• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kazuo Ishiguro e fitoi Çmimin Nobel për letërsi

October 5, 2017 by dgreca

Shkrimtari nga Britania, Kazuo Ishiguro, është fitues i Çmimit Nobel 2017 për letërsi, për shkrimet e tij “me forcë të madhe emocionale”, ka shpallur sot Akademia Suedeze./

1 Nobel Letersi

Ne Foto: Fituesi i  Çmimit Nobel per Letersine per vitin 2017 shkrimtari britanik Kazuo Ishiguror /

Shkrimtari nga Britania, Kazuo Ishiguro, është fitues i Çmimit Nobel 2017 për letërsi, për shkrimet e tij “me forcë të madhe emocionale”, ka shpallur sot Akademia Suedeze.Ishiguro është i njohur për romanin e tij të vitit 1989, Mbetjet e Ditës (The Remains Of The Day).Ishiguro “në veprën e tij me forcë të madhe emocionale, i ka zbuluar ndjenjat tona iluzore nën humnerën e lidhjes me botën”, thuhet në arsyetimin e Akademisë për dhënien e çmimit, i cili fituesit i sjell edhe 1.1 milion dollar amerikan.Ky shkrimtaar është i lindur në Nagasaki të Japonisë në vitin 1954, ndërsa si fëmijë ka kaluar në Britani, ku jeton edhe sot.Ai shkruan në gjuhën angleze.Fituesi i çmimit të sotëm paraqet kthesë në interpretimin kryesor të literaturës, pasi në vitin 2016 ky çmim iu dha këngëtarit amerikan, Bob Dylan.Këto çmime e bartin emrin e zbuluesit të dinamitit, Alfred Nobel, dhe prej vitit 1901, jepet për të arritura në shkencë, literaturë dhe për paqe.

***1 Mos me ler et shkoj***

Nga emri kuptohet direkt se nobelisti i fundit është japonez. Në fakt ai e ka lënë Japoninë vetëm 5 vjeç, viti 1959, për tu vendosur në Britaninë e Madhe, që u bë atdheu i tij i dytë dhe gjuha në të cilën shkruan.Ja si e kujton ai fëmijërinë dhe udhëtimin për jetën e re në Angli:“Nëna ime ishte në Nagasaki kur u hodh bomba atomike. Ajo ishte në adoleshencën e saj të vonë. Shtëpia e saj u shtrembërua, dhe vetëm kur binte shi e kuptonin shkallën e dëmit, sikur ta kishte goditur një uragan. Nëna ime ishte e vetmja në familjen e saj, katër vëllezër e motra dhe dy prindërit, e cila pësoi një dëmtim nga bomba. Një pjesë fluturuese e mbeturinave e goditi atë. Por ajo thotë se kur mendon për luftën, bombë atomike nuk ishte ajo që e frikësonte më së shumti. Ajo kujton se ishte në një strehimore nëntokësore në fabrikën ku punonte. Ata u futën të gjithë në errësirë dhe bomba ra drejt mbi kokat e tyre. Ata mendonin se do të vdisnin. Babai im nuk ishte tipikisht japonez, sepse ai u rrit në Shangai. Ai kishte një karakteristikë kineze, e cila ishte se kur ndodhte diçka e keqe, ai buzëqeshte. Rruga për në Angli fillimisht ishte vetëm një udhëtim i shkurtër. Babai im ishte një oqeanograf dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Oqeanografisë Britanike e ftoi atë për të ndjekur një shpikje. Babai im shkoi në këtë vend në mes të pyllit. Unë shkova ta vizitoj vetëm një herë.Nuk e kam kuptuar mirë se çfarë ndodhi kur u shpërngulëm. Mbaj mend vetëm se isha me gjyshin në një dyqan në Nagasaki për të blerë një lodër të madhe dhe nuk më lejohej të merrja me vete lodrën. Unë nuk mbaj mend të kem qenë i palumtur në Angli. Po të kisha qenë më i madh mendoj se do të ishte shumë më e vështirë”.

Kazuo Ishiguro u rrit në Guildford, por e kujton të gjallë fëmijërinë e tij të hershme në Nagasaki. Ai shkroi këngë dhe u bë punonjës social përpara se të studionte “shkrim krijues”.

Në vitin 1982 fitoi çmimin Winifred Holtby. Në vitin 1983, ai u përfshi në listën e shkrimtarëve më të mirë të rinj britanikë, së bashku me Martin Amis, Ian McEëan, Salman Rushdie, Julian Barnes, Graham Swift, Rose Tremain dhe Pat Barker. Tre vjet më vonë, romani i tij i dytë, “An Artist of the Floating World” mori çmimin “Whitbread” dhe në vitin 1989  romani “The Remains of the Day” fitoi Booker.

Ja si e përshkruan ai momentin kur u bë anëtari më i ri i akademisë së shkrimtarëve britanike ndërkohë që ishte vlerësuar me çmimet: “Shikova një enciklopedi të letërsisë dhe pashë se si shkrimtarët më të njohur ishin njerëz të moshuar kur shkruanin veprat e tyre të famshme”.

Në një profil  në vitin 2005 gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” e përshkruar kështu nobelistin e 2017-ës.

“Fjala kyçe e natyrës së Kazuo është paqeruajtësi. Kazuo Ishiguro ka shpirtin e një artisti. Ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe pak i turpshëm. Këto cilësi janë edhe pikat e forta, dhe dobësitë e tij, përderisa Ishiguro posedon ndjeshmëri të madhe ndaj ndjenjave të tij dhe të tjerëve, kjo ndjeshmëri mund ta bëjë të qëndrojë pas dhe t’i shtypë talentin e tij të konsiderueshëm. Ndjeshmëria dhe perceptimi janë ndër cilësitë e tij shumë të bukura.

Sepse Kazuo Ishiguro e di në mënyrë intuitive se çfarë duan apo ndjejnë njerëzit, ai mund të jetë jashtëzakonisht diplomatik dhe taktik. Ai është gjithashtu i durueshëm dhe bashkëpunues. Kazuo punon mirë me grupet dhe gjen një mënyrë për të krijuar harmoni midis opinioneve të ndryshme.

Ishiguro i gëzohet muzikës dhe poezisë dhe kërkon një mjedis harmonik. Ai ka sy për bukurinë dhe një ndjenjë të mirë të bilancit dhe ritmit. Kazuo gjithashtu ka aftësi shëruese, veçanërisht në fusha të tilla si masazhi, akupunktura, terapia fizike dhe këshillimi.

Megjithatë, ndjeshmëria e Ishiguro-s mund të jetë edhe rënia e tij. Sepse Kazuo Ishiguro mund të lëndohet lehtë, ai mund të priret t’i mbajë mendimet e tij kundrejt kritikave apo kundërshtarëve. Kjo mund të shkaktojë pakënaqësi dhe zemërim të konsiderueshëm tek Kazuo, por shumë shpesh ai  i largohet konfrontimit dhe preferon ta shmangë një betejë.

Kazuo Ishiguro ka nevojë për siguri dhe rehati, qetësi dhe shoqërinë e njerëzve të dashur. Ai është një perfeksionist kur është fjala për mjedisin e tij të shtëpisë dhe të punës. Ai ka shije të shkëlqyeshme që është e dukshme në mjedisin e tij privat. Kazuo është një shok i shkëlqyeshëm dhe posedon një ndjenjë të mirë humori. Miqtë e kërkojnë Ishiguron për shoqërinë e tij qetësuese dhe paqësore. Kazuo është një strehë e sigurt për njerëz të tjerë të ndjeshëm, të cilët e njohin dhembshurinë dhe mirëkuptimin e tij. Kur Kazuo Ishiguro ka gjetur ngrohtësinë e tij në jetë, ai ka të gjitha talentet dhe inteligjencën për sukses të madh”.

Edhe pse ka qenë vetëm 5 vjeç kur la vendlindjen ai thotë se mund të shkruajë vetëm kur imagjinata e tij shkon në fëmijërinë e jetuar në Japoni.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fituesi i Çmimit Nobel, Kazuo Ishiguror, per Letersine, PËR VITIN 2017

Sfidat e Pentagonit për vitin 2017

December 28, 2016 by dgreca

1-pentagoni-1Nga Afganistani në Siri, administrata e ardhshme e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, do të përballet me shumë sfida ushtarake në vitin 2017, por jo të gjitha problemet e saj do të vijnë nga jashtë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara në luftërat kundër ekstremistëve islamikë në Afganistan dhe militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Lufta taktike kundër militantëve të Shtetit Islamik është duke përparuar me ngadalësi, por ende është e paqartë se si do të angazhohet administrata e ardhshme e zotit Trump në zgjidhjen e krizës siriane. Michael O’Hanlon është me Institutin “Brookings”, “Në Siri ne në të vërtetë nuk kemi strategji për t’i dhënë fund luftës civile. Zoti Trump ka lënë të kuptohet se mund të jetë i gatshëm të lejojë presidentin Assad të fitoj luftën, por unë nuk jam i sigurt se kjo është një zgjidhje praktike, sepse Assad i ka duart e lyera me gjak“. Lufta në Afganistan është në vitin e pesëmbëdhjetë. Numri i trupave ndërkombëtare është zvogëluar nga rreth 140 mijë në vitin 2011 në më pak se 15 mijë trupa, dhe ekspert i mbrojtjes Michael O’Hanlon thotë se, ekipi i ri amerikan i mbrojtjes mund të shqyrtojë mundësinë e rritjes së përkohshme të numrit të trupave ndërkombëtare në Afganistan. “Nuk ka asnjë arsye që të mos angazhohemi pak më shumë në qoftë se, një gjë e tillë do të ndihmonte në lehtësimin e presionit nën të cilin ndodhet ushtria dhe policia afgane. Kjo do t’u jepte atyre pak më shumë kohë për të konsoliduar radhët e tyre pas humbjeve të mëdha që ata kanë përjetuar.” Por ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po luftojnë ekstremizmin në të gjithë globin, fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina po modernizojnë forcat e tyre ushtarake. Analisti David Ochmanek është me Korporatën “Rand”, “Për shkak të angazhimit tonë në operacionet kundër ISIS-it, në stabilizimin e Afganistanit dhe Irakut, dhe për shkak të kufizimeve buxhetore të vendosura në vitin 2012, ne nuk kemi qenë në gjendje të blejmë pajisje moderne për t’iu kundërvënë aftësive të reja të vendeve si Rusia dhe Kina. “Në fjalimet e tij politike, Presidenti i zgjedhur Trump ka premtuar fuqizimin e ushtrisë. “Ne kemi njerëzit më të kualifikuar në botë në ushtrinë tonë.  Ne do ta rindërtojmë ushtrinë tonë të varfëruar, dhe më në fund do të kujdesemi për veteranët e ushtrisë sonë”. Analisti i çështjeve të mbrojtjes, David Ochmanek thotë se, Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzojnë më shumë në përmirësimin e teknologjisë së raketave “Kruz” dhe raketave ajër-ajër, sepse këto armë mund t’i japin forcave të armatosura më shumë avantazh në parandalimin e kërcënimeve të ardhëshme.

Filed Under: Komente Tagged With: PËR VITIN 2017, Sfidat e Pentagonit

PROJEKTLIGJI PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2017

November 23, 2016 by dgreca

KOSOVE- LAJMI I FUNDIT: KOMISIONI PARLAMENTAR PËRKRAHU NË PARIM PROJEKTLIGJIN PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2017/

1 Qeveria e Kosoves ok-Komisioni përkrahu edhe kërkesën e Ministrisë së Diasporës,  për mbështetje financiare lidhur me manifestimin për: “Ditët e javës së kulturës në diasporë”/

Buxheti i Republikës së Kosovës, i paraparë për vitin 2017, do të jetë 2 miliardë e një milion euro, tha ministri i Ministrisë së Financave Avdulla Hoti, gjatë prezantimit të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të  Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar.

Ky Projektbuxhet, tha në vijim ministri Hoti, bazohet plotësisht në dokumentet strategjike që i ka të aprovuara Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, përfshirë këtu edhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin e Qeverisë dhe Programin  për Reforma Ekonomike.

Ai më pas sqaroi se lidhur  Projektligjin për Buxhetin, paraprakisht janë konsultuar të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë edhe komunat, ndërkaq, anëtarët e Komisionit i siguroi se ndarja e mjeteve është bërë në mënyrë shumë të balancuar. Duke folur për investimet e parapara, ministri Hoti, sqaroi në detaje investimet në secilin sektor të paraparë. Me këtë projektbuxhet, vijoi ministri, synojmë të arrijmë dy objektiva: të krijojmë hapësirë më të madhe për investime kapitale, si  dhe  t’i mbajmë nën kontrollë shpenzimet rrjedhëse.

Pasi që njoftoi se projektbuxheti  i propozuar është i harmonizuar në tërësi me qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri u shpreh i bindur se, buxheti i paraparë për vitin që vjen, do ndikojë në një rritje ekonomike më të lartë se 4%.

Pas kësaj, anëtarët e komisionit zhvilluan debat lidhur me Projekt-buxhetin e propozuar, ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës, pasi shprehën vërejtjet dhe  mospajtimin e tyre lidhur me këtë projektligj, u deklaruan kundër edhe gjatë procesit të votimit.

Ky projektligj, ndonëse (me shumicë votash) u përkrah në parim nga anëtarët e komisionit, kundër votoi edhe deputeti, Shukri Buja (PDK), përfaqësues i koalicionit qeverisës në Komision.

Në këtë mbledhje, Komisioni përkrahu edhe kërkesën e Ministrisë së Diasporës,  për mbështetje financiare lidhur me manifestimin për: “Ditët e javës së kulturës në diasporë”.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe  përkrahu edhe këto projektligje: Projektligji për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion,   Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër   Korrupsionit, Raportin me rekomandime për Projektligjin për Ndihmën Shtetërore dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-16

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR VITIN 2017, Projektligjin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT