• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRGATITJE PËR MBLEDHJEN E QEVERIVE SHQIPËRI-KOSOVË

October 13, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës, përgatitje për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë/
1 qeveria-Në 27 nëntor në Korçë do mbahet mbledhja e katërt e  përbashkët e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë/

-Kosova lehtëson procedurën për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës, ose viseve tjera/

 PRISHTINË, 13 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës përgtitet për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Minsitrave të Shqipërisë, ndërsa paralajmëron nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja, për të cilat po punohet.Në mbledhjen e pasditës së sotme, të tetë, të Qeverisë së  Republikës së Kosovës drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është emëruar  përgjegjës për organizmin e mbledhjeve të përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera eventuale.

Vizita e parë jashtë Kosovës e kryeministrit Haradinaj pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës ishte në Shqipëri, në 27 shtator, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe takoi edhe autoritet tjera të larta. Nën kryesinë e dy kryeministrave, është mbajtur takimi i parë inaugurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.Viti i Skënderbeut do të nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor e vijon të nesërmen në 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitën e parë zyrtare e zhvilloi në Shqipëri, në 14 shtator.Gjatë takimeve me autoritetet shtetërore në Tiranë u bë e ditur se, në 27 nëntor në Korçë do mbahet mbledhja e katërt e  përbashkët e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë.Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministritë tjera përkatëse, që të lehtësohet procedura për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës, ose viseve tjera. Duke pas parasysh që në Programin Legjislativ për vitin 2017 është edhe Ligji për të Huajt, kryeministri ka kërkuar përfshirjen e dispozitave ligjore të cilat do të krijonin lehtësira për dhënien e këtyre lejeve dhe të shtetësisë, për qytetarët e rajonit me të cilat kufizohet Kosova.Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bëri të ditur se tashmë janë takuar me shoqatat e këtyre qytetarëve dhe janë duke shqyrtuar mundësitë e realizimit të këtyre lehtësirave.Kabineti ka miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare për punën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, 49 mijë e 40 euro për punën e tyre. Mjetet financiare do të ndahen për punën e tyre në terren dhe shqyrtimin e dokumentacionit të nevojshëm. Në mbledhje është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME) (2014-2020)” .“COSME” mbështet qasjen më të mirë në financa , qasje më të mirë në treg, dhe kushte më të favorshme për krijimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.Është miratuar Nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare: Shkolla Rajonale e Administratës Publike- ReSPA. Kjo shkollë financohet nga Komisioni Evropian dhe menaxhohet nga Instituti Evropian i Administratës Publike, dhe ka mision forcimin e bashkëpunimit rajonal, me synim krijimin e sistemeve të përgjegjshme, efektive dhe profesionale të administratës publike, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Kryeministri Haradinaj theksoi se anëtarësimi i plotë në këtë shkollë dëshmon gatishmërinë e Kosovës për avancimin në drejtim të këtyre standardeve profesionale të administratës publike.Në fund kryeministri Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e quajtur sulm të papranueshëm. “Si Qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me medie, për të qenë transparent, dhe për t’i dhënë mundësi fjalës së lirë, mendimit të lirë, pikëpamjet e secilit për të ardhur në shprehje”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, pergatitje per takimin, Shqiperi Kosove

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT