Njoftohen redaksitë e gazetave shqiptaro-amerikane dhe Televizionet se ditën e Martë, 27 Nëntor, në ora 12 e 30, në Bashkinë e Shtetit të New Yorkut, zyra e majorit, organizohet ceremonia e nderimit të veprimtarëve të Komunitetit Shqiptar me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është një inisiativë e NYC Council Speaker Christine Quinn, edhe NYC Council member James Vacca. Gjatë një takimi që u organizua në Shtëpinë e Vatrës, ku ishin ftuar edhe shoqatat e tjera, u përzgjodhën disa nga veprimtarët më përfaqësues të trevave etnike shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Camëri, Lugina e Preshevës.
Është e mira që e gjitha media shqiptare ta përcjellë këtë ngjarje, e cila në këto përmasa organizohet për të parën herë .(Dielli)