• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRMETI DHE BUKURITË MAHNITËSE TË VJOSËS

May 25, 2021 by dgreca

Dritan Zaimi, ekspert i turizmit dhe eksplorues, rrëfen ekskluzivisht per gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, bukuritë mahnitëse të Përmetit, Luginën e Vjosës me lulet dhe trëndafilat, Urën e Katiut një magjepsje natyrore, Kanionin e Lengaricës si një bukuri e thiktë dhe Banjat e Bënjës perlat e mrekullueshme të natyrës. Me Dritan Zaimi bashkëbisedoi gazetari i DIELLIT Sokol Paja. 

PËRMETI DHE BUKURITË E TIJ TË PAFUNDME 

Udhëtimi ynë është gjithmonë i veçantë, sot do përjetojmë një gërshetim të mrekullueshëm të bukurive natyrore me ato sociale e kulturore. Do të vizitojmë një zonë që i ka dhënë shumë kulturës dhe gjuhës tonë por është edhe simbol më vete i mikpritjes. Gati, gati, ka vendosur markën e vet në lëmin e gatimit. Hë pra, a ju afruat sado pak? Atëherë po ju servir edhe ndihmën e fundit, në hyrje të këtij qyteti, ju do të lexoni me të mëdha një parrullë të tillë: PËRVEÇ DETIT, KEMI GJITHÇKA TJETËR. Po pra, sot do të vizitojmë Përmetin dhe bukuritë e pafundme të tij, kulturën dhe njerëzit e mrekullueshëm që investojnë dhe e mbajnë gjatë këtë traditë nga brezi në brez. Përmeti, qyteti që njihet ndryshe si qyteti i trëndafilave, me simbolin e Gurit në qëndër të tij. 

PËRMETI I TË MËDHENJVE LAVER BARIU E MENTOR XHEMALI

Qyteti (zona) ku lindën, u frymëzuan dhe krijuan një plejadë brilante e rilindasve tanë. Përmeti, vendlindja e vëllezërve Frashëri, frymëzimi nga ku lindi poema “Bagëti e Bujqësi”, “Gjuha jonë” etj. Përmeti i sazeve dhe i të madhit Laver Bariu apo tenorit të pavdekshëm Mentor Xhemali. Fjalë, melodi e zëra të ëmbël ashtu siç është edhe ëmbëlsia e glikove të pakrahasueshme të duarartave përmetare. Por që padashur ta nis me kritika, meqënëse ra fjala tek parrulla e mësipërme, dashamirësisht ju kërkoj ta hiqni, nuk është as etike as strategjike ti thuash dikujt direkt, aq më shumë mysafirit në turizëm, se çfarë të mungon, pastaj, ki parasysh s’ke pse i tregon dikujt pikën tënde të dobët, le ta gjej vetë po deshi. (Batuta nga filmi “Dy here Mat”). 

Por nëse ju ka ngel kaq shumë meraku tek deti, atëherë unë ju propozoj parrullën si më poshtë: 

Në përmet, nuk ke nevojë për det që të ndihesh mbret! Më duhet ta bëja këtë kritikë e sqarim të shkurtër, pasi ky është edhe qëllimi i reportazheve, shkrimeve apo i analizave të mia, të eksplorojë, të promovojë, të ndërgjegjësojë  por edhe të rekomandojë kur konstatoj që diçka mund të bëhet më mirë. 

LUGINA E VJOSËS, LULET, GURI DHE TRËNDAFILAT

Por, le ti kthehemi Përmetit. Qyteti i bukur i Përmetit shtrihet në luginën e Lumit Vjosë dhe përveç trëndafilave, luleve dhe harmonizimin e gjelbërimit me ngjyrat e kaltra të këtij lumi, është i pangatërrueshëm edhe për simbolin e tij të veçantë në mes të qytetit, Gurin e madh, i cili qëndron në këmbë si një fortesë e ngritur nga mema natyrë për të treguar besëlidhjen midis natyrës dhe njeriut, simbolit të vazhdimësisë dhe jetës pasi guri nuk përfaqëson vetëm qëndresë por është edhe një material i rëndësishëm ndërtimi për shtëpitë, urat dhe kalldrëmet e zonës. E ndërsa jeni në Përmet mos harroni të vizitoni punishten e glikove. Për të shijuar më shumë ngjyrat e lumit Vjosës ne i afrohemi Grykës së Këlcyrës ku shtrati ngushtohet dhe ngjyrat e kaltra theksohen ndërsa lumi zbret ngadalë e qetë dhe trazohet nga burimet e shuma që zbresin në formë ujvarash duke pasuruar koloritin me bardhësine e tyrë. Por padiskutim, konaku i pritjes, “oda” më e mirë për të pritur e gostitur miqtë janë Banjat e Bënjës, ku mund të shijojmë pamjet e mrekullueshme të ujrave të Lumit të Lengaricës, të sodisim Urën e gurtë të Katiut, të eksplorojmë Kanionin e Lengaricës e më pas të qetësohemi në ujrat termale të Bënjes.

URA E KATIUT, MAGJEPSJE ARKITEKTURORE

Ura e Katiut, është ndërtuar në vitin 1700 dhe dallon për kompozimin e veçantë. Ajo është e ndërtuar prej guri dhe shtruar me kalldrëm nga lart, ka shtatë harqe dhe është e gjatë diku tek tridhjetë metra gjatësi. Ndërtimi me harqe të kujton shumë ura të tjera në Shqipëri si ajo e Grabovës së Sipërme në Gramsh por edhe Urën e Tabakëve në Tiranë etj. Prej shumë vitesh monument kulture, kjo urë është kthyer së fundmi në një pasarelë të vërtetë mode ku askush nuk reziston së bëri foto aty apo me atë në sfond.

KANIONI I LENGARICËS, NJË BUKURI E THIKTË

Kanioni i Lengaricës e merr emrin nga Lumi i Lengaricës që është një ndër degët më furnizuese të Lumit Vjosë. Shpeshherë edhe i rrëmbyeshëm, në brëndësi të kanionit do të zbulosh formacione teje të bukura që ngrihen thikë mbi kanion. Ujrat brenda kanionit janë të ftohta por ky është një shqetësim i vogël duke patur parasysh se përgjatë kanionit kemi vaska të shumta natyrore me ujra termalë e për më tepër sapo dalim nga kanioni në kthim, ruajmë embelsirën për në fund, për të shijuar me nge Banjat e Bënjës. 

BANJAT E BËNJËS PERLA TË MREKULLUESHME TË NATYRËS

Banjat e Bënjës ishin të njohura që në antikitet. Perla të mrekullueshme të cilat natyra i ofron me shumicë në Përmet dhe madje falas. Janë disa vaska të tilla me ujë sulfuror veshur në ngjyrë të kaltër ku humbet tejdukshmëria dhe temperatura arrin 26-27 gradë celsius, e qëndrueshme dimër, verë. Ashtu sikur ka, edhe vaska të tjera, të cilat ruajnë pastërtinë dhe tejdukshmërinë e ujit siç është ajo direkt në krahë të majtë të urës. Padyshim që vaska më e parapëlqyer është ajo më e madhja në formë rrethore ku ujrat që dalin nga muri prej guri krijojnë një bukuri të rrallë. Këtu vërtet e ndjen veten mbret, dhe as nuk ta ndien fare për të qënë në det. Vaska të ngrohta dimër a verë, ku mund edhe të kurohesh nga sëmundje të lëkurës, stomakut apo rehumatizmës, ku mund të marresh me vete një gotë verë apo shampanjë dhe komoditeti nuk do ti linte mangut as xhakuzit në hotelin më luksos.  

Filed Under: Histori Tagged With: Permeti, Sokol Paja, Vjosa

Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve dhe të Trëndafilave

October 19, 2016 by dgreca

* Kur vizitova Permetin mu kujtua Kosina, dhe “varret Greke”, pikërisht ato varre, ku prifti bukshkalë vodhi eshtra shqiptare, duke i zhvarrosur e rivarrosur shqiptarët si grekë, gjoja janë ushtarë grekë të Luftës së Dytë Botërore/1-varre-kosine2-beqir-kishe2-bashkia-permet

 *Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.

1-permet-lule3-ura6-mal-mbi-uje7-lugine

Nga Përmeti Beqir SINA//

1-beqir5-shpelle4-hotel-ramizi

PËRMET : Në rrugëtimin tim nëpër Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, vendosa të vizitojë edhe qytetin e “Trandafilave” ose sic e thërrasin ndryshe “Qytetin e Poetve”. Ai është Përmeti një qytet ky që ndodhet në juglindje të Shqipërisë, buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit, 30 km larg kufirit me Greqinë, me të cilën lidhet nëpërmjet pikës doganore “ Tre Urat “.

Eshtë 70 km larg nga qendra e Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës ku bën pjesë si dhe 230 km larg Tiranës. Lumi Vjosa, që përshkon 58 km brenda rrethit, është lumi i dytë në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban dhe krijon një luginë shumë të bukur që fillon me hyrjen e tij në Shqipëri në Çarshovë dhe e mbyll përkatësinë përmetare në kufi me rrethin e Tepelenës.

