• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Elida Buçpapaj:U nda nga jeta Lili Skënderi bashkëshortja e poetit Vehbi Skënderi dhe Nëna ime

February 10, 2016 by dgreca

U nda nga kjo jetë dhe nga kjo botë, Lili Skënderi, bashkëshortja e poetit Vehbi Skënderi dhe Nëna ime.
Nëna ime ishte Zoti në këtë Tokë për mua, vajzën e saj, Elida Buçpapaj, që bashkë me tim atë më rritën dhe edukuan me të gjitha vlerat njerëzore, dhe po ashtu me përkushtim të pakufishëm, me dashuri të pakufishme rritën edhe dy nipat e tyre, të cilët po ashtu i deshën me të njëjtën masë të pakufishme.
Jam përpjekur gjithë jetën time që t’ua plotësojë prindërve të mi portretin tim si qënie njerëzore, ashtu si e kishin dashur dhe ëndërruar ata.
Nuk e di nëse ia kam arritur, por ajo që nuk vihet në dyshim është se i kam dashur me dashuri të pakufishme. Kur Im Atë mori udhëtimin për në Parajsë, atëherë Mamin e desha për të dy bashkë. E desha si vajzën time, dhe unë u bëra si të isha mamaja e saj. Ajo qeshte kur unë ia përsërisja aq shpesh.
E gjithë Familja ndjejmë një boshllëk të pazëvendësueshëm, sepse Mami kishte një autoritet dhe personalitet të jashtëzakonshëm që buronte prej mirësisë së zemrës së saj.
Lus Zotin që të na ndihmojë që ta përballojmë këtë dhimbje!
Unë ndihem vajza më krenare në botë që të kam patur ty Nënë, dhe në të gjitha jetët e jetëve, unë do të jem vajza jote e ti mrekullia e jetës time, Nëna ime.
Po e ilustroj këtë lajm kaq të hidhur, që nuk desha ta kumtoja kurrë me një foton tonë. Mami ishte nuse e re dhe unë fëmijë një vjeç e ca.
Foton na e ka bërë Babi. Ne ishim me pushime në Pogradec tek gjyshja e dajua.
Siç shihet, Mami dhe unë i qeshim me gjithë shpirt Babit.
Ishim Familja më e lumtur në botë.
Lumturinë tonë, ashtu si të mijra e mijra familjeve shqiptare, e shkatërroi diktatura mizore,
por megjithatë, ne ishim me fat dhe mbijetuam, me ndihmën e Zotit dhe sepse të tre bashkë, Mami, Babi dhe unë e deshëm njëri-tjetrin me dashurinë e Zotit.
Pastaj Familja jonë u shtua dhe prindërit e mi, prej nipave të tyre dhe prej nesh, Skënderit e prej meje, gjetën qetësinë dhe gjithmonë dashurinë.
Ata janë në çdo çast të kësaj jete me ne!
Ndërkohë që prehen në Parajsën e Zotit!
Sepse ishin Njerëz të pastër e të kulluar ashtu si Zoti i lind krijesat e veta!
****
NGUSHELLIME

E nderuar Elida
Pranoni ju lutem ngushëllimet më të thella nga unë dhe Gazeta Dielli për humbjen e Nënës tuaj të dashur, Lili Skënderi.
Shpirti në Parajsë nënës tuaj!
Dalip Greca
Editor i Diellit
Nju Jork, 10 Shkurt 2016

Filed Under: Featured Tagged With: elida bucpapaj, Lili Skënderi, Nena ime, VEHBI SKËNDERI

Tregon ime me këtë histori Agjerimi

July 17, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Muaj i madhërueshëm i Ramazanit në këtë vit përkon me kohën më të gjatë dhe me tamperaturat e larta,por ata që janë të vendosur të agjerojnë nuk i shqetëson ky fakt. Janë disa rregulla të qarta për besimtarët që agjerojnë dhe mund të shfaqen dhe raste që duhet ndaluar agjerimi, ndërsa janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund me besimin e madh tek Allahu.
Ja cfare më trgon nëna ime 74 vjeçare cila me shumë vullnet nuk ka ndaluar për asnjë çast agjerimin për çdo vit si një detyrim i muslimanti. Një i afërm i familjes tonë në vitet 1968 muaj i Ramazanit përkonte si në këtë vit me teperatura të larta dhe ka nisur në muajin korrik në ditët më të gjata. Në vitin 1968 ishte e ndalaur feja, një vit më parë regjimi mundi të frenojë një pjesë të besimtarëve të mos predikonin dhe praktikonin besimin fetar, madje nisën dhe penalizimet për disa nga fetarët që ende kërkonin të udhëzonin besimtarët tek Zoti dhe besimi fetar. Kësisoj njeriu i afërm i familjes sonë me shumë vullnet dhe pa patur frikën nga ndonjë rast që mund të kanosej si besimtar i muslimanit nuk është trembur këtij fakti. Nëna ime tregon se Rexhep Rapa asokohe ishte rreth 50 vjeç dhe punonte ne ara me një pendë qe kafshë punë në ish-ndërmarrjen e fermave. Puna ishte shumë e rëndë lodhja e tepërt, kërkohej punë me orar të zgjatur dhe njeriu që kishte nisur të agjeronte ishte shumë e vështirë në ditët e nxehta, por dhe nga stërmundimi në punët e fermës. Rexhepi do ta niste punën që në orën gjashtë të mengjesit dhe e mbyllte në orën tetë të mbrëmjes dhe për ata që dinin se Rexhepi mbante Ramazan ndiheshin keq nga kjo sakrificë e tij. Mamaja ime më rrëfen dhe faktin e një dite vere nga temperatura shumë e lartë Rexhepit do t’i çahej buza nga mungesa e ujit, ndërsa shokët e diktuan këtë fakt dhe i kërkuan të ndërpresë agjerimin. Por ky njeri shumë i vendosur do t’i përgjigjet se nuk është etja, por lodhja në punët e bujqëisë dhe kështu i vendosur do të arrinte të mbyllte këtë ditë te evshtire duke ruajtur agjerimin e plotë përpos buzës së çarë nga etja ai kishte besimin e madh tek Allahu dhe kjo vendosmëri do të përfundonte me sukses agjerimin ndonëse në ditë tepër të nxehta me temperatura të larta por ndjehej i lumtur. Një fenomen frenues për besimtarët do të ndikonte dhe regjimi, dhe të tillë besimtarë nuk mund të frenoheshin nga askënd për të përçuar besimin e Allahut.
Sot në ditën e festës së Fiter Bajramit ime më është e rrethuar nga fëmijët, nipërit, mbesat si dhe tërë të afërmit dhe feston e gëzuar pas sakrificës së agjerimit. Ndaj nuk do t’i mungonte dhe urimi në këtë ditë të madhe të festës së Fiter Bajramit me urimin: Paqe dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët.

Filed Under: ESSE Tagged With: agjerimi, Ahmet Zani, kete histori, Nena ime, tregon

NËNA IME…

March 8, 2014 by dgreca

Nga Evisa CINA* / Hartford/Të nderuar miq, poetë, shkrimtarë, gazetarë dhe dashamirës të krijimtarisë letraro-artistike, në Diasporë, Kosovë e Camëri, në tërë Botën shqiptare;

Shumicën nga Ju unë nuk i kam takuar kurrë, por ju njoh po kaq mirë, sa ju njeh nëna ime,e  cila më  tregon për ju dhe lexoj shkrime e poezi, nga ju.Unë jam bija  e Mondës, por jam edhe njëri nga miqtë e saj më të afërt  dhe, nga kjo arsye, prej kohësh kam nisur dhe jetoj edhe unë me shqetësimet letrare të nënës sime, përfshirë në këtë fokus, jetën dhe veprimtarinë letrare dhe publicistike.

Shkrimtarët dhe poetët, këta njerëz që kanë superfuqinë shpirtëore të popullit të tyre që i ka rritur dhe mëkuar,  kanë nevojë nganjëherë për përkujdesje sa ka edhe një fëmijë. Sigurisht në raste të veçanta. Dhe misioni i veçantë për kësi përkudjesjeje i takon njerëzve të shtëpisë, njerëzve më të afërt të tyre, siç jam në rastin konkret unë me vëllezërit e mi, por, sigurisht që jeni edhe ju për njëri – tjetrin.E kam vënë re se sa bukur ndrijnë sytë e nënës sime, sapo dikush i ka telefonuar apo ka shkruar diçka për krijimtarinë e saj në fushat që mami im ka më për zemër.Ashtu si cdo fëmijë si cdo vajze që e do jo vetëm si Nënë por edhe si një shoqe, si një bashkëudhëtare në jetë, në sfidat e të papriturat e jetës,-dhe- shpresoj dhe besoj se Ju e dini se sa shumë iu duam ne fëmijët Tuaj, – vecanarisht vajzat. Jo vetëm për atë se cfarë ajo ka bërë për mua, por edhe se kush ajo është për mua- një mike e vecantë dhe një nënë e mrekulleshme. Të jetosh me Nënën time – Raimonda Moisiun – si Nënë por edhe si poete, shkrimtare  do të thotë : Dashuria dhe Mirësia e fatit që më solli në jetë! Sepse është shumë e lehtë të vështrosh sa shumë ajo ka bërë për mua, për vëllezërit e mij, që nga gjërat e thjeshta e deri më të vështirat. E përkushtuar ndaj nesh edhe kur ajo nuk ka kohë për veten e vet, ajo na dëgjon me vëmëndje e kujdes për cdo problem, edhe më të thjeshtin, biles  edhe tani që ne jemi rritur. E përkushtuar jashtëzakonisht në rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë nipërit e mbesat e   saj.Punon shumë, kujdeset që familja jonë të jetë e gëzuar, e sigurtë dhe shtëpia e mbushur plot me dashuri. Na fal cdo gjë nga shpirti e zemra e saj, sa të mundet.

Por unë e kam vënë re këtë shkëlqim të veçantë të syve të nënës sime  edhe kur ajo është duke shkruar në vetminë e saj. Sikur jeton në një botë tjetër, sikur fluturon përmbi retë e botës sonë të përditëshme, e cila, sigurisht që ka dozën e  vet të rëndesës nga fakti se jemi, që të gjithë, njerëz që rrojmë larg e larg mëmëdheut tonë. Në kësi rastesh, kur kundroj mamin tim ndërsa shkruan, apo kur më lexon se çfarë ka shkruar, kur shikoj mënyrën  se si ajo buzëqesh me vete, tret vështrimin, nevrikoset e mbërthen vetullat dhe zbutet sërish, them me vete diçka. Them : lavdi letërsisë dhe publicistikës, që duke i marrë mamait tim nga orët e saja të gjumit, i marrin gjithashtu shumë e shumë nga barra e rëndë e jetës sonë të përditëshme.

Këtë lloj mrekullie jam e sigurtë që e provoni  secili nga Ju, të dashur miq e mikesha shkrimtarë, poetë dhe publicistë kudo jeni,  që lexoni prozën, poezinë dhe publicistikën e nënës sime të shtrenjtë. Që unë e dua diçka më shumë se sa e don secila bijë nënën e saj, por edhe si një menaxhere e botimeve të saj. E dua se unë, në figurën e nënës sime shikoj edhe diçka tjetër. Shikoj një copë të madhe nga Korça. Mami im është një korçare dhe vetë Korca ia mban të mbërthyer me të dyja duart zemrën e saj të bukur.

Pafundësisht të bukur. Gëzuar Festën e Nënave dhe Motrave Shqiptare kudo, në Botë!

*Esse-kushtuar nënës sime-Raimonda MOISIU

(Ne Foto: Kater breza)

Filed Under: ESSE Tagged With: Evisa Cina, Nena ime, Raimonda Moisiu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT