Shkëlqen Ergin Oda,që përkrah sopranos Beata Royzman – Fluutistes së njohur Lule Ballata – në Cello talentja nga Shkodra Gjilberta Lucaj – pianisti mjaft i njohur amerikan Gary Norden dhe kitaristi i famshëm Fation Macula me datë 20 tetor në mbrëmje dhanë një show – shfaqje klasike në Nju Jork./
Nga Beqir SINA New York City/
BROADWAY NYC : Bendi shqiptaro – amerikan, me solistin “…my name is Cosmopolitan!”, Ergin Oda- bariton/vokalist, përkrah sopranos Beata Royzman – Falutistes se njohur Lule Ballata – në Cello talentia nga Shkodra Gjilberta Lucaj – pianisti mjaft i njohur amerikan Gary Norden dhe kitaristi i famshë Fation Macula me datë 20 tetor në mbrëmje dhanë një show – shfaqje klasike në Nju Jork.
Koncerti i muzikës klasike ishte mjaftë i larmishëm, mbasi përfshite edhe disa perla të autoreve të ndryshëm nga bota, dhe nuk munguan dhe këngët e pastra dhe burimore shqiptare dhe Arbereshe.
Një mbrëmje për të festuar me artistë dhe muzikë nga e gjithë bota, e quajti këtë shfaqeje moderatoria e saj Etrita Ibroci
“Kur e mendon se çfarë na vjen prej muzikës – nuk ka asnjë arsye të vetme mbasi ajo është një koncept ndërkulturor, universal tek përcaktimi i çfarë do muzike që mund të jetë, tha Ibroci, dhe shtojë se “muzika nuk ka kufij kjo është një “fytyrë” njerëzore dhe shpirterore e çdonjerit”.
Duke e lidhur me shfaqjen ajo tha se muzika, është ajo që mund të ndryshojë botën, sepse ajo mund të ndryshojë njerëzit. Kjo është gjuha universale e njerëzimit. Muzika është bukuria e formës, harmoni, një shprehje e mendimit, ndjenjës dhe pasion. Është multikulturore, shumëdimensionale, globale dhe unike.
Ndërkohë, për ta bërë edhe më të dashur shfaqjen, moderatoria paraqiti Bendin shqiptaro – amerikan, “…my name is Cosmopolitan!”, duke thënë se “sonte, në këtë mbrëmje njujorkeze , artistët tanë të talentuar, të cilët jan të frymëzuar nga eksperienca dhe ndikimet e tyre, do të paraqesën disa nga pjesët më të njohura muzikore me të cilat ata u rritën në jetën e tyre artistike.
Shfaqjen “Unë jamë Cosmopolitan” e moderojë me shumë elegancë Etrita Ibroci
Artsiti i talentuar Ergin Oda bariton/vocal – erdhi mbrëm para një publiku të zgjedhur, duke dhuruar një shfaqje muzikore në një nga kabaret më të njohura të Brodueijt – Broadway në qytetin e Nju Jorkut, Metropolitan Room, dhe, duke u bërë kështu ndoshta, këngëtari i parë shqiptar i muzikës klasike, që do të ngjitej në një skenë ku janë ngjitur yje të mëdha të botës si: Joe Franklin, Kai Hoffman, Liza Minnelli, Dorothy Bishop, Tori Amos, Julie Andreës, Bjork.
Ai do të shkelqente në këtë natë klasike njujorkeze, mbasi solli me talentin e tij në këtë skenë përpos performancave muzikore të autorve të famshëm të huaj, edhe muzikën e kristaltë shqipe dhe atë arbereshe nga Italia si këngët : • Unë biri yt Kosovë! • Margjelo (Prenk Jakova)• Vajta kalova (Arbëreshe) / (Arr. Zeqirja Ballata)• Moj e Bukura More (Arberesh Song – 500 years old)
Artisti Ergin Oda për këtë koncert recital në skenën e Metropolitan Room mori edhe mbështetjen e shumë artistëve, afaristëve dhe biznesmeneve shqiptaro – amerikan, përfshirë edhe atë të çiftit DioGuardi – ish kongresisitin Joe DioGuardi Presidenti i LQSHA, dhe publiciten Shirli Kloyes DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike , Dr. Shpresa Zhakli – ambasadoren e Autizmit në botë, z. Shemsi Shehu – Boston,z. Sokol Malushaga nga “Ari Grouping”,z. Neal Asanaj “ DD Interior” , çiftin Maria dhe Zef Dusi nga familja e artistëve të njohur Dusi, veprimtari Zef Balaj – anëtar i Bordit të LQSHA dhe kryesisë së Vatrës, pronar i kompanisë “Balaj Realty Co” dhe Etrita Ibroci – financiere profesionale e kompanisë Kepler Cheuvreux North America.
Moderatoria – ulqinakja, Etrita Ibroci, e cila për ta bër edhe më të dashur muzikën e burimore shqiptare, këtu përtej oqeanit Atlantik, doli në sken e veshur me një kostum folklorik të Ulqinit për të prezantuar muzikën shqiptare, e cila sihte pjesë e shfaqjes me katër këngë. Njëri prej tyre ka qenë pjesë e kulturës dhe traditës sonë për mbi 50 vjet, dhe ne ende e këndojmë me të njëjtin pasion dhe intensitet, tha ajo.
Ibroci :“Muzika shqiptare përbën një ndër pasurit më të mëdha të kulturës sonë. Që nga kohët më të hershme ajo na dha ndienjën e lirës dhe dinjitetit përballë shtypjes në shoqëri dhe familje.Ne shqiptarët indentifikohemi me muzikën nga kengëtarët si Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha, e deri tek artistët e shumtë që kemi tani. Muzika shqiptare nuk njeh fe, pasuri, apo kufijnë – ajo është unike, e gjithanshme dhe magjike. Muzika shqiptare na bashkon të gjithëve! Ajo na shtyjen që të ngrihemi dhe të jemi sa më krenar se jemi shqiptarë.”
Duke folur pas shfaqjes me artsitin e talentuar Ergin Oda – ai tregon se zgjodhi, Metropolitan Room, ngaqë është njëra ndër skenat më të njohura në New York, ku edhe artistët të njohur – kan bërë karier të shëndosh dhe të pasur në Broadway, teksa kan interpretuar në po në atë sken, e cila më pas u ka hapur dyert drejt sukseseve të reja.
“Fakti, që unë interpretoj musical dhe classical music, tha ai i përgjigjet shumë jehona e kësaj skene, poashtu, këtë mbrëmje dëshirova t’ua dedikoj miqëve dhe komunitetit, kështuqë është mjaftushëm intime për një mbrëmje të kësaj natyre”
Këngët Arbëreshe, shprehet Oda, jan pika ime e dobët, poashtu kohë-ekzistenca e tyre është shumë e lasht. Andaj, desha pikërisht përmes këtyre këngëve t’a përçoj mesazhin e kësaj kënge edhe tek publiku amerikan, për të treguar se sa e vjetër dhe me vler është kënga dhe muzika shqipe, kurse kasti i artistëve është përzgjedhur me shumë kujdes, njëherit muzicientet e ftuar jan’ miqt e mi, me të cilët unë kaloj shumë kohë në aspektin muzikor e skenik
Këtë lloj shfaqeje talenti shqiptar në SHBA, e quan si një cak, ndaj vetes së tij, që ta promovoj muzikën shqipe të pastër në skenat Amerikane, ashtu si dhe këngën Arbereshe e cila sipas tij është shumë e denj dhe e pasur për të qen lidere e shfaqjeve të rradhës
“Mendoj, që këtej Oqeanit, tha Oda, është prezantuar shumë pak muzika jonë burimore e pa bastarduar, dhe kjo sikur komunitetin tonë e ka bërë konfuz, ndonjeher, kur bie fjala se çfarë është e jona dhe çfarë e huazuar, fakti që kam studiuar etnomuzikologji në fillet e para më obligon që këtë thesar që posedon kombi ynë ta vë në piedestal dhe t’a prezantoj si pasaport shqiptare përball publikut amerikan”
Duket se në të njëjtën linjë me mendimin e talentit shqiptar në SHBA, poashtu qëndroi edhe publiku shqiptar, mjaft i kulturuar dhe me një shije dhe luks të veçant për muzikën klasike në shfaqjen në Metropolitan Room. Teksa, shihej që publiku të ishte tejet i përmalluar për këngën e pastër shqipe, duke dhënë edhe siniale shprese se duhet vazhduar kjo traditë, edhe këtu përtej Oqeanit, e cila ka traditën e saj prej nga kur kan ardhur shqiptarët e parë në Amerikë, me Bandën muzikore të Federatës Panshqiptare VATRA në Bostonin nolian.
“Megjithatë, na tha baritoni i talentuar Egrin Oda, mendoj se ky ka qen një shfaqje -show tepër e përgatitur në të gjitha detajet e tij dhe publiku ka ngelur i suprizuar dhe i “uritur” njëkohësisht, që shfaqja të vazhdoj ende, në shfaqjen e dytë e cila do jepet këtë fund viti me 6 dhjetor, ku unë mendoj, shpreht ai të përfshij edhe më shumë këng shqipe, ngaqë e shoh si të nevojshme, për këtë komunitet”.
Ai konkludon në fund se :”Nëse do t’a përmblidhja me pak fjal mbrëmjen e këtij show- shfaqeje në cabaren Metropolitan Room “…my name is Cosmopolitan!”, mendoj që ishte një shfaqje “fresh” e freskët, dhe unike në llojin e saj, ky ishte targeti im nga fillimi, të sjell diçka të re në skenën e musikalit në metropolin e botës New York, dhe fakti që unë këndoj në shumë gjuhë më bëri që dhe shfaqjen t’a titulloj ashtu”
TE DIELEN, ME 25 TETOR, ORA 4 e 30, NE BATTERY GARDENS,NY, SHQIPTARET E AMERIKES SHPALOSIN HISTORI SUKSESESH
TE DIELEN, ME 25 TETOR, ORA 4 e 30, NE BATTERY GARDENS,NY, SHQIPTARET E AMERIKES SHPALOSIN HISTORI SUKSESESH…
KLIKO MBI TITULL DHE LEXO ME SHUME….
NJOFTIM I SHKOLLES SHQIPE NE BRONX
Drejtoria e Shkolles Shqipe ne Bronx, njofton te gjithe te interesuarit, qe kane femije te moshave 6-14 vjet, dhe kane deshire t’i shkollojne femijet ne gjuhen shqipe, kete mundesi ua jep Shkolla Shqipe ne Bronx.
Shkolla Shqipe ne Bronx do te nise regjistrimet me daten 26 Shtator 2015 duke filluar ne ora 09:00 AM.
Adresa:
Columbus High School
925 Astor Ave, Bronx NY 10469.
Per informata me te hollesishme kontaktoni:
347-316-6686
423-747-5100
914-582-3985
ShkollaShqipeNeBronx@Hotmail.com
Ju Mirepresim,
Drejtoria e Shkolles Shqipe Ne Bronx
PRANVERA ÇOBO, ARTISTJA SHKODRANE KTHEN NË TRADITË FESTIVALIN E FËMIJËVE NË NJU JORK
*Mbresa nga Festivali i Tretë i Fëmijëve në New York “Zërat e Rinj 2015” organizuar nga Pranvera Çobo me pjesmarrjen e pesë shteteve në SHBA dhe nga Kanadaja/
* Përse e bojkotuan përfaqësitë e Shqipërisë dhe të Kosovës një veprimtari me karakter Kulturor Kombëtar?
* Juria e Festivalit, me kryetar Valentin Veizin, nderoi me çmim të parë Këngën “Kukulla e Vjetër” me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Roland Guli, kënduar nga Rebeka Martini & Xhenisa Zajmi, shoqëruar nga Kori i fëmijëve të Bostonit, MA/
* Me Çmim të Dytë u vlerësua kënga “Brezi me Kapuç të Bardhë” me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja kënduar nga motrat Enesa & Jona Dednica/
*Çmimin e tretë e fitoi kënga “Zilja e zgjimit” me tekst të Suela Tukaj, muzikë dhe orkestrim Jetmir Mehmeti, kënduar nga Greta Stako dhe kori i Nju Jorkut…
Nga Dalip Greca/
Mbrëmja e së dielës të 31 Majit 2015 do të kujtohet nga shqiptarët e shumtë pjesmarrës në Festivalin”Zërat e Rinj 2015″, si “nata e fëmijëve të talentuar shqiptar” në Amerikë. I organizuar në qendrën e njohur(Lila Wallace Auditorium- Japan Society) pranë Selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Festivali i Fëmijëve në Amerikë”Zërat e Rinj 2015″ ishte ngjarja më e shënuar kulturore e shqiptarëve në Amerikë e mbështetur nga artistë profesionistë në SHBA, por dhe nga vendlindja. 260 vendet e kapacitetit të sallës së teatrit ishin të pamjaftueshëm për shqiptaro-amerikanët që kishin ardhë nga disa shtete të Amerikës si: Nju Jork-u, Pensilvanya, Masachussets, Chikago, madje edhe nga Kanadaja .Artistja e pasionuar, shkodrania Pranvera Çobo, ia arriti sërish që të organizonte një festival me nivel të lartë profesionist.Shkodra, djepi i muzikës, fillesa e Festivaleve për fëmijë ( Festivali i Parë i Fëmijëve është organizuar pikërisht në Shkodër me 10-11 Maj 1963 me inisiativën e Tish Daisë dhe nën përkujdesjen e kompozitorit Prenk Jakova), ndjehet krenare që një artsite shkodrane, Pranvera Çobo, e konsolidon këtë traditë për fëmijë edhe në Amerikë.
I pari Festival i zërave të rinj në SHBA, u organizua më 2013, i dyti vitin e shkuar. Ky i 31 majit 2015, ishte festivali i ngjitjes për nga profesionalizmi, si në konceptim ashtu edhe në interpretim, krahasuar me dy festivalet pararendës. Gjithçka ishte përgatitur me kujdes dhe asgjë nuk stonoi. Prezantuesit e Festivalit, Lorivert Çobo, Joana Avrami dhe Sergei Bylyshi, me një shqipe të pastërt, kanë përcjellë me emocion programin. Festivali “Zëra të Rinj 2015” është hapur me këngën “Manikene Jam” me tekst dhe muzikë Bajram Zeqiraj me orkestrim të Mentor Latifit, kënduar nga Sijeta Hoti.
Gjithësej u interpretuan 20 këngë; tri valle,përfshirë dhe një kërcim modern. Këngët kishin për autorë kompozitor të njohur shqiptar dhe autorë tekstesh- poetë të njohur. Tekstet ishin të zgjedhur dhe i bënin jehonë botës së fëmijëve, lodrave, kukullave, dashurisë për nënën, trimërisë shqiptare, heroizmit gjatë luftës për liri në Kosovë, gjuhës së bukur shqipe, dashurisë për vendlindjen-Atdheun,Kombin, dashurisë dhe mirënjohjes për mësuesit, ëndrrave, dhimbjes së mërgimit etj. Gjeografia e pjesmarrsëve mbulonte të gjitha trevat kombëtare, që nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi,Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Çamëria. të gjitha këngët fituan duartrokitjet e publikut, por më të vlerësuarat ishin “Kukulla e vjetër”, “Brezi me Kapuç”, Zilja e Zgjimit, Nëna ime, Alba dhe kukulla ime, Ora, Parlamenti ynë etj.(Me shume lexoni ne gazeten DIELLI ne Print)
NE FOTO:Fituesit e Cmimit te pare duke festuar ne skene:Rebeka Martini& Xhenisa Zajmi dhe kori i femijeve te Bostonit me drejtusen Justina Martini
TRYEZE NDERFETARE NE STATEN ISLAND, NY
*Qendra Shqiptare Kulturore Islame, në Staten Island shënojë përvjetorin e 13-të, Ditët e Komunitetit -” me një tubim ndërfetar/
* Tryezë ndërfetare : “Mirësia dhe partneriteti mes të gjitha besimeve fetare”, në Nju Jork”/
Nga Beqir SINA – New York/
STATEN ISLAND NY: Qendra Shqiptare Kulturore Islame, në Staten Island – priti dje në përvjetorin e 13-të, “Ditët e Komunitetit” -“13th annual Community Days”, me një mëngjes pune, të gjithë liderit fetar të komuniteteve fetare të ishullit, si dhe disa përfaqësues të zyrtarëve të lartë të Shtetit, Qytetit, Policisë dhe Sigurisë Kombëtare.
Ky aktivitet, që tashmë, është bërë tradicional, u mbajt në Qendrën Shqiptare Kulturore Islame, në Staten Island, duke mbledhur së bashku në formë “Tryeze të rrumbullakët” – “Roundtable”, anëtarët dhe udhëheqës të ndryshëm fetarë të të gjitha komuniteteve fetare në Staten Island – për të planifikuar mënyrat më të mira për të shërbyer qytetit të Staten Island – në Nju Jork, me bashkëjetesën ndërfetare.
Ky aktivitet ndërfetar vazhdon të mbahet në ishullin njujorkez, Staten Island, për 13 vjet, me klerikët nga Sinagogat, Kishat, Tempujt dhe Xhamitë me kryesore të qytetit.
Këtë vit pjesëmarrës ishin : Rev Bob dhe Maria Hansen, nga Kisha evangjelike “Amazing Grace Church”, Dr Ram Nair nga Tempulli “Hindu Temple”, Rabbi Sussman, nga Sinagoga ” Mona Zaloom Building Bridges”, At Liami O’Doherty, nga Kisha Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”, Imam Dr. Zurkani Vardar,, Ferid Bedrolli , Dr. Tahir Kukaj, nga qendra shqiptare islame AICC, dhe, nga Këshilli i Kishave të qytetit Staten Island, Rev. Janet Jones, dhe Rev. Terry Troia,
Në mesin e pjesmarrësve, edhe disa oficerë të lart të policisë së qytetit, dhe nga Department of Homeland Security, Washington DC – Dr. Erroll G. Southers, DPPD (Universiteti i Kalifornisë Jugore) dhe z Ehsan Zaffar, nga Department of Homeland Security, Washington DC.
Si dhe, zyrtarë të lart të Nju Jorkut, përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre, Guvernatori A. Cuomo u përfaqësua nga z. Andrew Crowford, Kryetari i Bashkisë, DeBlasion u përfaqësua nga z. Charles Fall, Kontrollori i Qytetit Scott Stringer u përfaqësua nga z. Kevin Alkins, Assemblyman M. Cusick përfaqësuar nga Gentiana Ame , Drejtori i Komisionit Ezekutiv për të Drejtat e Njeriut, Alexander Korkhov. Shefi i Policisë Edward Delatorre, , Inspektori i Policisë Thomas H. Delahanty, Komandant i Operacioneve të Policisë, Lt. Tania Kinsella dhe Lt. Raffet Awad nga Community Outreach Staten Island.
Me këtë rast, duke i u uruar mirëseardhjen dhe përshëndetur pjesëmarrësit, Dr. Tahir Kukaj, zëvendës President i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare, ka hapur veprimtarinë.
“Ky takim është vjetor, dhe daton qysh 13 vite më parë, duke pasur për qëllim krijimin e urave të bashkpunimit dhe mirëkuptimit, në mesin e komuniteteve ndërfetare, tha Dr. Kukaj, dhe shtoi se Qendra Islame Kulturore Shqiptare, është një prej qëndrave themeluese të kësaj organizate ndërfetare në ishullin e Staten Island në Nju Jork”.
Pas diskutimit të temave të ndryshme, liderit fetar bën prezentimin e projekteve humanitare, që secila qendër fetare e civile do t’i ofroj qytetit të Staten Island për vitin 2015. Ndërkohë, duke folur për historikun e ” Community Days ” oratorët vunë në pah rëndësinë e punës së kësaj organizate, frutat dhe mundin, përpjekjet e liderve fetarë dhe civile në përmirësimin e marrëdhënieve në mesin e komuniteteve të ndryshme në ishullin Staten Island.
Duke marrë fjalën përfaqësuesit e Department of Homeland Security, vlerësuan shumë këtë punë, saqë u shprehën se:” kjo veprimtari vejtore, do të prezentohet tek qarqet më të larta të Administratës në Uashington, me qëllim përhapjen e saj – që të inkurajojmë këtë shpirt mirëkuptimi e bashkëpunimi në të gjithë SHBA”.
Në konkluzion, organizatorët thanë se kjo veprimtari vjetore, ka për qëllim që të inkurajojë qendrat të tjera kudo që të bashkpunojnë dhe të krijojnë atmosferë, mirësie dhe partneriteti mes të gjitha besimeve fetare në Nju Jork.
Pritia në përvjetorin e 13-të, Ditët e Komunitetit -“13th annual Community Days” me një mëngjes pune – tryezë e rrumbullakët, nga të gjitha komunitetet fetare të ishullit, si dhe disa zyrtarët e lartë të policisë dhe Sigurisë Kombëtare, u mbyll me një lutje fetare, e kryer nga At Liam O’Doherty.
Kurse, në fund vlen të theksohet se Qendra Kulturore Islame Shqiptare, e cila është organizuese e kësaj veprimtarie që nga themelimi i saj, si dhe i tubimeve të tjera që kan për qëllim ndërtimin e urave të bashkpunimit dhe mirëkuptimit, dallohet në mesin e qendrave fetare .
Në të njëjtën kohë AICC, thotë se me këto aktivitete ndërfetare në Nju Jork, ajo po promovon vlerat tona kombëtare dhe fetare. “Me krenari e deklarojm, thanë udhëheqësit e kësaj qendre, se Populli shqiptar është unik në botë për shumë gjëra e në mënyrë të veçant për tolerancë dhe mirëkuptimin fetare gjatë shekujve. Ne jemi pupolli i vetëm në Europë që asnjëherë nuk kemi pas ndër vete luftëra fetare”.