Parada e cila është mbajtur këtë vit në New York, kishte për qëllim që shqiptarët ti ruajnë simbolet ton siç janë: veshjet, vallet dhe muzikën shqiptare.
Autori i dokumentarit, Rexhep Myftari , është shprehur se kjo paradë organizohet çdo vit që ka një qëllim. Ai ka thënë se ndryshe nga herët tjera kësaj here kjo paradë i është dedikuar Kumanovës.
“ Parada çdo vite që organizohet e ka një qellim, ndërsa në këtë vit “i dedikohet Kumanovës, me moton Kumanovë jemi me ju”, ka thënë Myftari.
Kjo paradë për herë të parë është ndihmuar nga disa organizata shqiptare. Që parada të jetë sa më madhështore e ka ndihmuar dhe përkrahur nga autori i organizimit të kësaj parade në New York, Mark Gjonaj.
“ Gjonaj, ka për qëllim që ti bashkoj 120 organizata shqiptare që veprojnë në New York, Nju Xhersi dhe në Connecticut, që të organizon një paradë për nder të festës së Flamurit. “ Që festa e flamurit, 28 Nëntor të jetë një festë madhështore”, ka thënë Myftari.
Organizatorët kanë qëllim që çdo vit të organizojnë një paradë për ditën e pavarësisë së Kosovës në SHBA.
Ndryshe, parada ka filluar të mbahet prej viti 1969, të organizuar nga shqiptarët e New Yorkut, Nju Xhersit dhe të Connecticut. Parada është ndërprerë për 40 vite, madje ka rifiluuar të organizohet nga rrënjet shqiptare nga Mark Gjonaj prej viti 2008, “që ti ruaj vlerat shqiptarë”.(Sipas Zerit)
SHENIM I DIELLIT: Parada e pare Shqiptare en SHBA eshte organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikes”VATRA” me 28 Nentor 1969 me rastin e 60 Vjetorit te Gazetes “Dielli”. Parada ka perfshire jo vetem shqiptaret e Amerikes, por edhe arbereshet e Italise dhe komunitetin shqiptar te pas Luftes se dyte Boterore ne Itali. Parada nisi nga Hotel”Americana”, Rockefeller Center e deri tek Katedralja Saint Patrick.Fotografi te kesaj Parade ndodhen ne mjediset e Federates VATRA ne Nju Jork.
Paradat e tanishme nuk jane vetem te shqiptareve, por organizohen me bashkepunim me OJQ per Emigrantet prane OKB-se.
PARADA SHQIPTARE NE NEW YORK: Të gjithë Kemi Rrënjët Shqiptare
Nga Beqir SINA/*
NEW YORK CITY : Të shtunën, më 21 qershor në mesditë, u zhvillua në Nju Jork, një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emgrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryq tërthor botës, të konvergojnë në Bulevardin Amerika, me qindra pjesëmarrës nga më shumë se 10 grupe multikulturore nga New Yorku dhe zonën e Tri-Shtetshit. Ata do të parakalonin për të treguar , kulturën, traditën dhe bukuritë e tyre natyrore.
Organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar të Emigrantëve, kjo paradë, tani është në vitin e tij të 30-të, me radhë. Dhe, është një ndër aktivitetet, që po ua mundëson komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre, të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për të bërë për Amerikën. Këtë e bëjnë nëpërmjet kombeve të ndryshme, me mozaikun e tyre kulturorë unikë, duke marshuar përgjatë bulevardit, që të gjithë të gëzojnë komunitetet e tyre, prej nga vinë.
Organizatori i kësaj parade, është një organizatë joqeveritare në Kombet e Bashkuara, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco. Tema e Paradës është: “Festim Nëpërmjet Unitetit dhe Diversitetit”.Parada për të 5-in, vitë me radhë, orgnizohet në kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate : Endrit Topalli, Adrian Tahiri, Dorian Nasto, Besmir Hoxha, Mir Rudi, Bujar Gjata .
Kjo, paradë, është e krenarisë shqiptare – revysë së veshjeve tradicionale dhe e shoqëruar ngado me ngjyrat kuq e zi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijojnë një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.
Ku një lumë shqiptarësh vetëm kuqezi u derdhë, për disa orë me gjithë bukurinë e saj mahnitëse – përgjatë bulevardit të famshëm “America Avenue” – ku nuk munguan as grupet e fëmijëve të vegjel me kostumet e tyre popullore, kostume shumëngjyrshe.
Më së shumti ata që gëzojnë në këtë paradë, janë fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë, nxënësit e studentë shqiptarë, në shkollat amerikane, artistët, afaristët, biznesmenët, lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, njerëz nga më të suksesshmit në Amerikë –
Dhe, që të gjithë, mbajnë një numër amze, të gjithë sjellin me vete një copëz Shqipëri, nga vendorigjina e tyre : nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Lushnja, Elbasani dhe Berati, nga Tetova dhe Dibra, Ulqini e Tuzi, Prishtina, Gjakova e Prizereni, Lugina e Preshevës, nga Filati dhe Preveza, dhe në zemër, të gjithë mbajnë vetëm një emër – “O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR !”.
Janë këta shqiptarë në Amerikë, që janë duke shkruar në Nju Jork, për çdo vit një faqe të librit të historisë së tyre, në jetën kulturore, traditën, dhe çdo gjëje shqiptare, duke shpalosur edhe në këtë Paradë të paharruar, ato vlerat më të mira dhe më të bukura të kombit tonë.
Duke i dhënë Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, dhe të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre Etnike, dhe shqiptarëve ngado që janë, një shkëlqim të rrallë, e të pazakontë në metropolin më të madh botëror, Nju Jorkun – Kurse, publikut amerikan dhe turistëve të pafund e të shumtë në të dy anët e bulevardit “America Avenue”, një erë të këndëshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve në më të mirën e imazhit të tyre, në botë.
Kjo pardë ishte edhe një mundësi tjetër e shqiptarëve të Amerikës, për të demostruar para publikut amerikan diçka për çështjen kombëtare.
Shqiptarët, që marshonin me shumë dinjitet dhe krenari nëpër bulevardin Amerika, në Paradën Ndër-kombëtare të Emigrantëve – në qytetin e Nju Jorkut, mbanin një parull ku shkruhej se Çamëria është Shqipëri – jo e Greqisë, një realitet ky që i takon vetëm Shqipërisë. Në këtë pikë Rrënjët Shqiptare dhe pjesëmarrsit në përkujtim të 70 Vjetorit i Masakrës ndaj popullsisë çame, thanë se përkujtuan 2600 çamë, të cilët humbën jetën nga etja uria, dhe torturat, të përzënë me forcë nga tokat e tyre, prej ushtrisë greke, dhe gjeneralit famëkeq Zevra .
Ndërsa, me këtë rast Rrënjët Shqiptare, me Fondacionin Plavë e Guci dhe Shoqatën Ana e Malit ishin kujdesur, që të ngrisin zërin e shqiptarëve të Amerikës, edhe për Çështjen e papërfunduar e të drejtave të Shqiptarëve në Mal të Zi , faktorizimin e shqiptarëve atje, liritë dhe të drejtat e tyre, dhe që ata të mos trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë, e ndoshta më keq se në kohën e Millosheviqit.
Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, në fillim të fjalës së tij, i është falenderuar organizatave dhe shoqatave të komunitetit, për gjithë mbështetjen e dhënë në të gjitha aktivitetet, e kësaj organizate, si dhe në mënyrë të veçantë DJ EDI H, reperit Damjon Marcus, këngëtares Albërie Hajdargjonaj dhe Miss Kanadaja Zerina Derveni .
Me këtë rast ai veçoi disa nga sponsorët kryesorë të kësaj parde: Albanian American Civic League, kompaninë R.E.M.Residental, kompaninë Black Eagle, Shoqatën Ana e Malit dhe Fondacionin Plavë e Guci, THE CAKANI LAW, kompaninë Bajraktari Realty Group LLC – Realtor, dhe Peter Fluids,
“Ne sot ndihemi krenarë, tha Kepi, duke shtuar ngaqë jemi shqiptarë dhe le të parkalojmë në këtë paradë, me plot dinjitet dhe krenari të gjithë së bashku – pa dallim feje bindje apo krahine nën thirrjen, “JEMI NJË”, tha ai.
Me këtë rast ata nderuan me një skulturë e kristaltë, aktorin shqiptarë të Hollivudit Mike Dusi , asamblesitin e parë në shtetin e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetarin e Fondacionit Plavë e Guci, zotin Esat Gjonbalaj, dhe gazetarin e njohur të Top Chanell Marin Mema.
Kryetari i degës së Michiganit Endrit Topalli, i cili drejtojë ceremoninë e hapjes, ftojë të këndoi hymnin Amerikan Ansamblin e fëmijëve “Vallja Shqiptare” me drejtuese Pranvera Çobon dhe Gjergj Kovaçin.
Paradën e përshëndetën kryetari i shoqatës Plavë e Guci, Esad Gjonbalaj, gazetari i Top Chanell Marin Mema, asamblesiti Mark Gjonaj, Aida Gashi, e kompanisë R.E.M dhe Radio Emigrantit dhe aktori hollivudian Mike Dusi dhe Reshat Matit. I cili është një fëmijë veçse 15-vjeç, dhndoshta e ka takimin e parë me komunitetin shqiptarë. Ky ishte një rast mjaft i mirë për t’a prezantuar, atë si një fëmijë tjetër shqiptarë. Fëmijë, nga at që po çuditë, Amerikën dhe po shkëlqen në sportin Amerikan,. Ai tha është krenar të dalë në ringun amerikan me bluzën me flamurin kuq e zi. Reshat Mati, është i njohur këtu në SHBA, si “Albanian Bear – Ariu Shqiptarë”, që tashmë është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai dhe “luftëtar” në Grappler, në Shtetet e Bashkuara, kampion kombëtarë në boks fitues i Dorezave të Argjenta (nëpërmjet vlersimit të MMA TKO)
Pas përshëndetjeve të rastiti presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, ftojë të gjithë pjesëmarrësit, shumica e tyre të rinjë e të reja shqipëtare, nxënës dhe studentë, aktivistë dhe veprimtarë të komunitetit, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, që edhe në këtë aktivitet, ata të ishin promotorët në marrshim nëpër rrugën America Avenue.
Kudo në shesh shikoje vetëm simbolet tona kombëtare; bluzat e kuqe me hartën etnike, flamuri kuq e zi, këngët e vallet nga të gjitha krahinat, që i dhanë sheshit America, një imazh të gjallë, entusiast dhe të larmishëm, shqiptarë, përgjatë segmentit që ndanë rrugët 43 street dhe 58 street.
Në këtë Paradë, shqiptarët duket se ishin më të organizuar se heret e tjera. Me pjesmarjen e shumë grupeve dhe organizatave të tjera shqipëtare, që operojnë jo vetëm në New York, por në gjithë SHBA-të. Dallohej grupi i të rinjëve nga Detroiti – dega Rrënjët Shqiptare me kryetar Endrit Topalli, grupi i Teksasit me kryetar Besmir Hoxha, ata nga Bostoni, dhe Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit, Shoqata Shqiponja e Lirë, Federata PanaShqiptare VATRA, Shoqata Kombi, Shkollat Shqipe në Staten Island & Brooklyn, Shkolla Shqipe në Bronx, dhe New Jersey, sollën së bashku të gjitha vlerat tona kulturore dhe folklorike të tilla si kostumet, vallet dhe këngët tona nga treva të ndryshme shqipëtare.
Në paradë ka qenë edhe një grup të rinjësh që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve, por edhe të atyre që qëndronin spektatorë në dy anët e sheshit Amerika, përgjatë marshimit në sheshin ku u zhvillua parada. Ai ishte i atyre të rinjëve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej : “Ethnic Albania – Shqipëria Etnike – Shkupi – Ulqini, Çamëria Kosova” dhe një tjetër në të cilën ishte pikturuar një hartë e Shqipërisë Etnike si dhe : “Malësi, Çamëri, Mitrovicë, Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Dardania – Iliria – Arvanite”, Chameria,.
Tre banner të mëdhenjë prinin marshimin shqiptarëve në sheshin në zemër të New Yorkut – Jemi Një dhe Albanian Roots Rrënjët Shqiptare, ndërsa përrreth tyre dy flamurë kuq e zi gjigandë, qëndronin në mes të pjesmarrëseve. Kurse grupe djemësh e vajzash, veshur me bluza të kuqe, kërcenin dhe këndonin në shesh me një performancë të veçantë.
Mbas marshimit përgjatë rrugës Amerika, me këngë e valle shqiptare nga të gjitha krahinat, u mbajtë një party në lokalin Turtle Bay në Manhattan New York. Të rinjtë e të rejat shqiptare u mblodhën në një klub duke festuar nën atmosferën festive të këngës dhe valles shqiptare.
PS: Falenderojme gazetarin e palodhur Beqir Sina, qe ne nje kohe et shkurter pergatiti kroniken.Nje reportazh nga editori I Diellit, qe e ndoqi Praden, do ta lexoni ne Diellin e printuar.Ndersa fotografite mund t’i shihni ne Facebook.
KRENARIA SHQIPTARE E KA EMRIN ELHAIDA DANI
Elhaida Dani është fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke kaluar paragjykimet dhe duke bërë krenar çdo shqiptar. E përlotur, ajo falënderoi të gjithë ata që kishin besuar në zërin e saj në shqip duke thënë “faleminderit”. Bashkë me trajnerin e saj në këtë aventurë, Riccardo Cocciante, ajo interpretoi nën triumf këngën “When love calls your name”. Elhaida Dani shkoi në finale bashkë me konkurrentin tjetër Timothy Cavicchini. Gjatë gjithë spektaklit ajo ka qenë më e duartrokitura dhe më e komentuara në rrjetet sociale. “Bravissima!, Stratosferica!, Non ha rivali!, Fenomenale!, E la migliore di tutti!, Stupenda”, ishin komplimentet që kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj mbrëmje atë që tashmë është zëri jo vetëm i Shqipërisë, por edhe i Italisë. “Ajo nuk është thjesht muzikale, siç thotë Rafaela, ajo mund të këndojë gjithçka”, kështu u shpreh Riccardo Cocciante, sapo këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, këndoi “I will always love you”, të Whitney Houston. “Për talente të tilla nuk ka rëndësi se cilit popull i takojnë”, tha ai. Pas duartrokitjeve të publikut që shoqëruan gjatë artisten e re nga Shqipëria, moderatori i “The Voice of Italy” iu drejtua Noemit, duke i thënë: “A ke frikë nga Elhaida Dani?” “Jo, është një këngëtare e mrekullueshme”, tha ajo. Mbrëmja finale e “The “Voice of Italy” ka qenë një shpërthim për Elhaidën. Në të tria këngët e zgjedhura për të interpretuar ajo ka shkëlqyer, duke marrë komentet pozitive nga juria. Bashkë me Riccardo Cocciante ajo këndoi një nga këngët hit të tij, “Margarita”. “E kam të lehtë ta këndoj këtë këngë, pasi në vendin tim, Shqipëri, është një këngë shumë e njohur. Unë jam rritur duke e dëgjuar këtë këngë”, tha Elhaida para interpretimit. Kur ajo këndoi këngën “When love calls your name”, Cocciante e quajti atë “një diamant”. Mbrëmja finale e “The Voice” ka qenë një spektakël i vërtetë i mbushur plot emocione. Katër finalistët e këtij edicioni ishin Veronica de Simone, Elhaida Dani, Silvia Capasso dhe Timothy Cavicchini. “Jeta ime këto javë ka ndryshuar. Ishte një eksperiencë e bukur, që besoj se do më vlejë shumë në të ardhmen”, tha Elhaida. Në skenën e “The Voice” ka interpretuar dje këngëtari më i suksesshëm i momentit, PSY, i cili ka kënduar këngën e tij të fundit, duke ngritur në këmbë sallën të kërcente bashkë me të. Grupi i Modà ishin të ftuar special në këtë mbrëmje. Pas televotimit, e para që la garën e “The Voice” mbrëmë ishte Silvia Capasso. Kalimi i Elhaidës në treshen që do të vazhdonte ëndrrën e “The Voice” ishte emocionues për të dhe për trajnerin e saj Cocciante. Ajo këndoi një këngë plot rimë të Di Jessie “Mama knows best”. Entuziazëm solli dhe interpretimi i Noemit dhe Rafaella Carra. Një performancë plot emocion ishte dhe interpretimi për herë të parë në një duet i dy zërave të njohur të muzikës italiane, si Piero Pelu dhe Riccardo Cocciante. Konkurrentja e dytë që u eliminua gjatë mbrëmjes së djeshme ishte Veronica de Simone, ndërsa Elhaida Dani dhe Timothy Cavicchini, ishin dy konkurrentët që shkuan drejt etheve për çmimin e madh. Kënga e fundit që Elhaida këndoi para dhënies së verdiktit të publikut dhe jurisë ishte “Adagio” e Lara Fabian, ndërsa Timothy këndoi këngën e Vasco Rossi-t “Senza Parole”.
Elhaida Dani u bë e njohur për publikun pas interpretimit në “Top Fest 9” me këngën “Ti s’je më”, me të cilën u vlerësua me çmimin e parë.
Para se të hynte në “The Voice”, Elhaida ka treguar se ka provuar të hynte tek “Amici” i Maria De Filippi-t, por nuk kishte kaluar. Kur ajo këndoi për herë të parë në “The Voice” të katër anëtarët e jurisë e shtypën butonin e kuq, por ajo zgjodhi Cocciante-n, pasi ishte idhulli i saj që i vogël. “Ai ishte idhulli im që e vogël; teksa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, në zemrën time tashmë e kisha zgjedhur. Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij e falë mbështetjes së publikut”, ka thënë ajo. Kur ajo shkoi në Itali dinte pak italisht, por Cocciante e bëri të ndihej si në shtëpinë e saj.
“Ai është këngëtar shumë human. Mësimi më i rëndësishëm që më ka dhënë është të mos mbaj për vete emocionet, por t’ia përcjell ato publikut”, ka thënë ajo. Për adhuruesit e këtij shou, këngëtarja shqiptare ishte zbulimi i vërtetë i këtij spektakli, një vajzë që përcjell emocione të forta kur këndon, një zë i shkëlqyer, siç do të shprehej trajneri i saj.