• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kroaci, hapet gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë

October 16, 2016 by dgreca

Ambasadori shqiptar në Kroaci, Ilir Melo:“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve  nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit.Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe…/

1-gjimnazi-zareZyrtarisht u hap gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë të Kroacisë. Rasti i shqiptarëve në Zarë është pothuajse i pari në botë, ku një pakicë gëzon të drejtën e hapjes së një gjimnazi në gjuhën e saj.Drejtori i gjimnazit “Vlladimir Nazor”, Rade Shimiçeviq u uroi mirëseardhjen nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjera theksoi:
“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve  nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit.
Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historic se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën  shqipe.
Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”-theksoi ndër të tjera Ambasadori Ilir Melo.
Përfaqsuesi i Ambasadës së Kosovës, Uliks Emra, në fjalën e tij të rastit mes tjerash theksoi: “Krenaria dhe pasuria më e madhe e shqiptarëve është gjuha shqipe, dhe kjo është ngjarje jo vetëm historike por edhe e veçantë.
Ambasada e Kosovës do të mbështesë gjithë aktivitetet e këtilla. Populli shqiptar është popull që nuk harron dhe kurrë nuk do ta harrojë miqësinë që ka historikisht me popullin kroat”-përfundoi Uliks Emra.
Fjalë rasti mbajti edhe prof. Dr. Isak Shema, nga Universiteti i Prishtinës, autor i librit të gjuhës shqipe për mësim sipas “Modelit C”.
Po ashtu përshëndetën edhe drejtoresha e Sh.F. “Dr. Kruno Krstiq”, Jasmina Mateshiq, prof. Dr. Maksimilijana Barabçiq, Melita Oreshkoviq etj.
Vlen të theksohet se një numër i konsideruar i njerzve janë edhe të habitur me mbështetjen që i jep populli dhe shteti, popull dhe shtet mjaft i civilizuar në këtë drejtim, për dallim nga popuj dhe shtet që pengojnë dhe cungojnë arsimimin në gjuhën amtare shqipe.
Pas përmbylljes së hapjes solemne të mësimit në gjuhën shqipe në ciklin e shkollës së mesme-gjimnazit në Zarë të Kroacisë, në ambientet e Shoqatës kulturore të arbëneshëve të Zarës, “Vicko Zmajeviq” u bë promovimi i veprave të prof. Dr. Isak Shema, në gjuhën shqipe dhe kroate,  kushtuar veprimtarëve dhe krijimtarisë letrare të  Josip. V. Relës dhe Shime Deshpalit.
Pa dyshim se meritë për këtë kanë në rend të parë vetë shqiptarët që jetojnë në Zarë, të mbështetur nga Bashkësia e Shqiptarëve në Zarë me në krye Adem Shalën, ligjet pozitive  dhe vetë pozita e shqiptarëve jo vetëm në Zarë por në tërë Kroacinë si dhe  angazhimi permanent, vetëmohues dhe i përkushtuar i prof. Vesel Lekaj me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij.
Kërkesa që i është drejtuar Ministrisë së arsimit të Republikës së Kroacisë, për mësimin plotësues “Modeli C”, që mban këtë numër protokolli “Klasa: 602-03/15-05-00102; UBROJ:533-26-16-0006, datë 15 janar 2016)  më në fund është miratuar pozitivisht dhe mundësohet mësimi plotësues edhe për nxënësit shqiptar të shkollave të mesme në Zarë.
Në shkresën-përgjigjen që ka arritur në adresë të Shkollës “Vlladimir Nazor” Bashkësisë së Shqiptarëve në Zarë dhe të prof. Vesel Lekaj, nënshkruar nga zv/ministri i arsimit të Republikës së Kroacisë shkruan:
“Ministria e arsimit, shkencës dhe sportit, ka marrë mendim profesional ekspertësh nga Agjencioni për arsim dhe edukim me numër protokoli: “KLASA: 602-01/15-01/0132; UBROJ:561-06/20-15-03, datë 10 qershor 2016”, për kurikulën për lëndën  gjuha shqipe kultura, sipas “Modelit C” për shkollat e mesme në Republikën e Kroacisë dhe ate ua dërgojmë.
Agjencioni për arsim dhe edukim, ka dhënë mendim pozitiv për kurikulën e lëndës gjuha shqipe dhe kultura sipas “Modelit C” për shkollat e mesme, që nënkupton që sipas kurikulës së përmendur, nga viti shkollor 2016/2017, mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës (Modeli C), mundë të mbahet- zhvillohet për nxënësit e interesuar pranë shkollës tuaj “Vlladimir Nazor”.

Në kuadër të këtij plan-programi, të miratuar nga Ministria e arsimit të R. së Kroacisë, sipas Standardeve  Shtetërore Pedagogjike të edukimit dhe arsimimit, sipas gazetës Zyrtare (Narodne Novine 63/2008, cl.43, stav 3, alinea 3), nxënësit shqiptar të shkollës së mesme do të njihen krahas lëndëve tjera të përgjithshme shkollore, edhe me lëndët: gjuhë e letërsi amtare-shqipe, histori, gjeografi, art figurativ dhe artin muzikor.

Sipas këtij vendimi, në mënyrë eksplicite dhe shprehimisht thuhet se kuadri që do të zhvillojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sipas modelit “C” , krahas posedimit të kompetencave pedagogjike, duhet  të jetë njohës i gjuhës shqipe, duhet të njohë simbolet kulturore  të Shqipërisë  dhe të pakicës kombëtare shqiptare.
Uliks Emra
Uliks Emra
Uliks Emra

dy.b/shqiptarja.com

Filed Under: Emigracion Tagged With: hapet gjimnazi, KROACI!, ne gjuhen shqipe, në Zarë

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT