• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJU JORKU lehtëson vendimin për maskat

May 20, 2021 by dgreca

Qyteti i Nju Jorkut u është bashkuar qyteteve tjera të mëdha që u mundësojnë personave të vaksinuar plotësisht, të heqin maskat në shumicën e rasteve.

Pas më shumë se një viti prej kur janë mbyllur shumë biznese, Nju Jorku ka marrë një vendim të madh më 19 maj, drejt kthimit në jetën para pandemisë.

Restorantet, dyqanet, palestrat dhe shumë biznese tjera tani do të mund të punojnë me kapacitet të plotë nëse kontrollojnë dokumentet e vaksinimit apo aplikacionet që vërtetojnë se të gjithë klientët janë imunizuar.

Ndalesa për mbyllje të restoranteve në mesnatë do të hiqet në fund të muajit.

Kryetari Bill de Blasio ka shpallur nisjen e “verës së qytetit të Nju Jorkut”, pasi zyrtarët kanë thënë se është koha që të tejkalohet pamja krejtësisht e thatë e këtij qyteti në valën e parë të pandemisë, në pranverë të vitit 2020.

Deri më tani rreth 48 për qind e banorëve të këtiij qyteti kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Vdekjet kanë rënë në rreth 24 gjatë ditës, derisa është raportuar edhe për rënie të numrit të të infektuarve.

Edhe qytetet tjera amerikane kanë thënë se personat e vaksinuar plotësisht, mund të dalin pa maska.(RFL)

Filed Under: Featured Tagged With: lehteson masat, Nju Jorku

NJU JORKU, 7100 TË INFEKTUAR 35 TË VDEKUR

March 20, 2020 by dgreca

– Guvernatori: Nga e Diela qytetarët do të dalin nga shtëpitë vetëm për raste urgjente.

-Virusi nuk po kursen moshat e reja…/

New York, e premte, 20 Mars 2020- Pak kohë më parë, në një konferencë shtypi me gazetarët, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo këshilloi mbylljen e qytetarëve në shtëpitë e tyre, duke filluar nga e Diela. Ai paralajmëroi dhe urdhëroi se nga e Diela qytetarët duhet të dalin nga shtëpitë vetëm për raste urgjente. Situata , tha ai, po përkeqsohet pasi deri në mesditën e së premtes numëroheshin 7100 raste të infektuarish dhe 35 persona kanë humbë jetën.
Cuomo urdhëroi të gjithë punëtorët jo-thelbësorë të qëndrojnë në shtëpi, pasi siç tha ai kjo nuk është jetë e zakonshme për njujorkezët, duhen kufizime. Guvernatori paralajmëroi masa drastike, të cilat i dikton mbrojtja ndaj koronvirusit.
Ai tha se transporti publik do të qëndrojë i hapur dhe njoftoi planet për të rritur në mënyrë të shpejtë kapacitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor.
Mbyllja në shtëpi shënon një ndryshim qëndrimi për guvernatorin Cuomo.Ky qëndrim i ri i guvernatorit reflekton një lloj tërheqje të tij nga qëndrimi i një dite më parë, të Enjten, kur i qëndronte mendimit për mos marrje të masave dratsike të kufizimit dhe mbylljes së qytetarëve në shtëpi.
Ai paralajmëroi para gazetareve se shteti do të zbatojë urdhrat në fuqi duke u nisur nga nata e së dielës.Si për ta bërë më të kuptushëm dhe më ekzekutiv urdhërin e tij guvernatori tha: Këto nuk janë sugjerime, por urdhëra dhe unë nuk po bëj shaka.
“Këto dispozita do të zbatohen,” përsëriti Cuomo.
Nju Yorku po e rrezon teorine e sulmit te virusit vetem ne Moshe te thyer.Edhe te rinje 18 -23 vjecare kane rene preh e tij.(d Greca)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Koronavirusi, Nju Jorku

New Yorku, stacioni i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

September 13, 2018 by dgreca

1 KosovaEdhe pse pas dështimit të takimit të fundit në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u paralajmërua se këta dy do të ftohen së shpejti përsëri në Bruksel nga Mogherini, dhe u tha se kjo duhet të ndodhë para javës kur zhvillohet seanca plenare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, duket se kjo nuk do të ndodhë deri atëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se janë të vogla gjasat që të mund të organizohet një takim i radhës në Bruksel për disa arsye.

Ndër to janë angazhimet e Vuçiqit, i cili do të udhëtojë në Kinë, pastaj agjenda e ngjeshur e përfaqësueses Mogherini, por edhe paqartësitë që janë krijuar pas dështimit të fundit në Bruksel dhe vizitës së presidentit të Serbisë Vuçiq në pjesën veriore të Kosovës.

BE-ja vazhdon të jetë e ndarë rreth ideve që janë paraqitur gjatë verës për ndryshime të kufijve, pa marrë parasysh se si i quan cila palë këto.

Filed Under: Komente Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, Nju Jorku

New Yorku nderon policët që u shpëtuan jetën dy qytetarëve të rrezikuar

January 6, 2016 by dgreca

Leteinent Ylli Dauti: “prej 10 ditëve dy oficerët shqiptarë – amerikanë , si pjesë e ekipeve të tyre, të shërbimit të bëjnë akte të gunximshme për të shpëtuar jetën e qytetarëve”/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Oficerët e policisë përfshirë, në shpëtimin e jetës së një turisti 60 vjeçar nga Skocia, ishin duke e mbledhur barrierat përdorura për të kontrolluar trafikun gjatë festimeve të Vitit të Ri rreth 9:20 të mëngjesit në 2 janar, kur një shofer i taksive të verdha në West 52 Street dhe Broadway ka kërkuar nga ata mbi për të ndihmuar një pasagjer 60-vjeçar i cili kishte marrë një goditje në zemër -arrest kardiak dhe kishte problem në frymëmarrje, tha në një kumtes të saj policia.
Policia sqaroi se turisti skocez, i cili kishte qenë duke hipur në taksi me gruan e tij, ishte rrëzuar me njëherë dhe kishte “ndalim frymëmarrëje dhe në fytyrë ishte zbehur duke mos dhënë për momentin asnjë shenjë jete”, sipas policisë.
Më pas oficerët e policisë e tërhoqën trupin e tij në trotuar dhe i hoqën xhaketën e tij, kurse policja Tozaj filloi të administrojë kompressionin në gjoks – CPR, i ndihmuar nga oficerët e komisiariatit të North Midtown David Basquez dhe Mateu Widmer, tha policia.
Menjëherë pas, oficerëve të komisiariatit të North Midtown William Helbock dhe Timoteu Landy mbërriti në vendngjarje me një skuadër e oficerve të ndihmës së shpejt AED, dhe pas përcaktimit të diagnozës ata kanë me ndihmën e një defibrillator për të goditur zemrën kan shtuar frymarrjen artificiale, të njeriut që kishte humbur ndjenjat, nga një infrakti në zemër – arrest kardiak.
Autoambulancat e- EMS e kan transportuar turistin për në qendrën spitalore Medical Center NYU, ku ai u rendit në gjendje të qëndrueshme deri të shtunën.
Njeriu, që pësojë infrakt në zemër është identifikuar nga New York Post si Alan Black, turist skocez 60 vjeç.
“Ata kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha Black për policët NYPD të cilë erdhi për të shpëtuar jetën time. “Unë falënderoj shumë.” të gjithë ata que më shpëtuan jetën citohet të ketë thënë ai pasi doli nga spitali.
Në 24 dhjetor , ndërkohë, një tjetër polic shqiptarë në kuadrin e uniformave blu të NYPD, shpëtoi një burrë në Brooklyn dukei dhenë fund jetës në kushte dëshpërimi, për tu hedhur nga ura në ujë.
Katër policë nga Departamenti i Policisë në Nju Jork kanë shpëtuar me sukses një njeri që kërcënoi se do të hidhej nga “Gil Hodges Memorial Bridge” në lagjen Marine Parkway – për t’i dhënë ndoshta fund jetës natën e vitit të ri të enjten pasdite më 24 dhjetor 2015.
Oficerët e NYPD-së, Mateu Simpson, Christopher Schlitt, Rohail Khalid dhe Kristo Cevi, nga Komisariati 63 në Brooklyn, u dërguan menjëherë mbas marrjes së telefonatës në urën që lidh dy pjesët e ishullit, lagjen Floyd Bennett Field në Brooklyn me lagjen Peninsula Rockaway në Queens në orën 1:54 pm.
Ylli Dauti, i cili është oficer policie me gradën Leteinent në NYPD shqiptar, dhe President i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, shkruan në statusin e tij në facebook, se :”Xhoana Tozaj, është në mesin e pesë oficerëve të NYPD e cila shpëtoi jetën e një turisti skocez nëqytetin e Nju Jorkut. Zyrtaria e policisë Tozaj, është tregon ai një anëtar i Shoqërisë ilire në detyrë qëlloi të ishte e para për të filluar kryerjen e ndihmës praktike CPR, para se oficerë të tjerë arritën me mjetet e nevojshme të ndihmës së shpejt. Kjo është hera e dytë ka pohuar Dauti, që prej 10 ditëve dy oficerët shqiptarë – amerikanë , si pjesë e ekipeve të tyre, të shërbimit të bëjnë akte të gunximshme për të shpëtuar jetën e qytetarëve”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, nderon policet, Nju Jorku, Ylli Dauti

Nju Jorku,mikëpritës i festivalit të III-të të Javës së Filmit Shqiptar

November 22, 2014 by dgreca

Edicioni i tretë i AFW-së do të zhvillohet në kinemanë AMC në Manhatan, Nju-Jork, në këtë edicion i cili po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me këtë rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni i huaj. Të cilët do të konkurojnë për 10 çmime në kategoritë të ndryshme./
Beqir SINA, New York City/
WEST VILAGE – MANHATTAN NYC : Qyteti i New Yorkut është i njohur për pseudonimet që ia dhënë si “Big Apple”ose “Qyteti që nuk fle” dhe “Qendra e Universit”, është mikëpritës i festivalit të III-të të Javës së Filmit Shqiptarë. Në mes të gjithë kësaj, Java e Filmit Shqiptar, është parë nga organizatorët dhe themeluesit e saj si një ngjarje e mrekullueshme kulturore e cila nisi me festivalin e parë të këtij lloji për industrinë e filmit shqiptar në Amerikë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me moton “100 filma në 100 vjetorin”.
Misioni ynë thotë Mrika Krasniqi themeluese e këtij festivali – është për të transformuar mënyrën se si njerëzit shohin kulturën shqiptare nëpërmjet filmit. Vizioni ynë tha ajo është që të promovojë mirëkuptimin kulturor dhe për të inkurajuar zhvillimin e artistike dhe rritjen.
Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është festivali i parë i këtij lloji. Nëpërmjet veprave të ndryshme të filmit, producentë dhe regjizorë, aktorët dhe artistë shqiptarë nga vendorigjina dhe diaspora synojnë për të paraqitur vlerat kulturore dhe historike të kombit shqiptar dhe udhëtimin të kinematografisë shqiptare. Misioni tyre është për të transformuar mënyrën se si njerëzit shohin kulturën shqiptare nëpërmjet filmit.
“Java e Filmit Shqiptar” nisi, sot në Nju-Jork dhe në këtë edicion do të marrin pjesë filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera, dhe ato të prodhimit nga shqiptarët e Amerikës, të cilët me produksionet e tyre, kanë trajtuar ngjarje shqiptare, ose luajnë aktorë shqiptarë.
“Albanian Film Week” , është një aktivitet kinematografik i kinemasë shqiptare, që për të tretin vit me rradhë në muajin nëntorë po mbahet në Nju-Jork, për promovimin e kinemasë dhe kulturës shqiptare në SHBA. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, dy përfaqistë tona në New York – Misioni i Përherëshëm i Shqipërisë – në OKB dhe Konsulltata e Përgjithëshme e Kosovës personalisht nga Konusullja e Përgjithshme Vlora Çitaku, si dhe një numër i bizneseve Shqiptaro Amerikane.

Edicioni i tretë i AFW-së, kësaj rradhe zhvillohet në Manhatan, në kompleksin e kinemave AMC në Nju-Jork e cila gjendet në pjesën e poshtme të qytetit – aty ku çdo natë ku gjallëron jeta kulturore artistike, botërore.
“Në këta dy vjet janë shfaqur më shumë se 150 filma shqiptarë të të gjitha kohërave që nga themelimi i
Kinostudios shqiptare e deri në ditët e sotme. Aktiviteti në dy edicionet e tij ka pasur më shumë se 10 mijë spektatorë dhe vitin e fundit të zhvillimit të tij arriti suksesin e madh që përveç publikut pati edhe pjesëmarrje të personaliteteve të kulturës amerikane” thotë organizatoria dhe themeluesia e këtij festivali Mrika Krasniqi.
Dhe, shtonë se :”-Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork edhe këtë edicion po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me që rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni i huaj. Si edhe viteve të tjera në programin tonë është përfshier filmi i gjatë, filmi i shkurtër dhe ai dokumentar. Festivali jonë si zakonishtë do të zhvillohet në muajin Nënëtor prej 21 deri më 27 në një ndër teatrot më prestigjioze në botë,aty ku bëhet shfaqja e blackbosterave amerikane, në AMC Theatre”
Krasniqi theksonë se arsyeja që ne kemi zgjedhur një teater me kaq prestigjozë është që ti japim mundësi artistëve dhe filmit shqiptar, që të vlerësohet dhe trajtohet në nivelin më të lartë si asnjëherë më parë. Ndërsa shprehet shumë e lumtur që këtë edicion ka një pjesmarrje massive të artistëve shqiptar gjithandej botës, artistë të cilët kanë bërë emër në fushën e kinematografisë, siç janë: Ernest Meholli, Blerim Destani, Astrit Alihajdari, Arben Bajraktari, Mike Dusi, Blerim Gjoci, Antoneta Kastrati, Lendita Zeqiraj, Spartak Pecani, Ibrahim Deari, Alban Zogjani, Genc Berisha, Senad Abduli, Suela Bako, etj
Në karpetin e kuq të festivalit në ceremoninë e hapjes “parakaluan” mbrëm natën e parë, duke u fotografuar , dhe dhënë intervista, aktorë, producentë dhe regjizorë, veprimtarë të dalluar të komunitetit, personalitete të filmit, kritikë, adhurues të filmit, e të tjerë, të cilët jo vetëm që do të promovojnë kinemanë shqiptare – por gjatë kësaj jave edhe do të kenë mundësinë të njohinë nga afër kinemanë shqiptare, e po ashtu do të organizohen edhe seminare të ndryshme ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Nju-Jork,.
Java e Filmit Shqiptar” në New York City nisi me tre filma shqiptar filmin “Gone Back”, me regji të Ernest Meholli, filmin The Journey me Drejtor filmi: Jack Dusi shkruar nga: Jack Dusi, Mike Dusi, rolet kryesore: Mike Dusi, Xhevat Limani, Adriana Matoshi, Blerim Gjoci dhe filmin She Comes in Spring një film i metrazhit të shkurtër i Antoneta Kastratit . Këto filma ishin për natën e parë, si një pjesë e kësaj nate të veçantë në hapjen e “Javës Shqiptare të Filmit” AFW, e cila do të zgjasë nji javë deri më datën 27 Nëntorë.
40 filma janë në seksionin zyrtar të konkurimit: nji Albanian classic, 2 special screening dhe 4 noncompetition. Kategoritë e filmave që do ti prezantojnë kineastët shqiptarë janë: Filmi i gjatë, filmi i shkurtë dhe ai dokumentarë. Zhanret janë nga më të ndryshmit; drama, triller, comedi, aksion etj të cilët do të nderohen me çmimet përkatëse.
Java e Filmit Shqiptar ne New York, njofton sot se ajo fton te gjitheve ne nje debat te hapur me temen “Kinematografija shqiptare dhe bashkeprodhimet”.Debati do te zhvillohet tek Producers Club Theatre 358 W 44str (between 8 & 9 avenume).

47 filmat në nji javë do të konkurojnë për 10 çmime në kategoritë e mëposhtme:

Filmi më të mirë
Filmi më të mirë të shkurtër
Filmi Dokumentar më të mirë
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
Muzika më e mirë
Kamera më e mirë
Skenari më i mirë
Producenti më i mirë
Çmimi i publikut
Regjisori më i mirë
Dhe editori më i mirë

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, mikëpritës i festivalit të III-të të Javës, Nju Jorku, së Filmit Shqiptarë

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT