• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Nisën Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë

August 26, 2017 by dgreca

-Hapet ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”/

1 kameraekspozita21 marjan imzot-Të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra/

2 marjan Dom Lushi4 Soprano1 dila Marjan

PRISHTINË, 26 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë të Shtunën me 26 Gusht  nisën “Ditët e Nënë Terezës” në katedralen me emrin e saj, ku janë të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ndodhen në këtë kohë vere në Kosovë. Mes tyre, ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila është Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji,  mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ipeshkvia e Kosovës thekson se dita e sotme shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet në 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Për sot në mbrëmje në Katedrale ishte përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës.

Sonte në Katedrale u hap edhe një ekspozitë fotografishë dokumentare që nga vënia e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza. Fotografitë janë të autorit Sakip Imeri.

Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.

Kremtimi fillon me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedrales, në 26 gusht. Në këtë ditë, nga ora 18:00, në Katedrale do ketë do ketë takim lutjeje dhe meditimi me Nënë Terezën.

Në 2 shtator bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.Pjesë e veprimtarive sot ishte edhe ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, e cila u hap pasdite në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëorganizim me  Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve  në Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.

Fjalë rasti mbajtën përfaqësuesit e tre institucioneve bashkëorganizuese.Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017. Korrespondenti I Diellit, Behlul Jashari, do të përcjellë të gjithaveprimtaritë që do të organizohen në Javën kushtuar Shenjtëreshës me gjak shqiptar.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, Nënë Terezës, nisen Ditet

U mbajt në Nju Jork Turneu i 8-të i Golfit, kushtuar Nënë Terezës

July 12, 2016 by dgreca

*Ky Turne, i Teti në radhë, u mbajt  në kuadër të Kanonizimit të Nënë Terezës në Selinë e Shenjtë/

*Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë./

*Veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, dhurojë 18 mijë dollarë, për  dritaret e Katedarles Nëna Tereze në Prishtinë/

* Ashtu si vitin e kaluar mori pjesë dhe kampioni i  Vallëzimit me Yjet – “Dancing With the Stars ” – në SHBA, Tony Dovolani/

Nga Beqir SINA, New York/

ORANGETOWN NY : Ndërtimi dhe përfundimi i Katedrales Nëna Tereza, që gjendet në qendër të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës – varet vetëm nga donacionet dhe përpjekjet për mbledhjen e fondeve publike, për mbështetjen e saj, për shkak se kishat dhe katedralet nuk marrin fonde qeveritare, për ndërtimin e tyre.

Objekti , i cili është fetarë, dhe u shërben besmitarëve katolik shqiptarë dhe të huaj në Kosovë, është ndërtuar vetëm me ndihmat, ka thënë Ipveshku i Kosovës Imzot Gjergji, i cili ka veçuar ndihmat e mëdha të shqiptarëve të Amerikës, të cilët përafërsisht kan dhuruar afro 2 milion dollarë.

Kurse, qytetarët prezencën e Katedrales në qendër të Prishtinës e konsiderojnë si një imazh evropian, duke theksuar diversitetetin fetar e kulturor që ekziston në Kosovë.

Për të 8-in vit radhazi në pjesën e lartme të New Yorkut, u “ngjitën”, dje golfistët shqiptarë dhe amerikanë, për të mbajtur turneun e golfit,”Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, e cila është dhe veprimtaria më e madhe sportive në komunitetin shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e saj të shkojnë në një bamirësi.

Duke e bërë këtë lloj sporti një aktivitet ku shqiptarët e Amerikës, për çdo vit mbledhin ndihma për ndërtimin e Katedrales së Nëna Tereses në Prishtinë, të cilat thuhet se i kan kaluar mbi gjysmë milioni dollar.

Dhe, këtë e kan bërë me anë të këtij turneu, ose Golfit,  i cili njihet si një nga sportet që thirret si sporti i “aristrokatëve”, dhe që i përket shtresës së të pasurve, ngaqë ky sport vazhdimisht, ka tërhequr biznesmenët, në disa raste këtu në SHBA-ës, edhe anëtar të komunitetit shqiptarë, të cilët jan edhe anëtar të klubeve amerikane të golfit .

Mirëpo për, mbdhejn e këtyre ndihmave, duket se ka punuar dhe është i përkushtuar edhe themeluesi dhe oragnizatori i turneut fondmbledhës të Golfit, për të ndihmuar me këtë rast deri në përfundimin e ndërtimit të plotë të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, me familjen e tij, bashkëshortën Gloria, dhe fëmijët.

Ai, në organizimin e këtij turneu, gjithashtu ka pasë mbas vetes edhe ndihmën e pa kursyer nga dega e Vatrës në Hudson Valley në Nju Jork, dhe Rrrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, e Kanada, pjesë e të cilës është edhe kryetari i tyre Elmi Berisha, por dhe të vatranëve të tjer Sejdi Husenaj, Sabit Bytyçi, Simon Qafa, e vëllezërit e tij, si dhe veprimtarëve të tjerë, të komuniteti, miq e shok të Rajës, shqiptarë e amerikan.

Këtij aktiviteti i kontribojnë shumë në mbarvajtjen e tij, në grumbullimin e donacioneve  edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze shit-blerje makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, e pasuri të patundshme, ndërtim banesash, restorantet dhe kompani të ndryshme tepër të njohura, edhe biznesmen dhe kompani amerikane.

Turneu i 8-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, u mbajtë të hënën, më 11 korrik,  në fushën e golfit  “Blue Hill Golf Course” të Orangetown – New York:

Regjistrimi i turneut filloi në orë 11:00 deri në orën 12:30 pasdite.

Ndërkohë, Turneu zgjati deri në orën 5:30, koha sa filloi të shërbehet darka, në të cilën ishin të përfshirë pijet(verë e raki) dhe ushqimet tradicionale shqiptare( byrek, turshi, djath, ullinje dhe bukë ), dhuruar këto nga disa restorantet shqiptare, që janë për rreth zonës Orangetown në New York, ku mbahet turneu.

Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Ata luajtën gjatë gjithë ditës në garë mes njeri tjetrit, të ndarë sipas regullave në ekipe me nga, dy, tre dhe katër veta. Në fund të turneut  zhvillua loja e fatit, si dhe u ekspozuan – e u shitën disa piktuar të piktores Katerina Hoti dhe një galeri fotostudio.

Turneu u mbajt mes një atmosfere më shumë dëfryese, sportive dhe festive.Në fund të aktivitetit, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë me fjalime të shkurtëra e  ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive.

Këtë turne në mbyllje e përshëndetën dhe i uruan suksese organizatorve në emër të meshtarit Dom Pjetër Popaj, anëtarët  e Këshillit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, kryetari i saj zoti Marijan Cubi, Mëhill Gjurraj, Pashkë Maksuti, Fran Çotaj, Gjergj Paloka , Mëhill Velaj, e të tjer.

Turneu i cili tashmë për çdo vjet rritet dhe po merr formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine, ka edhe rëndësinë e tij.Këtë vit, i përcaktuar nga dy qeveritë shqiptare, Kosova dhe Shqipëria si “Viti i Nëna Thereses” kushtuar Shejtërimit së nobelistes shqiptare, Nëna Tereses, ky aktivitet s’ka dyshim që mori një rëndësi e vëmendje të veçantë, ku folësit ia kushtuan fjalimet e tyre dhe donacionet, asaj.

Anton Raja me familjen e tij, i cili ka themeluar dhe mban mbi shpatullat e tij organizimin e shkelqyer të këtij turneu, te suksesshëm,  ka bërë gjithëçka që të kënaqi golfistët, dhe t’ju krijojë qindra  pjesmarrësve, shumica e tyre natyrishtë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të – të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme. Duke u orfuar atyre jo vetem një lloj dëfrimi sportiv, por t’ju jap me këtë rast edhe një shije tradicionale shqiptare, me ushqimin dhe pije, për të ofruar sado pak  atë dashurinë e mallin për vendlindjen për nga ngjashmëria e natyrës me pyjet, liqenjët, gjelbërimin e pafund me: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.“Çdo sport kërkon aftësi të veçanta, por për golfin duhet pasioni, precizioni dhe shumë stërvitje. E bukura e këtij sporti është se golfi në të gjithë botën ndërtohet në vendet më të bukura të natyrës, dhe,  është një sport shumë i shtrenjtë, sport ky që shpesh herë i kushtohet fondeve për bamirësi”, thotë një i apasionuar i golfit, Sejdi Husenaj, pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu për çdo vit.Në fund të turneut të 8-të të golfit  në fushën- “Blue Hill Golf Course” të Orangetown – New York – duke përmbyllur këtë aktivitet të bukur, të komunitetit shqiptarë në SHBA, përgëzoi njeri tjetrin, dhe uruan njëri tjetrin për suksese dhe vazhdimin e këtij turneu tashmë të bërë tradicional

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, kushtuar, ne Nju Jork Turneu i 8-të i Golfit, Nënë Terezës, u mbajt

Një park, në qendër të Torinos, merr emrin, e Nënë Terezës

September 15, 2015 by dgreca

 Më 4 shtator 2015, Bashkia e Torinos i dedikoi Nënë Terezës një park publik në qendër të qytetit, në një lagje multietnike, ashtu si ka qënë edhe jeta e të Bekuarës. E kërkonin prej dy vitesh shoqatat “Nënë Tereza”, Art@mia dhe “Infiniti Mondi onlus”/
Nga  Andrea Skanjeti /

immagine11.jpg
Më 5 shtator 1997, Urdhri i Misionareve të dashurisë humbi themeluesen e tij, bota mbarë humbi shenjtëreshën e kohërave moderne, populli shqiptar, kudo që ndodhej, humbi ikonën e dashurisë: Nënë Terezën. Mirëpo, shumë shpejt e kuptuam që, edhe pse kishim humbur një “drejtues” apo “barì”, kishim fituar një shembull, një shembull jete që mund ta ndjekë – dhe në fakt kishte filluar ta ndiqte – kushdo: një hindu që dëshiron të bëhët një hindu më i mirë, një mysliman që dëshiron të bëhët një mysliman më i mirë, apo një katolik që dëshiron të bëhet një katolik më i mirë, sepse kjo ishte dëshira dhe misioni i Nënë Terezës në këtë botë Shumë shpejt, në vendet shqipfolëse e jo vetëm, u shkruan libra nga “dishepujt” e Nënë Terezës dhe në emër të saj u dedikuan universitete, bulevarde apo aeroporte.
Më 4 shtator 2015, në përkujtim të ditës së ndarjes nga kjo botë të Nënë Terezës, Bashkia e Torinos i dedikoi shenjtores shqiptare një park publik në qendër të qytetit, në një lagje multietnike, ashtu si ka qënë edhe jeta e të Bekuarës. (vazhdon pas fotografisë)
    Që para dy vitesh, shoqata të ndryshme shqiptare, si shoqata “Nënë Tereza” dhe “Art@mia”, si dhe shoqata italiane me aktivitet në Shqipëri e Itali, “Infiniti Mondi Onlus”, i kanë bërë një kërkesë zyrtare bashkisë së qytetit subalpin që Nënë Terezatë mund të kujtohej në një prej ambienteve publike të këtij qyteti. Të njëjtat shoqata vazhduan edhe me një punë sensibilizuese, duke organizuar takime e konferenca. Në mars të 2013, Dom Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, mbajti një konferencë-dialog me titull “Madre Teresa, Patrimonio dell’Albania, Patrimonio dell’umanità”. Ndërsa më 4 shtator 2015, në ambientet e lagjes 7 të qytetit verior, u inaugurua parku me emrin e murgeshës shqiptare. Takimin e inaugurimit e hapi një mesazh i z. Visar Zhiti, i ngarkuari me punë i shtetit shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, në pamundësi për të qenë fizikisht i pranishëm: ”…Duke nderuar Nënë Terezën, kemi nderuar veten, kemi zbukuruar kështu rrugët dhe shpirtrat dhe kemi marrë porosinë e madhe që të duam njëri-tjetrin, që të bëjmë më shumë për jetën…”
Anamaria Skanjeti, përfaqësuese e shoqatave promotore, përshëndeti të pranishmit si dhe kujtoi disa nga episodet më të rendësishme të jetës së Nënë Terezës, nga lindja e saj në një familje shqiptare fisnike e bujare deri te thirrja brenda thirrjes për t’i shërbyer më të varfërve të të varfërve. Ajo theksoi gjithashtu edhe arsyen përse ne ishim atje, “sepse tek Nënë Tereza kemi gjetur thelbësoren për zemrën tonë”. Është e vështirë të përkufizohet jeta e shenjtores shqiptare, me siguri fjalët më kuptimplote i ka shprehur vetë ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit – “Kush është Nënë Tereza?” – me fjalinë e mëposhtme:  “Shqiptare nga gjaku, me nënshtetësi indiane, për sa i përket besimit tim, jam një murgeshë katolike,thirrja ime më bën t’i përkas botës, por zemra ime i përket zemrës së Jezusit”.
Këto fjalë, që na bëjnë të ndihemi krenarë, meqënëse ndajmë të njëjtin gjak në damarët tanë, na thërrasin gjithashtu të hedhim pikën tonë të dashurisë në oqeanin e madh të vuajtjes që na rrethon. Me këtë fjali përshëndeti edhe z.SilvioMagliano, zëvendëskryetar i Këshillit Bashkiak të Torinos – duke i përçuar të pranishmëve përshëndetjen dhe angazhimin e bashkisë për të kujtuar denjësisht jetën dhe veprën e të bekuarës me gjak shqiptar.
Në fund të ceremonisë, Emanuele Durante, kryetari i lagjes, theksoi ngjashmërinë ndërmjet familjaritetit të një parku në qytet, që shfrytëzohet edhe prej familjeve me femijë,dhe dashurisë së treguar nga “Nëna” e Kalkutës ndaj të varfërve dhe tëpasurve, të dobtëve dhe të fuqishmëve, femijëve dhe të moshuarve, autoktonëve e të huajve. Sa aktuale e provokuese për Europën tingëllojnë këto fjalë në këtë fillim shekulli!
Në ceremoni morën pjesë edhe Faik Dishnica, Konsulli Shqiptar në Milano, si dhe Artan Doda, Konsull Nderi i Shqipërisë në Torino.
Pas përurimit të pllakës përkujtimore, shoqatat promotore patën kënaqësinë të falenderonin autoritetet duke u dhuruar libra mbi jetën e Nënë Terezës.
Bashkësia shqiptare në Torino, e përbërë prej disa mijëra anëtarëve, e integruar plotësisht në kryeqytetin e parë të Italisë, ndihet krenare që tashmë mund të kujtojë së bashku me të “zotët e shtëpisë” një grua të vogël, por me zemër të madhe e me gjak shqiptar.(Foto Daniele Dal Bon)
giardino_madre_teresa.jpg

intitolazione_madreteresa_15.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: merr emrin e, në qendër të Torinos, Nënë Terezës, Një park

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT