• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përkujtohet rezistenca antifashiste e 7 prillit 1939

April 7, 2016 by dgreca

Shefqet Kërcelli*/

Dhjetra veteranë, qytetarë, detarë, ishushtarakë, përfaqsues të pushtetit qendror e vendor, media të ndryshme  etj, morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e rezistencës antifashiste të 7 prillit në Durrës. Më datën 7 prill 1939, patriotë durrsakë dhe marinarë të marinës mbretërore organizuan një rezistencë simbolike, por që bashkë me rezistencën e organizuar në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit, pati jehonë në shtypin evropian, përfshi shtypin anglez dhe amerikan. Në këtë luftë krejtësisht të pabarabartë, një popull i vogël, viktimë e agresionit, tregoi vlerat e tij të mosnënshtrimin ndaj pushtuesve fashiste dhe dëshirën për liri. Gjatë betejës në sheshin e portit të Durrësit dhe para Torrës Veneciane u vranë e plagosën dhjetra fashistë, ndërsa  ranë për liri, Mujo Ulqinaku, Kapter i Marinës Mbretërore, {Hero i Popullit} dhe dëshmorët Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koci, Ibrahim Osmani, Isak Metalia, Ismail Reci dhe Ramazan Velia. Në vijim nga pjesmarrësit u vendosën kurora dhe buqeta me lule në përmendoren e Mujo Ulqinakut, ndërkohë që dëshmitarë të asaj dite dhe familjarë të të rënëve, sollën kujtimet e tyre për këtë ditë të rezistencës antifashiste.

* E falenderojme korespondentin e Diellit ne Shqiperi Shefqet Kërcelli per angazhimin e vazhdueshem per te sjelle ne faqet e gazetes informacione, fotografi,komente, analiza, reportazhe.

Filed Under: Kronike Tagged With: e 7 prillit 1939, perkujtohet, rezistenca antifashiste, Shefqet Kercelli

Përkujtohet në Tiranë Adem Jashari

March 5, 2016 by dgreca

TIRANË, 5 Mars/ Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Kosovës kanë përkujtuar sot 18-vjetorin e Ditës së Rënies së heroit legjendar të luftës së Kosovës, Adem Jashari.

Për këtë qëllim u zhvilluan homazhe te Monumenti i heroit që gjendet në Rrugën e Durrësit, ku mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Ramiz Lladrovci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, anëtarë të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Tiranës dhe Shoqatës së ish-Luftëtarëve Shqiptarë në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të Bashkisë së Tiranës, kryetari Veliaj vendosi kurorën me lule në nder dhe kujtim të veprës së Adem Jasharit në përpjekje për çlirimin e Kosovës.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ai vlerësoi lart figurën e heroit Adem Jashari, i cili me luftën e tij u kthye në një motivim për të gjithë ata që kërkonin pavarësinë e Kosovës, brenda dhe jashtë saj.

“Më vjen mirë që bashkë me ambasadën e Kosovës vazhdojmë një traditë të përkujtimit çdo vit të komandantit Adem Jashari, sepse për të ecur përpara duhet të kujtojmë si kemi mbërritur deri këtu. Një Kosovë e lirë, një Shqipëri e lirë, i’u dedikohet atyre që luftuan për liri. Betejat nuk kanë mbaruar, betejat për liri duhet të vazhdojnë çdo ditë, për të siguruar atë për të cilën shumë dhanë jetën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se lufta dhe sakrifica e të gjithë heronjve që kanë dhënë jetën për kombin shqiptar, duhet të jetë një detyrim për të gjithë shqiptarët sot, që të punojmë për zhvillimin e shteteve shqiptare në të dy anët e kufirit.

“Sot, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për sakrifica të përditshme, për të shtyrë përpara amanetin e atyre që dhanë gjënë më të çmuar, për të parë ditë të bardha dhe për një komb më të begatë në të dy anët e kufirit”, theksoi Veliaj.

Nga e ana tij, ambasadori kosovar në vendin tonë, Ramiz Lladrovci ka falënderuar Shqipërinë për vlerësimin që i bënë heronjve të luftës së Kosovës. “Bashkë me kryetarin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes jemi këtu për të respektuar kujtimin e veprës dhe jetës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Kështu që, unë i përgëzoj të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku janë, që këtë ditë ta kujtojmë për jetë e mot”, tha ambasadori Lladrovci.

Filed Under: Kronike Tagged With: Adem Jashari, ne Tirane, perkujtohet

Ngjarje ne Komunitetin Shqiptar ne SHBA-NE ARIZONA PERKUJTOHET NENE TEREZA

October 15, 2015 by dgreca

-Komuniteti Shqiptar ne Arizona perkujton figuren e Nobelistes Shqipatre, NENE TEREZA/
-Ne perkujtim te kesaj figure madhore te bamiresise boterore,te Dielen me 18,tetor ne adresen Blessed Sacrament Catholic Church 11300 N,64th,St.Scottsdale, ne Arizona mbahet nje meshe ne kujtim te Nenes Tereze./
-Mbas meshes,grupi artistik i komunitet shqiptar te Arizones ka pergatitur nje program te larmishem kulturo-artistik me recitime,pjese teatrale,kenge dhe valle shqiptare me motive nga trevat tona te ndryshme etnike shqiptare/….
NGA LULZIM MULLIQI/
Gjate ketyre viteve,pati organizime te shumta nga ana e mergates shqiptare te Amerikes,kudo te shoqeruara me frymen e humanizmit dhe te bamiresise ne perkujtim te jetes dhe veprave te shenjtereshes shqiptare,Nenes Tereze.
Ne kuader te manifestimeve te shumta kulturore te organizuara nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Arizones,viteve te fundit ishin nje sere aktivitetesh qe i’u kushtuan nobelistes shqiptare,ne menyre qe gjithcka t’i perafrohej sa me teper figures dhe qellimit qe kishte Nene Tereza per boten njerezore.Keshtu tash e disa vite me radhe ky komunitet organizon ne muajin tetor manifestimin e pervitshem tradicional qe i kushtohet figures dhe humanistes së madhe shqiptare,Nenes Tereze.Po ashtu disa vite me pare ne Kryeqytetin e Arizones ne Phoenix,ne afersi te katedrales ne sheshin kryesore eshte ngritur edhe nje shtatore e misionares shqiptare,Nenes Tereze, e cila vizitohet cdo vit nga shume bashkeatdhetare tane,si dhe vizitore amerikane dhe te huaj.Ne perkujtim te kesaj figure madhore te bamiresise boterore,te Dielen me 18,tetor ne adresen Blessed Sacrament Catholic Church 11300 N,64th,St.Scottsdale, ne Arizona mbahet nje meshe ne kujtim te Nenes Tereze.Mbas meshes,grupi artistik i komunitet shqiptar te Arizones ka pergatitur nje program te larmishem kulturo-artistik me recitime,pjese teatrale,kenge dhe valle shqiptare me motive nga trevat tona te ndryshme etnike shqiptare.Me pas do te kete nje fjale hyrese nga grupi organizativ,nje fjale pershendetese nga perfaqesues te Shoqates”Shqipe e Arizones” dhe ne fund do te shfaqet nje film dokumentar,ku do te paraqitet jeta dhe vepra e Nenes Tereze,si dhe rrugetimi i saj ne vende te ndryshme te botes,per ceshtje humanitare.
Me punen dhe veprimtarine e saj shumevjecare Nene Tereza u be nje nga urat nderlidhese te njohjes së shqiptareve ne bote.Me kete rast vlene
ta permendim nje interviste te ish presidentit amerikan,Bill Clinton i cili nder te tjerash eshte shprehur”Nene Tereza,ishte e para Ajo qe me beri ta
dua kombin shqiptar.Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe vlerave te lirise njerezore”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lulzim Mulliqi, Ne Arizona, Nene Tereza, perkujtohet

Përkujtohet 15-vjetori i vdekjes së Ali Spahisë

October 14, 2015 by dgreca

Arben Imami, Natasha Shehu, Rushen Golemi, Eduart Selami e ish-kryeministri Sali Berisha ishin të pranishëm në një ceremoni përkujtimore që Partia Demokratike i bëri të martën Ali Spahisë në 15 vjetorin e vdekjes së tij. Ali Spahia, një nga personalitetet e shquara të Partisë Demokratike, u vlerësua nga kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha. Ai u shpreh se kjo është partia e njerëzve si Ali Spahia, e doktorit, e profesorit, e intelektualëve, e studentëve kurajozë, e njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt. “Politikën e kanë parë që nga dita e parë e ekzistencës së kësaj force politike, si sakrificë e jo si biznes, as si mënyrë shpëlarje mëkatesh të të parëve apo të vetes së tyre. Kjo na diferencon dhe na ngarkon me përgjegjësi të madhe”, tha Basha. Në prag të garës për kryetarin e ri Forumit të Partisë Demokratike, zoti Basha ka theksuar se Ali Spahia dhe “bashkëluftëtarët” e tij do të jenë frymëzim për të rinjtë. “Të mbushur me frymëzimin që përcjell pa asnjë dyshim e kaluara jo e largët e Partisë Demokratike, të rinjtë do të dinë të bëhen pjesë e këtyre virtyteve, e këtij kohezioni, e kësaj Partie Demokratike, as të vjetër as të re; një parti demokratike përtërihet e ripërtërihet pa fund, besoj si pema e blertë e ullirit, e paqes dhe e demokracisë, për vlerat e të cilës kemi dhënë e do të vazhdojmë të japim gjithçka. Në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta, Ali Spahisë iu akordua nga kryetari i Partisë Demokratike një certifikatë mirënjohje “Për kontributin e tij të çmuar në rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e vlerave demokratike në Shqipëri”. Ali Spahia ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1991-97. Ai ishte nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Spahia ishte edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe ishte edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Pas vitit 1997, ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së. Ali Spahia vdiq në Pavia (Itali) më 13 tetor të vitit 2000. {Sh.K}

Filed Under: Histori Tagged With: 15-vjetori i vdekjes, perkujtohet, së Ali Spahisë, Shefqet Kercelli

Masakra e Srebrenicës përkujtohet edhe në Kosovë

July 9, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Korrik 2015-Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nisi me përkujtimin e masakrës së Srebrenicës të para 20 viteve, në Bosnjë e Hercegovinë, po edhe të masakrave në Kosovë në luftën e para mëse 16 viteve të forcave serbe të Slobodan Miloshevicit, i cili më pastaj ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se, “20 vite më parë në verën përvluese të vitit 1995 në qytetin Srebrenica të Bosnjës u bë krimi më i madh në Evropë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”.
Ai përkujtoi se në masakrën e Srebrenicës, të gjenocidit e spastrimit etnik, që tronditi botën, mbi 800 burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve serbë të Miloshevicit dhe se e njëjta barbari e forcave serbe u shfaq pastaj në fshatrat e qytetet e Kosovës.
“20 vite pas krimit në Srebrenicë, e 16 vite pas krimeve të bëra në Prekaz, Izbicë, Suharekë, Mejë, Gjakovë e vende tjera të Kosovës drejtësia nuk është përmbushur akoma. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend, sepse krimet e padënuara ndjellin vetëm kobe të reja”, u shpreh kryeparlamentari kosovar, Veseli.
“Duke iu bashkuar përkujtimit global që po i bëhet Masakrës së Srebrenicës në 20 vjetorin e saj, në nderim të viktimave ju ftoj për një minutë heshtje”, përmbylli fjalën e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës, në fillimin e seancës plenare.
Pas nderimit me një minutë heshtje, seanca vazhdoi sipas axhendës me deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parit fjala iu dha deputetit të partisë boshnjake të Kosovës VAKAT, Qerim Bajrami nga Grupi parlamentar Gjashtë Plus, i komuniteteve pakicë, i cili poashtu përkujtoi masakrën e Srebrenicës, duke u shprehur se ishte dita më e zezë në historinë e popullit boshnjak në Ballkan. “Nuk ka pajtim në Ballkan pa gjykimin e drejtë të krimit”, theksoi ai, ndërsa njoftoi se në qytetin e Prizrenit sot për 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës do të organizohet një marsh nga dy organizata joqeveritare të boshnjakëve përkrahur edhe nga komuna e qytetit më të madh jugor të Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Masakra e Srebenices, ne Kosove, perkujtohet

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT