• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVE-Takimi i liderëve te presidentja, përfundon pa marrëveshje

February 8, 2016 by dgreca

Takimi i liderëve të partive politike në pushtet dhe në opozitë në Kosovë, i cili është organizuar me ftesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përfunduar pa ndonjë rezultat që do të shënonte përparim në drejtim të daljes nga kriza politike në vend.
Në takim me presidenten Jahjaga kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe lideri i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ftesës së presidentes Jahjaga nuk i janë përgjigjur kryetarët e dy partive tjera opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Fatmir Limaj nga partia Nisma.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është përqendruar më shumë në çështjet e tjera, sesa ato që kanë të bëjnë me gjetjen e ndonjë zgjidhje politike.
Ai ka ftuar opozitën që ta ndalë dhunën, në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara me zbatimin e rekomandimeve evropiane, në lidhje me liberalizimin e vizave dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Në asnjë rast, Mustafa nuk ka folur për ndonjë ofertë që mund t’i bëhet opozitës në lidhje me tejkalimin e gjendjes së krijuar.
“Kërkuam që të hiqet dorë nga dhuna, sepse me dhunë nuk mund të zgjidhen problemet në Republikën e Kosovës, as me gaz lotsjellës në Kuvend dhe as me shishe të molotovit dhe me përdorim të mjeteve të tjera të dhunshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Kemi nevojë të punojmë bashkërisht për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asoocim”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë pas takimit që forcat politike në pushtet dhe opozitë duhet t’i tejkalojnë dallimet që i kanë, për hir të interesit shtetëror të Kosovës.
Sipas Thaçit, përfaqësuesi i opozitës në këtë takim, Ramush Haradinaj, nuk i ka ngritur fare si shqetësim temat që më së shumti përplasën skenën politike muajt e fundit, siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ajo e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Thaçi ka thënë se Haradinaj më shumë ishte i përqendruar në çështjen e marrjes së pushtetit.
“Ne kemi propozuar që, së paku, Aleanca (për Ardhmërinë e Kosovës) të marrë pjesë në komisionet e përbashkëta për shkruarjen e statutit të këtij Asociacioni, bashkërisht, që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”
“Në të njëjtën kohë, të marrë pjesë edhe në një komision kombëtardhe ndërkombëtar, që do të formohet nga presidentja e vendit, për demarkacionin, në mënyrë që ta japë kontributin e vet. Ndërsa, çështjet tjera le të diskutohen në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit,Thaçi ka ripërsëritur se do të respektohet afati ligjor dhe procedurat kushtetuese. Kjo ka lënë të nënkuptohet që koalicioni qeverisës ka mbetur tek qëndrimi i mëhershëm që për këtë post, kandidat i vetëm të mbetet vet Hashim Thaçi, përkundër kundërshtimeve nga opozita.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili doli i pari nga takimi, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të shpërndahet, dhe rrjedhimisht të shpallet edhe data e zgjedhjeve.
Gjithashtu, ai është zotuar se opozita do të mbetet e bashkuar, duke thënë se nuk ka ndryshime, si dhe duke nënvizuar se me 17 shkurt do të protestohet nga opozita, me kërkesën që qeveria aktuale të japë dorëheqje.
“Kam kërkuar që menjëherë të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza. Po ashtu, kam kërkuar që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë.
“Me këtë ardhje në takim, unë e kam shprehur vullnetin tonë të mirë, për të ndihmuar për të dalë nga kriza aktuale. U kam dhënë edhe propozimin. Shpresoj që këta që ishin vendim marrës ose që ishin prezent, do të reflektojnë. Opozita mbetet e bashkuar. Shihemi me 17 shkurt. Aleanca është e vendosur që ta ndihmojë kundërshtimin e mëtejmë të degradimit të shtetit”, ka thënë Haradinaj.
Takimi i thirrur nga presidentja Jahjagaështë thëne se ka si qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike, në mënyrë që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, pas bllokimit të punës nga ana e opozitës.
Po ashtu, funksionalizimi i plotë i Kuvendit në këtë fazë, shihet si jetik për Kosovën, ngaqë brenda një muaji, ky institucion duhet të zgjedh presidentin e ri të Kosovës. Në të kundërtën, vendi do të zhytej në një krizë të thellë institucionale e politike.
Në takimin e së hënës, në Zyrën e Presidentes, ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Roli i faktorit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan, ishte përcaktues edhe në momentin e lidhjes së koalicionit aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.(Kortezi:Bekim Bislimi- Europa e Lire)

Filed Under: Politike Tagged With: Jahjaga, KOSOVE-Takimi i liderëve, Pa marrëveshje, perfundon, te presidentja

Pa marrëveshje bisedimet në Maqedoni

May 18, 2015 by dgreca

Takimi i katër drejtuesve të partive më të mëdha në Maqedoni lidhur me zgjidhjen e krizës në vend, rezultoi pa marrëveshje.
Takimi ishte një nismë e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkiit Evropian për t’i dhënë fund krizës disa-muajshe në këtë vend, krizë që u shkallëzua nga skandali i përgjimeve.
Drejtuesit politikë, siç bëhet e ditur, nuk kanë arritur të paraqesin as propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve.
Në takimin e sotëm të organizuar nga diplomatët perëndimorë, morën pjesë kryeministri konservator Nikola Gruevski, shefi i opozitës Social Demokrate Zoran Zaev dhe dy udhëheqës të partive shqiptare, Ali Ahmeti drejtues i Bashkimit Demokratik për Integrim në koalicionin qeveritar dhe Menduh Thaçi, udhëheqës i një partie opozitare.
Maqedonia përballet me një prej krizave më të thella politike që nga shpallja e pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Pjesa dërrmuese e krizës ka ardhur si rezultat i akuzave të opozitës, se qeveria kishte përgjuar ilegalisht 20 mijë njerëz.
Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë kundër qeverisë në Shkup. Shumë prej tyre kanë ngritur një kamp përballë zyrave të kryeministrisë dhe janë zotuar se do të rrinë aty, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Sot në darkë pritet të organizohet një protestë në mbështetje të qeverisë.
Qindra përkrahës të opozitës e kaluan natën jashtë ndërtesës së qeverisë në Shkup nën kërkesat e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit konservator Nikola Gruevski.
Protestuesit, të cilët thonë se kanë në plan të qëndrojnë aty për ditë me rradhë, po ashtu kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Mbështetësit e opozitës e kaluan natën në tenda pas protestës së të dielës ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz.
Në këtë rajon të njohur për historinë e përgjakshme të konflikteve ndëretnike dhe paqëndrueshmërisë politike, zhvillimet kanë shkaktuar alarm si benda ashtu edhe jashtë atij vendi.(VOA)

Filed Under: Rajon Tagged With: Bisedimet, ne Maqedoni, Pa marrëveshje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT