• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHËN NËNË TEREZA – APOSTULLI MODERN I DITËVE TONA

August 23, 2021 by s p

NGA ARGJIRA UKIMERI

FAKTE INTERESANTE RRETH SHËN NËNË TEREZËS

  • Nënë Tereza – misionare dhe humaniste, gjatë shërbimit të saj ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla gjithësej. Së bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerëz të sëmurë në 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femër që trajtonte 47.000 viktima nga sëmundja e Lebrozës, në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur, që ishin lënë rrugëve, duke i rehatuar në 20 shtëpi për pleq. Birësoi 160.000 fëmijë të braktisur dhe illegal.
  • Shën Nënë Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Poashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej me datën shtator nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë.
  • Gonxhe Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), u lind në Shkup. Edhe pse, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti çështjen e personave në nevojë, asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumë gazetarëve për prejardhjen e saj, përgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane, dhe me zemër i përkas Krishtit”
  • Familja BOJAXHIU ishte aq patriotike sa që ka dhënë mjaftë vlera kombëtare dhe patriotike për popullin tonë. Ndikimi i kësaj familje në shoqërinë tonë, pasqyroi jetën dhe edukimin e Nënë Terezës. Vlen të përmendet që familja e Nënë Terezës ka jetuar në Tiranë. Varret e Nënës Drane dhe të motrës Age Bojaxhiu, ndodhen në varrezat e Shales në Tiranë.
  • Në periudhën e komunizmit, Shën Nënë Tereza nuk arriti asnjëherë që të takonte nënën e saj Dranen, plotë 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori që ia refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur nëna e saj ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë rast, kishin ndërhyrë presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parë e SHBA-së Jasqueline Cennedy. Mirëpo, diktatori nuk e pranoi një gjë të tillë. Dëshmitarët e asaj kohe kishin shkruar kështu:  E kemi parë duke qarë dhe duke thënë: “O Zot unë e kuptoi dhe e pranoi këtë vuajtje të nënë lojës sime, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron aagjë tjetër, përpos të më shohë edhe njëherë” – kishte thënë Nënë Tereza.
  • Në jetën e saj si Misionare e dashurisë dhe Humaniste e dalluar, Nënë Tereza mori gjithësej 9 çmime. Mendohet që çmimi më i rëndësishëm në jetën e saj ishte Çmimi Nobel për Paqe më 17.10.1979. Ky çmim, ishte përafërsisht 1 milion dollar. E gjithë kjo shumë shkoi për të varfërit dhe të sëmurët. Poashtu, Nënë Tereza u vlerësua edhe me këto çmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Çmimi Templeton – 1973, Çmimi Balzan – 1978, Çmimi Bharat Ratna – 1980, Çmimi Medal of Freedom – 1985. Ndërsa në SHBA, u vlerësua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndërsa në Kosovë, në vitin 1996 u shpallë qytetare nderi e Kosovës. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratë të veçantë me emrin e saj.
  • Bamirësia nuk njehë kufi as armiqësi. Miqësitë e Nënë Terezës ishin përtej oqeaneve. Miqësia më unike e saj ishte me ikonën e bamirësisë princesën Lady Dayana. Aspak nuk ishin të rralla kronikat e stacioneve më prestigjioze ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy humanisteve. E veçanta e “Zonjave të Hekurta”, është vit-vdekja e njëjtë e tyre.
  • Për herë të parë, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë nga 14-17 gusht të vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrëzuar akoma, zemërgjerësia e saj ishte e atillë. Sepse i kishte falur të gjithë, për atë se çfarë i kishte shkaktuar familjes dhe kombit të saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nënë tereza e kishte takuar edhe të venë e diktatorit Nexhmije Hoxha. Bashkë me të kishte vendosur lule në varrin e bashkëshortit të saj.
  • Vlerësimi më real, dhe më i bukur, ishte ai i ish presidentit të SHBA-ve, BILL CLINTON. Ai ishte shprehur kështu për humanisten: “Nënë Tereza, ishte personi i parë që më bëri ta dua më tepër kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarë rruzulli tokësor humbi një gjigant të epokës sonë. Ku në të njëjtën kohë ishte një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë. Mbretëreshat dhe mbretërit, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe Papët vijnë dhe ikin. Por Nënë Tereza, është një. Jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë, ku ne të gjithë jemi mirënjohës për këtë.  
  • Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza tha kështu: Shkatërrimi më i madh sot është, e qara e një fëmije të pafajshëm, që nuk lindi kurr. Nëse një nënë mund të vrasë një fëmijë brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua? Të vrasim njëri tjetrin. 
  • Në fillimet e saj si Misionare, Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria dhe problemet që shihte në Kalkutë. Prandaj që nga viti 1946, vendosi që të jetoi atje për të jetuar me ta, dhe me problemet që kishin. Ku punoi edhe si mësuese, për ngritjen arsimore dhe intelektuale të këtij vendi.
  • Çdo mëngjes i Nënë Terezës, ishte i bekuar. Sepse çdo mëngjes, lutej dhe dilte rrugëve të Kalkutës, për të gjetur të varfër dhe për të ushqyer ata. Vizitat në familje, kujdesi për të sëmurët dhe fëmijët e prekur nga tuberkuloza, vizita për të moshuarit, e bënin infermierën më humane dhe më njerëzore.
  • Në të gjitha intervistat e dhëna, Nënë Tereza asnjëherë nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Përveç gjuhës amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve të shumta në arkivat e disa shteteve europiane, një ditë para shenjtërimit të saj, Nëna Tereza kishte shkruar një letër për shqiptarët. Në këtë letër shkruhej kështu: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”. Kjo letër u shkrua në dhjetor të vitit 1979, gjatë qëndrimit të Nënë Terezës në Oslo. Përveç kësaj, Nënë Tereza u shkroi letër edhe motrës dhe vëllaut të saj. Në këtë letër thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue. Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty. me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza” 
  • Qysh në moshën 18 vjeçare, kur e la familjen Nënë Tereza nuk u kthye më kurrë. 
  • Në moshën 8 vjeçare, Nënë Tereza humbi të atin (Babain) Nikollë (shkurt – Kolë) Bojaxhiu. Dyshohet që është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë, në atë kohë.
  • Shën Nënë Tereza, humanistja dhe shenjëtorja e dashurisë dhe mirësisë, la gjurmë të thella në mendjen globale. Me veprat e saj, arriti të zhdukë urrejtjen duke mbjellë dashuri, varfërinë duke e kthyer në shpëtim si dhe dëshpërimin në buzëqeshje. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, arriti që për plotë 18 herë të bëhet gruaja më e dashur, më e adhuruar e mbi të gjitha “SHPËTIMTARJA E BOTËS”

JETA DHE VEPRIMTARIA E SHËN NËNË TEREZËS

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind në më 26 gusht 1910 në Shkup. Prindërit e saj Kolë Bojaxhiu ishte me prejardhje nga Mirëdita e Shqipërisë, ndërsa nëna Drane ishte nga Novosella e Gjakovës. E njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte fëmiu i gjashtë i familjes. Një ditë pas lindjes, u pagëzua në Kishën e Zemrës së Krishtit, nga famullitari Dom Zef Ramaj. Poashtu, pirndërit e Gonxhes, kishin 5 fëmijë, ku dy prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme. Nënë Dranja, kishte frikë që mos rastësisht edhe Gonxha do të vdiste, sepse kishte një trup dhe një shëndet të dobët. Por me kalimin e kohës, ajo (Gonxhja) u rrit dhe u zhvillua. Gonxhe Bojaxhiu, kishte një vëlla dhe një motër. Lazri (Vëllau), studioi në Grac të Austrisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake. Mirëpo, për shkaqe politike, emigroi qysh herët në Itali. Ndërsa motra e saj quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj, Kolë Bojaxhiu, merrej me tregti. Përveç tregtisë, ai mblidhte në shtëpinë e tij artistë, muzikantë dhe patriot shqiptarë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Poashtu, edhe gjimnazin e përfundoi në Shkup, në gjuhën serbo-kroate. Në jetën e saj, Gonxhja kishte tri pasione: Të bëhej mësuese, Të shkruante, të recitonte poezi, dhe Të kompozonte e të luante në muzikë. Në moshën 18 vjeçare e mori emrin TEREZË,  kur vendosi të bëhet murgeshë. Më 26 shtator 1928, u bë  BIJË – MOTËR. Ndërsa më 12 shtator 1928, Gonxhja ia kishte shkruar një letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 1928 ”E dashura Teze Lis! Më 26 shtator po nisem prej Shkupit. Nuk mundem mos me iu shkruaj dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, dhe dëshiroj që Zoti t’ju jap gjithçka që ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjërat më të përzemërta, Gonxhja”. Kjo është koha, kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Nëna Drania dhe motra Age, u kthyen në atdhe, në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore. NËNË TEREZA, u vendos në Kalkuta (Indi). Në fillim u bë mësuese dhe shumë shpejtë u bë drejtoreshë e shkollës së vajzave. Nëna Tereza e Kalkutës e themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1951. Qëllimi i themelimit të këtij urdhëri ishte për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve në Kalkutë dhe në mbarë botën. Në vitin 1979, Nënë Tereza e mori çmimin NOBEL PËR PAQE. Përmes këtij çmimi, bota mori njohuri mbi Nënë Terezën dhe prejardhjen e saj shqiptare. Mirëpo, Republika Socialiste, nuk ia ka dhënë asnjëherë mudësinë nobelistes së ardhshme, për ta vizituar familjen. Aq më pak edhe kur nëna e saj vdiq dhe u varros në vitin 1974. Viza nuk iu dha, madje kur fama e saj arriti në katër anët e botës, madje deri në vitin 1990. Nënë Terezë, ishte shqiptarja me trup të vogël, është kthyer në legjendë të gjallë.  Bujaria, Humaniteti, Zemërgjerësia, janë karakteristikat që e veçojnë një person siç është Nënë Tereza. Përmes Durimit, Shërbimit të saj ndaj Zotit dhe dashurisë që tregoi ndaj të varfërve nëpër botë, Nënë Tereza arriti të thyente autoritetin e heshtjes, dhe tregoi armën e vetme, për të zhdukur urrejten dhe hidhërimin në sytë e njerëzve. Këtë e bëri përmes Dhembshurisë dhe Dashurisë që kishte për ta. 

SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – LUTU PËR NE DHE PËR BOTËN MBARË

Filed Under: ESSE Tagged With: Apostulli modern i diteve tona, Argjira Ukimeri, Nene Tereza

Nëna Tereze – jetë për t’u kujtuar dhe dëshmi për t’u imituar

August 20, 2021 by s p

Nga Don Lush GJERGJI  

Ne si Shqiptarë, të krishterë apo myslimanë, Nënën tonë Tereze e kemi njohur mjaft vonë, diku viteve të 80-ta, pas Çmimit Nobel për Paqe (10 dhjetor 1979), edhe pse revista jonë fetare dhe kulturore “DRITA”, prej numrit të parë për Pashkë 1970, pothuaj në çdo numër ka shkruar dhe botuar vështrime, lajme, ngjarje që lidhën për jetën dhe veprën e saj në Kishë dhe në botë. Sipas mendimit dhe vlerësimit tim, lidhja me Nënën Tereze ka pasur këto pesë faza jetësore: Njohjen, nderimin, falënderimin, së fundi edhe përshpirtërinë dhe kultin, imitim dhe përngjasim i saj në jetën tonë të krishterë dhe kombëtare. Pas njohjes kemi ardhur deri te nderimi dhe falënderimi, me emërtimin e shkollave, shesheve, rrugëve, institucioneve kulturore dhe shëndetësore, me ngritjen e shtatoreve në Kosovë dhe më gjerë. Hap i rëndësishëm, ndoshta edhe vendimtar, për krijimin e përshpirtërisë dhe të kultit, të imitimit, është edhe ndërtimi i Shenjtërores dhe katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, bekimi dhe shugurimi i saj, si dhe ndërtimi i kësaj kishe dhe qendre në Dugujevë kushtuar Shën Nënës Tereze nga ana e famullitarit të atëhershëm të Gllaviçicës, tashmë të ndjerit Don Gjergj Gjergjit.  Nënën Tereze Bojaxhiu e kam takuar shumë herë gjatë njohjes, shoqërimit dhe bashkëpunimit me të, në meridianët  të ndryshme të botës, që nga takimi im i parë personal  në Romë më 29 mars 1969. Unë atëherë isha student i vitit të dytë të filozofisë në Universitetin “Urabanian”. Atë e kam shoqëruar në pesë vizitat e saja në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, 1970, 1978, 1980, 1982, 1986; isha me të gjatë Shpërblimit Nobel për Paqe, në Oslo, (10 dhjetor 1979); në shumë vende të Evropës Lindore;  sidomos në Kalkutë dhe në rrethinë ( dhjetë ditë, 1989)… Çdo takim ishte si i pari dhe  i fundit, që më bënte përshtypje thjeshtësia, çiltëria, mirësia, bujaria, duresa, shenjtëria, kujdesi dhe dashuria për të varfër ndër më të varfër, të gërbulur, ata që askush nuk i donte, sidomos kujdesi, vëmendja, shërbimi dhe dashuri shembullore për çdo njeri,  aftësia e saj për të vuajtur dhe vepruar për kthimin e dinjitetit dhe personalitetit bazik të çdo njeriu, veçmas të atyre në buzë të vdekjes, për të gërbulur dhe të përjashtuar, për mbarë njerëzimin.  Gjithnjë kam studiuar dhe hulumtuar për rrënjët, burimin, zanafillën e këtij përkushtime dhe dashurie kaq prekëse dhe tërheqëse për mbarë botën. Përfundimi im është ky: janë dy burime unike që e kanë përgatitur dhe dhuruar atë gjithë botës:  

  • tradita dhe përvoja kombëtare ilire, arbërore, shqiptare, në familje dhe në famulli,  që mbështetet në këto parime të shenjta dhe domethënëse: “Bukë, krip dhe zemër”, dhe: “Shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”; “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë” 
  • si dhe përvoja dhe jeta e dashurisë së krishterë në familje dhe në bashkësi famullitare, porosia e Jezusit i cili identifikohet me çdo njeri: “Çka do bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjlit, e  bëtë për mua” (Mt 25, 40).  
  • Ajo ishte Dashuria në veprim, siç e kam definuar unë. Me 17 libra kushtuar Nënës Tereze, të përkthyera në shumë gjuhë botërore, jam munduar t’i dokumentoj dhe argumentoj këto dy burime të pashtershme për Nënën Tereze: Zotin – Dashuri dhe Vëllaun apo Motrën Njeri. 

    Nëna Tereze është paradigmë e interkulturalizmit, shkëmbimit dhe pasurisë gjithnjerëzore, sepse ajo na ka mësuar dhe dhuruar pesë shkallë themelore të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërnjerzore, si parakusht thelbësor për takim, bisedim, dialog, komunikim dhe bashkim. 
  1. Për Nënën Tereze, çdo njeri është para së gjithave Njeri, si unë dhe si ti, pra, me dinjitet dhe personalitet që duhet ta çmojmë, nderojmë, pranojmë, pa asnjë përjashtim etnik, gjuhësor, gjinor, kastor, fetar, ashtu si është, në kërkim të mirës, vërtetës, jetës, mirësisë dhe dashurisë universale. 
  2. Hapi i dytë i Nënës Tereze është edhe më cilësor dhe përmbajtësor: çdo njeri është Vëllai apo Motra ime, sipas mësimit dhe frymëzimit të krishterë. Feja matet nëpërmjet dashurisë, dhe dashuria për Zotin kalon nëpër “shkallët” e dashurisë për kryeveprën e tij, njeriun. Nëse Zoti është Krijuesi dhe Shpëtimtari i çdo njeriu, pra, i njerëzimit, atëherë ne duhet ta shohim, njohim, duam dhe shërbejmë çdo njeri – si vetë Zotin. 
  3. Kjo bindje, përcaktim dhe orientim i Nënës Tereze, sjell të shkalla e tretë: çdo njeri nuk është vetëm njeri, Vëlla apo Motër, por vetë Jezu Krishti, dhe çka do që bëjmë, ana pozitive, apo nuk bëjmë, ana negative, për Njeriun, bëjmë apo nuk bëjmë, për vetë Zotin. Ky është vlerësimi i Zotit për jetën dhe veprimtarinë tonë, tani dhe në amshim. Masa e Zotit është vetëm një – dashuria, si dhe gjuha e Zotit, është  po ashtu një – ajo e dashurisë. Jemi të lumtur vetëm kur jetojmë në dashuri – marrim dhe japim dashuri njëri – tjetrit. 

    Prandaj, Dashuria është sinonim i Zotit, do të duhej të ishte edhe i Njeriut. 

    Këto pesë shkallë, të mbështetura në  takim, bisedim, dialog, komunikim dhe  bashkim në dallime, kanë krijuar dy shtyllat bazike të jetës dhe veprës së Nënës Tereze: kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë. Pa këtë dy elemente thelbore, nuk ka interkulturim, integrim, harmoni mes njerëzve, etnive, feve, botëkuptimeve të ndryshme, në krijimin e asaj që është detyra dhe mundësi për të gjithë: bashkimi në dallime. Ose do ta synojmë dhe krijojmë këtë, ose do të rrëshqasim në skajshmëri të ndryshme, gjithmonë në dëm tonë dhe të tjerëve. 

    Pa takime, bisedime, dialogje, komunikime dhe bashkime në dallime, mendjen tonë e ngarkojnë dhe robërojnë paragjykimet, vlerësimet intuitive, tashethënat, përgojimet, ngurrtësia e mendjes dhe  akulli i zemrës, kështu që jetojmë pa ndonjë shije dhe kuptim, domethënie, kënaqësi, lumturi, mbi të gjitha pa dashuri.  

    Bota e sotme nuk është e lirë nga robëritë e ndryshme, dhe si e tillë, as e mirë, sepse mungon hapësira e jetës së përbashkët, njerëzimi në kohën tonë është i robëruar nga pesë “diktatorë” të pavetëdijëshëm, që janë: materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik, që rrënojnë vlerat dhe virtytet njerëzore, morale dhe fetare, me këtë vetë njeriun, duke ia marrë “frymën” e shpirtit, qenësoren, thelbësore, kryesoren, të Vërtetën dhe Dashurinë. 

    Nëna Terze me jetën dhe veprimtarinë e saj të bujshme, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përmbajtjen e  interkulturit universal, duke u bërë dhe mbetur rrugë, frymëzim, paradigmë e një botës së re, më njerëzore, ku ka vend, hapësirë, mbi të gjitha kujdes dhe dashuri për të gjithë. 

    Ja pesë pikat dhe risitë kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Nënës Tereze për ne dhe për mbarë njeëzimin. 

    Risitë dhe porositë e Nënës Tereze për ne 
    1. Feja – kërkim, shpresa – veprim dhe dashuria – flijim dhe dhurim 

    Ndër risitë më të rëndësishme që kam hetuar unë janë këto: feja – që për Nënën Tereze ishte kërkim i Zotit në Njeriun dhe i Njeriut në Zotin, në çdo fazë të jetës së saj dhe për çdo njeri pa dallime dhe përjashtime. E kishte kërkuar Zotin dhe thirrjen, planin e tij prej moshës 12 deri 18 vjeçare, kur kishte vendosur plotësisht t’i kushtohet atij: “Dua të bëhem motër misionare për t’i ndihmuar të varfrit e botës” (Letnicë, 14 gusht 1928). Gjatë 18 viteve si “Motër e Loretos”,  dhe së fundi prej vitit 1950 e deri te kalimi në amshim, 5 shtator 1997. Kurrë nuk e ka ndarë Zotin prej Njeriut dhe Njeriun prej Zotit dhe mu për këtë jetonte me Zotin dhe për Zotin, me Njeriun dhe për Njeriun. 

    Shpresa – veprim, gjithnjë dhe kudo, me dashuri dhe për dashuri, me parimin: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne.” 

    Dashuria – flijim dhe dhurim pa kursim për t’u bërë dhe mbetur Nëna e Dashurisë, sipas tri parime të shenjta: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim.” “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën.” “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes.” 

    2. Nëna universale – universalizmi i jetës dhe dashurisë  
    Misioni i Nënës Tereze është Dashuria, vend-veprimi është bota, mbarë njerëzimi, metodologjia është dëshmia e krishterë, qëllimi është lehtësimi dhe pakësimi i vuajtjeve, mënyra është pjesëmarrja e plotë dhe e lirë në jetën e tyre, të privilegjuar janë të braktisurit dhe të dëbuarit e botës. 
    Risia e dytë e Nënës Tereze ishte UNIVERSALIZMI në çdo kuptim dhe drejtim kohor dhe hapësinor në dy parime themelore: Për Zotin – Dashuri dhe Njeriun – Vëlla apo Motër, pra, i jetës dhe dashurisë. Askush në historinë e njerëzimit, as në atë të krishterimit, nuk kishte nisur dhe zbatuar një vepër të tillë pa kurrfarë përjashtimi kombëtar, fetar, gjinor, kastor, shoqëror, dhe vetëm ajo kishte arritur që t’i bashkonte të gjithë, hinduistët, budistët, myslimanët, të krishterët, ateistët, agnostikët, me fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë. Ajo nuk kishte për qëllim kthimin e të tjerëve në fenë e krishterë, në Kishën Katolike, por “që të jetë në mesin e tyre rrezja e Pranisë dhe e Dashurisë së Zotit, që t’ ua dhurojnë të gjithëve Zotin – Dashuri – Atë.” 
    Qëllimi i saj, pra, ishte diçka tjetër, dashuria dhe prania e Zotit në botën e sotme, sidomos ndër të varfrit më të varfër, të braktisur, të gërbulur, njerëz të përbuzur dhe të përjashtuar nga jeta e rëndomtë, për të drejtën më madhe dhe shenjte: për lumturi dhe dashuri. 
    Kjo  nevojë, e drejtë, mundësi, detyrë, synim, qëllim, sot shkelet anekënd botës me shumë mënyra dhe mekanizma, duke mos e kuptuar dhe pranuar se dallimet janë begati, pasuri, përplotësim, mundësi pozitive dhe konstruktive për të gjithë. 
    3. Vuajtja – bekim e jo mallkim 
    Risia e tretë e Nënës Tereze është kjo: vuajtja, pësimi, mjerimi, varfëria, gërbula, Sida, si dhe çdo pësim tjetër, nuk është mallkim, dënim i Zotit, por hir, mundësi për ta treguar dashurinë ndaj Jezusit që vuan në njerëz të tillë. Ajo thoshte kështu: ”Të varfrit na japin ne shumë më tepër, na dhurojnë mundësinë që konkretisht ta duam dhe ta shërbejmë Jezusin i cili pëson në ta. Ata na japin falënderimin… Paqja do të vijë në botë nëpërmjet të varfërve. Të varfrit janë të detyruar të jenë të tillë, ndërsa ne jemi të varfra për dashuri ndaj Jezu Krishtit dhe për t’i kuptuar deri në fund ata që nuk kanë asgjë duke jetuar si ata dhe me ata… Jepni duart tuaja për shërbim të varfërve, zemrën tuaj për t’i dashur të varfrit. Dashuria e vërtetë është gjithmonë flijim dhe dhurim. Kur nuk kam asgjë, atëherë jap gjithçka, sepse dhuroj vetveten” 

  4. 4. Dhurim falas dhe në tërësi 
    Risia e katërt e Nënës Tereze është dhurimi falas dhe në tërësi, me dashuri dhe për dashuri, me hare dhe falënderim. Ajo shpeshherë thoshte kështu: “Nëse nuk mund të bësh asgjë për të tjerët, atëherë së paku buzëqeshu, sepse kjo nuk të kushton asgjë, por jep shumë. Gëzimi duhet të jetë një ndër thesaret e jetës sonë… Kështu më thoshte Nëna Loke: ”Gonxhe Gjyli, bija ime, ose bëre këtë punë me zemër, ose mos e bën aspak!”. 

    Dhe vazhdon kështu: ”Unë ju kam thënë motrave përgjegjëse për bashkësitë tona: Bota është plot mjerime, vuajtje, pikëllime. Ne duhet të dalim në botë për ta pakësuar vuajtjen, për të qenë rrezja e Dashurisë së Zotit… Jepe pjesën më të mirë të vetvetes, zemrën, dashurinë…” 

    Dhe ja, prapë mrekullia e dashurisë dhe e shenjtërisë: Më e varfra e botës, Nëna Tereze, më së shumti i ka ndihmuar të varfrit e botës, jo vetëm në anën materiale, por edhe më tepër në atë shpirtërore, sepse është dhuruar falas dhe tërësisht, me gëzim dhe me dashuri të plotë Zotit  nëpërmes njeriut. 

    5. Kontemplative – aktive në botë  

     

    Risia e pestë e Misionareve të Dashurisë është kjo: të jenë kontemplative aktive në botë. Kjo do të thotë të jenë tërësisht të kushtuara Zotit në lutje, meditim, adhurim, pendesë, dhe si pasojë e kësaj jete shpirtërore, të jenë edhe aktive në botë me dashuri vepruese.  

    Kontemplative – aktive domethënë ta kërkojmë, gjejmë, shërbejmë Zotin jo vetëm në çaste të kushtuara atij, në jetën tonë shpirtërore, por gjithkund dhe gjithnjë, pikërisht me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë. 

    Nëna Tereze thoshte: ”Nëse e njohim, duam, adhurojmë, ushqehemi me Jezu Krishtin vetëm në meshë, në Kungim, është tepër pak. Ne lutemi, meditojmë, adhurojmë, marrim pjesë në meshë, e marrim Jezusin në Kungim në zemër për ta vazhduar këtë kërkim dhe shoqërim me të në përditëshmëri. Nëse e gjejmë dhe shërbejmë Jezusin në të varfrit tanë, atëherë jemi kontemplative në mesin e botës.. Prej Jezusit në Eukaristi, kalojmë në Jezusin Vëlla apo Motër – Njeri…” 

    Ndërsa bashkësitë tjera rregulltare ndahen në dy kategori, aktive apo vepruese në botë, nëpër  famulli, shkolla, spitale, institucione të ndryshme, dhe kontemplative, të mbyllur dhe të kushtuar tërësisht vetëm jetës shpirtërore, Nëna Tereze ka gjetur modelin e ri që këto dy lloje jete dhe kushtimi të bashkohen në një me harmoni dhe veprimtari mahnitëse. 

    Për këtë Nëna jonë Tereze ishte dhe gjatë do të mbesë “Ungjilli i gjallë”, risia ungjillore dhe “Misionarja e Dashurisë”, Nëna e botës së mjerimit, tash Shenjtëresha e Dashurisë. 

    Ajo bindshëm ka dëshmuar që krijimi i njeriut, familjes, shoqërisë së re, është i mundshëm dhe ka dy shtylla, binare, orientime: Zotin dhe Njeriun, kurse mënyra e realizimit është prapë e dyfishtë: feja dhe dashuria. 

    Të besosh në Zotin, e mos të besosh në njeriun, është utopi, vetëmashtrim, tradhti, si dhe ta duash Zotin, e mos ta duash Njeriun, është lëshim gabim, mëkat. 

    Me Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën Njeri – çdo gjë është ndryshe, më e mirë, më njerëzore, më e bukur, burim lumturie dhe  frymëzim dashurie. 

    Prishtinë, gusht 2021                                                                                           Don Lush GJERGJI                                                   

Filed Under: Featured Tagged With: Nene Tereza

MOTHER TERESA: FROM SAINT TO SINNER AND BACK AGAIN

August 19, 2021 by s p

Dr. Stuart Derbyshire

Associate professor of psychology at the National University of Singapore

Gëzim Alpion’s previous monograph on Mother Teresa – 2007’s Mother Teresa: Saint or Celebrity? – painted a far from favourable portrait. Alpion described how Teresa had carefully managed her image and ‘brand’ in a similar way to modern celebrities. And he cast her as self-serving and somewhat narcissistic. Alpion’s latest work, Mother Teresa: The Saint and Her Nation, is much more sympathetic towards its subject. In part, this is because Alpion has access to new information and sources. Both Celebrity and Nation place great emphasis on the early part of Teresa’s life, from her birth on the eve of Albanian independence in 1912 to the death of her father when she was 12 years old. And both explain Teresa’s calling and commitment to God as her way of managing her grief. But whereas Celebrity never questioned Teresa’s religious commitment, Nation describes her faith as tormented and plagued by doubt. This shift in perspective is mainly the result of the discovery of a family member previously unknown to Alpion. Teresa’s first cousin, Filomena, who lost her parents and siblings to the Spanish flu, was taken in by Teresa’s mother in 1922. Filomena and Teresa then shared a room for six years and became close enough to consider each other sisters. Alpion travelled to Melbourne to interview Filomena’s surviving family members (she settled in Australia in 1952, and died in Melbourne in 1979). He was also able to review archival documents with new details about Teresa’s background, as well as personal correspondence between Teresa and Filomena. This new material has resulted in some factual changes. For example, in Nation, Teresa is referred to by her childhood name, Gonxhe, rather than Agnes, as in Celebrity. Nation explains that Gonxhe was the name Teresa believed her father gave her, and it was the name she grew up with and the one used by her family members throughout her life. In addition, Alpion also uncovered new material regarding Teresa’s grandparents, which is where Nation really starts to diverge from Celebrity. Celebrity framed Teresa as a product of ‘celebrity culture’, and explored how she actively constructed her celebrity status. Nation, in contrast, seeks to understand her in terms of her cultural and genetic inheritance. Teresa’s Albanian ancestors were among the many Roman Catholics forcibly evicted from Kosovo in 1690, during the period of Ottoman rule. Alpion explains that many refused to ‘forget the places they had been forced to leave behind in Kosovo’. And so, when it was relatively safe to do so, they migrated back. Teresa’s grandparents did precisely this in the mid-19th century. The move was not to last. Teresa’s paternal grandfather, Ndue, was almost certainly involved in one blood feud following the murder of his father, after which he was probably paid off to put an end to any vendetta. Any payment, however, is unlikely to have been sufficient to fund the large house that Ndue built in Kosovo. Rumours spread about a second blood feud, along with more outlandish claims of Ndue being a middleman for feuding families, or even a hitman. In his late sixties, Ndue avenged his father’s death and was then himself killed in retaliation. The blood feud continued via Ndue’s 16-year-old son, who quickly avenged his father’s death only to be himself killed shortly afterwards. Teresa’s grandmother and her remaining two children fled Kosovo and returned to Albania in the early 1890s. Alpion argues that we can understand Mother Teresa ‘through the study of a special “DNA”… so-called “sociological fossils”. Such “fossils” are transmitters of a collective depository, which – sedimented in the subconscious of the members of a particular group – are perpetually passed from one generation to another.’ Alpion argues that these ‘sociological fossils’ – from the long history of Albanian Catholics’ repression to the painful experience of her father’s death – compelled Teresa towards spirituality. By the age of 12, death, mourning, mystery, intrigue and religion had become fixtures in Teresa’s life. It was then that she announced her wish to become a nun, a wish she fulfilled six years later. Teresa characterised this ‘first call’ to God not as a ‘vision’, but as an epiphany. Alpion says this was ‘a subconscious reaction to what was going on in her worldly life when she was becoming a teenager’. Alpion also reveals that Teresa’s effort to resolve her grief through spirituality was never entirely successful. Throughout her life as a nun, Teresa suffered from the ‘dark night of the soul’, doubting God’s existence and questioning her faith. In 1946, Teresa witnessed the Day of the Great Killing in Calcutta, the huge Hindu-Muslim riots in Bengal, India, which left between 5,000 and 10,000 dead. This triggered a ‘second call’ to deepen her devotion to Jesus in service to the poor, and to overcome her ‘dark night of the soul’. Teresa then left her Loreto convent, moved into the slums of Calcutta, and continued her own version of missionary work through her Missionaries of Charity, founded in 1950. Nation casts Teresa as a vehicle through which psycho-social events play out. This makes her more passive than the Teresa of Celebrity, who was an active creator of a persona. In Nation Teresa is no longer acting to protect her celebrity image. Instead she’s motivated by a ‘fossilised’ psychosocial desire to protect her family honour and heritage: ‘Rather than simply an indication of her modesty or piety, her reticence about her private life and family members was related to three “weakest links”. She avoided talking about her childhood as she never came to terms with losing her father. She kept quiet about her brother because he had served in Mussolini’s army. She remained silent about her mother and sister, living in Tirana during the Communist regime, [so as] not to make their life more difficult.’ The Teresa of Nation is a far more sympathetic figure than that of Celebrity. For example, when the then president of Albania, Sali Berisha, offered Teresa an apology for the mistreatment she and her family suffered under the Communist regime, Alpion writes that the ‘offer was declined by the nun with her characteristic humbleness by saying that she had forgiven them all’. The Teresa of Celebrity was never humble, let alone possessed of ‘characteristic humbleness’. What’s remarkable about all this is that Alpion never addresses the profound alteration in his view of Teresa in Nation. Celebrity is not indexed, and is only mentioned in Nation once – in the short conclusion. One might even think the two books were written by separate authors, except for the fact they share the same difficult, dense style. Nevertheless, serious scholars and casual readers alike will find much to ponder in Nation – a book that at the very least enriches our understanding of one of the 20th century’s most enduring figures.

Source: https://www.spiked-online.com/2021/08/16/mother-teresa-from-saint-to-sinner-and-back-again/

Filed Under: Komente Tagged With: Dr. Stuart Derbyshire, Gezim Alpion, Nene Tereza

AKADEMIKU SHQIPTARO-BRITANIK, GËZIM ALPION NDEROHET ME “MEDALJEN NËNË TEREZA”

July 28, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli/

Ditën e martë, më 27 korrik, 2021, studiuesit shqiptaro-britanik GëzimAlpion, sociology në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombtarisht i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta me motivacionin:  “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën Nenë Terezës, duke e  lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë botën. I  vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nenë Terezës dhe si një ndër njohsit më inteligjent dhe më të mprehtë të kultures shqiptare”. Në njoftimin me ketë rast thuhet se, Sipas dekretit No. 13163 të datës 14 Korrik 2021, dekorimi është pra, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e çmuar akademik të Profesorit Alpion, në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit, si dhe promovimin e Shën Nënë Terezës duke e lartësuar nivelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë botën.   Z. Alpion, thuhet më tej në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, “Është vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nenë Terezës dhe si një ndër njohsit më inteligjent dhe më të mprehtë të kultures shqiptare”. Siç dihet, ‘Medalja Nënë Tereza’ është një nga çmimet më të larta që akordohet nga Presidenti i Shqipërisë.  Sa  për të pasur një ide dhe për informacion të lexuesit,  disa nga personalitetet e huaja dhe shqiptare që janë nderuar me këtë çmim të Republikës së Shqipërisë, ndër vite, përfshijnë Kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesić, Presidentin e Lituanisë Valdas Adamkus, Presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli, Mary Jean Eisenhower, Kryetare e Programit ‘People to People International’ (PTPI), i krijuar në vitin 1956 nga gjyshi i saj Presidenti Dwight D. Eisenhower, dhe ish-Senatori amerikan, Sam Brownback, Ambasadorii SHBA-së për Lirinë Ndërkombëtare Fetare. Në njoftimin për media për dekorimin e Profesorit Gëzim Alpion me “Medaljen Nenë Tereza”, thuhet se kjo është hera e dytë që Profesori shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet në Shqipëri. Në vitin 2019, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i akordoi Z. Alpion çmimin, “Ambasador i Kombit”. Libri më i ri i Profesorit Alpion titullohet “Mother Teresa — The Saint and her Nation”, ose “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi I Saj”, botuar një vit më pare nga shtëpia botuese britanike “Bloomsbury”. Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëreshadhe kombi isaj e autorit Dr. GëzimAlpion | Gazeta Telegraf. Ky  libër është i pari i këtij lloji, në anglisht, që e trajton Nënë Terezën në kontekstin e rrënjëve të saja etno-shpirtërore, duke e  shikuar misionin dhe thirrjen e saj fetare prej murgeshe,  si një pasqyrim I histories së trazuar të popullit shqiptar gjatë dymijëvjetëve të kaluara.  Dr. Alpion sugjeron, në librin e tij, “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj”, se ekziston nevoja për studime objective të mëtejshme që të pasqyrohet roli vendimtar i fesë, gjatë shekujve, në përcaktimin e identitetit kombëtar, por  edhe roli fetar në justifikimin e aneksimeve territorial të rajonit të Ballkanit. Dekorimi i Akademikut shqiptaro-britanik, Profesorit Gëzim Alpion nga Presidenti i Repiublikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta është një nder për të dhe për punën e tij prej akademiku – i cili duke e paraqitur Nenë Terezën në konteksin e rrenjëve të saja etno-shpirtërore i paraqet, njëkohësisht,  botës një frymë të njomë, më fisnike dhe më frytdhënse, se ato për të cilat fatkeqsisht na njeh bota si shqiptarë, për arsye të histories tone të shekullit të kaluar por edhe më mbrapa. Prof.  Gëzim Alpion — duke u folur të huajve dhe duke shkruar për Nenë Terezën në gjuhën e tyre — ai po ben një shërbim të madh për t’i kujtuar botës anglisht-folëse, traditat dhe zakonet tona shekullore të cilat mund të jenë ndryshkur gjatë shekujve, duke zbuluar kështu –sidomos për të huajt por edhe për shqiptarët –bukurinë që fshihet në thellësitë shpirtërore dhe stërgjyshore të Kombit shqiptar, ashtu siç pasqyrohen edhe nga jeta dhe veprimtaria e Shën Nenë Terezës. Urime Prof. Dr. Gëzim Alpion. Një dekoratë e merituar. Kush është Prof Dr. Gëzim Alpion: Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Neëman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham.  Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e  Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale,  Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Birminghamit.  Specializimet e  Profesorit Gëzim Alpion janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median,  filmin dhe autorësinë.  Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën anglisht, i jetës dhe i veprimtarisë së Shën Nënë Terezës dhe është, njëkohësisht,  edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Gezim Alpion, Frank shkreli, Nene Tereza

Aeroplani i parё me emrin ‘Nёnё Tereza’

July 22, 2021 by s p

Prishtinë, 22 Korrik 2021 – Tri kompanitё: Air Munich, Reisseburo Prishtina dhe My Sky, sjellin aeroplanin e parё me emrin ‘Nёnё Tereza’.  Kёto kompani kanё brenduar aeroplanin e tipit A319 si ‘My wings’ i cili do tё operoj shumicёn e fluturimeve tё kёtyre kompanive nga dhe pёr nё Aeroportin Ndёrkombёtar tё Prishtinёs ‘Adem Jashari’.Ky aeroplan pati fluturimin e parё sot mё 22 Korrik 2021 nё  ANP ‘Adem Jashari’ nё orёn 15:15. 

Filed Under: Uncategorized Tagged With: kosova, Nene Tereza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT