Nga Sokol DEMAKU/
E po kështu qenka, edhe me qenë më shumë dije nuk po bëjka.
Po dilkan telashe, e qebesa edhe njerëzit nuk po të besojkan aq, se janë mësuar me shumë me të paditur se me ata të cilët din apo mundohen të din dicka.
Por cka ti beshë, jeta është kësisoj dhe do të jetë edhe sa kohë njeriu do të ketë.
Por, por ndoshta mund të ndodhë që të këtë ndonjë ndryshim.
Nuk i dihet.
Por jo!
Nuk i dihet edhe mund të ketë!
Kështu murmuriste në kokën e tij thauj se për cdo ditë Mulla Rexha.
Ishte njeri i menqur, njeri me njohuri të gjëra jo vetëm fetare por edhe shkencore.
Qebesa po të futej në mesin e shumë shkencëtareve nuk beson kush se do ia kalonin.
Kalonte një jetë normale në fshat me dy bijët e tij, të cilët edhe ata zinin në shkolla dhe mendonin se do ia arrijnë.
Por Mulla Rexha, ishte hoxhë, por jo edhe Imam në xhami, ai shkonte në xhami vetem sa të lutej (falej), pra të kryente obligimin fetar që kishte, por shumë punë kryente në shtëpin e tij të cilën e kishte pergatitur enkast per këtë zeje.
Më shumë merrej me sherimin e semundjeve psiqike tek njerëzit.
E kishte berë profesion si të themi këtë lami, prandaj edhe i shkonte për dore.
Por edhe punët e fshatarit nuk i lente pas, ishte nder bujqit me produktiv në fshat.
Si thoshin bashkfshatarët e tij po edhe prapsht ta hedhi farën Mulla Rexha do i bëhet bereqeti.
Kishte rregull edhe në oborrin e tij, cdo gjë ishte në vendin e vet.
Kishte njjë shtëpi bashkohore ku i mundësonte artij por edhe të bijëve për punë nromale dhe pa probleme.
Ai në hyrjet ë oborrit kishte ndertuar një dhomë pune ku priste te adhurarit e tij, ata me të cilët ai merrej dhe u ndihmonte po si të themi i sheronte nga problemet qe kishin.
Keta ishin njerëz me probleme mendore, probleme psiqike, njerëz agresiv në jetë.
Mulla Rexha ishte ai I cili I qetësonte këta i kthente në jetën normale.
Qebesa thonë se ka ba vaki (ka ndodhë) qe e kanë sjellë njeriun lidhur me konop por kur është ulur para Mulla Rexhes, të është mbushur mendja se nuk është ai njeri të cilin e sollën nën percjellje.
Kishte nje fuqi magjike me të cilën I ndihmonte njerëzit.
Ishte shumë ba mirës!
Edhe njerëzit nga terë regjioni e nderonin, kishte respekt.
Paj si hoxha ma!
Kuptohet i shkon për dore cka do e si do.
Dy të bijt e tij ishin shkollar.
Punonte pa nderpre qe edhe ata te ndjekin rrugen e te jatit të tyre, të jen njerëz me vlerë dhe të ditur.
Flitej se hoxha punonte me xhine (xhind-dreqër) dhe se kishte përkrahjen e tyre në punën e tij kur kishte të bënte me raste të rënda të krizave nervore apo edhe shtreseve të njerëzve të moshave, gjinive të ndryshme.
Thuhet se keta e ndihmonin shume hoxhën në këtë profesion.
Ata i sillinin informacionet me të freskëta nga tereni mbi jetën e personave ne fjalë, kushtet e jetës dhe të bemat e tyre në jetë.
Këto shenime i shërbenin hoxhës për realizimin e punës së tij prej mjeku, pskologu apo si duani ta quajmë.
Xhindet ishin ne gjendje qe për hoxhën edhe te flijoheshin sepse ata kishin krijuar nje miqësi shumë të ngushtë mes vete dhe edhe ata ndiheshin shumë krenar se ishin krahu i djathtë i hoxhës në perkujdesin për ata të cilët kishin nevojë per ndihmën e tij.
Ishte praneverë, ishte koha e të mbjellave.
Në të katër enët bujqit kishin vershuar fushat ku mbillej misri me të madhe. Ishte shume kohë e përshtatshme. Të gjithë mendonin se do të jetë nje verë e frytshme, një verë e begat me bereq këtë vit.
Edhe Mulla Rexha kishte angazhuar punetor në mbjelljen e misrit.
Por të bijët nuk kishin kohë që ta ndihmonin, ata kishin punët e tyre në kendim e mesim.
Mbiu misri at vit si nuk bënë më mirë. Të gjithë ishin të kënqaur me punënë që kishin berë.
Hoxha kishte të mbjella dy hektar me misër.
Kishte ardhur koha për mihje,por hoxha ishte sa i zenë me punët e tij prej biznesi sa mos me ta marrë mendja. Nuk kishte kohë as të afrohej deri tek ara, por të bijët edhe më hiq.
Një ditë u that ë bijëve : kishte qenë mirë një pas dreke apo në mbrërmje te shkoni deri në arë ndoshta ka ardhë koha për mihje?
Ai, babë cka ke thenë.
Nuk kemi kohë as kokën ta ngrisim e lere më të shkojmë në arë.
Paj bre djemt e mi ajo ju bënë edhe shendet, një sheti e vogël në mbremje.
Po, po, por nuk kemi kohë.
Nje mëngjes vendosi hoxha vetë te shkojë dhe të shof se si është puna në ara.
Kur mbërrijti, cka me pa paj ymri të rritej nga puna, por për fat barojat e këqija ia kishin kaluar bimës se misrit, pra ishte koha e mihjes e pastrimit të bimës nga barojat e këqija.
Kishte aty cka jo.
Manaferra te egra, hith, pirrë, egjër po cka jo që e ngulfatnin bimën e misrit dhe nuk lenin të zhvillohej normalisht.
Ishte koha e pastrimit të saj.
Me tëkther ne shtepi hoxha u tyh atë bijëve.
Qebesa eshte mire të angazhoni disa punëtor për mihje!
Paj allahile babë mos ia le seri, nuk kemi kohë fare.
Po bre por po me duket disi e rënde qe të angazhohem vetëm une.
Se unë e kryej këtë punë por drojë se nuk do të na vyej më vonë.
Hoxha e kishte mendjen qe të angazhoj për mihjen e msirit xhindet me të cilët kishte nje bashkëpunim shumë të mirë e ku ata ishin në gjendje te bënin gjithcka për hoxhën.
Me tu kthyer në mbrëmje në shtëpi hoxha u lëshoj një zë bashkëpunetorëve të tij, të cilët flytyrym erdhën në dhomën e punës së tij.
Urdhëro baba hoxhë, cka ka te re, cka mund të bëjmë për ty???
Të shofim!
Por, kësaj radhe ka të bejë me mua!
Ata u friksuan mos i ka ndodhë hoxhës dicka e keqe!
Jo,jo!
Kam nevojë për mihjen e misrit në Arë të gatë!
Ai, baba hoxhë, kjo është punë e lehtë, nesër në mëngjes puna është e kryerë.
Dhe me të vërtetë këta e kryen këtë porosi të hoxhës.
Dhe të nesërmen para agut xhindi kryesor ftoj mëse njëzet të tjerë dhe të gjithë me shati në krah drejt e në arë të gatë dhe filluan punën.
Per sa cel e mshel sytë ara u mihë.
Ishte kënaqësi ta shihje.
Nuk kishte më bar të egër në misër, nuk kishte më egjër ishte pastruar ara, ishte pastruar edhe misri, ishte kënqësi.
E informuan hoxhën, se puna i ishte kryerë dhe se cdo gjë ishte ne rregull!
Hoxha me tu zgjuar në mëngjes pasi mori informimin për punën e kryerë, deshi ti vizitojë djemt dhe ti lus te shkojnë deri në arë, të shofin cfarë pune ka berë baba.
O bijt e mi a keni fjetur mirë?!
Po baba , por jemi të zënë shumë me mësime.
Po djemt e mi desha me ju lutë vetëm të shkoni deri në arë të shifni cfarë pune ka berë baba!!!
Baba të besojmëse ke kryerë punë të mire!
Por hoxha nuk arriti ti bind të bijët dhe u detyrua te shkoje vet.
Por cka me pa.
E kishin punuar arën si hiq ma mirë nuk benë, paj dheun e zi ia kishin qitë në sipërfaqe.
Misri fluturonte nga qejfi se i ishin hequr barojat e egra, të cilat ia zinin frymën, ia zini diellin dhe ajrin e pastër.
E mashalla po ba hoxha!!!
Paj qebesa mirë e paska punue topalli, ka respekt ndaj meje!
Hoxhës iu rritë zemra kur e pa edhe arën e tij të punuar si të fqnijnëve tjerë, shkonte në të madh hoxha, por i shkonte mendja të fjalët që u kishte thene të bijëve: ” O, UNË E PUNOJË, POR DROJË SE NUK NA VYEN!”, por nejse puna është kryer kjo është kryesorja.
Shkoj hoxha në shtëpi i përgëzoj të bijt për punën e mirë që ai kishte bërë, por ata nuk ia vun veshin fort, nuk ishin edhe aq të interesuar.
Paj të mbushej mendja se misri po fluturonte nga toka dhe të dukej se po rritje ndër këmbët tua.
Ja se cka bënë puna.
Por, medet puna e huaj.
Qebesa e kam dëgjue nga të vjetrit se kush hajrin nuk ia ka pa punës së huaj.
E sidomos të qalit kuku medet!
Po drojë edhe unë.
Nuk ka punë pa u lodhë.
E djemt e mi po kujtojnë se bëhet gjithcka për së gaqmi.
Jo, Jo!!!
Pa u lodhë, pa u djersitur, pa mund nuk arrihet asgjë.
Hoxhës nuk i zihej vendi vend. Nuk i pritje kur të vij mesi i ditës, kur vapa do kaplojë e kur edhe nën hije nuk mund të zeshë vend nga vapa.
Kur dielli rjepë e pjekë në të katër anë.
Kjo ishte ajo cka e mundonte më së shumti hoxhën.
Ishte mesditë, me siguri ora veq kishte kaluar dymbëdhjetëshin.
Ishte koha e drekës.
Hoxha do dukej edhe një here deri tek Ara e gatë të shof se si po perparon misri pas mihjes.
Dhe u nisë për atje.
Me të arritur në skajin e saj më të afërt hoxhës vetëm sa si rat ë fikt.
Cka me pa. Pasha një rrenjë misri nuk kishte mbete në kembë.
I tëri ishte vyshkur, kishte renë për tokë.
Po, po e thash edhe ma heret i thonte vetës hoxha si me gajret.
Medet puna e huajë.
Por kush ka pa hajr prej dreqit deri me sot???
Po, por pune që e kanë berë xhindja, ma mirë me thenë punë që kanë berë dreqnit, e valla ata deri me sot nuk kam degjuar që kanë berë punë të mirë.
Po mor burr ata e kanë mihë e sheh dheun e lagët ia kan qitë mbi siperfaqe por medet se kund rrënjë të shendosh nuk i kanë lënë.
E pa rrenjë si të jetohet.
Pra do u them djemve te mijë.
Kësaj pune I thonë punë dreqnish e hajr prej saj nuk mund te sheh askush e as unë vet që punojë me ta.
Por kisha me thenë se më mirë vet e me lezet, se punë dreqnish e për gazep.
Po more hoxhë por pak vonë qebesa!!!
Po more burr më mirë vonë se kurrë!!!