• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ESHTE NE DOBSIM E SIPER “MITI SERB PER KOSOVEN?

June 30, 2017 by dgreca

Nga Gordana Knezovic/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

Serbija perkujtoi perseri festen ma te randsishme shtetnore Vodovdan(diten e Shen Vitusit) dhe Presidenti i posa zgjedhun, Aleksander Vucic kryesoi ceremonine e kesaj feste qe u zhvillue me 28 qershor, tuej vu per here te pare nji kunore lulesh prane shtatores perkujtimore, te atyne qe rane heroi ne betejen e Kosoves ne
qindvjeteshin 1400-te Ceremonia ne fjale u zhvillue ne qytetin Krushevac.
Ceremonia ne fjale ka te baje me betejen historike ndermjet forcave sulmuese ushtareke Otomane dhe atyne te Alleances se Krishtene qe u ba me 1389 dhe gjate te ciles u vrane Perandori  Serb Lazari dhe Sulltan Murati i Pare. Humbja e Forcave te Krishtena te kryesueme nga Lazari, hapi rrugen per pushtimin e pjeses ma te madhe te Ballkanit nga Otomanet ne qindvjeteshin e 15-te.
Ne kujtesen e pergjithshme te popullsise Serbe, disfata ne fjale simbolizoi nder te tjera, perpjekjet per liri kunder zotimeve nga te huejte, dashunine per vendlindjen, dhe heroizmin vetjak.
Si e tille u shendrrue ne nji mjet formimi kombetar ne qindvjeteshin e 19-te, kur Serbia fitoi pamvaresine.

FORCE BASHKUESE
Ne fillim te qindvjeteshit 20-te, simbolizimi me te cilin u karakterizue Lufta e Kosoves u perdor si nji mjet bashkues i Sllaveve te jugut (Serbet, Kroatete,  Sllovenet e te tjere), ne verpimtarine e krijimit te Mbretnise Jugosllave. Megjithe kete, ajo qe u njofte si Beteja e Kosoves, pati si rrjeshim edhe shume percamje e ane te tjera
negative.
Pikfillesa e anes negative ngjau gjate fjalimit famkeq te Sllobodan Milloshevicit qe ai mbajti me 28 qershor 1989 , me rastin e perkujtimit te 600 vjetorit te Betejes se Kosoves, gja qe nxiti ndjesit kombetare, dhe ma ne fund shperthyen luftat Ballkanike te 1990-tes.
Historia e perpjekjeve te nji kombi, vdekjeve te shkaktueme gjate ketij procesi , jane te mishnueme deri ne ate pike,
sa qe ende ne Serbi  gjate fjalimeve publike politikanet nuk mund te flasin haptazi per ceshtjen e Kosoves dhe vazhdojne te kene veshtirsi te pranojne se tashti Kosova asht nji shtet i pamvarune, i njoftun nga 114 vende antate te Organizates se Kombeve te Bashkueme.
Antropologjisti Ivan colovic me qender ne Beograd, i cili ka ba shume botime rreth “Mitit te Kosoves” e konsideron kete bashkim dogmatik si nji interpremtim te vetem dhe te padyshimte te historise.
Ai shton se “tregimet e referencat per te kaluemen,, nuk konsiderohen mite te bazueme ne permbajtjen e tyne, por , ne te vertete, nga kerkesat qe bajne njerzit ne kohen e tashme, per shembull statuti i tyne i pakundershtueshem, dhe te verteta te Shejta per te kaluemen.”
Miti per Kosoven konsiderohet ende nji gja e Shejte, e per vertetesin e te cilit nuk ka asnji dyshim. “Privatisht njeriu mund te mos e besoje kete interpretim te historise, por askush nuk guxon te mos e
pranoje kete gja.”
Ne librin e tij Colovic ven ne dukje se si Miti i Kosoves, ne menyre efektive u ba nji(besim) apo fe shtetnore me 1990-tat,u ba vegel per nxitje dhune ne Ballkan. Megjithe kete ai perfundon me mendimin se forca  e mitit ne fjale , mund te kete fillue me u dobsue. Ai shton se “ndoshta ngjarjet mund te provojne se une jam gabim, por besoi se tuej u bazue ne rrethanet e tashme te lidhuna me simbolet politike, fuqija e Mitit te Kosoves, nuk asht aq e madhe, se sa ishte me 1990-tat.”
Mbasi u zgjodh President, gjate intervistes se pare me gazetaret, Vucic la pershtypjen, se ai beson se cfar ka thane Colovici. Ai tha se do te filloje nji fushate publike rreth marredhanjeve te Serbise ne ta
ardhshmen me Kosoven dhe se nji nga qellimet kryesore per te do te jete, qe t’a cliroje Serbine nga propaganda politike qe bazohet ne mite.
Megjithe kete, kur  nji gazetar me qender ne Beograd e pyeti ate, nese ky qendrim i ri, don te thote, se qeveria Serbe mund te njoftoje nji ndryshim ne politiken lidhun me Kosoven,Vucici u pergjegj se referimi i tij rreth mitoligjimit te Kosoves, “ishte pjese e nji fjalije, ne te cilen, ai gjithashtu premtoi te siguroje, qe Serbija te mso hjeki dore nga gjanat qe i takojne asaj.”

DEKLARATA JO TE QARTA
Fjalet qe tha Vucici vejne ne dukje se ai asht i njoftun per deklarata enigmatike, e jo te qarta, perpara se te bahej President..Kjo gja len gjithashtu te kuptohet se , ndekohe qe nji qendrim ma pragmatik(realist), ne te vertet, te zevendsoj politiken, ne perdorimin e Mitit te Kosoves; prap se prap, perdorimi i ketij miti do te vazhdoje ne fjalimet politike,.per qellime kombetare.
Colovic thekson  se Vucici ka kufizime ne fjalet qe mund te thote ne dialogun per te cilin ai vete ka ba thirrje.”Colovic shton se, qe ne fillim Vucici vuni kushte se pjsemarresit ne ato diskutime, duhet pa tjeter te respektojne kushtetuten Serbe. Dhe sic e dijme te gjithe, ne kushtetute ende perfshihet parathanja famkeqe, se menjihere perjashtohen nga diskutimit ata qe i kundervihen kushtetutes,. Me fjale te tjera, ata qe besojne se ndonji bisedim i vertete do te hape
nji kapitull te ri, ne marredhanjet e Serbise me Kosoven, duhet pa tjeter te filloje me heqjen e parathanjes se nalt-permendun nga kushtetuta. Ekzistojne gjithashtu probleme me permbajtjen e fjalve qe perfshihen ne betimin qe posa bani Presidenti Vucic, ne te cilin i vihen atij kufizime, per cdo bisedim per Kosoven; sepse ne betim gjithashtu Kosova konsiderohet, gjaja me vleften ma te madhe dhe ma e Shejte,keshtu qe, patjeter Kosova te mbetet pjese e Serbise ”
Pradej asht e veshtire te parashifet se cfar mund te sjelli ne te ardheshmen ky dialog.mbi statutin e Kosoves, cfar permbajte do te kete dhe ku do te coje .Megjithse ne Serbi shume njerez perkrahin bisedime te reja, ende ka shume kundershtime per marrjen e ketij vendimi domethane njohjen zyrtare t pamvaresise se Kosoves.
Akademiku dhe dramaturgu Dushan Kovacevic jepe disa mendime qe ndihmojne per te perforcue kete mendim. ai thote seaty per aty vehen ne dukje.kundershtime se Kosova i takon shumices dermuese te Shqiptareve qe banojne ne ate vend. Nji person tha “une kurr nuk do te ulem ne tryeze me njerez te cilet thone se Kosova asht toke Shqiptare.
Asnjihere.”
Colovic, i cili ka ba studimet ma te shumta ne historine e perdirimit te “Mitit  te Kosoves” asht optimist, por i rezervuem. .Ai paralajmon se “Miti i Kosoves, mund te perdoret ne ndonji vend tjeter, dhe ne menyra te tjera, qe ka mundesi te kete rrjedhime shkatrruese.
Latinka Perivic, e cila asht nji historiane e permendun Serbe, asht dakord se forca e Mitit te Kosoves, duket se asht ne dobsim e siper ne Serbi. Ajo beson se brezi i ri i nacionalisteve Serb asht i pergaditun te luftoje pe qellimet e tij, tuej perdorun mjetet ligjore, por nuk asht i gatshem te shkoje ne lufte per ceshtjen  e Kosoves.
Por ajo gjitha paralajmon se ne shume gjana te tjera,  atmosfera politike ne Ballkan, asht shume e ngjashme me ate te vjeteve 1990-te.
Prandej shume mvaret ne fjalet dhe ndryshimin qe do te baje Presidenti i Serbise.Mbetet per t’u pa se cfar hapash praktik do te marri Vucici, per te zgjidhun nji problem, qe lidhe qellimet e tashme te Serbise per qetese rajonale, per nevojen per tiu pershtate rrethanave , lidhun me te kaluemen e afert, qe ishte shume e pergjkshme,  dhe indentitetin e saje kombetar, qe per aq shume kohe u bazue shpjegime mitike(pa baza historike, te nji beteje te Kohes se Mesme, perkujtimi i se ciles ende vazhdon te kete nji randsi te madhe.

Filed Under: Analiza Tagged With: A ESHTE NE DOBSIM, E SIPER, Gordan Knezovic, Miti serb, per Kosoven

Senatori John McCain: Mbështetje e palëkundur e SHBA për Kosovën

April 13, 2017 by dgreca

-Senatori amerikan John McCain: Përkushtimi i SHBA-ve për Evropën e plotë, të lirë dhe në paqe, mbetet i hekurt. Kosova e fortë, demokratike, shumetnike dhe e pavarur, e cila është anëtare e plotë të familjes evropiane, është thelbësor për suksesin e atij vizioni. Kosova duhet të angazhohet që të ndërtojë një partneritet për paqen në rajon, të angazhohet për fqinjësi të mirë dhe të punojë për një të ardhme edhe më të sigurt/

1 ok MacCain Vesel1 McCain11 Parlam

– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës/

– Përkrahja e SHBA-ve vitale për Kosovën dhe rajonin/1 MCCain Must3Mustafa2

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 13 Prill 2017/ Senatori John McCain, mbërriti sot në Prishtinë, ku konfirmoi përkushtimin e Kongresit Amerikan, pa dallim partie, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për të punuar bashkë me të, në shërbim të paqes.“Përkushtimi i SHBA-ve për Evropën e plotë, të lirë dhe në paqe, mbetet i hekurt. Kosova e fortë, demokratike, shumetnike dhe e pavarur, e cila është anëtare e plotë të familjes evropiane, është thelbësor për suksesin e atij vizioni”, theksoi senatori McCain në seancën solemne të Kuvendit, të mbajtur për nderë të tij.

