Sot, 25 Shtator 2014, u mbush plot një vit nga ndarje prej nesh e motrës, nënës, gjyshes, bashkëshortes së dashur, Prena Gojcaj!
E dashur Prena!
Ishte një vit i pikëlluar ky, që kaluam dhe zemrat tona janë djegë nga malli për Ty. Ti ishe aq e mirë, aq e dashur, aq e dhimbshur, sa e kemi të vështirë të mësohemi me faktin se të mori Zoti për vete e ne na la nën peshën e dhimbjes së madhe.
Ne ende i mbajëm sytë nga dera se mos ti rishfaqesh prapë e gjallë, e mirë, e dashur, ashtu me atë buzëqeshjen që nuk t’u nda as në castin e mbramë!
Do të kalojnë ditë, javë, muaj, vite, por ti do të jeshë e gjallë në mendjet, zemrat, shprtrat, kujtesën tonë!
I Përjetshëm Kujtimi Yt!
I lehtë dhe’u i Amerikës!
Shpirti në Paqë, motër, nënë, kunatë,gjyshe, bashkëshorte!
E Kujtojnë:
Vllëzerit Zef Tom Selca me familje, Rrok Tom Selca me familje, Llesh Tom Selca me familje, Tony Tom Selca me familje, Gjeto Tom Selca me familje, Ndoc Tom Selca-Motrat Tereze Selca Dojani me familje dhe Maria Selca Gojcaj me familje
Kunati Lek Gjeto Gojcaj me familje, të rejat Rudina Leka Gojcaj dhe Violeta Shkreli Gojcaj.
Bashkëshorti Pashko Gjeto Gojcaj,Fëmijët Gjon Pashko Gojcaj me familje;Augustin Pashko Gojcaj me familje,Norma Gojcaj Zagreda me familje;Diana Gojcaj Nikci me familje;Nipat Gabriel, Lukas dhe Christian Gojcaj ;Jakob dhe Adrian Zagreda;Mbesat Monika Gojcaj dhe Veronika Zagreda
New York, 25 Shtator 2014
Dita Botërore Humanitare: Homazh në përkujtim të masakrave në Kosovë
Nga: Ermira Babamusta, Ph.D.*/
Të mësojmë nga historia dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mire/
19 gusht 2013 – Me rasitin e Ditës Botërore Humanitare sot kujtojmë ato persona në botë që shpeshherë kalojnë vuajte dhe rrethana të rrezikshme në jetë. Këtë vit përkujtojmë ngjajet tragjike në Kosovë dhe katastrofinë humanitare të shqiptarëve të masakruar, persekutuar, dëbuar nga toka e tyre, si dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fushata e spastrimit etnik nga forcat jugosllave dhe serbe, nën drejtim të Slobodan Milosheviçit do kujtohet përgjithmonë si vitet më të errëta dhe përgjakshme në historinë shqiptare.Me 19 gusht 2013, kur bota përkujton luftën kundra genocidit, është e rëndësishsme të reflektojmë në aspektin historik të genocidit dhe masakrimit të shqiptarëve.
Këtë ditë ia dedikoj veçanërisht familjes guximtare Kunoviku, dy mbijetues të luftës dhe heronj, Gëzim dhe Egzona Kunoviku. Edhe pse përvuan krime tragjike nga lufta, kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët gjatë punës së tyre me ushtrinë amerikane në në Lindjen e Mesme. Ndez një qiri për prindërit e tyre të mrekullueshëm, viktima të pafajshme të luftës, Zylije dhe Namon Kunoviku.
Si dëshmuese e padrejtësive ndaj refugjatëve kosovar dhe mbijetues të genocidit gjatë vizitës time në Kosovë në 2007 dhe 2012 kujtoj sot dhimbjet e tyre, krimet e shëmtuara dhe përndjekjen e vëllezërve dhe motrave të mia kosovare. Kujtoj këtu ato familje të cilat akoma nuk dinë fatin e të dashurve të tyre të zhdukur dhe zhvendosur. Shpresoj t’u jepet drejtësi!
Si gjeneratë e së ardhmes kemi një përgjegjësi të madhe – të mësojmë të kaluarën tonë, të jemi të bashkuar dhe të inkurajojmë udhëheqësit tanë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Një kriter kyç për paqe, diplomaci dhe prosperitet është përmbushja e katër vlerave kryesore demokratike: drejtësi, mirëqeverisje, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. Një demokraci e shëndetshme është për popullin dhe nga populli!
Falenderoj Amerikën në vazhdën e traditës së saj demokratike dhe humanitare. Pata rastin të takoj udhëheqës të mëdhenj dhe liderë të Kongresit Amerikan si Senatori Harry Reid (kryetar i Mazhorancës të Senatit Amerikan), Senatori Tom Harkin, ish-sekretar i shtetit Colin Powel, Sekretari i Asamblesë së OKB-së Kofi Annan, etj, të cilët kanë të njëjtin pasion dhe përkushtim për paqe, domokraci dhe mbrojte të drejtave të njeriut. Respektoj masat e marra nga Presidenti Bill Clinton, Presidenti Obama, z.p. Joe Biden, Senatorja Hillary Clinton, Dr. Jill Biden dhe znj. Michelle Obama, të cilët kanë mbështetur të drejtat njerëzore, veçanërisht të shqiptarëve, dhe vazhdojnë të përkrahin vlerat demokratike në botë.
Më kujtohen fjalët e ish-presidentit J.F. Kennedy, “bota është shumë ndryshe sot sepse njeriu në duart e tij mban fuqinë për t’i dhënë fund të gjitha format e mjerimit njerësor si dhe të gjitha format e jetës njerëzore.” Ka ardhur koha për një lëvizje globale për të siguruar drejtësi, të mbrojmë të drejtat e njeriut, të ndërtojmë paqe dhe demokraci në vend the botë. Historia ka treguar që shqiparët janë një model i suksesshëm për botën. Duhet të zhvillohemi më tepër ekonomikisht dhe të luajmë një rol më vendimtar në arenën botërore.
(Ne Foto: [Në foto: Ermira, homazh te varrezat e dëshmorëve dhe heroit legjendar Adem Jashari, Prekaz, 2007]
*(Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos & Gruaja Humanitare Ndërkombëtare)