Përmeti njihet ndryshe edhe si qyteti i Frashërllinjëve – tre vëllezërve Abdylit, Samiut, dhe Naimit. ose qyteti i “Usta Laverit” dhe sazeve të Përmetit.

1-shtepia-e-vellez-frasheri

Këtu do të lindte një poet si Naim Frashëri, poeti i rilindjes me poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”. – “Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni/O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni”, shkruan Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm dhe natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues.Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.“Ne jemi me fat, thotë pronari i hotel “Ramizi”, ku unë jam akomoduar për disa ditë, në Përmet,zotit Ramiz Shahini,bashkëshortja e të cilit është edhe mbesa e Thanas Laskos, një atdhetar i kolonive të para, në Bostonin nolian, që jetojmë në këtë qytet ku hotelet tona nga muaji maj deri në Tetor janë plot me turistë të huaj, dhe vendas, të cilët vijnë për ta vizituar qytetin e Permetit, dhe bëhen miq me ne përmetarët, tha ai.Ramiz Shahini është njëri prej atyre sipërmarrësve më të suskseshëm në qytetin e Përmetit. Ai ka një hotel me 18 dhoma. Ku përfshihen: bari dhe restorantime një ekspozitë fotografishë dhe pikturash me pamje piktoreske nga Përmeti dhe pikat turistike.Ramizi ka ndërtuar një punishte të vogël për prodhim verërash , rakie Përmeti, glikosh, dhe të gjitha recelnave, për ti dhënë kënaqësinë turistëve të huaj dhe vendas.Ai thotë se kanë qenë të shumtë turistët gjermanë, anglezë, turistët spanjoll, amerikanët, , australianët, që kan ardhur këtë sezonë dhe kan frekuentuar, e më pas kan shijuar mrekullitë e natyrës dhe të veprvae historike dhe ato të trashëgmnisë klutorore në Përmet.”Turistët vendas e të huaj më së shumti, sidomos ata gjerman, dhe skandinav, mbasi vijnë në këtë qytet shpenzojnë pak kohë për të vizituar kishat dhe manastiret që janë të shumta në këtë zonë dhe kan një histori të lashtë” tha Ramizi i cili luan dhw rolin e ciceronit.

Me tej ai tha se një pjesë e turistëve shkojnë në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, për të bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo për të bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje të mjeruar, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.

Kur vizitova Permetin, mu kujtua Kosina, dhe “varret Greke”, pikërisht ato varre, ku prifti bukshkale vodhi eshtra shqiptare, duke i zhvarrosur e rivarrosur shqiptarët si grekë, gjoja janë të ushtareve grekë të Luftës së Dytë Botërore/

Mirëpo, një avokat i njohur i kësaj zone, Avokati gjirokastrit, Edmond Kore, mësohet të ketë thënë se për rastin e zhvarrimit të 69 eshtrave shekullore në fshatin Kosinë, është konsumuar vepra penale e “dhunimit të varreve” sipas tij.“Më e papranueshme është se kjo vepër penale ka ndodhur brenda territorit të shtetit shqiptar, duke shkelur hapur ligjet dhe duke mënjanuar respektimin e legjislacionit shqiptar për kryerjen e veprimeve të tilla”, shprehet Kore.Sipas tij, hapja e një varri, pa qenë pjesëmarrës pasardhësi i të vdekurit dhe pa marrë lejen nga institucionet e autorizuara nga ligji, quhet dhunim varri.Kore argumenton se gjatë 20 viteve të fundit në shtetin grek kanë vdekur me qindra emigrantë shqiptarë dhe trupat e tyre ndodhen në varrezat publike.Për paralelizëm, avokati kujton marrëdhënien ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, rreth viteve 1970, kur me komision shtetëror është bërë zhvarrimi i luftëtarëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore në tokë jugosllave, deri në Vishegrad. “Ushtarët e zhvarrosur u sollën në atdhe me nderime zyrtare të të dyja shteteve, deri në vendkalimin e Hanit të Hotit (Shkodër), me kufi me Malin e Zi.Ndërkohë, pretendohet se ushtarët grekë janë vrarë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu si luftëtarët shqiptarë që ranë dëshmorë jashtë kufirit në të njëjtën periudhë”, thotë Kore, ndërsa reagon se “qeveria greke ka deklaruar se në Shqipëri kanë rënë në luftën italo-greke mbi 8000 ushtarë, por në fakt numri i tyre është tepër i vogël, nga çfarë thotë pala e interesuar. Këto manovra janë të dëmshme për sigurinë kombëtare, pasi grekët mendojnë jo për sot, por për 100 vjet më pas”.Përmeti , të jep mundësnë të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zones së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos, si ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, ashefet e pasura të amvisave përmetare, mbushur plot e përplot me zahire, që me punë gjatë gjithë verës janë përgatitur për dimrin, deri në pranverën e vonë, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës.Më herët, udhëtarët e huaj që e vizituan Përmetin ishin Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj.të cilët kanë folur me konsiderata për mikpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.Qyteti ka marë formën e një qyteti modern pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte”. Një gazetare shqiptare në reportazhin e saj për Përmetin shkruante, se “Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite. Mirëpo ne nuk kishim nevojë për konfirmimet e Çelebiut apo fjalët e bukura të Edit Durham, sepse asgjë nuk kishte ndryshuar, as shija e mikpritjes, as shija e ushqimeve e as bukuria e natyrës. Edhe trëndafilat shekullorë, po aq mahnitshëm ishin harlisur sikundër kishin bërë edhe kur kishte kaluar aty “Krajlica e Shqiptarëve”, siç e kanë quajtur malësorët shqiptarë udhëtaren Durham.”

“Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj”, na thotë Denada, që u bë vite tashmë që merret me turizmin, si bashkëpunëtore në shumë projekte të mbështetura prej shoqatës “Pro Përmet”. Edhe qyteti brenda ka bukuri, ndonëse është i vogël, ka rrugica karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me arkitekturë të veçantë, ndërsa në periferi ka disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të, si ajo e Katiut, Bënjës etj.,por ka edhe natyrë të mrekullueshme përqark në të gjithë zonën.Është mëkat të mos e vizitosh të paktën një herë një qytet si Përmeti. “Gjithë treva e tij është kulturëdashëse” ka thënë një permetare e quajtur Denada, për gazetaren Flora Xhemani, në një reportazh të saj, duke shtuar se” qyteti ka filluar ta dojë shumë këtë punë që bën, për shkak se sa më shumë futet thellë në histori e në vlera të kësaj zone, aq më shumë gjëra të bukura gjen”.Më tej ajo shpjegon se për poratil “Shqip” se:’Në qytet e rreth tij ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj. Ne e dinim që edhe disa ditë nuk do të na mjaftonin për të vizituar gjithë ç’kishim dëshirë të vizitonim, sepse koha nuk mjaftonte për të marrë në këmbë kanionet e Bënjës e të Lengaricës, por edhe fshatrat e bukur përmetarë ishin shumë e nuk mund t’i vizitonim të gjithë. Dëshirën e kishim për në Frashër, meqë donim të vizitonim edhe shtëpinë e vëllezërve të mëdhenj. Por edhe deri në Kosinë do të hidheshim për të admiruar kishën e stilit bizantin të Shën Mërisë. Nuk të çudit aspak fakti që ky vend i vogël është vendlindja e pishtarëve të Rilindjes Kombëtare vëllezërve Frashëri, e dhjetra dijetarëve, studjuesve, artistëve në fushën e pikturës, skulpturës, historisë, gjuhësisë, muzikës popullore, etj., si Dora D’Istria (Elena Gjika), Odise Paskali, Janaq Paço, Fatmir Haxhiu, Tefta Tashko, etj.”

Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.

Nga Wikpedia : Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.

Etimologjia

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid”[1]. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.

Gjeografia

Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

Demografia

Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.

Historia

Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 – 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.

Tradita Kultura Shqiptare

Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore.Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti. Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën “Nonda Bulka” dhe atë “Meleq Gosnoshti” dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ekonomia

Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia,blekotoria,bletaria,frutikultura,turizmi,transporti. Bujqesia Ne bujqesi,vend me rendesi zene bimet e arave,midis te cilave dallohet gruri,i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat.Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur,sidomos ne tokat e ujitshme.Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si:jonxha,misri foragjer,hasellet.

Politika

Kryesisht vatër e partisë socialiste por nuk përjashtohet dhe partia demokrate qe ka nen vete bashkine. Prej zgjedhjeve te 8 Majit 2016 bashkia e Permetit drejtohet nga Niko Shipuli perfaqesues i Partise Demokratike

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, dhe të Trëndafilave, një udhëtim në qytetin e poetëve, Permeti

Përmeti, qyteti i gjithçkaje përveç detit

July 6, 2014 by dgreca

Sot do t’ju tregoj për qytetin e trëndafilave. Ju keni kuptuar që po flas për Përmetin.
Po ta vizitoni në këtë kohë,do të vërtetoni se vërtetë është qyteti i trëndafilave.
Aroma e tyre e parezistueshme, ndjehet sapo kaloni urën e Vjosës dhe hyn në qytet, mbretëron në çdo rrugë e rrugicë, derdhet nga dritaret e shtëpive dhe nga ballkonet e mbushura plot prej amvisave përmetare, nëpër lulishtet që shpërthejnë nga ngjyrat.
Duket se nuk kishte ku të lindte tjetër një poet si Naim Frashëri, veçse në një zonë si Përmeti, dhe për këtë ka parasysh natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues. Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.Të jesh bujtës në Përmet dhe të largohesh pa provuar glikot e famëshme, rakinë apo verën përmetare, pa vizituar kishat dhe manastiret që e qarkojnë, pa u hedhur deri në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, pa bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo pa bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje jo të mirë, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.
Të jepet mundësia jo thjesht të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zonës së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, përgatitjet e amvisave për zairenë e dimrit, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës. Përmeti mund të quhet pa ngurim edhe qytet “Qefli”. Që në lashtësi e më vonë, udhëtarët e huaj si Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj., kanë folur me konsiderata për mikëpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.
Qyteti ka marë formën e tij moderne pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte. Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite.
Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj.
Në qytet e rreth tij, ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj.
Sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të rrethit.
Në fushën turistike, rrethi i Përmetit ka shumë mundësi sidomos në zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe atij kulturor. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë: Situata gjeografike dhe klimaterike e favorshme. Zona malore e rrethit ka hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë si zona për shëtitje dhe alpinizëm. Klima mesdhetare, dielli dhe temperaturat e larta mesdhetare janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur, pasuria historike dhe ndërtimore, kanë ruajtur një arkitekturë tradicionale (shtëpi të ultëa prej guri me çati prej pllakash guri) shumë të vlerësuara prej turistëve të huaj. Popullsia mikpritëse është e gatshme për të pritur miq dhe për t’i ofruar atyre një pjesë të madhe të produkteve që ata i prodhojnë vetë.
Pikat turistike më karakteristike të Përmetit janë Bredhit i Hotovës,që gjendet në zonën e Frashërit në verilindje të Përmetit. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve. Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës.
Turizmi malor, eskursionet dhe kampingjet nuk i mungojnë kurrë këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit por nga i gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 ky bredh u themelua si park kombëtar.
Bredhi i Petranit gjendet ne luginën e sipërme të Vjosës, Petran-Carçovë dhe ka një sipërfaqe prej një hektarë. E veçanta është se bredhat janë rritur dhe zhvilluar në një zonë jashtë aorealit të përhapjes së bredhave.
Ujrat Termale të Bënjës, njihen me emrin banjat termal të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në komunën Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjte masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilisitik Përmet-Petran-Bënjë. Ujrat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut , dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës.Gjithë rrjedha e vjosës dhe luginat që ajo krijon,jan një admirim turistik.
Ai është një lum i rrjedhshëm dhe herë-herë i rrëmbyeshëm nga ku veç plazheve të vogla që vendasit i shfrytëzojnë me efikasitet dhe i ruajnë e i mirëmbajnë, lumi shërben edhe si terren sportive për shumë sporte ujore.
Përmeti vërtet nuk ka det, por ka lumin më të bukur dhe më natyror të vendit. Disa ditë turistike në Përmet, do të ishin ditë njohjeje me natyrën,me traditën,me kulturën dhe me historinë.
Infrastruktura rrugore ka bërë që Përmeti të afrohet me Tiranën dhe qytete të tjerë te Shqipërisë(Kortezi:Nikolla Lena)

Filed Under: Reportazh Tagged With: Permeti, përveç detit, qyteti i gjithçkaje

NGJARJA E PERMETIT: REAGON MINSTRIA E JASHTME SHQIPTARE

August 20, 2013 by dgreca

MPJ apel qeverisë greke: Gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kishën në Përmet/

Mbrëmjen e së martës zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë, Ermira Braho, është thirrur në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke lidhur me ngjarjen ne Permet. Sic bën me dije një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.

Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme.

“Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi.Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine” thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.

Nderkaq Ministria e Jashtme greke pretendon për dhunë ndaj dy qyetareve kur dje një grup besimtarësh dhe klerikesh hynë forcërisht në godinë e Pallatit të Kulturës. Kjo godinë ishte marrë në ruajte nga Policia private pas lirimit pak dite me pare nga objektet fetare. Ministria e Jashtme greke tha se edhe ndërtesa e Konsullatës greke në Gjirokastër ishte goditur me gurë por kjo nuk kofirmohet nga policia e Gjirokastrës.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Permeti, reagon Ministria e Jashtme

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT