Nga Shkruan Eugen SHEHU/
Në përgjithsi çështja çame, ndonëse e lindur menjëherë pas Konferencës së Londrës të vitit 1913, vijoi në mënyrë tragjike në krejt deceniet që rodhën më pas.Shteti helen, për të shkombëtarizuar këto vise, vuri në radhët e parat ë forcave të veta,pikërisht andartët, këta ultranacionalistë helen, të cilët për t’iu shpëtuar burgjeve për krimet që patën bërë ndaj vëllezërve të tyre të një gjaku, nuk munguan të ndërmarrin gjithfarë kryqzatash ndëshkuese ndaj shqiptarëve etnikë, jo vetëm në Camëri por edhe në vise të tjera të Greqisë në të cilën jetonin prej vitesh. Siç kemi përmendur edhe më lartë, reprezaljet e helenëve ndaj shqiptarëve etnikë në çamëri, në fillim të viteve të 30-të të shekullit të kaluar, erdhën duke u shtuar. Përballë situatës tejet të rëndë, ishin me dhjetra e dhjetra familje, të cilat pa patur as minimumin jetik, duke dashur të mos haroheshin nëpër shkretëtirat e Anadollit, kapërcenin në mënyrë të fshehtë kufirin politik me Shqipërinë, duke kërkuar drejtpërsëdrejti mbrojtjen e shtetit amë.Në këto vite, me dhjetra familje patën vërshuar në Shqipëri, si prej Preveze e Filatit ashtu edhe nga Praga,Janina apo Pramithia.Në këto kushte,Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu, duke paraparë se ky vrull emigrimi drejt shtetit amë ishte i pandalshëm dhe krejt i natyrshëm, dha porosi pranë Ministrisë së ekonomisë, në ato vite, të ngrihej, posaqërisht për këtë problem Zyra e Emigracionit.Merret lehtësisht me mend se nuk ka qenë rastësi vendosja në funksionin e kryetarit të kësaj zyreje, të intelektualit çam Ruhi Deliu me origjinë nga Margëllçi i Camërisë.Pikërisht me nismën e kësaj zyre, shteti shqiptar i asaj kohe, ngriti edhe tri fshatra për të pritur çdo rast banorë të tjerë nga çamëria, të përndjekur me mjete nga më monstruozet prej Athinës Jo pa qëllim këto fshatra u ngritën në Qarkun e Gjirokastrës ( pranë kufijve brutalë të vendosur më 1913 ) pasi këto familje shqiptarësh etnikë, do të mund të ktheheshin nesër, në karakolle të parat ë qëndresës shqiptare në rast sulmesh të andartëve grekë.
Në fillim të vitit 1934, Qeveria shqiptare i dërgoi përfundimisht Athinës, ultimatumin se nëse nuk shiheshin të drejtat e shqiptarëve etnikë në Camëri, do të merreshin masa kundërvepruese ndaj minoritetit grek në Shqipëri.Kuptohet Qeveria Shqiptare nuk mund të merrte fushata ndëshkimore, por së pari u mjaftua me mbylljen e shkollave në gjuhën greke dhe në vend të tyre vendosi mësues të gjuhës shqipe. Këtë veprim, atdhetari shqiptar në Gjenevë, Lec Kurti e spjegoi si parakusht për çeljen e shkollave shqipe në Camëri, ku gjuha amtare po harrohej, ku të pakët mësues të shqipes dergjeshin varreve apo ishin vrarë prej thikës së kriminelëve të Athinës. Qeveria greke pamvarsisht prej premtimeve në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ndërmori këtë radhë një vargmasash prej propagandistike, për t’a shmangur sa më shumë problemin kryesor, gjenocidin etnik nëpërmjet bandave të të ashtuquajturit Vorio Epir.Ishin pikërisht këto banda që ndërsa u vërsulën me valë sulmesh të reja ndaj popullsisë së pambrojtur çame, organizuar edhe në Athinë, përpara ambasadës shqiptare aty, një demonstratë duke hedhur parulla deri në djegjen e shtëpive shqiptare në çamëri.Këto demonstrata ku shihej qartë dora e Athinës, vijuan më pas në qytetet shqiptare brenda kufijve politik të Greqisë, siç ishin ;Filati,Patra,Janina etj.Veprimet të tilla ( ndonëse paqësore prej frike) mbështetësit e teorisë për Vorio Epirin organizuan edhe pranë konsullatës greke në Gjirokastër.Por kjo demonstratë nuk zgjati veçse disa minuta, pasi sheshi i qytetit në fjalë u mbush me shqiptarë me flamuj kombëtar në duar duke kënduar këngë të shumta, deri edhe për trimat e Camërisë.Pas kësaj, Athina u tërhoq, ndonëse vijonin të shkruheshin në pothuaj të gjitha qytetet,“vullnetarë“ për të shpëtuar Vorio Epirin.Madje vetë shtypi grek, në tetorin e vitit 1934, nuk mungoi të publikojë edhe grupin që do të drejtonte veprimet.“Këto u janë besuar z.Kristo Kristovasili-President, z.Ilia Sukaris-ushtarak,z.Teodor Mergios-avokat“. ( Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë. Fondi 35 , dosja 28, fleta 281 ).
Ndërkaq edhe vetë Athina, gjatë kësaj periudhe ndihej e futur keqaz në kështjellën e krizave politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake.Një grup oficerësh të Athinës, më 2 mars 1935, pasi kishin bërë për veti disa oficerë me pushtet në marinë, mundën të hedhin në duar dy kryqëzorë dhe tri destrojerë të paisur plotësisht me municione luftarake. Të nesërmen me këto paisje tejet moderne të asaj kohe, grupi i oficerëve që organizuan grushtin e shtetit, iu drejtuan Kretës, aty ku ishte strehuar Venizellosi.Me urdhër të njërit prej këtyre oficerëve, kolonel Canakaqis, me të vënë këmbë në tokë, ushtarët grekë pushkatuan dy prej mbështetësve kryesorë të venezillosit, guvernatorin e deriatëhershëm si edhe guvernatorin aktual. Pasi muarën Kretën terroristët grekë vodhën dhe plaçkitën ç’të mundnin dhe aty ku hasnin në kundërshtime vepronin me thika apo me bajoneta të pushkës.Athina u tremb keqas nga kjo ngjarje dhe filloi të reagojë menjëherë. Ajo dërgoi flotën e saj detare sidomos rreth Kretës, duke dashur të shmang sa më shpejt të ishte e mundur katastrofën që po i kanosej.Rreth 7-8 mijë forca ushtarake ngarendën të mbysin puçin ushtarak me çdo çmim. Ndonëse terroristët u gjendën të rrethuar, falë armatimeve dhe teknikës luftarake që dispononin, ata mundën t’i shmangeshin goditjes së drejtpërdrejtë me ç’rast mundën të shpëtojnë kokën disa prej ishujve në afërsi të Rodit, të cilët ndodheshin ç’prej vitit 1912, nën protektoratin Italian.
Një prej gjeneralëve që ndoqi me „mllef“ të madh, deri në fund, terroristët-miq të tij,gjatë asaj kohe ishte greku famëkeq Jani Metaksa. Ai mundi të përfitonte nga rrëmuja e kaosi që sundonte në Greqi, për të mbledhur rreth vehtes mjaft prej ushtarakëve të pakënaqur nga qeverisja e mëparshme.Në këtë mënyrë dinakëria e Metaksës nuk nguroi të vinte në veprim edhe një mekanizëm politik tjetër. Ai dhe oficerët të cilët e shoqëronin, shpallën se duhej rikthyer në pushtet Mbreti i Greqisë, Gjergji, kinse ai kishte përkrahjen e Europës dhe do të mund të përcillte në Athinë këtë përkrahje. Këtu vlen të thesojmë, se shumë prej qeveritarëve në vitin 1935, shpallën publikisht se e njihnin Mbretin Gjergji dhe prisnin rikthimin e tij në fron, dhe natyrisht se ndaj kësaj oferte edhe vetë Mbreti i Greqisë nuk mund të rrinte duarkryq.Ai organizoi një fushatë të tërë politike e propagandistike për lejimin e marrjen së fronit mbretëror.Një prej parakushteve të këtij rikthimi ishte vendosja e metaksës në krye të forcave ushtarake. Kështu, më 21 prill 1936, gjeneral metaksa u vu në krye të qeverisë së Athinës.Shumë prej çështjeve shtetërore do të mbuloheshin këtej e tutje prej tij, gjithashtu „komanda uhstarake detare dhe tokësore shpallën vartësinë e tyre ndaj qeverisë së kryesuar nga Metaksa“(Gazeta „Besa“ – Tiranë 29 prill 1936 , faqe 4 ).
Pas fitores së fashizmit në Gjermani, Itali e Spanjë në Ballkan për të parën herrë kjo ideologji e urryer vendosej në Greqi.Edhe fashizmi nuk pyeti aq shumë për fatin e popujve ku lindi dhe u zhvillua, ai u tregua tiran sidomos në ata popuj të cilët nuk e përqafuan.Veçanërisht një prej dimensioneve më kriminale të fashizmit ishte lufta e hapur e tij ndaj minoriteteve apo vendeve që historia në mënyrë krejt cinike i copëtoi për të kënaqur orekset shovene të Fuqive të Mëdha.Kështu ndodhi edhe me shqiptarët etnikë në Camëri.“Në gushtin e vitit 1936, mevendosjen e diktaturës fashiste nga Metaksai, viktima e parë sihte popullsia çame.Fashistët e orës së parë, tregëtari Stavri Koçoni dhe oficeri i gjandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat,Pituljetë dhe Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame.U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë duke u përpjekur të kundërverë të krishterët shqiptarë ndaj atyre myslimanë.Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë pasi popullsia e këtyre zonave në shumicën dërmuese ishin të paarsimuar dhe sa për rrethet intelektuale, këta nuk mund të komtrollonin situatën“.(Gaze“Camëria“shtator 2002)
Ngase pushteti vendor administrativo-ushtarak, ishte kurdoherë në duart e grekërve, edhe në fshatin më të largët të Camërisë, Athina u përpoq të sinkronizonte veprimet me çdo mjet, me këtë pushtet për të shkombëtarizuar shqiptarët etnikë brenda kufijve politik të saj.Në këto momente, e ideuar prej Athinës erdhi porosia për të zhdukur sa më parë emrat e fshatrave shqiptarë, duke dashur të fshinte në këtë mënyrë simbolet e memories kombëtare. Kështu, brenda pak javëve u ndryshuan emrat në shqip të fshatrave ;Spatari,Golbaqi,Picari,Varfanji,Arpika dhe u zavendësuan këta me emra grek si ;Trikoforo,Ella,Aetos,Parapotume,Perdhika etj. Sikur puna të kish mbetur me kaq, ndofta shqiptarët etnikë nuk do të mërziteshin aq shumë,pse ata nuk do të haronin askurrë emrin e fshatit ku patën jetuar gjysh-stërgjyshërit e tyre.Por fjala është fill pas vendosjes me dhunë të këtyre emrave, në këto fshatra u panë kolonët e parë helenë,ardhur familjarisht prej ishujve të largët të Greqisë.Të përkrahur nga pushteti vendor dhe sidomos nga xhandarmëria greke, këta kolonë u vendosën në shtëpitë më të mira të këtyre fshatrave, duke përzënë prej andej shqiptarët etnikë të pambrojtur, kinse dikur ata patën qenë fshatra helene por i patën zaptuar „barbarët“ shqiptarë. Tanimë operacionet ndëshkimore ndaj popullsisë së pambrojtur çame organizoheshin dhe drejtoheshin jo vetëm me urdhër të Metaksës por me vetë miratimin dhe bekimin e Mbretit të Greqisë.Për ta patur nënkontroll sa ma të plotë dhe për të vepruar në mënyrë sa ma energjike për shkombëtarizimin e këtyre trevave shqiptare, Metaksa urdhëroi një ndarje të re administrative për krejt Camërinë duke e copëtuar dhe afruar komandën helenike vendase me qarqet antishqiptare të Athinës.Në këtë mënyrë Camëria e Mesme dhe Camëria veriore u shpallën njësi administrative më vehte me kryeqendër Gumenicën, ndërsa Camërinë Jugore e copëtuan midis qyteteve dhe fshatrave greke, për të pasur sa më të lehtë kolonializimin e tyre.“ Përballë pushtetit të papërgjegjshëm shtypës e shovenist të Metaksait, çamërit u gjendën krykëput të pambrojtur, e vetmja mënyrë e mbrojtjes për ta u bë besëlidhja apo betimi i kahershëm, shtimin dhe fuqizimin e të cilit, ata vetëvetiu e ndjenë si kushtin më të domosdoshëm.Ai i mbajti të bashkuar gjatë gjithë kohës së diktaturës.Dhe nëse plot nga burrat e rrezikuar mund të shpëtonin nga zhdukja, kjo ndodhi pikërisht për hirë të atij bashkimi besëlidhës.Falë atij betimi mjaft atdhetarë të rrezikuar u arrit të kaloheshin fshehurazi brenda kufirit të shtetit shqiptar“.(I.D.Hoxha „Viset Kombëtare shqiptare në shtetin grek“ Tiranë 1998, faqe 247 ).
Dinakëria greke do të nxiste sidomos grindjet midis shqiptarëve qysh se këta mësonin fjalët e para në gjuhën e tyre.Me një plan të përcaktuar deri në imtësi, fëmijët e krishterë shqiptarë, me të lindur dërgoheshin në kishë dhe pagëzoheshin me emra grek.Më pas, nëpër vitet që po vinin këta fëmijë do të ngulitnin mirë në kokë fjalën e priftit e cila (kinse merrej fjala e Zotit) sipa të cilit ,“kush nuk është i krishterë, është armiku ynë !“.Kjo armiqësi e cila ushqehej me aq „kujdes“ prej priftërinjëve grek, tek fëmijët e krishterë shqiptarë, duam apo s’duam ta pranojmë sot, hapi hendek të thellë në vitet që pasuan në Camëri, midis popullsisë shqiptare të krishterë dhe asaj myslimane të çamërisë.Kjo pasi fëmijët duke u mbrojtur me fjalën e priftit grek dhe duke qenë larg ndikimit të atdhetarëve të vërtetë të Camërisë, dalëngadalë harruan traditat dhe kodet morale-zakonore të shqiptarëve, iu përshtatën më tepër mentalitetit helen duke u asimiluar krejtësisht përgjatë decenieve që kapërcyem.Në librin e tij studimorë me titull,“Istoria tis periohijes Igumenicas 1900-1950“të autorit I.G.Sharra,diku ku flitet për armiqësinë e mbjellë midis fëmijëve shqiptarë të besimeve të ndryshme fetare, shkruhet se ata arrinin deri sa „t’i çanin kokën me gurrë njëri-tjetrit“.
Ndërkaq një tjetër interesim ishte për djemtë e vegjël të Camërisë, në mbrendësi të kufijve të shtetit amë shqiptar.Ata jo vetëm që ndjenin lirinë mbi supe por ishin të kënaqur që mësonin së toku me bashkëkombasit e tyre, qofshin këta të krishterë apo myslimanë.Për më tej, meqenëse fshatrat me shqiptarë të ardhur nga Camëria sa vinin e shtoheshin, për shkollimin sa më të plotë të këtyre djemve u vendos që të ndërtohej në Sarandë edhe një kovikt model, një ndërtesë e vogël ishte paguar prej disa atdhetarëve çamë por klasat sa vinin e shtoheshin.Shtapi shqiptar i asaj kohe na bën me dije se ; „Kovikti Camëria“ përmbledh në gjirin e vet një numër të madh nxënësish, të përbërë nga djem të viseve të ndrashme të Shqipërisë së lirë dhe irredente, të cilët marrin aty dritën e parë të kulturës shqiptare… Në një bashkëfjalim që pati drejtori ynë me kryeministrin Koço Kota, në lidhje me konviktin në Sarandë, vuri re se kryetari i qeverisë është në dijeni të plotë të kësaj çështjeje dhe interesohet me zemër për realizimin e saj.“Vetë Mbreti ynë, i deklaroi kryeministri,ka urdhëruar Ministrinë e Arsimit që të hyjë në marrveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar që të ndërtohet sa më shpejtë godina që i nevoitet koviktit „Camëria“. ( Gazeta „Demokratia“ Gjirokastër 25 korrik 1937 ).
Edhe gjatë vitit 1938 qeveria fashiste greke vazhdoi në mënyrë sistematike dhunën e saj të pashembullt ndaj banorëve të pafajshëm të Camërisë.Mbreti i Greqisë, në unison me dhunën koloniale shovene të Musolinit dhe Hitlerit, ndërmorri një varg reformash administrative, posaçërisht për të përzënë shqiptarët prej vatrave stërgjyshore dhe për t’i kolonizuar ato treva me popullin helen.Fashizmi i cili po pushtonte çdo ditë e më shumë territore të reja e fashiti edhe atë luftë të shtetit shqiptar në mbrojtje të bashkëkombasve të vet.Diplomacia evropiane u gjend e papërgaditur dhe nuk mund të merrej me zërat e popujve të vegjël që shtypeshin e dhunoheshin, ndërsa harta e Evropës çdo ditë Caktonte kufij të rinj.Në këto kushte plaga e gjenocidit helen ndaj trevave të Camërisë vazhdonte të rishte gjak.
Bern-Zvicër