• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTAR NE NEW YORK PERCOLLI ME NDERIME TE NDIERIN MILTIADH NASTI

April 10, 2015 by dgreca

NEW YORK : Më 3 Prill 2015 mbylli sytë përgjithmonë në spitalin Beth Israel në Nju Jork, intelektuali dhe veprimtari i nderuar i Diasporës z. Miltiadh Nasti. Z. Miltiadh Nasti u lind në Lukovë të Himarës në 20 Shtator 1942. Ai ishte djali patriotit shqiptaro-amerikan Lasko Nasti, ish themelues i Federates Panshqiptare VATRA dhe njëkohësisht shpallës i pavarësisë nga Perandoria Osmane për Zonën e Bregut.
Milto, sic e thërrisnin të gjithë, u rrit në një ambjent ku i ati e mësoi me respektin për punën, kulturën, të qënit i ndershëm, si dhe me dashurinë për vendin e tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse me një aktivitet të njohur patriotik dhe në perhapjen e arsimit, familja Nasti u përball me shpronësime dhe persekutime të pafundme gjatë periudhës komuniste, rezultat i së cilës ishte edhe privimi nga studimet dhe puna e merituar.
Por, gjithë kalvarin e vuajtjeve të panumërta nën diktaturë, Milto Nasti diti ta kaloje me qetësi e maturi, duke ditur të ruajë personalitetin e tij dhe emrin e familjes. Ardhja e demokracisë e mbushi jetën e Miltos, ashtu si e tërë shqiptarëve me një kolorit të gjerë lirie. Që në fillimet e saj, Milto iu përkushtua ngritjes së strukturave të Partisë Demokratike në Zonën e Bregut, duke qenë kryetar i parë i saj, dhe në vazhdimësi fi gurë qëndrore dhe e respektuar.
Gjatë tërë punës së tij si anëtar i Këshillit të Rrethit Sarandë, e në detyra të tjera administrative në Zonën e Bregut, Milto ka treguar ndershmëri dhe një luftë të pakompromis ndaj cdo shfaqjeje apo elementi abuziv.
Vitet e fundit të jetës ai i kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku iu bashkangjit menjëherë veprimtarive të diasporës.
Fillimisht në Washington DC e më pas në Nju Jork, z. Milto Nasti pati mundësinë të takohej me kongresmenë e senatorë, anëtarë të klubeve të kulturës e letërsisë, duke ditur të shpalosë vlerat e mirëfi llta të intelektualit shqiptar. Pjesëmarrja e tij në aktivitetet e shkollës shqipe, festivalet e këngës e kulturës,
diskutimet për mbarëvatjen dhe përsosjen e aktiviteteve ishte e vlefshme dhe gjithmonë e mirëpritur.
Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta tronditi tërë komunitetin tonë në SHBA.
Shqiptarë nga mbare Amerika: Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikati, Bostoni, Filadelfi a, Uashington DC, Meriland, Virxhinia, Florida, Cikago, Micigani erdhën t’I jepnin lamtumirën e fundit mikut, shokut dhe njeriut të mirë. Drejtuesit e lartë të shoqatave më të njohura: Federata Panshqiptare VATRA, Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane, TV Alba Life, Shkolla Shqipe, Shoqata e Shkrimtarëve, TV Kultura Shqiptare, etj si edhe personalitete të spikatur, profesorë, diplomate, gazetarë, artistë, intelektualë, etj zhvilluan homazhe në nderim të jetës dhe aktivitetit të tij.
Komuniteti shqiptar në SHBA do ta ndjejë gjatë mungesën e mikut të mirë Milto Nasti. Por, të gjithë ndjehemi krenar për emrin e tij të mirë, familjen e nderuar dhe fëmijët e shkëlqyeshëm.
Ceremonia e varritit të trupit të të ndjerit Milto Nasti do të zhvillohet në vendlindjen e tij, Lukovë, Sarandë, Ditën e Shtunë, Dt. 11 Prill 2015 në orën 10.00 am.
Më poshtë po paraqesim poezinë e shkrimtarit të njohur shqiptaro – amerikan Petraq Pali kushtuar mikut
të tij të vjetër: Miltos !
Shpesh here për vite e dakada ndaloja
Tek e Milto Nastit, shtëpi
Ai ishte bir Bregu nga LUKOVA
Mik i gushtë imi qysh në fëmijëri.
*
Në konvikt në Ujë të ftotë
Vite kaluam bashkë
Ai, gjimnazist, e unë
Pedagogjikas
I “mbrapshtë” !
*
Problematik isha unë
Një “arakat” nxanës i pa “bindur”
Dhe Miltua i urtë i butë
Më këshillonte shpesh
Për Tu (RI) lindur. !
*
Dashmirësia e Tij
E një fi sniku të vërtetë
Nxanës MODEL
Sedërtar në shkollë
Dhe në jetë.
Me kongresmenin Eljot Engel
*
Lufta e klasave
Mbi të rrëndë kish vepruar
Sa nisi Universitetin
Spiunët e ndaluan…!
*
Gjithsesi Ai, diti të menaxhojë
Me sjelljen e Tij Korrekte
E dashuroi një krahinë
Një Lukovë.
E tërë, plot derte !
*
Dhe i tkurur i ndrydhur,
I ndrojtur
E priti erën e Lirisë,
Me shumë dashuri.
U lidh pazgjidhshmërisht
Me Fitoren e
Demokracisë.
Në Shqipëri !
*
Kur u rëzuan diktatorët
Ai reformën e ndryshimeve
Përqafoi,
Njeriu model
Vlerat dhe super vlerat e TIJ
Tregoi.
*
Krijoi një familje
Me plot vlera qytetari
Të katër femijët e Miltos
Janë Etalon në shoqëri.
Model
Unikë,Intelektualë
Fisnikë.
*
Të shkolluar
Të edukuar
Se nga fis që pikon kanërrjedhë,
Në traditat e prindëve
Qëndrojnë
Kurdoherë.
*
Miltua , vonë e rahu mërgimin
I detyruar e sforcuar
Shkoi mbas Fëmijëve.
Të gëzojë
Nipat e mbesat…
si prind e gjysh
Perfekt.
*
Dhe ja, sot Miltua
Fatkeqësisht pa pritur ndahet nga Ata,
Të cilët me mundim I riti I shkolloi,
Në zëmër të New YORKUT….
Mbaroi,
Dha Jetë,
Aty ku Fryma e Lirisë
Mbi Globin,
Ishte mbjellë.
*
I pa haruar kujtimi tij
Do të mbesë.
Ne Foto: I nderi Nasti me Kongresistin amerikan Eliot Engel, mik i shqiptareve
(Kortezi:Beqir SINA)

Filed Under: Komunitet Tagged With: komuniteti shqiptar, me nderim, Miltiadh Nasti, percolli

KOMUNITETI SHQIPTAR NE NEW YORK PËRCOLLI ME LOT NDËR SY 33 VJEÇARIN, JUSTIN RAJA

October 20, 2014 by dgreca

NEW YORK : Justin A. Raja ndërroi jetë më 10 tetor 2014, në moshën 33 vjeç – ndërsa i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij në një ngjarje familjare në Greqi javën e kaluar.
NGA BEQIR SINA/
Justin Raja është i biri, i Anton Rajës, nga Tropoja, familja e të cilit 50 vjet më parë kishte emigruar nga Nikaj Mërturi – Tropojë, për t’ju ikur së pari nga kuçedra komuniste në Shqipëri, regjimi i Enver Hoxhës, dhe më pas diskriminimit dhe sundimit serbo slllav në trojet etnike, dhe natyrisht për një jetë më të mirë në SHBA.
I riu shqiptar nga SHBA, pati fatin e keq që e dërgoi të shkoi për një gazmend familjar dhe të ndërron jetë në Greqi – tek sa ai po prekte – ujin e bekuar të Perendisë dhe flutoronte më pas si një engjell në jetën e amnueshme.
Dhe, kështu fati i tij i keq e deshte; djali i mikut të shqiptarëve të Amerikës – Anton Rajës, Justin Raja, 33 vjeç, i biri i Anton dhe Gloria Raja, vetëm pak ditë para martesës së motrës – të flutoronte, edhe ai tashmë me engjujt në botën e engjujve në botën e shpirtërave.
Duke u kthyer këto ditë në një lajm tragjik, në gazetat e komunitetit dhe që është përhapur menjëherë nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook, duke kaluar nga përtej oqeanit e arritur deri në zemrat e pikëlluara të shumë shqiptarëve të Amerikës.
Kudo dhe menjëherë, është postuar lajmi se Justin Raja, i biri i Anton dhe Gloria Raja, ka ndërruar jetë në Greqi.
Ndërkohë, që familja Raja, thuhej në ndërtëtjera se kishte udhëtuar për një gazmend familjar në Greqi – por që u kthye në një kob – që plagosi shumë zemra. Të enjten e kaluar familja Raja miq dhe dashamirë të saj kishte mbërritur nga SHBA në shtetin grek për gëzimin e madh familjar. Këtë të dielë, ishte e planifikuar një ceremoni martese, për vajzën e familjes Raja, e cila është e fejuar me një amerikan me origjinë greke.
Natyrisht, pa e ditur se do të shkonte dhe ikte nga kjo jetë së bashku me familjen e tij miq dhe dashamirë kishte udhëtuar edhe engjelli Justini, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, duke pikëlluar prindërit Anton e Gloria, bashkëshorten Laura, vëllanë, Mathew, motrën Dana dhe të gjithë familjen Raja, fisin dhe miqtë e shumtë në SHBA, Shqipëri e Kosovë.
Justini ka lindur në Brooklyn, New York më 3 dhjetor, 1980 me prindër Anton dhe Gloria (Perez) Raja. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Brooklyn dhe Montebello, New York, para se ai dhe familja e tij të lëvizin për në New Hope, Pennsylvania .
Justin mori pjesë në Universitetin Neumann, ku ai mori një diplomë bachelor në Administrim Biznesi. Posti i tij aktual ishte Asistent Vice President i Auditimit të Brendshëm në Nordea Bank. Ai u martua me dashuri duke vënë kunorën e jetës së tij, me zonjushen Lauren, më 24 Shtator 2011, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja Shkodrës” në Hartsdale New York.
Justini – ishte një njeri i veçantë me një buzëqeshje edhe dashuri për të gjithë, në atë që ndriçuan jetën e tij. Ai kishte një zemër të madhe në këtë univers. Vetëmohimi i tij, natyra e vërtetë, buzëqeshje e bukur, dhe dashuria e përgjithshme e jetës e bëri atë një njeri për të qenë i dashur, për të gjithë ata që patën rastin për ta njohur, i respektuar, dhe i kërkuar në jetën e tyre.
Disa nga hobit më të preferuar të Justinit përfshinin: artin e gatimit, udhëtimet nëpër botë, dhe njohjen me historinë botërore. Ai gjithashtu ishte një person sportiv, pra tifoz: i Buffalo Bills , New York Rangers dhe i kampionëve të Kupës së Botës 2014 – Ekipit kombëtar i futbollit që pëlqente më shumë, Gjermanisë.
Të gjithë ata që e njihnin atë me ikejen e tij në jetën e amnueshme do të humbasën një Justin plotë kujtime . Ai la pas gruan e tij të dashur, Lauren prindërit e tij, Anton dhe Gloria, gjyshja e tij, Barle; motra e tij, Dana (Niko);vëllai i tij, Mateu ,axhallarët dhe plotë të afërm të tjerë, si dhe shumë anëtarë të dashur të familjes dhe friends shqiptar dhe amerikan.
Qindra shqiptarë dhe amerikan i shprehen familjes Raja ngushëllime..dhe i dhanë lamtumirën e fundit Justinit
Kumti i kobshëm u ndie i fortë, teksa nga Kumbona e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York, në praninë e qindra bashkëatdhetarëve, të të trija besimeve, tingëllonte me kumbimin thërse dhe prekës, duke “lajmëruar” se në oborrin e kishës, kishte mbërritur arkivoli me trupin e të ndjerit Justin Raja.
Familja Raja , kushurinjët e tij – mbarë miq dhe shokët, komuniteti shqiptar në SHBA disa ardhur edhe nga vendorigjina në New York, ku jetonte i ndjeri me familjen e tij, i dha me nderim dhe respekt lamtumirën e fundit Justin Raja, i cili ndërroi jetë,javën e kaluar.
Vdekja e të ndjerit Justin Raja – ka hidhëruar dhe ka lënë në pikëllim familjen, Raja, miqtë dhe të gjithë të njohurit. Mbasi si Dom Pjetër Popaj :”Vdekje të tilla janë shumë të dhimbshme saqë nuk mundet të gjeshë fjalë – Justin i cili vuri kunorën e martesës në këtë kishë – ishte një djalë – biri i Anton dhe Glorias, djali i tyre i mrekullueshëm, mjaft i dashur me familjen dhe shokët e tij, dhe i respektuar dhe i nderuar, nga të gjithë ne” kështu që të gjithë ndjehemi të pikëlluar nga kjo humbje dhe lutemi qëshpirti i tij të prehet në paqe”, tha Dom Pjetri .
Familjarët, mbarë fisi Raja në Amerikë, shok dhe miq, lider të komunitetit, si dhe zyrtarë të lartë lokal të New Yorkut, i dhanë në fillim një respekt në shtëpin mortore Funeral Michael J. Higgins, duke afruar ngushëllime, famlijes Gjonaj gjatë shërbimeve funerale, të premten .
Mesha në nder të të ndjerit, Justin Raja u mbajt ditën e shtunë, më 18 Tetor, në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Hartsdale, New York, e udhëhequr nga kryefamullitari Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktori, dhe nga Ipveshkia e Kosovës ardhur enkas me këtë rast, Dom Rrok Lleshaj dhe Dom Jeton Thaqi, duke kryer të gjitha ritet katolike, dhe lexuar pjesë të librit të shejtë Biblës.
Ndërsa një masiv njerëzish kan marrë pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit, e cila u mbajtë simbas ritit të cilit ai besonte – të krishterë, ditën e shtunë,, në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Kishës Shkodrës në Westchester, New York. Ndërsa, lamtumira e fundit – varrimi ikja në jetën e amnuehme- do të mbahej të shtunën në mesdrekë, në varrezat qytetare “Varrezat Porta e Qiellit” – në Hawthorne, New York.
Nga foltorja e altarit të Kishës, folën Mëhill Velaj dhe Simon Qafa, anëtarët e familjes dhe disa udhëheqës të lartë lokal të zonës, ku banon familja Raja.
Ndërsa i shprehën ngushëllimet më të thella , nga miq dhe shok të tij u lexuan edhe disa telegrame ngushëllmi, mes tyre edhe ai i Ipveshkit të Kosovës, Dodë Gjergji dhe Kryetarit të partisë AAK-ës zotit Ramush Hardinaj kanididatit potencial për Kryeministër të Kosovës.
” Këto ditë, me hidhërim të madh, shkruan nga Kosova në telegramin e tij Dodë Gjergji, mësuam për vdekjen e papritur të birit tuaj të dashur Justinit. Kjo humbje, thotë ai ka shkatuar shumë dhembje, pikëllim, tronditje shpirtërore, huti dhe befasi në zemrën e secilit prej jush por edhe të miqve tuaj.
Megjithatë, theksohet në telegram ne të krishterët edhe pse në shumë raste nuk e kuptojmë Zotin – e pranojmë dhe i nënshtrohemi vullnetin të Tij, sepse besojmë se Ai na donë pa masë.Ai është dhe mbetet Ati ynë i mirë i cili na ngushëllon.
Më tej ai shkruan se I dashur Anton, jemi me ty në shenjë të solidaritetit të krishterë, dhe vëllazëror – bashkë me ju ndajmë pikëllimin në uratë dhe fe. Vetëm Krishti është ai që ndriçon dhe zbulon errësirën e vdekjes – dhe përmbushë zbartësinë e varrit.Këndej, mos lejoni që zemërat tuaja të humbasin shpresën, por ngushëlloni njëritjetrin me Krishtin e ngjalluar i cili thotë: “Kush beson në mua edhe në se vdes do të jetojë(Gjn 11,25).
Ai përmend në këtë telegram kontributin që ka dhënë Anton Raja në ndërtimin e Katedrales të Lumes Nëna Tëreses,në Prishtinë, duke thënë se Antoni me bashkëatdhetarët në SHBA, kan bërë aq shumë me kontributet e tyre financiare.
“Ne, përfundon telegrami i Dodë Gjergjit, Ipeshkvi i Kosovës, do të i lutemi Zotit për Justinin, birin tuaj që ta gëzojë jetën e amnushme, që nuk ka mbarim. Me ndërmjetësin e të Lumes Nëna Tereses do ti lutemi Zotit edhe për ju, që me fe ta përballoni këtë sprovë, të bartni këtë Kryq. Ta gjëjmë forcën për ti bërë fjalët tona e Jezu Krishtit, që thotë :”O Atë u bëftë vullnesa jote” (Mt 26-42) – Jepja o Zot pushimin e pasosun e e’ndritë dritën e pa marueme !
Sakaq, me telegram i është drejtuar Familjes Raja dhe zotnisë Anton Raja, në Nju Jork Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nga Ramush Haradinaj Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili thotë se me dhimbje dhe keqardhje të thellë, e kanë marrë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta – papritmas dhe në moshë të re të Justinit, “Në këto momente theksohet në telegram, nga zoti Haradinaj të dhimbjes dhe pikëllimit bënë që të ndajë këtë hidhërim me ju dhe familjen tuaj Raja, të afërmit dhe gjithë miqt e shokët tuaj në SHBA”.
“Në emërin tim personal të familjes time dhe kolegëve dhe bashkëpuntorëve Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ju lus ti pranoni ngushëllimet ma të thella, duke qenë sinqerishtë me ju në këtë momente” përfundon telegrami i zotit Ramush Haradinaj Kryetar i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, kandidati potencial për postin e Kryeministrit të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit.
Një nga politikanët kosovar Tom Hajdaraj miku i famijes Raja, u lutë për forcë për të përballuar dhimbjen “të cilën, tha ai sado pak, megjithse, ajo është shumë e madhe, mundet ta “shuaj pak edhe kjo pjesëmarrje kaq e madhe e bashkëatdhetarëve miqve dhe shokëve të familjes Raja” Zoti e bekoftë atë dhe ku të gjithëve!” tha zoti Tomë Hjadaraj.
Mes një ngashërimi të papërshkrueshëm dhe një mbajtje si i themi në shqiptarët, me forcën që i kishte dhënë Zoti Anton Raja në emër të Laures nënës Gloria, gjyshes së tij, Barle; motra e tij, Dana (Niko); vëllai i tij, Mateu,axhallarët dhe plotë të afërm të tjerë, si dhe shumë anëtarë të dashur të familjes dhe friends shqiptar dhe amerikan gjeti forcë dhe të faleminderojë duke thënë :’Nuk më ngelet gjë tjetër veçse të falemnderojë në emërin tim bashkëshortes time dhe djalit e vajzës mbarë familjes Raja të gjithë ju që na gjendet pranë në këto momente kaq të hidhura për ne : Djalin tim Justin Zoti ma dha Zoti e mori dhe Zoti u bekoftë të gjithëve ju për të ua kthyer në të mira. ”

Filed Under: Komunitet Tagged With: dom Pjeter Popaj, Justin Anton Raja, komuniteti shqiptar, percolli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT