Nga Ilir Vata/-Lidhja Demokratike e Gruas, së bashku me shoqatën e grave të pushuarve nga puna, ndërmarrën sot një protestë para Kryeministrisë, me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata”.Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pasi përshëndeti gratë protestuese, u shpreh se, “jemi mbledhur në një ditë të shënuar për të protestuar për padrejtësitë, që qeveria Rama, vazhdon të bëjë ndaj grave”.Më tej, Vokshi, shtoi se “në shtëpitë tona mbretëron frika nga padrejtësitë, që qeveria po u bën shqiptarëve dhe më shumë grave dhe vajzave”.“Janë 2500, gra të hedhura në rrugë, dhe kjo është një histori e trishtë për gratë shqiptare”, tha deputetja demokrate e cila paralajmeroi se lëvizja për të drejtat e grave do të protestojë edhe në ditët në vijim.