• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Duhen të dorëhiqen 28 deputetë të tjerë

September 2, 2021 by s p

Nga Gezim Zilja

Pesëmbëdhjetë ditë para se të hapet parlamenti Najada Çoma dorëzoi kartonin e deputetit pa bërë ndonjë deklaratë publike serioze. E kam njohur kur u shtrova në spitalin infektiv një vit më parë. Përkushtimi, dituria, thjeshtësia, komunikimi me vartësit dhe të sëmurët më bënë përshtypje dhe shkrova një artikull me titull: “Doktoreshë Najada dhe engjëjt e saj.” Sipas gjykimit të Edi Ramës kjo mjeke e shkëlqyer me rolin e saj si shefe e spitalit infektiv në kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë, duhej  të kthehej në një hambar  votash për PS-në. Por nuk ndodhi aspak kështu. Si kandidate e PS-së në rrethin e Tiranës, doktoresha shumë e njohur mori një rezultat tepër zhgënjyes. Mendoj se Gjeneral Çomo ( kështu e kam quajtur në atë shkrim)  duke parë lojën e pisët politike midis socialistëve, atë midis forcave politike gjatë fushatës zgjedhore dhe sidomos numrin e votave të fituara,  kuptoi që ky karton deputeti nuk vlente. Partia (domethënë kryetari) vendosi rradhën në listën e kandidatëve sipas qarqeve, listë që pati fuqi absolute. Numrat sipas renditjes fitonin kartonin e deputetit edhe pse me votat e fituara mund të ishe i fundit. Për çudi asnjë kandidat nuk u ngrit para 25 qershorit të denonconte këtë ligj, që cënonte thellësisht parimin e barazisë së votës. Kjo tregon mjerimin e madh, të mungesës së mendimit ndryshe në partitë shqiptare. Gjatë fushatës së partive nën zë kërkohej, që kandidatët të mos bënin fushatë për veten por vetëm për partinë, duke nënkuptuar se fituesit janë vendosur. Numri prej më shumë se 10.000 votash që duhet të merrte kandidati i pafavorizuar nga lista ishte sikur të kapërxeje ylberin. Le të sjellim nga dy shëmbuj për PS-në dhe për PD-në, që të kuptohet qartë se çfarë ligji hartuan pozita dhe opozita, që e pranoi e miratoi KQZ-ja dhe pse ky ligj  u anullua më vonë nga Gjykata Kushtetuese.

Në qarkun e Tiranës tetë kandidatë kanë më shumë vota se doktoresha (1583) nga Fidel Ylli me 1727 vota deri te Pandeli Majko me 8785 vota. Po kartoni u fitua nga doktoresha. Në Korçë kandidati i PS-së Arjan Jaupllari me nr. rendor (11) merr 5764 vota po kartonin e deputetit e merr Enslemevera Zake (1) me 3080 vota. 

Në qarkun e Fierit kandidati i PD-së Agron Kapllanaj me numrin rendor shtatë (7) mori 9274 vota, dhe doli në krye të listës. Po ky nuk fitoi dot kartonin e deputetit sipas ligjit idjot me shumëzime e pjestime absurde, (Ky absurd ndodhi dhe në Durrës me kandidatët Igli Cara(7) me 6952 vota dhe Manjola Luku(9)  me 6108 vota)  që kërkonte mbi 10.000 vota. I dyti me numër votash pas tij vjen Luan Baçi (4) me 5325 vota. Eralda Bano (2) mori 1295 vota dhe doli deputete. Mbi Eraldën janë tetë kandidatë  nga Ferdinand Çela (10) me 1318 vota te deri Jakup Beqiri (18) me 2453 vota. Në Korçë Andrea Mano (7) me 5496 vota, nuk fiton. Sorina Kote (2) me  1622 vota merr kartonin e deputetit edhe  janë tre kandidatë mbi Sorinën veç Andrea Manes. Ky vendim absurd dhe antidemokratikk ishte marrë nga pozita dhe opozita shqiptare në akord të plotë, që në listat e hartuara nga kryetarët e partive të fitonin miqtë, krushqit, “kushurinjtë” dhe “kushërirat’’ sipas listave dhe numrave rendorë. 

Kjo do të thotë që deputetët e ardhshëm në shumicën e tyre, të jenë të bindur, ndaj kryetarëve për dhuratën, e pamerituar që u kanë bërë. Duke shqyrtuar rast pas rasti të gjitha qarqet dhe duke iu referuar Vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 13.07. 2021, mbi shfuqizimin e pikës 3, neni 163, nr 10.019 të Kodit Zgjedhor, si të papërshtatshëm me kushtetutën, 13 deputetë të PS-së dhe 14 deputetë të PD-së nuk meritojnë të futen në parlament.  Ndër të tjera Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj thekson se janë shkelur:

  1. Parimi i barazisë së votës
  2. E drejta për tu zgjedhur
  3. Barazia para ligjit

Nëse do të kishim një Gjykatë Kushtetuese të pa ndikuar politikisht dhe të guximshme, Vendimi duhet të hynte në fuqi edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e jo për zgjedhjet e ardhëshme të vitit 2025. Po nëse do të kishim dhe kandidatë (tashmë deputetë) që respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese  të datës 13.07.2021, plot 28 të tillë, duhet të dorëzonin kartonat dhe të ishin të larë me ndërgjegjen e tyre dhe sigurisht me parimin e barazisë së votës. Ndryshe ai karton do tu rëndojë në ndërgjegje gjithë kohën dhe ka gjasa tu kthehet në një gur të Sizifit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja, Gjykata Kushtetuese, Parlamenti shqiptar

PARLAMENTI SHQIPTAR, DASPORA DHE HAPSIRAT SHQIPTARE

October 28, 2017 by dgreca

Parlamenti shqiptar do të duhej të ndërronin diskursin politik, për hapësirat etnike shqiptare e diasporë!./1 REfikShkruan: Refik HASANI/

Qeveria Rama II,emëroi edhe  katër zëvendësministra  që vijn nga Republika e Kosovës, një njoftim  që ishte më herët që do të ketë edhe dikasterë që do të udhëhiqet nga personalitete nga Kosova.Ajo që më shtyri të shkruaj këtë shkrim autorial është një reagim sado i vogël publik lidhur me këtë vendim të qeverisë Shqiptare njëherit Kryetarin e PS z.Edi Rama. Përfaqësimi në Qeveri me katër zëvendësministra, nuk di si mundë të quhet çfarë përfaqësimi pasi Republika e Kosovës është shtet, dhe ky përfaqësim është dashur të ndodhë në kohrat e kaluara e jo në këto proceset e 1990-ta, jo veçmas nga vitet 1999.  Dy Presidentët, dy Kryeministrat,dy Kryeparlamentarët dhe Qeverit e Parlamentet do të duhej të kenë takime të rregullta  me pika,projekte e programe të përbashkta jo vetëm për këto dy  shtete por edhe për Krahinat e hapsirat tjera etnike jashta këtyre dy shtetve pa harruar edhe diasporën në Amerikë, Turqi  e Evropë. Prandaj emërimi i tre zëvendësministrave si personalitete nga Republika e Kosovës nuk di si të kuptohet.

Po ashtu edhe ndonjë personalitetet nga Maqedonia që nuk është emëruar askush në Ekzekutivin  Shqiptarë, në aspektin e përgjithshëm nuk di sa ka kuptim. Të gjithë jemi që shqiptarët jan faktikisht vetëm të mbështetën të jen edhe juridikisht dhe ndërkombëtarisht element e bashkëthemelues të shtetit të Maqedonisë sa edhe Maqedonët.

Pos, këtyre që jan shqiptarët prioritet mbi prioritete për përfaqësim do të duhej të jen Krahina e Çamërisë  dhe vendbanimet tjera të Greqisë,që shteti shqiptarë ka obligim kushtetues, moral, instutucional e çka jo tjetër të përfaqësohen në të gjitha segmentet e përfaqësimet shqiptare, pra jo vetëm në Qeveri, Komisione Parlamentare e Parlament por edhe në instanca e mekanizma  të BE-së dhe OKB-ës.

Përfaqësimet ka nevoj Krahina shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë,për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm,nuk ka investime dhe ndihmesa nga Prishtina apo Tirana zyrtare.

Përfaqësimet ka nevoj hapsira dhe vendbanime  të  Malit të  Zi,ka filluar zbrazja, mungesa e kushteve dhe një sër çështjesh që  do të duhej të përfaqësohen në Qeveri dhe Parlament të Shqipërisë.

Përfaqësime ka nevoj nga diaspora e Amerikës, Turqisë e Evropës  se vetëm këto jan dhe mundë të trajtohen si diasporë.Diasporë, nuk do të mundë të trajtohen shqiptarët në  Maqedoni,Krahina e Çamërisë  dhe vendbanimet tjera të Greqisë,Krahina shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë dhe hapsira dhe vendbanime  të  Malit të  Zi.

Kështu jo vetëm një Ministri, apo zëvendësministra por edhe një komision mikst të përbër nga Parlamenti i Kosovës dhe Parlamentit i Shqipërisë për çështje që përballen e ballafaqohen për çdo ditë këta qytetar të këtyre hapsirave tona etnike.

Po e përsërisim pasi në disa shkrime më herët e kemi theksuar se Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë,do të duhej të jen me përfaqësime edhe me ligj të rregullohen dhe të ndahen ulëse për Parlament. Kështu të emrohen personalitete nga Republika e Kosovës  katër zëvendësministra  e të mbetën pa u përfaqësuar ato që kan nevoj më së shumti është jo fortë e menduar në periudha që po kalojm si komb dhe hapsira tona etnike shqiptare. Edhe Ministria e diasporës është dashur të jetë në emërtim dhe përmbajtje në dhe për çështjen shqiptare.

Tetor  2017

Autori është nga Zarbica e Bujanocit,i diplomuar në Master Shkencor, ka disa punime e kumtesa në  konferenca shkencore për  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: rikonfirmimit të Referendimit më dt.1 e 2 mars 1992,  shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj. 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Hapsirat dhe Diaspora Shqiptare, Parlamenti shqiptar, Refik Hasani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT