Njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA se Gjon Kolnrekaj, i moshës 26 vjecare, i biri i Marjan Kolnrekaj, ka humbur jetën në një aksident automobilistik të dielën me 3 Shkurt 2013.
Shërbimet funerale për të ndjerin do të bëhen të enjten me 7 Shkurt 2013 nga ora 14.00 deri në 21.00 në shtëpinë mortore Farenga në Bronks, ndërsa varrimi bëhet të premtën, më 8 shkurt 2013, në Vallhalla të Nju Jorkut, pas meshes, që do të mbahet në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në orën 11.00.
I ndjeri Gjon Kolnrekaj humbi jetën të dielën rreth orës 11 e 25 të mbrëmjes. Sipas raportit të policisë , i ndjeri po udhëtonte me një makinë tip Nissan Maxima 2007, të cilën e voziste 23 vjecari Esmin Ljesnjanin. Po sipas raportit të policisë makina po udhëtonte në veri të Strawtown, kur shoferi humbi kontrollin dhe goditi një shenjë rrugore. Makina pastaj udhëtoi mbi një lëndinë në 112 Road Strawtown dhe u përplas me një pemë, sqaroi policia e qarkut Clarkstown.Të dy djemtë mbetën të vdekur.
Ngushëllime familjes Kolnrekaj!