• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liria e fjalës lidhet me të vërtetën!

March 10, 2021 by dgreca

Portali Gazeta Diaspora Shqiptare e Pandeli Majkos, kreut të ministrisë së përçarjes të diasporës – Nga Elida Buçpapaj/

Liria e fjalës lidhet me të vërtetën!

E vërteta është shpesh e hidhur e sidomos veshët e politikës nuk duan ta dëgjojnë!

“Nëse liri do të thotë diçka, do të thotë të kesh të drejtën t’ju tregosh njerëzve atë që nuk kanë qejf ta dëgjojnë”.

Kështu e përkufizon pak a shumë lirinë e shprehjes George Orwell.

“Nëse liria e fjalës hiqet, atëherë si shurdh memecë mund të na udhëheqin, si dele në thertore.”

Kështu e përkufizon lirinë e fjalës  Xhorxh Washington.

Mbrojtësi i flaktë i lirisë së mendimit Volteri, figurë emblematike e iluminizmit që ka frymëzuar lirinë, sekularizmin dhe demokracinë në të dyja anë i Atlantikut, thotë “Unë mund të mos pajtohem me ty, por unë mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë atë.”

Despotët, diktatorët e burgosin të parën fjalën e lirë, sepse kur kanë burgosur lirinë e fjalës e kanë burgosur të gjithë shoqërinë!

Ndryshe nga regjimet totalitariste, në civilizimin Perëndimor liria e fjalës është e garantuar me ligj dhe kushtetutë si e drejtë themelore e njeriut.

Amendamenti i parë i Kushtetutës Amerikane, përveçse garanton lirinë e shprehjes, e ndalon Kongresin të kufizojë shtypin ose të drejtat e individëve për të folur lirshëm. 

Pra liria e fjalës që njihet si “pushteti i katërt”, në italisht (quarto potere), gjermanisht (Vierte Gewalt), spanjisht (Cuarto poder)  frëngjisht (Quatrième pouvoir)  është detyrimisht e pavarur nga politika, detyrimisht e pavarur nga tre pushtetet e tjera, që janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori.

Kusht themelor i fjalës të lirë është të ekzistojë larg çdo konteksti politik, në kuptimin se qeveria e një vendi demokratik nuk ka të drejtë kushtetuese dhe e ka të ndaluar me ligj të krijojë një gazetë që të mbulojë domenin e informimit të publikut.

Në diktaturën totalitariste enveriste Zëri i Popullit ishte direkt organ i KQPPSH.

Në mënyrë aksiomatike, në diktaturën totalitariste të Edi Ramës portali Gazeta “Diaspora Shqiptare” është organ i qeverisjes të korruptuar. 

Gazeta “Diaspora Shqiptare” është organ i ministrisë të përçarjes të Pandeli Majkos, ministrit më puthador të Edi Ramës.

Ku ve këmbën Pandeli Majko, mbjell përçarje, injorancë dhe shkelje të ligjit.

Perëndimi financon me destinacion të zhvillojë demokracinë në Shqipëri, qeveria e korruptuar e Edi Ramës i financon paratë në Perëndim si pare e zezë për ta bërë diasporën një kopje të shëmtuar e asaj që ndodh në Shqipëri.

Gazeta Diaspora Shqiptare është një portal politik, partiak, aspak profesional, që ka qëllim trushplarjen e diasporësshqiptare nëpër botë! 

Sikur Radio Tirana e kohës të diktaturës Hoxhiste që shpërndante helmin përmes valëve të radios totalisht nën kontrollin e shtetit totalitarist.

Ju kujtohet fotografia e Edi Ramës me presidentin Obama !

Një shqiptaro-amerikan u dënua sepse kishte paguar rreth 80 mijë $ për fushatën presidenciale, me qëllim që Edi Rama të bënte foto me presidentin Amerikan, por paratë kishin ardhur nga jashtë dhe kështu ishte shkelur ligji amerikan dhe personi u dënua dy vjet burg, por Edi Rama ngeli i palagur.

E, pra, ky është stili i ndyrë që kanë sjellë qeveritarët e Edi Ramës në diasporë.

Ne 3 milionë shqiptarë nëpër botë jemi qytetarë të lirë të Perëndimit e prandaj duhet t’i themi “jo” pisllikut që vjen nga qeveria e Edi Ramës!

Ne që jetojmë në Perëndim e dimë se si funksionon demokracia,

prandaj nuk duhet të pranojmë kurrë të kthehemi në marioneta të një qeverisje që e ka kapur sistemin e popullin e ka nënshtruar përmes diktaturës të varfërisë e padrejtësisë.

Diaspora nuk duhet të pranojë një portal që del nga zyrat e Pandeli Majkos, sepse kështu shkelet Kushtetuta e vendeve demokratike ku jetojmë në BE, SHBA, Kanada etj.

Asnjë qeveri demokratike nuk e gëzon atë të drejtë të nxjerrë në qarkullim asnjë lloj gazete për informimin publik veç gazetës zyrtare!

Edi Rama ka arritur deri aty sa ka televizionin e tij ERTV, por kur është në fjalë diaspora, jemi ne 3 milionë shqiptarë, që nuk duhet ta lejojmë të zgjasë duart e tij të gjata e të dhunojë fjalën e lirë!

A mund të ekzistojë e lirë fjala nën prangat e qeverisë të Tiranës dhe ministrisë të përçarjes të Pandeli Majkos ? 

Jo kurrë! 

“Kushdo që do të përmbysë lirinë e një kombi e fillon duke nënshtruar lirinë e fjalës”, thotë Polymath, dijetari Benjamin Franklin, një nga Etërit Themelues të SHBA.


Filed Under: Emigracion Tagged With: Elida Buçpapaj, Gazeta e Diaspores, Lira e Fjales, Pandeli majko

Pandeli Majko larg duart nga diaspora!

April 16, 2018 by dgreca

Diaspora nuk ta ka nevojën ty Pandeli Majko, se ti i vjen diasporës me qëllime të mbrapshta, për ta përdorur politikisht./

1 elida bucpapaj

Nga Elida Buçpapaj/

Pandeli Majko, minister i PS për diasporën, është në një tur partiak nëpër botë në takim me diaporën shqiptare të larguar nga Atdheu  prej 27 vitesh, sepse në Shqipëri mungon perspektiva.

Janë 3 milionë Shqiptarë të shpërndarë nëpër botë që e kanë nisur jetën nga zero në Perëndim dhe që tashmë janë integruar duke siguruar të ardhme për brezin e ri.

Nga Shqipëria po ashtu ka ikur truri, shkak ekonomia e dobët, pasiguria dhe institucionet e shtetit që nuk reflektojnë sistemin Perëndimor.

Në esencë, qeveria dhe qeveritarët shqiptare nuk pyesin për qytetarët në Shqipëri, që i kanë degraduar në mjerim, pale të pyesin për shqiptarët e diasporës.

Turi partiak i Pandeli Majko ka qëllim organizimim e diasporës në rrang militantësh dhe strukturash klienteliste për ta përdorur për qëllime politike.

I them shqip dhe shkoqur Pandeli Majkos: larg duart nga diaspora!

Sepse diaspora do t’ju presë me manifestime proteste!

Ju ia keni vënë vizën popullit që keni aty dhe deri sot nuk keni treguar as interesin minimal për diasporën, e cila është e vetmja që ndikon pozitivisht në ekonominë shqiptare.

Turi i Majkos në diasporë është abuziv. Sepse, me paret e taksapaguesave, ai është duke i shërbyer partisë në dëm të interesit kombëtar, duke shkelur kushtetutën me qëllim përçarjen e diasporës.

Diaspora nuk ta ka nevojën ty Pandeli Majko, se ti i vjen diasporës me qëllime të mbrapshta, për ta përdorur politikisht.

Po fokusohem në ndaljen tënde më të fundit. Në Zvicër.

Diaspora shqiptare në Zvicër përbëhet nga shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Luginës së Preshevës dhe të Shqipërisë. Një komunitet që shkon rreth gjysmë milionë, nga ku pjesa më e madhe janë të natyralizuar. Kjo bën që si shifër zyrtare të njihet si komunitet me mbi 200 mijë. Shqiptarët nga shteti amë shkojnë rreth 1500 përgjithësisht të natyralizuar edhe këta.

Diaspora e Kosovës në Zvicër është një nga burimet kryesore jetike në vendlindje, ku papunësia shkon në 70 % dhe qeverisja është e krimbur prej nepotizmit, klientelizmit dhe korrupsionit.

Pa diasporën Kosova nuk do të mbijetonte dot. E, megjithatë, burimet financiare që qeveria e Kosovës i ka gjoja me destinacion diasporën, i përdor për të mbështetur në diasporë segmente në shërbimin e saj klientelist dhe në dëm të interesit të përgjithshëm të diasporës.

Shqipëria po ashtu. Ambasada e Shqipërise në Zvicër pothuaj nuk kryen asnjë aktivitet që lidhet me komunitetin nga shteti amë. Këtë e them edhe si pjesë e komunitetit dhe si botuese e portalit voal.ch, i vetmi me origjinë nga Shqipëria që është i mirëinformuar. Voal.ch është portali me lexueshmërinë më të lartë në diasporë. Dy botuesit e saj, Skënder Buçpapaj dhe unë, jemi të akredituar në Institucionet e Konfederatës Helvetike dhe integruar në të gjithë organizmat për gazetarë në Zvicer, por Edi Rama dhe zëdhënësit e tij e kërkojnë shtypin ta kenë  vegël të pushtetit të tyre. Promovohet interesi partiak në dëm të atij që ka vlerë për të mirën e përgjithëshme. Jo më kot raporti i fundit i Freedom Hause e rendit Shqipërinë në vendet ku liria e shtypit censurohet.

Majko e vizitoi Zvicrën bashkë me ministrin e diasporës të Kosovës. Të dy e shmangën kontaktin me komunitetin. Vizita e tyre u mjaftua në takimet me disa shoqata me të cilat kanë bashkëveprim interesash.

Takimet ishin të konsumit propagandistik dhe të rrangut partiak. Kjo shkon në dëm të interesave të komunitetit. Qeverite shqiptare kanë ngritur me njerëzit e tyre në diasporë një ngrehinë prej rëre që do të rrëzohet menjëherë sa të fillojë funksiononimi i shteti i së drejtës në Kosovë e Shqipëri.

Kjo kërkon një organizim të diasporës larg logove politike për të patur ndikim në vendet nga vijnë, duke mos u shfrytëzuar vetëm për remitancat.

Zvicra është modeli shembullor i trajtimit të diasporës të saj që e konsideron Zvicra e Pestë, krahas Zvicrës gjermanofone, frankofone, italofone dhe romançe.

Ky ballafaqim e diskrediton turin e Majkos këtu.

Të dy ministrat e diasporës u takuan edhe me përfaqësues të LAPSH-it, Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër. Ky takim shënoi edhe kulmin e pafytyrësisë së kësaj vizite, sepse shkollën shqipe në Zvicër mund ta ndjekin vetëm 3% e fëmijëve, që do të thotë se 97% e fëmijëve shqiptarë nuk e dinë shqipen, edhe ata 3% e njohin sa ua lejon frekuentimi i shkollës për tri orë një herë në javë. Fëmijët e flasin në familje në formë dialektale dhe me një fjalor shumë të kufizuar. Kam patur rastin të jem në kontakt me ta, dhe është e dhimbshme kur sheh se breza të tërë humbin gjuhën shqipe. Shtetet shqiptare mbajnë përgjegjësi, por përgjegjësi kryesore natyrisht mban edhe komuniteti, i cili vijon të ketë organizim partiak.

Pandeli Majko u takua me militantë të politikës, një grusht i vogel njerëzish pa asnjë ndikim në diasporë, por që kanë përfituar grante financiare apo gratifikime pa i merituar, në kuadrin klientelist.  Po ti mbledhesh të gjithë ata me të cilët është takuar Majko dhe ministri i Kosovës, takime që janë reflektuar me fotografi në webfaqen e Ambasadës të Shqipërisë,  nuk e bëjnë as njëqind vetë. Nga këta 100 vetë nga Shqipëria ishte vetëm Ambasadori me ndonjë tjetër syresh, të tjerët janë nga Kosova.

Në faqen online në Facebook të Ambasadës shqiptare në Bernë bëra një koment, të cilin ma censuruan dhe po ashtu më hoqën të drejtën e komenteve. Shkelën Kushtetutën për një nga liritë kryesore të njeriut, sikur ështē liria e fjalës. Në komentin tim kisha shkruar: Pandeli Majko nuk u takua me komunitetin shqiptar nga Shqipëria. Ai u takua vetëm me Ilir Gjonin. Thashë mendimin tim që përkonte me të vërtetën. Dhe i bëj thirrje atyre që menaxhojnë këtë faqe të më kthejnë edhe komentin edhe të të drejtën për të bërë komente. Shqipëria nuk është pronë e tyre, as shteti shqiptar nuk është pronë tyre!

Ministri shqiptar dhe zyrtarët e lartë publikë, përfshi diplomatët, harrojnë kryesoren: se rrogat e larta nuk ua jep PS, por taksapaguesit shqiptarë dhe ata janë të detyruar t’i shërbejnë e binden Kushtetutës. Kushtetuta e konsideron shkelje dhe shpërdorim abuzivizmin partiak.

Pandeli Majkon e pyes se sa i ka kushtuar turi partiak? Nga SHBA, Kanada dhe nëpër Europë, Hotelet, dietat, udhëtimet. Dhe i kërkoj që t’i kthejë ato para në arkën e shtetit, sepse korrupsioni nuk ka brirë. Turi i Pandeli Majkos është totalisht abuzim dhe shpërdorin detyre. Politika deri tani vetëm i ka prishur punë diasporës!

Publikut a i kujtohet Taksa Majko e Rrugës të Kombit? Ku shkuan gijthë ato para me të cilat nuk ndërtua as rruga dhe asnjë urë!?

Përkundrazi Pandeli Majko vjen në diasporë me paret e taksapaguesëve, që ta thellojë zullumin dhe përçarjen e diasporës me stilin e njohur të kohës së Mërgatës së Qyqeve.

Po diaspora i njeh shumë mire se cilët janë politikanët e Shqipërisë, sepse ju sheh çdo ditë nga televizionet shqiptare kur foltoren e Parlamentit e përdorin për të pështyrë njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri përdor zhargonin e rrugës kundër popullit që deputetët e PS e quajnë poezi.

Larg duart nga diaspora, Pandeli Majko!

Dorëzoje portofolin ministror dhe paret e këtij institucioni profiter hidhi në arkën e shtetit për të rritur pensionet e shqiptarëve.

Ke 27 vjet që jeton me paret e taksapaguesve. Nuk ke bërë asnjë orë punë në jetën tënde, ndërkohë që shqiptarët qofshin të PS apo PD pas 42 vitesh punë marrin vetëm 100 Euro pension ne muaj.

Larg duart nga diaspora! Unë do të të kërkoja të largoheshe edhe nga politika Pandeli Majko.

Bëji bilancin vetes. Ke 27 vite përfitim nga xhepi i varfër i këtij populli të cilin e keni katandisur në degradim të skajshëm!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Elida Buçpapaj, larg duart, nga diaspora, Pandeli majko

KUSH ËSHTË DIASPORA SHQIPTARE E VËRTETË

January 26, 2018 by dgreca

2 Thanas-Gjika

Me rastin e vizitës të Ministri të Diasporës, z. Pandeli Majko në SHBA/

Nga Thans L. GJIKA/
Qeveria Rama i shtoi kabinetit të vet të fryrë ministrinë e njëzetë, Ministrinë e Diasporës me Ministër z. Pandeli Majko. Ky politikan dhe pushtetar njihet për bindje të verbër ndaj udhëheqësve të Partisë Socialiste dhe për mungesë guximi dhe mendimi origjinal.

Kush e njeh diasporën shqiptare e kupton se z. Rama, Kryeministri ynë i sotëm, nuk do që t’i njohë dhe t’i vlerësojë bijtë e shquar të diasporës sonë, sepse po t’i njihte dhe t’i vlerësonte duhej që këtë ministri t’ia ngarkonte njërit prej tyre.

Zoti Majko, e filloi punën së prapi. Në vend që të fillonte vizitat e tij të punës duke ardhur në SHBA, për t’u njohur me diasporën më të fuqishme, shkoi në Ukrainë për të krijuar lidhje me diasporën shqiptare të atjeshme, ku ka nja 3000 arbanasë në asimilim e sipër, prej të cilëve nuk ka se çfarë të presë Shqipëria.

Diaspora shqiptare përbëhet prej disa shtresash, së pari këtu duhen përmendur shqiptarët e larguar prej trojeve atërore gjatë Rilindjes dhe pas formimit të shtetit shqiptar dhe së dyti arbërorët e Greqisë, arbëreshët e Italisë e të Zarës dhe arbanasët e Ukrainës. Mirëpo kjo pjesa e dytë e diasporës flet dialekte të vjetra të gjuhës sonë, dialekte të arbërishtes, sepse folësit e tyre ishin larguar nga trojet tona shumë shekuj më parë. Midis tyre ka një pakicë të shkolluarish të cilët kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të ndërgjegjshme për të ruajtur zakonet e traditat e të parëve, për të mësuar historinë tonë kombëtare dhe gjuhën e sotme letrare shqipe. Kurse masa e gjerë e tyre, sidomos ata nën moshën 60-vjeçare, ka kohë që i janë nënshtruar procesit të asimilimit të plotë. Kjo pjesë e kësaj diaspore e ka braktisur arbërishten si gjuhë komunikimi dhe në ndërgjegjen e saj kombëtare mbizotëron ndërgjegja kombëtare e vendit ku jeton, pra nuk ka ndërgjegje kombëtare shqiptare. Edhe diaspora shqiptare në Turqi, ku thuhet se ka disa milionë turq me origjinë shqiptare, ka ndërgjegje kombëtare turke dhe jo ndërgjegje kombëtare shqiptare. Deri diku shqiptarë e ndjejnë veten disa pleq e plaka analfabetë që janë pasardhës të familjeve myslimane shqiptare të Çamërisë, që u dërguan si turq nga qeveria greke në vitet 1923-1925 dhe pasardhës të familjeve myslimane shqiptare të Kosovës e Maqedonisë që u dërguan në Turqi si turq prej qeverisë jugosllave në vitet 1950-1958. Qeveritë turke kurrë nuk u kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe këtyre miljona emigrantëve shqiptarë.

Pjesa më e shëndetshme e diasporës shqiptare të sotme, pra të pas vitit 1944 e deri sot përbëhet prej emigrantëve ekonomike të larguar nga atdheu para L2B dhe sidomos prej shqiptarëve të arratisur për arsye politike gjatë viteve 1944 – 1991 dhe prej ne të larguarve për nevoja ekonomike ose me lotari që nga viti 1992 deri në ditët tona. Midis shqiptarëve emigrantë u shquan biznesmenë si Antony Athanas, Bill Johns, gazetari e shkrimtari Peter Lukas, studiuesi Prof, Peter Prifti, gazetari Qerim Panariti, etj.

Kurse midis shqiptarëve të arratisur deri më 1991 janë shquar shumë nacionalistë si Muharrem Bajraktari, Preng Pervizi, indipendenti Gjon Marka Gjoni, legalistë si Abaz e Nderim Kupi, Prof. Nuçi Kotta, Dr. Fuat Myftia, etj; ballistë si Mit’hat Frashëri, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nexhat Peshkëpia, Dr. Hasan Dosti, Xhevat Kallajxhi, Xhemil Leka, Dr. Ramazan Turdiu, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane, Agim Karagjozi, Ekrem Bardha, Ndoj (Tony) Prendushi, Sejfi Protopapa, Seid Demneri; intelektualë antikomunistë si Ernest Koliqi, Mustafa Merlika Kruja, Prof. Arshi Pipa, Prof. Isuf Luzaj, Prof. Martin Camaj, Prof. Sami Repishti, Bilal Xhaferi, Elez Biberaj, Idriz Lamaj, Astrit Lulushi, Esad Bilali, Zoi Shyti (piktor), Ted Papavrami (violinist e përkthyes), kleriku Don Anton Kçira, etj.

Pati midis tyre dhe disa të arratisur që u morën krahas punëve të biznesit dhe me përpjekjet për të ndihmuar çlrimin e Shqipërisë nga diktatura komuniste dhe për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë nga zgjedha sërbe, si Sami Kulla, Sergio Bitici, Tony Sufaj, Tahir C. Kernaja, Nimet Malo, etj. Kurse midis shqiptarëve të larguar mbas shkërmoqjes së diktaturës janë shquar analistë si Shinasi Rama, Lek Pervizi, Eugjen Merlika, Jozef Radi, Fritz Radovani, Mërgim Korça, Grid Roi, Ardian Vehbiu, Ilir Lëvonja, IlirDemalia; gazetarë si Edlira dhe Skënder Buçpapaj, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Beqir Sina, Andon Dede, Adem Belliu, Gani Vila, Fatmir Terziu, Ajet Nuro, etj; studiues si Prof. Piro Thomo dhe djali i tij Prof. Aleks Thomo, Ilia Karanxha, Fotaq Andrea (dhe përkthyes), Ardian Ndreca, Ilir Ikonomi (dhe gazetar), Myrteza Bajraktari, Qerim Vrioni (dhe fotograf); përkthyes si Ilia Ballauri, Ani Gjika (dhe poete), Baki Ymeri (dhe poet), Mazllum Saneja (dhe poet), Dashnor Kokonozi; shkrimtarë si Pëllumb Kulla (dhe analist), Naum Prifti, Gazmend Kapllani, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Gjek Marinaj, Iliriana Sulkuqi (poete), Albana Lifchin, Adnan Mehmeti, Kolec Trabohini (poet dhe kineast), etj.

Shumë pak prej këtyre emrave janë trajtuar si zëra më vete në “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (2008 – 2009) përgatitur e botuar nga Akademia e Shkencave e R.SH. Shumë prej këtyre atdhetarëve kanë botuar vepra të shquara që nuk janë vlerësuar nga zhuritë kur kanë dhënë çmime të ndryshme, dhe nuk u janë dhënë Pensione të veçanta të cilat i kanë meritur prej kohe.

Ia vlen të diskutojmë me z. Majko, Ministër i Diasporës i cili po na vjen për vizitë pune në fillim të shkurtit për problemet që ka diaspora jonë, për nevojën e dërgimit këtu të teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe prej të rinjve tanë, për ribotimin në shumë kopje prej Ministrisë së Kulturës, ose Ministrisë së Diasporës të disa veprave të rëndësishme letrare e shkencore të botuara në kopje të pakta prej bijve të diasporës, po ashtu për botimin prej këtyre ministrive të disa përmbledhjeve me artikuj e studime shumë të vlefshme të cilat bijtë e diasporës i kanë botuar në pak kopje për mungesa financiare, etj.

Filed Under: Emigracion Tagged With: diaspora, Pandeli majko, Thanas Gjika, Visit e Ministrit

Pandeli Majko në Kosovë-28 Nëntori – Urimie për të gjithë shqiptarët

November 24, 2015 by dgreca

-Pandeli Majko në Kosovë: Festa e 28 Nëntorit na fton të reflektojmë. Ajo nuk është një festë që nxit ndarje, por nxit bashkëpunim dhe negociata/-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 24 Nëntor 2015/ Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili ishte në krye të qeverisë shqiptare në kohën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99, sot në Prishtinë dha mesazhin se, Festa e 28 Nëntorit na fton të reflektojmë, ajo nuk është një festë që nxit ndarje, por nxit bashkëpunim dhe negociata.Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko.Në prag të 28 Nëntorit, Veseli dhe Majko përcollën mesazhe urimi për të gjithë shqiptarët, me porosinë që ajo të shënohet në frymën e mirëkuptimit vëllazëror dhe mirëbesimit ndërqytetar.Në takim zyrtar, njëkohësisht edhe midis miqsh, u evokuan kujtimet e përbashkëta të kohës së Luftës çlirimtare dhe këmbyen ide për gjendjen në rajon dhe tejkalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.Kryetari Veseli falënderoi ish-kryeministrin Majko për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën nga të gjitha pozitat e tij drejtuese, në kohë dhe rrethana të ndryshme, që nga Lufta çlirimtare, kur Majko ishte në krye të ekzekutivit shqiptar.Kryeparlamentari Veseli çmoi lart bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërmjet tyre, duke e konsideruar atë shembull për vendet e tjera në rajon. Kreu i Kuvendit shfaqi interesimin dhe gatishmërinë për t’i vazhduar marrëdhëniet e tilla me Tiranën zyrtare në të gjitha fushat, duke i kultivuar dhe intensifikuar më tej ato, në të mirë të të dyja vendeve, veçanërisht lëmin parlamentar.

Lidhur me zhvillimet aktuale në skenën politike të Kosovës, ishte dakordim i përbashkët nevoja e komunikimit midis subjekteve politike, i cili do t’i hapte rrugë arritjes së një konsensusi të përbashkët, në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimit të jetës sociale e ekonomike të tyre, zhvillimit të shtetit ligjor dhe demokracisë parlamentare.

Ish-kryeministri Majko, nga ana e tij, tha se çdo vizitë në shtëpinë e tij të dytë, siç e konsideroi ai Kosovën, përcillet me emocion të veçantë, ndërsa këtë radhë, edhe me shqetësim për situatën e krizës politike në Prishtinë, e cila shpesh herë, sipas tij, eksportohet si kulturë nga Tirana zyrtare. Por, ai u shpreh i bindur se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur.
“Ne kemi një varg shumë të bukur te Himni Kombëtar, ‘Rreth flamurit të përbashkuar’. Mendoj se 28 nëntori nuk është një festë që nxit ndarje, por nxit bashkëpunim dhe negociata, sepse shqiptarët kanë ditur që në momentet më të vështira për vendin të falin edhe gjakun, e jo më të tejkalojnë inatet politike të natyrave të ndryshme, nga më të drejtat, deri në më të gabuarat. Festa e 28 Nëntorit na fton të reflektojmë”, theksoi Majko.
Ai shprehu optimizmin se të gjithë ata që janë pjesë e kujtimeve të tij, e që sot veprojnë nëpër parti të ndryshme politike, kanë mundësitë që në prag të Festës së Flamurit të gjejnë një gjuhë të përbashkët, me qëllim që t’i japin Kosovës atë që meriton, një ëndërr për të nesërmen, për të vazhduar rrugën e cila ka të bëjë jo vetëm me Kosovën, por me të gjithë shqiptarët.
Ndërsa, pas takimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në ‘facebook’:
“Në takim me mikun tim, ish kryeministrin dhe tash deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majkon, evokuam kujtimet e përbashkëta të kohës së Luftës çlirimtare dhe këmbyem ide për gjendjen në rajon dhe tejkalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, së bashku, ua uruam shqiptarëve kudo që janë, Ditën e Flamurit, që kjo festë të shënohet në frymën e mirëkuptimit vëllazëror dhe mirëbesimit ndërqytetar”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, ne Kosove, Pandeli majko, Veseli

Artikujt e fundit

  • “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”
  • “Samiti Hagës, themelet e NATO së gjeneratës tjetër”!
  • Në fund të një viti me zemër shqiptare
  • Supermacioni i organizmave ndërkombëtarë ndaj sovranitetit relativ të Republikës së Kosovës
  • Në Zemrën e Arbërisë – udhëtim përtej kohës dhe kujtesës drejt Shën Mitër Korones
  • ZGJEDHJET, SISTEMET POLITIKE DHE SHTETFORMIMI NË HAPSIRËN SHQIPTARE
  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT