• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur partizanet dënonin me vdekje nacionalistë

September 15, 2017 by dgreca

Letër e Mehmet Shehut mbi denimin me vdekje te Zyber dhe Sherif Lita/

1 qerim Lita

Nga Qerim Lita/*

LETËR/

nga Mehmet Shehu, dërguar më 7 shtator 1944 deri te Shtabi i Korp-Armatës së I, në të cilën ndër të tjera thuhet se Zyber e Sherif Lita janë dënuar me vdekje pushkatim/

Peshkopi, 7 shtator 1944

shehu-sanxhaktari-popovic-

Ne Shtabin e Mehmet Shehut ishin dhe Jugosllavet, nxitesit e luftes vellavrasese/

SHTABIT TË KORP-ARMATËS SË PARË

Po ju përcjellim procesin dhe vendimin e Gjyqit Ushtarak mbi Zyber Litën dhe Sherif Litën. Siç do t’a shini nga procesi dhe vendimi i marrë që të dy këta reaksionarë kanë bërë faje të rënda dhe i kemi dënuar me vdekje. Vendimin e kemi dhënë për ekzekutimin e të dyve për arsyet që tregohen në proces dhe jemi plotsisht të bindur në rast pushkatojmë Zyber Litën (i cili duhet pushkatuar pa tjetër) dhe të lirojmë Sherif Litën, ky i fundit, me shpirtin hakmarrës që ka, me ndërgjegjen e kalbur që ka mund të hidhet në ekstremitet për hakmarrijen e Zyberit që e ka ungj[1]; në rast se do ta lëmë si partizan në repartin t’onë ai patjetër mund të tentojë mbi jetën e ndonjë përgjegjësi dhe në qoftë se do t’a lëmë të lirë ai nuk munt të shmanget nga gjaku i Zyberit e të mos bahet një kriminel e reaksionar i rrezikshëm. Jo vetëm kjo por ai është përgjegjës për sa e sa kosovarë e malazezë që janë vra nga intrigat dhe mashtrimet e tij e fajet e tij, sado në të kaluarën janë tepër të mëdha që të mos peshojnë për të zhdukun nga faqja e dheut. Përpara se të merrnim vendimin e kemi gjykuar çështjen nga çdo anë dhe me gjakftohtësi[2]. Presim aprovimin t’uaj për të zbatuar këtë vendim. Mundësisht përgjigja të na jepet menjëherë.

Brigada e XVIII-të ka marrë ndonja 20 partizanë nga Reçi e Dardha. Me autorizimin t’uaj, Reçi e Dardha si dhe katundet nga e djathta e Drinit do të mobilizohen për Divizionin e I-rë. Prandaj propozojmë që të urdhëroni Brigadën e XVIII-të që të na i dorëzojnë këta partizanë sa më parë, Gjith’ashtu ju vemë në dijeni se Shtabi i Divizionit nuk ka radio për të dëgjuar lajmet e jashtme mbasi ata që kishte u a ka dorëzue juve; nga ana tjetër informohemi se Brigada e XVIII-të ka tri radio. Propozojmë që t’urdhëroni Brigadën e XVIII-të që të na dorzojë njërën nga radiot që ka në dispozicion.

Një Kompani e Brigadës së V-të që kish qenë për mobilizim në krahinën e Zerqanit, u kthye sot në Peshkopi me 26 rekruta të pa armë. Duke qenë se Brigada e IV-të ka një efektiv të vogël në krahasim me Brigadat e tjera të Divizionit dhe se duhet t’a ballancojmë efektivin e çdo Brigade, ne i mbajtëm këta 26 rekruta për Brigadën e IV-të. Mobilizimi u krye pjesërisht në Lurë, Reç e Dardhë dhe jemi duke vazhduar mobilizimin edhe në qarkun e Peshkopis, këtej Drinit e mbrenda kufive të vjetra. 10 partizanë nga Reka që na erdhën sot, i drejtuam për në njësitë partizane të Maqedonisë.

Sot qe këtu i gjithë Këshilli i Lurës me të cilin biseduam gjërë e gjatë e nuk është e vërtetë se ekziston një përçarje në Lurë, janë vetëm disa vogëlsira të cilat i ndreqëm dhe partizanët që po na vinë do të ndahen nëpër skuadra të ndryshme e nuk do të formohen njësira në bazë të terrenit.

Xhelal Ndreu erdhi dhe biseduam gjerë e gjatë me te. Bëmë dakord që të shkojë si partizan i thjeshtë në Brigadën e I-rë por për disa ditë e dërguam në Reç e Dardhë për të përfituar nga influenca e tij me kryerjen e mobilizimit e pastaj menjëherë do të shkojë në Brigadë. Cen Elezi nuk është kthyer akoma. Na jepni udhëzime ç’masa të marrëm[3]. Në bashkëpunim me Këshillin provizor dhe komandën e qarkut jemi në ndjekje të disa t’arratisurve të cilët po t’i kapëm do t’i gjykojmë dhe vendimin do t’ja u përcjellim për aprovim. Zbuluam se Baba Faja në kokën e tij ka dënuar nja shtatë persona me vdekje dhe u a ka dhanë artilierëve t’anë për ekzekutim. Ekzekutimi është krye pa gjyq, vetëm me urdhëra personale të baba Fajës. Kjo formon një faj të rëndë në mos një krim. Ne nga ana jonë i hoqmë vrejtjen shumë rëndë Komisarit dhe Nënkomisarit të artilerisë dhe u dhamë urdhër kategorik që të mos përsëritin gjera të këtilla.

Inglizët akoma nuk kanë hedhur material. Ne po insistojmë por insistoni edhe ju. U kemi dhënë shokve të Pezës 400 Fr. A.për ushqimin e kafshëve.

Presim përgjigje të shpejtë.

Të fala

Për Shtabin e Div. I-rë Sulmues

Komandanti (Kol. Mehmet Shehu)

Peshkopi, me 7 Shtator 1944

AQSH. F. 202. V. 1944. D. 73. Fl. 3-4

[1] Axhë.

[2] Zyber Lita, i lindur në vitin 1911 në Kala të Dodës. Përndryshe ai ishte djali i njërit ndër krerët më të njohur të Lumës, Mustafa Lita. Kishte kryer shkollën e mesme të plotësimit në Tiranë. Një periudhë ka qenë i kyçur në Ushtrinë Shqiptare me gradën Aspirant. Në vitin 1942 Zyber Lita emërohet komandant i Detashmetit Shëtitës Luma, me qendër në Kukës, detyrë që e kreu deri në arrestimin e tij më 5 shtator 1944 nga Brigada e V-të komuniste shqiptare. Sherif Lita, lindi në vitin 1914 në Kala të Dodës. Në vitin 1936 kreu akademinë ushtarake në Modena të Italisë, duke fituar gradën toger. Nga viti 1937 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Shqiptare, fillimisht në Elbasan e më pas në Tiranë. Më vonë, përkatësisht me kapitullimin e Mbretërisë jugosllave, Sherifi një periudhë punoi si nëpunës i lartë në prefekturën e Prizrenit e më pas edhe të Pejës. Këtu bashkëpunoi ngushtë me disa krerë të njohur të Kosovës si: Rifat Begollin, Xhevat Begollin, Asllan Boletinin etj. Me kapitullimin e Italisë, Sherif Lita kthehet në vendlindje, përkatësisht në Kala të Dodës, ku mban lidhje të përhershme me Misionin Ushtarak Anglez. Që të dy, arrestohen nga Brigada e V-të më 5 shtator 1944, ndërsa siç shihet nga letra e mësipërme më 7 shtator, Mehmet Shehu, në cilësinë e kryetarit të Gjyqit Ushtarak i dënon me vdekje pushkatim.

[3] Cen Elezi, ishte djali i Elez Isuf Ndreut, përndryshe kushëriri i parë i Dali Ndreut, i cili në atë kohë ishte komandant i Korp-Armatës së Parë. Ndërkohë, Xhelal Ndreu ishte djali i Cen Elezit. Ai deri sa nuk qe dorëzuar, mbante postin e komandantit të Xhandarmërisë Shqiptare në Elbasan.

  • Nxjerre nga “Tokat e Liruara 1941-1944: Përmbledhje dokumentesh”, Vëllimi III (2016, shtepia botuese LOGOS A, Shkup).

Filed Under: Histori Tagged With: dënonin me vdekje, NACIONALISTE, partizanet, Qerim Lita

EDHE PAS ARDHJES SË PARTIZANËVE VAZHDOI PERSEKUTIMI I SHQIPTARËVE

December 16, 2015 by dgreca

Shkruan: Sabit Abdyli/Melbourne/Australi

Foto Rami Osmani:Sabedin Nuredini me autorin e artikullit në shtëpinë e tij. /
Sabedin Nuredini nga Ostreci, komuna e Manastirit është ndër mërgimtarët e parë në Australinë e largët. Sabedini edhe pse në moshë të madhe (85 vjeç) gëzon shëndet të mirë dhe autoritet në mesin e mërgimtarëve shqiptare në Australi. Në Melbourne, më 10 dhjetor, në shtëpinë e tij, me sugjerimin e Tela dhe Rami Osmanit, për të mësuar më shumë për shqiptarët në Australi takova Sabedin Nuredinin, veprimtar i çështjes kombëtare, i ardhur në Melbourne para 6 dekadave. Me ardhjen e partizanëve në pushtet (1945), më thotë Sabedini, represioni ndaj shqiptarëve nuk u ndal. Nga fshati im (Ostrec, komuna e Manastirit) në burgjet komuniste vdiqën 11 bashkëvendës të mi. Në vitet e para mbas luftës për të mos i ra në sy UDB-es shkoja në aksione vullnetare që organizoheshin atëherë. Për shkak represionit shpërnguljet për Turqi dhe vende tjera të shqiptarëve u intensifikuan dhe vazhdoi ai, për t’i shpëtuar burgut u arratisa në Greqi. Pas qëndrimit në kamp për 15 muaj, bashkë me 6 shokë, në vitin 1959, bëmë 32 ditë rrugë me vapor deri në Australi. Këtu (Melbourne) gjetëm Llukë Qunin, Xhelal Mitrovicën, Adem Gllavicën, Rexhep Krasniqin, Isuf Utën, Hasan Ahmetin etj. Ardhjen tonë e sponzoroi Australian Concil of Churches. Mbas 4 vjet e gjysmë solla gruan dhe dy fëmijët në Australi. Gruaja ime ishte njëra ndër 7 shqiptaret e para në Melbourne. Këtu shqiptarët pa marrë parasysh rajonin e fenë prej nga vinim mblidheshim së bashku në klubin Sadik Molla të një korçari i ardhur me herët. Biseda kryesore ishte; kur do të thyente qafën komunizmi dhe kur do të ktheheshim në tokën e origjinës. Në vitin 1969 hapëm klasë të gjuhës shqipe. Nxënësit i ndamë në tri klasë sipas moshave. Mësues ishin Llukë Quni, Bahri Bregu e Palok Parala. Asnjëherë nuk pushuam në angazhimin tonë për ruajtjen e identitetit, gjuhës e traditave tona. Martesat i bënim brenda komunitetit tonë. Ndërtuam edhe xhami (1967), brenda së cilës kishim klasë të shkollës shqip. Hoxhë kishim korçarin Ismajil Murtezain, njeri i ditur dhe me taban kombëtar. Pas vitit 1967 u intensifikuan ardhjet e shqiptarëve nga rajonet shqiptare që ishin brenda kufijve të Jugosllavisë. Shqiptarët këtu si antikomunist që ishin shumica u mblodhën rreth partisë së Ilegalitetit. Tri herë (1969, 1971 dhe 1973) na erdhi në vizitë princi Leka Zogu. Në delegacionin që priti princin isha edhe unë. Udhëtuam gjithandej Australisë për të takuar shqiptarët. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vazhdoi Sabedini, vizitova vendlindjen. Takova disa prej shokëve të mi. Është për të ardhur keq që Manastiri, qyteti im ku u shkollova në gjuhën serbe se shqipja ishte e ndaluar ashtu siç ishte edhe maqedonishtja në Jugosllavinë e krajlit, i banuar gjithmonë me shumicë shqiptare për shkak politikës nacionaliste kundër çdo gjëje shqiptare të sllavo-maqedonëve numri i shqiptarëve kish zbritur nën 4%.Jam i kënaqur me arritjet brenda familjes time këtu në Melbourne. Kam një porosi për të gjithë shqiptarët, që të lënë me një anë inatet, zënkat, ndarjet dhe të punojnë më shumë gjithë së bashku për bashkim e zhvillim në tokat shqiptare, kurse në diasporë të punojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të gjuhës, përfundoi Sabedini.

Melbourne, 10 dhjetor 2015

 

Filed Under: Histori Tagged With: Melburne, partizanet, persekutimi i shqiptareve, Sabit Abdyli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT