• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LOBIZIMI PER KOSOVEN DHE RENDESIA E NJOHJEVE TE REJA

September 24, 2016 by dgreca

NGA LULZIM MULLIQI-SHBA/
Njohja Nderkombetare e Pavaresise dhe e sovranitetit te Kosovës edhe nga me shume vende te tjera te botes,duhet te mbetet prioritet i vazhdueshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosovës deri ne anetaresimin e plote te Kosovës ne OKB.Qeveria dhe Ministria e Puneve te Jashtme duhet te mbetet fuqimisht e angazhuar per te lobuar per njohje te reja Nderkombetare nga ana e shteteve anetare te OKB-se,me qellim te forcimit te pozicionit nderkombetar te Kosovës dhe per te vendosur Mardhenie diplomatike me shumicen e ketyre vendeve te kesaj organizate boterore.Arritjet e deritanishme te njohjeve Nderkombetare qe sillen rreth 111 njohje nderkombetare,ne fakt jane nje merite e diplomacise proaktive dhe dinamike te Kosovës ne bashkepunim edhe me partneret tane nderkombetar,te cilet kane mbeshtetur procesin e njohjes dhe kane lobuar ne emer te shtetit te ri te Kosovës.Shteti sipas te drejtes Nderkombetare krijohet me aktin e njohjes.Faktoret  kruciale per njohjen e nje shteti jane territori sovran,popullsia dhe pushteti sovran,te cilat perfaqesojne fakte te rendesishme,te cilat me njohje shnderrohen nga gjendja faktike ne gjendje juridike,pra shteti behet subjekt i se drejtes Nderkombetare me te drejta dhe detyra qe dalin nga kjo,qe nga momenti i njohjes.Keshtu,njohja ka karakter konstituiv.Njohja Nderkombetare eshte nje akt shume i rendesishem ne jeten e cdo shteti.Njohja eshte akt i lire i cdo shteti dhe varet nga vullneti i secilit  shtet per ta njohur ekzistencen e shtetit te ri dhe per te vendosur Mardhenie diplomatike me te.Ne periudhat e ndryshme historike,ne te drejten Nderkombetare krijimi i shteteve te reja eshte mjaft e rendesishme,sepse krijimi i nje shteti te ri shkakton pasoja juridike dhe politike edhe ne Mardheniet Nderkombetare ,dhe ne kete menyre involvon edhe shtetet e tjera te pozicionohen ne menyra te ndryshme ndaj nje shteti te ri.Ne te drejten Nderkombetare dhe ne praktiken diplomatike njohja e shteteve mund te jete de Jure dhe de facto.Perpos ketyre ne praktikat diplomatike hasen edhe njohjet individuale dhe ato kolektive.Vlene te permendet se sot shteti i Kosovës eshte i anetaresuar edhe ne shume organizata te ndryshme ekonomike,financiare,
monetare dhe kulturore Nderkombetare,ku synimi i saj ne te ardhmen duhet te jete edhe anetaresimi i saj ne OKB.Kombet e Bashkuara jane nje organizate Nderkombetare me karakteristika te vecanta,ku kjo organizate formohet nga shtete te ndryshme te botes dhe se ne organeve te saj bashkohen perfaqesues te
qeverive kombetare te vendeve te ndryshme te botes.Seanca e pervitshme e Asamblese se Pergjithshme,zakonisht fillon ne muajin shtator dhe zhvillohen punimet ne seline e saj ne Nju Jork.Viteve te fundit,ne vazhdimesi ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara po marrin pjese delegacionet e nivelit me te larte shterore nga Shqiperia dhe Kosova.Eshte per tu pershendetur fjalimi i presidentit te Shqiperise,Bujar Nishani, i cili me nje fjalim qe iu drejtua Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara,kerkoi edhe njohjes e Kosovës nga Ana e kesaj organizate boterore.Ai nder te tjerash theksoi”Shqiperia do te vijoje te mbeshtese fuqimisht zgjerimin e njohjeve Nderkombetare te Kosovës,rolin aktiv qe ajo luan si anetare me te drejta te plote ne te gjitha organizatat rajonale,si dhe procesin e pandalshem te anetaresimit te saj edhe ne organizatat Nderkombetare”,theksoi presidenti shqiptar,Bujar Nishani.
Ne kuader te vizites se tij ne SHBA,edhe kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa dhe Shefi i diplomacise se Kosovës,Enver Hoxhaj,Kane zhvilluar takime te shumte me Zyrtare te larte te politikes amerikane,pastaj ambasadore dhe diplomate te vendeve te ndryshme te botes te akredituar ne seline e OKB -se,ne Nju Jork.Sic njoftojne mediet ne te gjitha keto takime eshte kerkuar, qe Kosova te njihet nga me shume vende te botes.Me rritjen e numrin te njohjeve,prioritet duhet te mbetet edhe njohja diplomatike me shtetet qe e kane njohur Kosoven si shtet sovran dhe te pavarur.Mardheniet diplomatike ne pergjithesi e fuqizojne njohjen e Kosovës nga nje shtet dhe e forcojne poziten e saj,qe aspiron te behet nje anetar i plote i bashkesise nderkombetare,pra drejt anetaresimit te saj ne te ardhmen ne OKB.
Lulzim Mulliqi-Ekspert i Ceshtjeve Juridike dhe Mardhenieve Nderkombetare

Filed Under: Analiza Tagged With: Lobizmi, Lulzim Mulliqi, njohjet e reja, per Kosoven

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT