NAAC mbyll zyrat në Washington/
Drejtori Ekzekutiv, Avni Mustafaj tha se ndonse burimet financiare të NAAC-ut kanë mbaruar, shoqata do të vazhdojë të mbajë kontaktet me strukturat e zhvilluara gjatë këtyre 18 vjetëve/
Nga Laura Konda/
28.10.2014 – Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë jo-qeveritare, prej vitesh e ka zhvilluar aktivitetin në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur çështjet shqiptare në Kongres dhe pranë qeverisë amerikane. Që nga krijimi në vitin 1996, ky grup është përpjekur për të nxitur paqen dhe proceset demokratike në Ballkan, përmes mbështetjes së politikave demokratike, respektit për të drejtat e njeriut, si dhe përmes programeve të zhvillimit dhe edukimit. Por Këshilli, apo NAKU, siç quhet ai shpesh, mbylli kohët e fundit zyrën e vetme që kishte në Washington.
Në emisionin televiziv “Ditari”, ishte i ftuar për një intervistë Drejtori Ekzekutiv i Grupit, Avni Mustafaj, i cili mbi këtë zhvillim dhe mbi rolin e organizatës në vite.
Zoti Mustafaj, tha se edhe pse fizikisht zyra e NAAC-ut është mbyllur, do të vazhdojë puna me rrjetin e krijuar në Washington, që janë 25 anëtarët e Këshillit “The Albanian Issues Caucus”, me Departamentin e Shtetit, si dhe me disa ish-ambasadorë dhe njerëz që përfaqësojnë shoqata dhe institute studimore.
Ai tha se pavarësisht që burimet financiare të NAAC-ut kanë mbaruar, shoqata do të vazhdojë të mbajë kontaktet me strukturat e zhvilluara gjatë këtyre 18 vjetëve dhe do të gjenden mënyra për ta vazhduar punën e saj në të ardhmen, edhe pa qenë e pranishme në Washington.
Zoti Mustafa foli edhe për kontributin që ka dhënë Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan për çështjet shqiptare, si pjësëmarrja në Konferencën e Rambujesë, roli i saj në Marrëveshjen e Ohrit, përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndihma për lehtësimin e dialogut me Kosovës dhe Serbisë.
Ai pranoi se NAAC ka punuar më shumë me Kosovën, se sa me Shqipërinë, si një shtet i ri, që ka patur nevojë për më shumë mbështetje dhe që fillimisht nuk kishte ambasadë në Washington. (Ndiqeni Vidion tek Zëri i Amerikës)
PROTESTA E PARE ANTIQEVERITARE NE UASHINGTON
WASHINGTON D.C: “Sot, është dita kur administrata e Obamës – do të përgjigjet për veprimet e qeverisë së tyre dhe Amerika do të restaurohet “. Të paktën , kjo është ajo që pjesëmarrësit e protestës së parë anti qeveri në Ushington – SHBA, kërkuan në protestën me moton “Operacioni i Pranverës Amerikane”, të mbajtur dje, duke shpresuar për të bërë në ditë e ardhshme një protestë, simbas tyre me 10 milion njerëz.
Protesta , djeshme( e premte 16 maj 2014) në Uashington, u organizua, simbas, shtypit amerikan nga një pensionist i ushtrisë amerikane, kolonel Harry Riley , i cili ka deklaruar se ” ka për qëllim për të ” rivendosur” qeverinë mbi “binarët” e Kushtetutës amerikane mbi të cilën qeveria është betuar, , sundimin e ligjit , lirinë e shprehjes, “lirinë ‘ e popullit , nga populli , për popullin “, dhe larg asaj udhëheqjes federale despotike dhe tiranie . ”
Kolonel Riley, thotë se ka parashikuar të mbledh në protestat e ardhëshme rreth 10 milion njerëz, që vijnë nga e gjithë Amerika, para Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitol Hill, të të organizojnë një protestë të qetë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Shumë, nga të pranishmit në këtë protestë, thanë se besonin në atë, sipas shtypit amerikan se presidenti Obama duhet fajësuar, se ai ka dështuar, dhe këtë e tregonin teksa mbanin në duar disa parrulla të verdha ku shkruhej ” Obama dështim epikë – Obama epic fail ” .
Koloneli në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Harry Rily, pret deri në 30 milionë, amerikanë të jenë në të njëjtin mendim për të protestuar në Uashington , DC, këtë javë me kërkesë, simabs tij që presidenti Barack Obama, dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij – të “largohen” nga detyra.
Simbas shtypit, amerikan këto janë vetëm disa nga kërkesat që kolonel Harry Riley , themelues i ” Operacionit Pranverës Amerikane , ” i cili ka deklaruar, se ai do t’i kërkojë administratës Obama që të përmbahet kur anëtarët e militisë, patriotët dhe veteranët e luftës, të të gjitha llojeve nga mbarë SHBA, do të mbërrijë në kryeqytetin e vendit, Uashington, të premten tjetër dhe të fillojnë duke demonstruar kundër një qeverie, që protestuesit e konsiderojn të jetë në shkelje të parimeve të vendosura nga themeluesit e vendit .
” Ne jemi duke bërë thirrje për heqjen e Barak Obamës , Xho Bajden , Harry Reid , Mitch McConnell , Xhon Bohner , Nancy Pelosi dhe Eric Holder , si një fillim drejt restaurimit kushtetues , ” tha Riley, në një intervistë më parë këtë vit teksa paralajmërojë protestat të cilat sapo kan nisur si thotë ai.
” Ata e kanë braktisur të gjithë Kushtetutën e SHBA , ” tha ai , dhe janë ” të padenjë për të qendruar në një detyrë që bën thirrje për statusin e nëpunësit qeveritar në SHBA. ”
Në një faqe të interrnetit lidhur me forumet sociale në Fb dhe Twitter, koloneli Reid, shkruan se “Një milion ose më shumë të mbledhur, kur priten edhe 10 milionë, duhet të jenë të përgatitur për të qëndruar në DC për aq kohë sa do të duhet për të parë, që Obama , Biden , Reid , McConnell , Boehner , Pelosi dhe Holder Prokurori i Përgjithshëm, të largohen nga postet e tyre ” .
” Ne duhet të apelojmë në dhjetë milion e më shumë patriotë amerikanë, për të ardhur dhe qëndruar në Uashington, DC për të ndaluar Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin nga shkatërrimi i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara . Është tani koha ose kurrë . Zoti të na ndihmojë !, “shkroi ai në faqen e interrnetit, shkruan shtypi amerikan .
THIRRJE PER DEMONSTRATE E KRYETARIT TE VATRES!
Me daten 5 prill, ne seline e “Vatres”, u mbajt mbledhja e radhes e Keshillit Drejtues. Ne mes tjerash, nji pike me randesi te posaçme ne rendin e dites, ishte demonstrata e thirrun nga shoqatat e shqiptarevet me origjine nga viset shqiptare ne Mal te Zi, per te protestue kunder shkeljes se te drejtavet njerzore dhe kombetare te shqiptarevet qe jetojne ne trojet e veta nen Malin e Zi, nga ana e qeverise se atij shteti, ma keq se ne kohen e komunizmit. Ne mbledhje u miratue unanimisht vendimi i Kryesis i marrun me daten 20 mars qe te perkrahet demonstrata pa rezerva. Demonstrata do te zhvillohet ne Washington para Shpise se Bardhe, diten e marte me 8 prill 2014. Per hollesina te tjera mund te lexoni ne gazeten “Dielli” ne internet: gazetadielli.com, ose mund t’i drejtoheni zotit z/v kryetarit, zotit Asllan Bushati ne tel. (917)669-2082. Autobusat, falas, do të nisen nga disa oika në Staten Island, Brooklzn dhe në Bronx, prej Arthur Avenue, para restaurantit “Giovenni’s”, n’oren 4 të mëngjesit.
Na shqiptaret bashkohemi çdo here kur nji cashtje me randesi kombetare na thërret. Shkelja e vazhdueshme e te drejtave te shqiptarevet ne Mal te Zi asht shume alarmuese. Vatranët kanë qenë gjithmonë në vinë e parë të frontit kur e ka lypë nevoja kombëtare, prandej:
TË GJITHË NË DEMONSTRATE të marten me 8 prill !!!!!!!
Me përshëndetje të përzemerta,
Kryetari I Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA
Dr. Gjon Bucaj
U MBLODH DEGA E VATRËS NË WASHINGTON
Dega e Washington DC u mblodh me datë 24 Mars 2014 në takimin e saj formal vjetor për të diskutuar punët e degës për vitin e shkuar dhe për synimet dhe objektivat që Dega e Vatrës Washington DC ka për vitin ka për 2014. Në një nga problemet që u diskutua gjatë kësaj mbledhje të rradhës të Degës së Vatrës DC ishte dhe vetëpërjashtimi i degës së South Weschesterit nga strukturat e organizatës Federata Pan Shqiptare Vatra (Hearth). Dega e Washington DC ndoqi me vëmendje këtë cështje dhe shprehet se është e nevojshme dhe e domosdoshme që asnjë nga degët e Federatës nuk mund të dalë mbi rregullat e përcaktuara qartë nga Kanunorja. Dega e Washingtonin shpreh keqardhjen për situatën që u krijua por megjithatë është e nevojshme tashmë të shikohet përpara në punët dhe objektivat që e presin Federatën PanShqiptare Vatra në ndihmë të Kombit Shqiptar.
Një nga pikat kryesore të agendës që u diskutua në mbledhjen e Deges së Washingtonin ishte drafti I rishikimit të kanunores që do jetë tema kryesore në Kuvendin e ardhshëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra që pritet të zhvillohet në muajt e ardhshëm në New York. Dega e Washingtonin e konsideroi të rëndësishëm rishikimin e Kanunores dhe domosdoshmërinë e paraqitjes të mendimeve të saj si dege që kanë lidhje me këtë cështje . Dega arriti në konkluzionin se mendimet e propozimet e anëtarëve të degës përsa I përket cështjes së rishikimit të kanunores janë të rëndësishme të zhvillohen në kohën e duhur dhe përpara se Kuvendi i Federates Pan Shqiptare Vatra (Hearth) të mblidhet .
Gazeta Dielli online dhe Dielli Facebook Page zunë vend në agenden e mbledhjes së degës Washington DC . Dega arriti në konkluzionin se forcimi dhe pasurimi si Dielli online dhe Dielli Facebook Page është I domosdoshëm dhe I nevojshëm për publicitetin e Federatës dhe informimin që Federata I bën komuniteti shqiptar këtu në Amerikë. Dega e Washington ka kontribuar dhe do vazhdojë të kontribuojë me artikuj dhe informacione për të dyja këto Web site dhe madje në të ardhmen anëtari I degës Dr. Indrit Reso do të kontribojë me një rubrikë mjekësore në Dielli Online dhe që do botohet në gazetën Dielli.
Një nga objektivat kryesore që do zërë një vend të rëndishëm këtë vit në punën e Degës së Washington DC është përmbushja e detyrës së caktuar nga Kryesia e Federatës për paraqitjen e kërkesës dhe arrtjen për aprovim të granteve . Grantet të cilat jepen nga buxheti amerikan organizateve jo qeveritare dhe jo fitimprupres janë të rëndësishme për aktivitet e këtyre organizatave. Grantet do të ndihmojnë Federatën Pan Shqiptare Vatra në digitalizimin e biblotekës së Federatës që është një pasuri kombëtare dhe që duhet të vazhdojë ti kalojë brezave të ardhshëm. Dega e Washington DC planifikon që të ketë takime me specialistë në fushën e granteve për të plotësuar me sukses objektivin që I është caktuar nga kryesia. Gjithashtu Dega e Washington DC do vazhdojë lidhjet e ngushta dhe bashkëpunim me Bilblotekën e Kongresit për ndihmën në këtë drejtim.
Dega e Washington DC planifikon “fundraiser events” që do kontribojnë nën drejtim të fondit për Vatra Scholarship Education Fund. Në fund të muajit prill Dega e Washington DC planifikon një takim me komunitetin shqiptar në DC me rastin e 102 vjetorit te themelimit të Federatës Pan Shqiptare Vatra.
Megjithëse me aktivitete më pak në vitin 2013 Dega e Washington DC ka filluar vitin 2014 me aktivitete dhe me një program të ngjeshur. Në fillimin të vitit Dega e Washington DC mori pjesë në takimet që pati Presidenti I Shqipërisë Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në Kongresin Amerikan dhe në organizatën botërore AJC që përfaqëson dhe mbron interesat e hebrenjve kudo në botë. Dega e Washington DC do vazhdoje të kontribujë me aktivitet dhe punën e saj në përhapjen e ideve Federatës Pan Shqiptare Vatra , ide që janë të domosdoshme dhe të nevojshme për fuqizimin e kombit shqiptar.(Nga takimi i degës së Vatrës në Washington me presidentin e Shqipërisë z. Bujar Nishani (Foto arkiv)
Dega e Federatës PanShqiptare Vatra, Washington DC
Haradinaj u takua në Uashington me Presidentin Nishani
5 shkurt 2014 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që po zhvillon në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e “Urdhrit të Flamurit” për kongresistin amerikan, Eliot Engel.
Pas kësaj ceremonie, Haradinaj pati një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis dy vendeve, integrimet në Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik dhe tema të tjera, që kanë të bëjnë me zhvillimit dhe objektivat e të dy vendeve tona dhe të rajonit.
Haradinaj, do të ketë sot edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë(BS)