SOT KUJTOJME BABE TAHIRIN/
NGA SERGIO BITICI*/
Sot kujtojme te pavdekshmin, Tahir Kerrnajen (1917-2002) me rastin e 14 Vjetorit te varrimit te tij ne Varrezat e Qytetit, Prishtine, ku pushon ne Kosoven e dashur per te lirine e se ciles luftoi dhe punoi deri sa dha shpirt.
Cdo mengjes Tahir Kerrnaja fillonte me aktivitetin e tij te perjeteshem per Kosoven dhe vetem per Kosoven e per Shqiperine Etnike. E quante veten Ushtar i thjesht i Shqiperise Etnike.
Nuk k ashesh demonstratash ne Amerike, qe te mos kete fiksuar portretine e ketij luftetari te perjetshem te Shqiperise Etnike. Gjithandej ai shperndante informatat per gjendjen e Kosoves se okupuar dhe thirrjet per Liri e Pavaresi.
Ne kete fotografi,qe shoqeron shkrimin ai pat dale para 30 vitesh. Nje foto e marre para vendbanimit te tij ne adresen: 439 West 46 Street, Manhattan, qe u be adresa me fame boterore, kryeqendra e gjithe aktivitetit te Rinise Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire, themeluar nga vete Tahir Kerrnaja. Qe nga kjo adrese niseshin informatat per Kosoven Martire. Ne kete kohe (vitet 1980- ta) RSHK ne BL ishte e vetmja zedhenese e situates ne Kosove e Jugosllavi, ne tere boten, me nje kredibilitet te paster, sepse, kurre nuk ka leshuar informata te pa sakta per situaten e Shqiptarve ne Jugosllavi, prandaj Organizata Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire nen Tahir Kerrnajen u be e fameshme dhe e vetmja zedhenese per ceshtjen e Kosoves, sidomos tek organizatat per te Drejtat Njerezore.
Ne foto: Tahir Kerrnaja, para residences, qe historia jone duhet ta njohe kete Adrese Historike,439 west 46 Street, para se te niset per aktivitetin e dites, per te shperndare trakte para OKBs ose ne ndonje qender tjeter ne New York. Kerrnaja duhet kujtuar dhe njohur si i vetmi person ne histori te New York ut, qe me organizaten e RShKBL ka shperndare 4000 trakte ne muaj gjate kater dekadave te aktivitetit.
*Sergio Bitici
Autor i librit : KOSOVO Path to Freedom, The Role of the Albanian Kosovar Youth in the Free world for Liberation of Kosovo.Published by Vatra, 20012, on sale by Amazon. Com