• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqëria Civile – Opozita e Vërtetë në Shqipëri

November 15, 2013 by dgreca

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dij t’ia shkulë veshin z. Thaçi/

Opinion nga Dr Gëzim Alpion/Birmingham, Angli/

Protestat popullore kundër shkatërrimit e armëve kimike nga Siria po dëshmojnë forcën e shpërfillur të demos-it si dhe afirmimin e shoqërisë civile si opozita e vërtetë në Shqipëri.

Zemërimi popullor është një favor që po i bëhet z. Rama në fillim të mandatit të tij, si dhe një paralajmërim për këdo që lakmon drejtimin e vendit në të ardhmen, se pazarllëqet në kurriz të interesave të vendit nuk do të tolerohen më.

Përsa i përket Partisë Demokratike, fatkeqësisht, kjo forcë politike akoma nuk po e kupton se, më shumë se zgjedhjet, ajo ka humbur kredibilitetin për aq kohë sa do të dirigjohet nga z Berisha i cili nuk pati kurajon që të largohet përgjithmonë nga politika pas mësimit që i dha elektorati më 23 qershor.

z. Basha ngelet nje figurë e mjergullt në politikën shqiptare për disa arsyje por veçanërisht për aq kohë sa nuk është sqaruar roli i tij në ngjarjet e 21 janarit 2011. Për një ish-kryeministër dhe ish-ministër të punëve të brendshme, gjatë mandatit të të cilëve dikush dha urdhër të qëllohej ndaj demonstruesve, vendimi për tu futur mes protestuesve më 14 nëntor 2013, më tepër se budallallëk, është një maskarallëk dhe akt sadist.

Shqiperisë i duhet sa më shpejt një opozitë e shëndoshë. Jam i sigurtë së një pjesë e mirë e brezit të ri të anëtarëve të Partise Demokratike e kuptojnë se sa e rëndësishme është që të dëshmojnë me vepra se partia e tyre e meriton të quhet ‘demokratike’ për të mirën e popullit tonë që aspiron për më shumë se dy dekada për një shtet demokratik funksional në të cilin askush, përfshirë politikanët, nuk është mbi ligjin.

Fëmijëve, dhëndurëve, nipërve dhe mbesave të pronarëve të partive politike, të cilët me sa duket e konsiderojnë atdheun si çiflikun e tyre, do t’ju këshilloja të qëndrojnë jashtë politikës pasi edhe një ‘mbret’ që patëm ja mbathi kur Shqipëria ishte në pikë të hallit.

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dij t’ia shkulë veshin z. Thaçi sa nuk është vonë po qe se ai akoma nuk ka mësuar se gjuha shqipe ka edhe fjalën JO, të cilën politikanët shqiptarë, kur është në të mirën e atdheut, duhet ta pëdorin me shpesh me miqtë, kushdo qofshin ata.

Birmingham, 15 Nëntor 2013

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ne Shqiperi, opozita e vertete, shoqeria Civile

Media, opozita e vërtetë

December 28, 2012 by dgreca

NGA SALI BERISHA*/

Është një rast i veçantë për mua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht ju, të përshëndes të gjithë punonjësit e të gjitha niveleve të shtypit të shkruar dhe atij elektronik, të përulem me nderimin më të madh para jush, rolit tuaj të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra, por sot, në rrafshin demokratik, pasuria më e madhe e vendit, në mënyrë të padiskutueshme, janë mediat e tij, media të cilat në një përpjekje të gjithanshme përpiqen të tejshkojnë me rreze drite çdo qelizë, çdo skutë, çdo labirint të shoqërisë sonë, media të cilat kanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në fushën informative, por po kaq në atë kulturore, artistike, investigative, të gjithanshme.
Unë kam një arsye më të veçantë për të qenë mirënjohës ndaj jush. Të gjithë politikanët duhet të jenë mirënjohës ndaj mediave, sepse, në fakt, më shumë se atyre pakkujt i detyrojnë karrierën. Por, unë kam arsye të dyfishtë, sepse gjatë këtij mandati de facto ju keni qenë opozita e vendit, një opozitë e shkëlqyer. Kjo është e vërteta. Nuk ka asgjë më të vështirë për një qeveri, në një vend dhe shoqëri të lirë, sesa të qeverisë pa opozitë. Ishte thënë në mënyrë të përsëritur pas zgjedhjeve të vitit 2009, por unë kisha mendim tjetër, isha i bindur se vendi nuk ishte pa opozitë. Mediat në Shqipëri përbëjnë realisht pluralitetin më të fuqishëm të vendit. Kjo është e vërteta dhe ky është zhvillimi më pozitiv i këtyre njëzet viteve. Ky pluralitet është një vlerë kolosale për lirinë e shqiptarëve. Ndaj dhe unë ju ftova juve sonte për t’ju falënderuar me shumë mirënjohje për rolin tuaj të jashtëzakonshëm që luani në shoqërinë shqiptare.
Kam edhe një arsye tjetër, specifike për këtë vit. Ne shqiptarët kremtuam këtë vit 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në rast se jemi një traditë relativisht e shkëlqyer në mitingje, nuk mund të them se jemi të tillë në festa, por të gjithë ne u befasuam në këtë 100-vjetor, pasi para nesh befas u shfaq lëvizja festive popullore më e madhe në historinë tonë kombëtare. Natyrisht, jashtë çdo lloj arsyeje se kjo ishte një lëvizje zyrtarisht e organizuar. Jo, kjo ishte një lëvizje zyrtarisht e organizuar aq sa ishte zyrtarisht i organizuar mitingu i Xhejms Bejkërit në maj të vitit ’91. Por nuk ka diskutim që kjo lëvizje, pas së cilës shqiptarët nuk do të jenë më kurrë kombi që ishin, kishte katalistët e saj. Dhe unë besoj se ju keni qenë ndër katalistët më kryesorë. Lëvizja, sigurisht, duhet studiuar dhe lexuar me shumë vëmendje, por një gjë është e sigurtë, ajo e tëra ishte një shenjë e bashkimit kombëtar. Unë kam bindjen se mesazhi i ditës së 100-vjetorit do të lexohet me ndershmëri nga të gjithë shqiptarët. Kam bindjen se mediat do të qëndrojnë në krye të kësaj përpjekjeje. Ajo që ndodhi në 28 Nëntor ishte një vërshim i papërmbajtur, i paparë, i ndjenjave të dashurisë, respektit, të atdhetarisë së shqiptarëve në të katër anët e botës. Ajo lëvizje e tërë ishte në shenjë bashkimi. Ajo ka leksionin e madh – shqiptarët nuk duhet kurrë të pushojnë së punuari për të ndërtuar idealin e tyre më suprem, idealin e bashkimit kombëtar. Ata nuk kanë asnjë arsye të qëndrojnë nënshtruar në trojet e tyre mijëravjeçare. Ata janë të fundit që numërojnë të rënët në trojet e tyre. Sot në Kosovë janë mijëra e mijëra familje shqiptare, të cilat ende kanë të patharë gjakun e vajzave dhe djemve të tyre të rënë për liri. Kjo është e vërtetë për shqiptarët në Maqedoni. Pra, ishte një kushtrim. Ndaj dhe ftesa ime për ju, gra dhe burra, vajza dhe djem të emancipuar, është se nuk duhet kurrë të përtojmë dhe të hezitojmë të shohim të vërtetat në sy. Përndryshe, ne mund të viktimizohemi prej tyre. Askush nuk duhet të trembet nga nacionalizmi shqiptar. Ballkani përjetoi stuhitë më të egra nacionaliste në fundin e shekullit që shkoi. Nacionalizmi shqiptar ishte nacionalizmi më qytetar, ishte nacionalizëm tërësisht i frymëzuar nga vlerat e lirisë. Dhe do të ishte e pafalshme që për shkak të barbarive të nacionalizmave të tjerë ne të vendosnim në një shtrat nacionalizmin qytetar shqiptar. Është nacionalizëm i bazuar mbi kulturën, gjuhën, nuk është nacionalizëm i bazuar mbi urrejtjen, mbi shfarosjen, mbi ekstreminimin. Në tërë kulturën tonë, në tërë doktrinat tona, ne nuk kemi dhe nuk kemi pasur doktrina shfarosëse për kombe të tjera.
U ndala në këtë çështje, sepse, në fakt, ju keni dhënë një kontribut shumë të madh gjatë këtij viti me shkrimet tuaja, me analizat tuaja, me botimet tuaja në qëmtimin e të vërtetave historike. Kemi patur shumë nevojë për të njohur të vërteta tona, sepse me injorancë ecën drejt errësirës, ecën pas, nuk di ku shkon. Ndaj dhe kam besim të madh se ky proces i bashkimit me njëri-tjetrin, i bashkimit me Evropën do të ketë promotor të fuqishëm mediat shqiptare. Procesi i bashkimit evropian përbën mrekullinë më të madhe të Evropës së të gjitha kohërave, por nuk mund të themi se ai i jep përgjigje totale përfundimtare çështjes së bashkimit të shqiptarëve. E domosdoshme është të ndjekim besnikërisht atë rrjedhë, e domosdoshme është të përcaktojmë standarde të tjera, të cilat të bëjnë të mundshëm që në kufij të parëndësishëm shqiptarët të ndjehen një kudo që ndodhen. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur materien. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur territorin. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur të ardhmen që meritojmë.
Dua ta mbyll këtë fjalë timen duke ju lexuar një pamflet të jashtëzakonshëm të njeriut që ndoshta themeloi gazetarinë moderne shqiptare. Po jua lexoj këtë që ta keni si imunitet nga të gjitha ndikimet.
Ja çfarë i shkruan Faik Konica një gazetari, mikut të tij, që kishte vendosur të botonte një gazetë: “I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha, shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohet edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je ‘hamall’ e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht, do të thonë se është ‘çervish’. Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prish punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të japë Sulltani të holla që ta pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla, je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi ta shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e Fuqisë së Madhe, s’qenke shqiptar i vërtetë. Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi”.
Gëzuar!

Fjala e Kryeministrit Berisha në pritjen koktej për mediat, me rastin e festave të fundvitit

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Media, opozita e vertete, Sali berisha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT