfirmoi përkushtimin për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit për normalizim, e cila si parim ka mosndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës

Filed Under: Rajon Tagged With: “Mbrojtjes Civile”, ne veri, Takim në Bruksel për çështjen e zhbërjes së

Beogradi shpërndan kuvendet e komunave serbe në veri

September 10, 2013 by dgreca

Nga Anton Konushevci/

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në një njoftim të ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.
Qeveria e Serbisë, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Nënkryetari i bashkësisë së komunave dhe i vendbanimeve serbe, Marko Jakshiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se shpërndarja e katër komunave serbe në veri të Kosovës, paraqet një akt të vërtetë dhune mbi serbët e Kosovës.
“Ajo që më së paku mund të pres është që serbët e veriut të Kosovës të paraqesin kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të japë mendimin e saj për një vendim joligjor dhe antikushtetues. Thirrja për të dalë serbët në zgjedhjet që i ka shpallur Atifete Jahjaga, pra në zgjedhje separatiste, është diçka që nuk i kontribuon procedurës demokratike dhe atmosferës në veri të Kosovës. Mund të them se kjo është goditje për demokracinë. Për mua, zgjedhjet lokale në katër komunat nuk janë të ligjshme”, ka deklaruar Jakshiq.
Nga ana tjetër, Oliver Ivanoviq, kandidati për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës theksoi për Radion Evropa e Lirë se një vendimi i tillë ka qenë i pritur, pasi që udhëheqësit e deritanishëm dhe këshilltarët komunalë kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të planifikuara të mbahen në fillim të nëntorit.
“Është një vendim i pritur. Në takimin e fundit që përfaqësuesit e komunave kanë pasur me presidentin e Republikës (së Serbisë) dhe kryeministrin, ka qenë e qartë se ata nuk do të ndryshojnë qëndrimin. Vendimin për shpërndarje e ka marrë qeveria, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale. Pra, ekzistojnë edhe arsye formale. Por, prapavija është politike, sepse Qeveria e Serbisë nuk mund të zbatojë vendimet e saj nëse ka rezistencë aktive nga përfaqësuesit e komunave”, u shpreh Ivanoviq.
Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.
Kurse, për shpërndarjen e kuvendeve paralele të katër komunave ne veri, ata kanë mendime të ndryshme.
“Nuk e kuptoj politikën, por konsideroj se vendimi i qeverisë nuk është i mirë. Dhe nuk besoj se serbët do të dalin në zgjedhje”, tha Zorica Jovanoviq.
Kurse, Petar Stojanoviq thotë se është i orientuar në atë se çka thotë qeveria e Serbisë, pasi që, siç thotë ai, beson në të.
“Të jem i sinqertë unë jam i orientuar nga Qeveria e Serbisë, çka sjell edhe bëhet. Më shumë nuk më intereson. Ne nuk mundemi të gjithë të jemi në qeveri. Një ekziston edhe ne e dëgjojmë atë”, tha Stojanoviq.
Kurse, Jovan Novakoviq u shpreh:“Lum si ne për qeverinë tonë dhe që e kemi. Nuk i dallon cila është më e keqe se tjetra. Unë jam refugjat dhe tërë pronësinë e kam humbur. Ku është qeveria? As njëra asgjë s’ka bërë për mua. Jam i zhgënjyer prej të gjithëve”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beogradi, Kosove, kuvendet e komunave, ne veri, shperndan

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT