PRISHTINË, 20 Prill 2016-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, sot në mbledhjen e 85-të, të 18-tën në vitin 2016, ka miratuar vendime nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.Fillimisht, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Kryeministri Mustafa tha se ky ligj është tepër i rëndësishëm në këtë fazë edhe sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe të ekstremizmit, që është një prej masave që edhe Qeveria, edhe Parlamenti, por edhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës duhet t’i ndërmarrin në këtë periudhë.
Kabineti qeveritar ka miratuar sot edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë, Austrisë dhe Panamasë për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës.
Me vendim të Qeverisë, është aprovuar edhe vendimi për themelimin e Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kryeministri Mustafa tha se është një prej shanseve shumë të mëdha të Kosovës që të përfitojë nga Korporata e Sfidave të Mileniumit.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimet që ka pasur në Uashington javën e kaluar me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe pastaj edhe me MCC-në.
Qeveria gjithashtu miratoi edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatë për anëtarë në Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.