Duke i ndalur në zhvillimet aktuale në Kosovës, senatori amerikan vlerësoi lart luftën e Kosovës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke shprehur keqardhje që Kosova nuk ka marrë meritat që i takojnë në këtë luftë të këmbëngultë të saj. Me këtë rast, ai përmendi parandalimin nga Policia e Kosovës të një sulmi terrorist, i planifikuar të ndodhë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Në vazhdim, McCain theksoi edhe punën që e pret Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai tha se për liberalizimin e vizave është i nevojshëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ndërsa, sa i përket shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, McCain e konsideroi shumë e rëndësishme që kjo të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.Anëtari i Kongresit Amerikan shprehu gatishmërinë e tij për bërë gjithçka të mundur për të siguruar se SHBA-të do të ofrojnë përkrahje dhe ndihmë në aspektin e sigurisë që i duhet Kosovës.Senatori amerikan McCain tha se është shumë i rëndësishëm integrimi i serbëve të Kosovës në institucioneve të vendit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.“Shpresoj se Kosova do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian. Kosova ka ende shumë punë, por në këtë punë nuk do të jeni të vetmuar. SHBA-të janë të gatshme për t’ju mbështetur”, theksoi senatori republikan, John McCain.Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës fillimisht theksoi humanizmin e Nënës Terezë, duke rrëfyer histori familjare që lidhet me humanizmin e kësaj figure të madhe botërore.Më pas, McCain kujtoi punën e tij që kishte bërë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar me senatorin e atëhershëm, Joe Biden, për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjakderdhja, por edhe për të punuar për pavarësimin e saj e Kosovës. Më pas, ai foli për ndërhyrjen ushtarake dhe luftën e zhvilluar për pavarësimin e vendit tonë.Në hapje të seancës solemne, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se takimi i sotëm përbën një festë të lidhjes së forte midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, një lidhje kjo e pathyeshme dhe e rrënjosur thellë në historinë e përbashkët. SHBA-ja, shtoi Veseli, zgjodhi të mbështesë Kosovën gjatë betejës së saj për pavarësi dhe ka mbetur e përkushtuar që vit pas viti të përkrahë zhvillimin dhe rritjen e shtetit të Kosovës.Kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë të thella dhe kanë vijuar përgjatë qeverive të shumta të SHBA-së dhe të Kosovës.“Kam qenë i nderuar të jem lideri i parë evropian që takoi presidentin Trump dhe jam ndjerë i përulur nga fjalët e tij në mbështetje të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, ju lutem i shprehni mirënjohjen time presidentit Trump dhe kolegëve tuaj në Kongres për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, theksoi kryeparlamentari kosovar Veseli.Duke vlerësuar lart qëndrimin e senatorit McCain në mbështetje të Kosovës dhe duke kujtuar njëkohësisht fjalët e tij në Kongresin amerikan, kryeparlamentari Veseli tha se kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme, ndërsa veprimet e SHBA-ve të paharrueshme.Veseli tha se Kosova gjithmonë do të jetë një simbol i një demokracie të vërtetë në rajonin e Ballkanit, simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësisë në Evropën Juglindore.”Senator McCain, ju siguroj se ne mbetemi përherë mirënjohës për përpjekjet tuaja për të mbështetur aleatët e SHBA-së siç është Kosova. Ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si të mirëqenë. Kosova do të mbetet një aleate e fortë e juaja dhe e qeverisë tuaj, dhe një mik i mirë i të gjithë qytetarëve, përgjithmonë”, tha kryeparlamentari Veseli në përmbyllje të fjalës në seancën solemne të Kuvendit.Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur  edhe në takim të veçantë Senatorin amerikan John McCain, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar senatorin McCain dhe SHBA-të për ndihmën e parezervë dhe mbështetjen e dhënë për popullin e Kosovës.“Kosova sot është një storie e suksesit. Ne jemi të lirë dhe kemi ndërtuar institucione demokratike falë njerëzve si ju, që në momentet më të vështira e kanë mbështetur popullin e Kosovës. Kosova është një demokraci e re që qartazi aspiron integrimin në strukturat euro-atlantike dhe partneriteti me SHBA-të në këtë rrugëtim është jetik”, tha kryeparlamentari Veseli.Senatori e falënderoi kryeparlamentarin për mikpritje dhe përgëzoi Republikën e Kosovës për të arriturat e deritashme ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të SHBA-së për të ardhmen e Kosovës.Senatori tha se Kosova ka bërë progres në shumë fusha, duke shtuar se Kosova duhet të angazhohet që të ndërtojë një partneritet për paqen në rajon, të angazhohet për fqinjësi të mirë dhe të punojë për një të ardhme edhe më të sigurt.Në takimin mes kryeparlamentarit Veseli dhe senatorit amerikan John McCain është diskutuar edhe për ushtrinë e Kosovës, me ç’rast senatori amerikan McCain tha se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran duhet ta ketë ushtrinë e saj. Ai tha se Ushtria e Kosovës duhet të forcohet dhe të jetë pjesë e familjes së Aleancës Veriatlantike NATO.Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar senatorin McCain për qëndrimin e qartë dhe mbështetës për ushtrinë e Kosovës dhe e ka siguruar se Republika e Kosovës do të jetë në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët e saj për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.Në takimin mes kryeparlamentarin Veseli dhe Senatorit McCain është diskutuar edhe për luftën që ka bërë Kosova kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vëlersuar si një mik të madh të Kosovës.“Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nësër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.

MUSTAFA: PËRKRAHJA E SHBA-VE, VITALE PËR KOSOVËN DHE RAJONIN

Përkrahja e SHBA-ve është vitale për Kosovën dhe rajonin, tha kryeministri Isa Mustafa në takim sot pasdite me senatorin Amerikan, John McCain.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe senatori McCain, biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve si dhe zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë.Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve në të gjitha fazat, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës, përkrahja e cilës është vendimtare për avancimin e proceseve në të gjitha fushat për Kosovën, rajonin dhe më gjerë”, tha kryeministri Mustafa. Kryeministri Mustafa, po ashtu, e njoftoi Senatorin McCain për proceset në Kosovë dhe adresimin e çështjeve të mbetura në rrugën integruese evropiane, liberalizimin e vizave dhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës në koordinim të ngushtë me SHBA-të dhe NATO-n.Senatori Amerikan, John McCain, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve euroatlantike. Senatori McCain, po ashtu, shprehu përkrahjen e SHBA-ve për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe proceset tjera vitale për qytetarët e Kosovës, duke e përgëzuar kryeministrin Mustafa për lidershipin e dëshmuar në proceset e deritashme. Gjatë takimit, u bisedua edhe për domosdoshmërinë e miratimit në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjes për ratifikimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do t’i hapte rrugën shumë proceseve euroatlantike të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, John McCain: Mbështetje e palëkundur të SHBA, per Kosoven, Senatori

‘HOME’ FITON BAFTA, ARRITJE HISTORIKE PËR KOSOVËN

February 13, 2017 by dgreca

-Ceremonia e edicionit të 70-të të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër/

Kosova fiton BAFTA

-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST  nga Prizreni ka dërguar njoftimin/ PRIZREN, 13 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Filmi i shkurtër ‘Home’ është produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtë. Ceremonia e edicionit të 70-të të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër ndërsa të pranishëm ishin regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy, producentët Shpat Deda, Shpend Qamili, Scott O’Donnell, Afolabi Kuti, Chriss Wattling dhe producentët ekzekutiv Arta Dobroshi, Nora Sahatçiu,  Tim Nash dhe Anthony Austin.“Kosova ishte prapa produksionit në çdo mënyrë. Talenti i ekipës së re e bënë ‘Home’ atë që është. Lidhja e thellë mes mesazhit të filmit dhe humanitetit dhe fuqisë së popullit Kosovar janë të thurrura në secilin kuadër të filmit.” tha regjisori Daniel Mulloy. Filmat e Mulloy kanë fituar me qindra çmime në festivale ndërkombëtare përfshirë Bafra, Bifa si dhe dy nominime për Akademinë Evropiane të Filmit. Daniel e shkroi skenarin e ‘Home’ në Kosovë dhe ai deshi që filmi të jetë një bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Duke qenë se Daniel ka kaluar shumë kohë në Kosovë dhe për shkak të dashurisë së tij për këtë vend, ai e kupton potencialin që ka Kosova në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e storjeve.‘Home’ është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorë Jack O’Connel dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin.”Vlerësimi që HOME e morri në BAFTA është një nder i hatashëm dhe dëshmi e asaj që mund të arrihet kur njerëzit bëhen bashkë për një kauzë humane, në këtë rast për refugjatët. Mbi të gjitha, suksesi i filmit HOME i jep frymë të re mesazhit të bashkndjesisë që ne synojmë ta ndezim tek njerëzit dhe na e mundëson të arrijmë tek një audiencë edhe më e gjerë botërore, gjë që ishte qëllimi ynë që nga fillimi. Une ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që pata rastin të punoj me një grup njerëzish kaq inspirues gjatë realizimit të këtij filmi.”, tha producenti i filmit Shpat Deda.“Ky është moment historik për industrinë e filmit të Kosovës. Ne në DokuFest jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti të udhëhequr nga filmëbërësi jashtëzakonisht i talentuar dhe bashkëpunëtori i DokuFest, Daniel Mulloy. Shpresojmë që filmi ynë do të rezonojë me politikëbërësit në marrjen e veprimeve si dhe në ndjenjën e empatisë me gjendjen e miliona refugjatëve në të gjithë botën.” tha producenti ekzekutiv i ‘Home’ dhe Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani.Ekipi i filmit ‘Home’ u përgëzua edhe nga kreu i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të cilët ishin mbështetësit kryesor të filmit. ‘Home është për shumë gjëra. Për Kombet e Bashkuara në Kosovë filmi përfaqëson përkushtimin e kosovarëve për t’u angazhuar në dialogun global për migrim dhe refugjatë , dhe tregon se Kosova mund të bëhet shtëpi e klasit botëror të filmave.” tha Andrew Russel.Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, poashtu uroj ekipën e filmit me një deklaratë: “Jam me të vërtetë i gëzuar që bashkëproduksioni mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës ‘Home’ u shpërblye me Bafta sot. Uroj regjisorin Daniel Mulloy si dhe ekipën e tij të shkëlqyer të producentëve dhe aktorëve që e arritën këtë sukses të jashtëzakonshëm. Ata janë frymëzim për filmëbërësit dhe aktorët e ri të Kosovës që të ndjekin ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Ata e meritojnë gjithë admirimin dhe mbështetjen tonë.”

KUSH E BËRI FILMIN?

Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Thaliya Lowles dhe Zaki Ramadani.

Ky film u mbështet bujarisht financiarisht dhe me logjistikë nga United Nations Kosovo Team: Zyra e koordinatorit për zhvillim (UNDCO), the United Nations Development Programme (UNDP), the Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), the Agjencia për Refugjatë (UNHCR), the Fondi i OKB-së për Aktivitete të Popullatës (UNFPA), UN Women, the Volluntaret e OKB-së (UNV) dhe zyra e OKB-së për shërbime të projekteve (UNOPS). Shumë partnerë të dedikuar kanë qenë të gatshëm ta mbështesin temën e refugjatëve dhe të migrimit të shtjelluar në film përfshirë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësëve të tjerë.‘Home’ përfshiu bashkëpuntorë muzikor si ColdPlay, Dizzy Rascal dhe Wiley të cilët e dhuruan muzikën e tyre për filmin.’Home’ është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios.Producentët e ‘Home’ janë Shpat Deda, Afolabi Kuti, Tim Nash, Chris Watling dhe Scott O’Donnell.Producentët Ekzekutiv të ‘Home’ janë Arta Dobroshi, Eroll Bilibani, Anthony Austin, Sally Campbell, Andre Des Rochers dhe Davud Karbassioun.Ekipi i ‘Home’ në Kosovë përfshin Nita Deda, Renea Behluli, Mrine Godanca, Elmedine Morina, Blerta Ismaili, Blerta Basholli, Valter Lucaj, Gezim Ramizi, Ardi Mehmeti, Lorik Kocani, Drilon Potera, Besnik Selimi, Elsen Hasani, Bilbil Shabani, Armend Nimani, Leart Shehu,Fatlum Idrizi, Besart Mehmetii, Enver Konushevci, Dardan Menxhiqi, Gazmend Bajri, Legjenda Banushi, Leonora Mehmeti, Vita Beqiri, Andra Dauti, Agan Asllani dhe Visar Bikliqi.Ekipi i aktorëve të ‘Home’ nga Kosova përfshinë Zaki Ramadani, Mevlyd Osmani, Adriana Matoshi, Andi Bajgora, Shkelqim Islami, Armend Ismajli, Rebeka Qena, Afrim Mucaj, Fatmire Sahiti, Edison Dabiqaj, Rifat Smani, Armend Zeqiri, Arianit Hoti, Kreshnik Malushai, Leonit Maloku, Allmir Suhodolli, Alban Rexhaj, Fatlum Berisha, Granit Uka, Agnes Nokshiqi, Jan Nokshiqi, Mejreme Berisha, Kreshnik Berisha, Fatlum Hasani, Ermal Sadiku, Mentor Morina, Melihate Qena,  Bujar Ahmeti dhe Leon Bicaku.

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘HOME’ FITON BAFTA, ARRITJE HISTORIKE, Behlul Jashari, per Kosoven

AAK: Mbështetja për Haradinajn është mbështetje për Kosovën

January 7, 2017 by dgreca

1-ok-haradinaj-arrestPRISHTINË, 7 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi sot këtë deklaratë:AAK, konsideron se mbështetja popullore për Kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, pozicionimi në krah të tij nga përsonalitete të rëndësishme nga vendi dhe Bota, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj, që ajo dhe qytetarët e saj të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me drejtësinë e jo me interesat politike.Reagimi qytetar e publik, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej në Diasporë, është  tregues i qartë se opinioni në vend dhe jasht tij, e ka kuptuar se mbajtja e Haradinajt në Francë nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë, sepse ai i ka spastruar punët me të dhe nga Drejtësia Ndërkombëtarë është shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Serbisë.AAK, është e bindur se kjo ngjarje me shije të hidhur do të marrë epilog shumë shpejt dhe Zoti Haradinaj do të vazhdojë aktivitetin e tij politik!AAK, falëndëron të gjithë ata mijëra qytretarë e përsonalitete, që iu gjenden përkrah Haradinajt dhe AAK-së, në këto momente të pakëndshme!AAK

Filed Under: Komente Tagged With: AAK: Mbështetja për Haradinajn është, Mbeshtetje, per Kosoven

Komisioni Evropian ofron 70.5 milionë euro për Kosovën

December 29, 2016 by dgreca

-Kjo ndihmë është pjesë e kontributit financiar të BE-së me vlerë prej 645 milionë euro, i cili i është dhënë Kosovës gjatë periudhës për vitin 2014-2020/

PRISHTINË, 29 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Komisioni Evropian ka miratuar programin për vitin 2016 për Kosovën për dhënien e 70.5 milionë euro për të mbështetur rrugën evropiane të Kosovës. Në kuadër të Programit për Veprim të Kosovës për vitin 2016, do të mbështeten sektorët e mëposhtëm: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, konkurrenca dhe inovacioni,  arsimi, punësimi dhe politikat sociale.“BE-ja është partneri, investitori dhe donatori kryesor i Kosovës dhe kjo ndihmë e re rikonfirmon angazhimin e BE-së ndaj rrugës evropiane të Kosovës”, tha Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE Nataliya Apostolova.“Ndihma e BE-së ka krijuar qindra vende pune në Kosovë dhe ka përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovë në shumë fusha duke përfshirë zhvillimin, infrastrukturën, mbështetjen për NMVM-të, mbështjetjen për prodhimin bujqësor, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, etj”, vijoi Apostolova.

Qëllimi kryesor i veprimit në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes është mbështjetja e mëtejshme e integrimit të Kosovës në ekonominë globale dhe forcimi i rolit të administratës së Kosovës në promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në tregti, lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe forcimi i përafrimit sektorial në përputhje me obligimet e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).

Përveç mbështetjes së zbatimit të MSA-së, ndihma financiare për vitin 2016 poashtu synon të ndihmojë në zbatimin e Axhendës për Reforma Evropiane, e cila u lançua së fundmi.

Njoftimi dërguar sot nga Zyra e BE-së në Prishtinë bën të ditur edhe se, veprimi në lidhje me sektorin e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do t’i kontribuojë një shoqërie multi-etnike në Kosovë duke mundësuar  një jetesë dhe integrim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur në shoqërinë kosovare.

Veprimi në sektorin e arsimit, punësimit dhe politikave sociale synon të përmirësojë regjistrimin dhe përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor  dhe të përmirësojë cilësinë e edukimit parashkollor dhe atij fillor në përputhje me Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë për vitin 2017-2021.

Kjo ndihmë prej 70.5 milionë euro përfshinë një program për mbështetjen direkte të buxhetit, duke kontribuar në zbatimin e pakos së reformave të Kosovës, përkatësisht zhvillimin e politikave dhe koordinimin dhe modernizimin e administratës publike.

Kjo ndihmë është pjesë e kontributit financiar të BE-së me vlerë prej 645 milionë euro, i cili i është dhënë Kosovës gjatë periudhës për vitin 2014-2020. Kosova përfiton edhe nga asistenca e BE-së në kuadër të programit shumë shtetërorë IPA II, duke siguruar mbështetje financiare në një shkallë rajonale. Kjo ndihmë kërkon që autoritetet të tregojnë angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

PRESS RELEASE/

Pristina, 29 December, 2016/

European Commission grants EUR 70.5 million to Kosovo

The European Commission has adopted the 2016 Programme for Kosovo granting 70.5 million EUR to support Kosovo’s European path. Under the Action Programme for Kosovo for the Year 2016, the following sectors will be supported: democracy and governance, rule of law and fundamental rights, competitiveness and innovation, and education, employment and social policies.

“The EU is the largest partner, investor and donor to Kosovo and this new allocation reaffirms the EU’s commitment to Kosovo’s European path,” said the Head of EU Office/EUSR Nataliya Apostolova.

“EU assistance has created thousands of jobs in Kosovo and improved the quality of life of Kosovo people in many segments including economic development, infrastructure, support to MSMEs, support to agricultural production, rule of law, human rights and the fight against corruption” said Apostolova.

The main aim of the action under democracy and governance is to further support Kosovo’s integration into the global economy and strengthen the role of Kosovo’s administration in promoting socio-economic development in trade, free movement of goods and services and strengthening sectorial approximation in line with obligations of the Stabilisation Association Agreement (SAA).

Besides supporting the implementation of SAA, the financial assistance for 2016 aims also at assisting the implementation of the European Reform Agenda which was launched recently.

The action under the rule of law and fundamental rights sector will contribute to a stable multi-ethnic society in Kosovo by enabling sustainable livelihoods and the durable integration by displaced persons into Kosovo society.

The action in the sector of education, employment and social policies aims to improve enrolment and inclusion of children in pre-school education and enhance the quality of pre-school and primary school education according to the Kosovo Education Strategic Plan 2017-2021.

This 70.5 million financial envelope includes a direct budget support programme, contributing to the implementation of Kosovo’s reform package: namely policy development and coordination and modernization of the public administration.

This allocation is part of the 645 million euro EU financial contribution granted to Kosovo during the 2014-2020 period. Kosovo also benefits from EU assistance within the IPA II multi-country programme, providing financial support on a regional scale. This assistance requires that the authorities demonstrate continued commitment to improve the good governance and the rule of law.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Komisioni Evropian, ofron 70.5 milionë euro, per Kosoven

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT