Mbrëmjen e së Enjtes, 29 Tetor 2015, në mjediset e Restorantit “Giovani” në Arthur Avenue, pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj, Shoqata “Malësia e Madhe” në New York, organizoi takimin e dytë përgatitor për 100 vjetorin e vdekjes së Heroit Dedë Gjo Luli.
Krahas takimit që do të organizohet me 1 Nëntor në orën 7.00 të mbrëmjes në Giovani Restorant për bashkimin e fondeve për ngritjen e Përmendores të Heroit në Tiranë, në këtë takim të së Enjtes u diskutua edhe për organizimin e një Akademie Përkujtimore në New York rreth datës 20 Dhjetor. Komisioni organizator ka përcaktuar tematikën e kumtesave dhe masat organizative.
KOMUNITETI ARBERESH I SICILISE, SESION SHKENCOR PER 100 VJETORIN E PAPA MATEU
Nga Zef Chiaramonte/
Më 7 mars, ditën e shtunë në orë 6 p.d. , komuniteti arbëresh i Sicilisë do kujtojë papa Mateun Shambra, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Një simpozjum do mbahet mu në Kishën konkatedrale e Arbëreshëve, “la Martorana”, në Palermo, ku i ndyeri ishte famullitar për disa dekada.
Papa Mateu, përveç se prift arbëresh i ndershëm, ishte edhe ligjirues i Gjiuhës dhe i Letërsisë Shqipe në Universitetin e Palermos dhe bashkëpuntor i zellshëm i At Zef Valentini-t.
Ndër botimet e tij më me vlerë, kujtojmë Liber Brevium të Papa Kalistit, lidhur me epokën e Skënderbeut dhe përpunimin e Arkivit të famullisë greke-koroneze-arbëreshe të Sh. Kollit në Palermo.
Fjalën e rastit do ta mbajë Prof. Mateo Mandalà, ligjiruesi i sotëm i Shqipes në Universitetin e Palermos, i ndjekur nga famullitari i ri i Kishës Arbëreshe, papa Nikola Kuçi.
Ceremonia do marrë fund me concertin e muzikës bizantine arbëreshe drejtuar nga Profesori i shquar shqiptar Tonin Tarnaku.
Palermo, 28 shkurt 2015
Zef Chiaramonte, korrespondent nga Sicilia
EKSPOZITE PER 100 VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERISE NE GALWAY, IRLANDE
Në 23 Nëntor 2012 në bashkinë e qytetit Galway të Irlandës u hap ekspozita fotografike “100 Vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë komuniteti shqiptar në Galway dhe miq e të ftuar irlandezë.
Hapjen zyrtare të kësaj ceremonie e bëri Z. James Harrold, drejtor i Kulturës dhe Artit pranë Bashkisë së Galway. Në fjalën e tij ai shprehu falënderimet e tij të sinqerta për Ambasadën Shqiptare në Londër për dhurimin e këtyre fotografive që mundësuan hapjen e ekspozitës dhe prezantoi disa momente të historisë së Shqipërisë dhe ngjashmërinë e saj me historinë e Irlandës. Ai falenderoi gjithashtu edhe z. Ndrek Gjini, asistent i artit në drejtorinë e trashëgimisë kulturore pranë kësaj bashkie.
Me pas Nënkryetari i Parlamentit të Irlandës, deputeti Michael Kitt i pranishem në këtë ekspozitë në fjalën e tij u ndal në rrënjët Kelto-Shqiptare si dhe në perspektivën e marrëdhënjeve shumë të mira midis dy vendeve. Anëtari i bordit të drejtorëve të shoqatës “Miqtë Irlandezë të Shqipërisë ” z. Samir Beganji prezantoi historinë e Shqipërisë dhe veprimtaritë festive të organizuara me rastin e festës së Pavarësisë si dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Nënkryetari i bashkise Fank Fahy vuri në dukje kontributin e vyer të shqiptarëve në qytetin Galway.
Në këtë ceremoni përshëndeti edhe doktor Jack McCann President i Shoqatës, Miqtë Irlandezë të Shqipërisë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur një muaj. Drejtori i trashëgimisë kulturore të kësaj bashkie Dr. Jim Hiins propozoi që kjo ekspozitë të hapet më pas edhe në qytete të tjera të Irlandës.
PRITJE E PERFAQESIVE DIPLOMATIKE SHQIPTARE NE NEW YORK
Rreth 107 përfaqësues diplomatik nga vende anëtare të përherëshme të OKB-së, nga të gjitha kontinentet, ishin të pranishme në nivel Ambasadori, Zv Ambasadori ose zyrtarësh të tjerë të lartë/
NGA BEQIR SINA, New York City/
MANHATTAN NYC : Në datën 28 nëntor 2012, në orën 18.00, në sallën e madhe (ball – room) të lokalit të njohur në New York, Russian Tea Room, përfaqësitë tona Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së bashku me Konsullatën e Përgjithshme e RSH në Nju Jork dha një pritje për festën tonë kombëtare – 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Pritja e organizuar u krye mes ngjyrave kuqezi, simboleve, muzikës dhe veshjeve kombëtare shqiptare dhe kaloi në një atmosferë të gezueshme dhe mjaft miqësore.Pritja ishte një moment shumë i bukur për të festuar në këtë ambjent mjaft të këndëshëm. Mishto tha se :”Ne u ndjemë krenarë që mund të festonim me trupin diplomatik në OKB dhe në New York, e po ashtu edhe me bashkëatdhetarët tanë këtu ditën e shënuar për mbarë kombin tonë 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.
Ky eveniment mund të quhet zyrtarisht se ishte edhe ai që i përmbylli të gjithë festimet dhe veprimtarit të organizuara gjatë gjithë këtij viti në SHBA, nga komuniteti shqiptarë për vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë, të paraprirë nga ato që u shënuan në mënyrë më madhështore, në çdo vendbanim ku më së shumti jetojnë shqiptarët, javën e kaluar.
Ndërkohë, që po në Nju Jork në sheshin më të madh në botë Times Square mijëra shqiptarë kan manifestuar për disa orë kuqezi 100 vjetorin e pavarësisë ashtu si dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara ku gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar aktivitete të ndryshme festive, ngritje e flamurit, koncerte dhe darka solmne me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ku kan marrë pjesë me qindra mijëra vetë.
Në pritjen që dhanë përfaqësuesit diplomatik të shtetit shqiptarë në New York, Sh. T. Z. Ferit Hoxha me zonjën Amelle Montenot – Hoxha, dhe Z. Dritan Mishto me Znj. Agata Mishto morën pjesë disa qindra të ftuar, personalitete të rëndësishme njujorkeze, veprimtarë të dalluar shqiptarë dhe të huaja.
Rreth 107 përfaqësues diplomatik nga vende anëtare të përherëshme të OKB-së, nga të gjitha kontinentet, ishin të pranishme në nivel Ambasadori, Zv Ambasadori ose zyrtarësh të tjerë të lartë.
Në pritje e dhënë në Nju Jork, nga përfaqësuesit e Shqipërisë morën pjesë të gjitha vendet mike, vendet e Bashkimit Europiana e të tjera të Rajonit tonë (përveç Serbisë). Trupa diplomatike e akredituar në Kombet e Bashkuara nga vendet e ndryshme të botës, Ambasadorët të vendeve që janë edhe anëtare të NATO-s, BE-së, Ballkanit, Rajonit e më gjerë, në OKB – Përfaqësues të shquar të kulturës, shkencës, ekonomisë dhe financës, lider shoqatash dhe organizatash – nxënës e studentë shqiptar që mësojnë e studionë në shkollat amerikane, profesorë shqiptarë e amerikanë të universiteteve, përfaqësues të shquar të artit, sportit, dhe kinematografisë në komunitetit tonë, përfaqësues shqiptarë të shtypit, gazetat (Illyria, Bota sot, Dielli) përfaqësues të biznesit shqiptarë dhe amerikanë, përfaqësues të artit kulturës dhe sportit shqiptar në SHBA.
Në pritje edhe përfaqësuesit e Kosovës, Ambasadori Bekim Sejdiu Konsulli i Përgjithshëm dhe konsulli Fatmir Zajmi, Asamblemeni i parë shqiptarë në Nju Jork, zoti Mark Gjonaj dhe kampioni i botës në spektaklin Vallëzimin me Yjet – Dancing With the Stars – Tony Dovolani
Pas intonimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara kënduar nga talenti Bledar Maqellara dhe himnit të Shqipërisë kënduar nga këngëtaria e mirënjohur Merita Halili e shoqëruar në firsamonik nga mjeshtri i muzikës Raif Hyseni – përshëndetjes së rastit nga Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto , fjalën e mori Ambasadori Ferit Hoxha – Shef Misioni në OKB, i cili foli për rrugën e Shqipërisë gjatë këtij njëqindvjeçari dhe për arritjet e Shqipërisë në këto 100 vjet pavarësi.
Në fillim të fjalës së tij Shefi i Misionit shqiptarë Ambasadori Ferit Hoxha, theksojë se Shqipëria është e njohur, ashtu si dhe historia e shumë kombeve, të tjera, mbasi ajo është e mbushur me të gjitha llojet e ngjarjeve dhe jo gjithmonë ato të lumtura. “Megjithatë, vijojë ambasadori Hoxha, Shqipëria, është një nga ato raste të rralla ku historia vendosi të luajë të gjitha truket e saj dhe t’a “dënojnë” atë në fatet e saj – për të kaluar nëpër aq shumë vështirësi në rrjedhën e një shekulli”.
“Lindja e Shqipërisë si Shtet të Pavarur dhe Sovran 100 vjet më parë, u shpreh Ambasadori Hoxha në fjalën e tij përshëndetëse, erdhi në dhimbje, dhe natyrishtë në vështëristë e asaj kohe. Përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptarë për liri e pavarësinë e saj me mbështetjen të mirëfilltë nga vendet mike, e solli Shqipërinë mbas pesë shekujsh robërie në dritë.”
Më tej ai vuri në pah se gjatë viteve shqiptarët ishin në një rekord të përpjekjeve të vazhdueshme: Lufta për mbijetesë dhe për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, luftës kundër varfërisë së skajshme, i vuajtjeve të imponuara nga luftërat botërore, rezistenca në pesë dekadat më të vështira të komunizmit, sollën edhe ndryshimin politik, ekonomik e social të shqiptarëve në fillim të viteve ’90 dhe sidomos në 10 vitet e fudnit. Në këtë ditë, ne kemi plotë për të festuar por edhe të nderojmë me respekt të gjithë ata shqiptarë që luftuan dhe sakrifikuan për të drejtat që ne gëzojmë sot, të gjithë ata të cilët përpjekur me mish e me shpirt në mënyrë që vendi i Ynë të bëhet ajo që etërit themelues të saj donin që ajo të jetë: një vend i të gjithë shqiptarëve i lirë, demokratik dhe në paqe edhe me fqinjët tanë
Ndërsa ne shikojmë prapa dhe analizuar të kaluarën në mënyrë që të kuptojnë më mirë të tashmen, një botë në ndryshim të vazhdueshëm të shpejtë kërkon që ne të përqëndrohemi më shumë në të ardhmen, tonë.
“Asnjëherë më parë në historinë e kombit tonë, theksojë Ambasadori Hoxha, Shqipëria nuk ka lëvizur më shpejt se sa sot në rrugën e drejtë dhe të proseperitetit, kurrë më parë ajo nuk ka parë një transformim të tillë radikal. Raportime të besueshme, përfshirë Bankën Botërore, e konsiderojnë Shqipërinë një histori zhvillimi e suksesshme në shumë aspekte. Në të vërtetë, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka ecur përpara më shumë se gjatë pjesës tjetër të shekullit krejt. Ajo ka krijuar një demokraci të besueshme multi-partiake dhe ekonomisë së tregut, ka ecur me shpejtësi për t’u ri-integruar në të gjitha Forumet ndërkombëtare dhe evropiane, duke përfshirë NATO-n dhe ne shpresojmë që së shpejti të bëhet një vend kandidat për në BE. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria e pa Kosovën më në fund të lirë e të pavarur të shpalli shtetin e saj një fitore historike kjo e gjithë shqiptarëve
Në përfundim, tha Ambasadori Hoxha, Shefi i Misisonit Shqiptarë në Kombet e Bashkuara, Shkëlqesi, Kolegë, Miqtë, Bashkëkombas -Compatriotes, Zonja dhe zotërinj, Ju faleminderit të gjithëve që u bashkuat në këtë gëzim me ne për të qenë këtu sonte për të festuar së bashku njëqindtë vjetorin të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Andaj më lejoni përsëri të ju falenderoj për të qenë këtu sonte dhe ndajnë këtë moment së bashku. Më lejoni të uroj mirë për ju, familjet dhe kombet tuaja që të vazhdojmë punën tonë dhe përpjekjet tona në dobi të paqes dhe prosperitetit, për një botë më të mirë për të gjithë.Gezuar Pavarësinë 100 vjetorin, zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të gjithë pjesëmarresit ua transmetuan diplomatëve të shetit shqiptarë urimet e tyre më të mira për një ngjarje të tillë të veçantë. Që të gjithë ishin pjesë e këtij manifestimi dhe secili prej tyre nderonin me praninë e tyre, të cilët në një formë ose tjetër e në nivele të ndrysheme, të pranishëm e bënë edhe më të gëzueshme këtë 100 vjetorë. Rëndësinë e kësaj feste e madhështuan edhe përfaqesues të vendeve mike e aleate, të Shqipërisë dhe Kosovës, vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëdhenie të mira bashkëpunimi apo vende me të cilat marrëdhniet dhe kontaktet vijnë duke u shtuar si nga Shqipëria por edhe nga Kosova
DOLI NGA SHTYPI NUMRI SPECIAL I DIELLIT ME 108 FAQE
Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, natën e së shtunës të 24 Nëntorit 2012,doli nga shtypshkronja Gazeta Dielli, edicion i special. Gazeta ka 108 Faqe. Ky është botimi i dytë brenda një viti(2012) kur Dielli botohet me 108 faqe. Botimi i parë u bë me 28 prill 2012 me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, ndërsa i dyti, është ky i tanishmi.
Në ballinën e gazetës më të vjetër të botës shqiptare, DIELLI, e cila botohet në SHBA që prej 15 shkurtit 1909, 103 vite të shkuara, është vendosur një portret i Atit të Shtetit të Pavarur, Ismail Bej Qemal Vlora, veper e realizuar nga Eltjon Valle 2012, koleksion privat i Z. Renato Skenderi.
Editoriali i Diellit i kushtohet këtij jubileu të madh dhe mban titullin”100 vjet shtet”, Përshëndetja e sekretares Hillary Clinton zë vend të dukshëm, për t’ia lënë vendin materialeve dhe dosierëve historikë në shqip dhe anglisht, që i kushtohen përvjetorit të njëqind të Pavarësisë dhe Ismail bej Qemalit. Nëpër faqet e Diellit parakalojnë figura historike që kanë zënë vend në këta 100 vjet, si Isa Boletini, Dom Nikollë Kacorri, Vehbi Dibra, Mithat Frashëri, Ahmet Zogu, Fan s Noli, Faik Konica, Mehmet Pashë Dërralla, Thanas Floqi, Dedë Gjo Luli, Ali Pashë Gucia,Adem Jashari, Sali Gjuka, Babë Dudë Karbunara, Ferit Vokopola, Bajram Curri, Elez Isufi, Gjeneral Telini, Bajram Daklini, publikohet historia e Flamurit Kuq e Zi nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu deri më sot, Histori te Plaves dhe Gucise, Kryengritja e Shkupit, Historia e burrave që udhëhoqën Shqipërinë, publikohet historia e marrdhënieve të Vatrës me Ismail Qemalin, një speciale për Charls Telford Ericson, për priftim martir Papa Kristo Negovani, fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve dhe Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqës, një speciale për dëshmorin e lirisë Vezir Ademaj, si dhe nje special per heroin Agim Ramadani,botohen reportazhe nga festimet në SHBA etj. Për herë të parë zbardhet e plotë vizita e presidents se Kosoves dhe e dy Kryeministrave shqiptare me 12 nëntor 2012 në Kullën e Rrustem Gecaj në Llukë të Decanit, botohet një speciale me figura të Camërisë, botohet krijimtari letrare etj. Në këtë numër shpalosen edhe histori të shqiptarëve të Amerikës; si dhe nis botimi i Listave te dhurimeve të vatranëve nën moton “Të shpëtojmë Shqipërinë” -3 Qershor 1917. Në këtë numër botohen edhe urime nga vatranë dhe degët e Vatrës, ku rekordin e mban Dega e vatrës në Michigan.urime kanë publikuar në Dielli edhe shumë prej bashkatdhetarëve dhe institucionet fetare.
Gazeta DIELLI përvec se do të dergohet tek abonentët në shtete të ndryshme të Amerikës, në shitje mund ta gjeni ën shitoret e Bronxit, ajo do të jetë e pranishme edhe në darkën e Vatrës dhe Bashkësisë Shqiptare kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë, që organizohet të dielën e 25 nëntorit 2012 në Restorantin Maestros, ku është konfirmuar një pjesmarrje shumë e madhe.
I falenderoj te gjithe ata qe paten miresine te na ndihmonin ne kete numer special , reklamuesit, degen e Vatres ne Michigan, bashkepunetoret, dhe ne menyre te vecante, dizajnerin Danny BLLOSHMI dhe konsulentin Yoshi Waterhouse nga Vignelli Associates Designer Firm. Ky numer ka nje faqosje special.