• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PALIGJSHMËRIA E QEVERISË NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

January 20, 2018 by dgreca

PALIGJSHMËRIA E QEVERISË NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË, KËMBANË ALEARMI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE!/

Ne preambulën e Kushtetutës të Republikës  së Shqiperisë, thuhet :  Ne të gjithë, populli shqiptar dhe perfaqësuesit e tij, theksojme vendosmërin  për të ndërtuar  një shtet të së drejtës , demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke e pranuar njeherazi shtetin e së drejtës  si një nga parimet më fondamentale në një  shoqëri postkomuniste.  Ligji   “Për dëmshpërblimin e ish – të përndjekurve politike të regjimit komunist, konkretizon jo vetëm premtimin politik publik  në përmbushjen e detyrimeve morale dhe ligjore që shoqëria jonë ka ndaj kësaj shtrese të nderuar, por njëherazi   formaton seriozisht korpusin e ligjeve  për shtetin e së drejtës që ne po ndërtojme . Mbas  27  vjet tranzicion del Ministri i Financave dhe deklaron me papërgjeshmëri  dhe në kundërshtim me Kushtetutën  por dhe me kërkesat e Forumeve  Europiane  se qeveria e tij nuk do të dëmshpërblejë trashgimtarët e të përndjekurve politikë. Urretje ideologjike apo lajthitje individuale e Ministrit. Institucionet Europiane  kërkojnë   një qeverisje të  standartit  perendimor, ku ne aspirojmë  të  integrohemi, larg frazeologjive të  bukura letrare, larg çdo patetizmi që  gjithsesi do të ishte i drejtë, më duhet të theksoj në krye të herës në këtë shkrim, se me këtë ligj  plotësojmë kërkesat ligjore që garantohen në nenin 44 të Kushtetutës së Shqipërisë  të vitit 1998 “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet  dhe /ose zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është denuar për shkak të një akti veprimi ose mosveprimi  të paligjshëm të organeve shtetërore”. Ne, të gjithë, shoqeria shqiptare kemi arritur në deduksionin logjik se :Regjimi komunist  në Shqipëri, 1944-1990 ishte  antikombetar,i paligjshëm dhe kriminal. Si i tillë   ky regjim është  denuar nga e gjithë shoqëria shqiptare pa të  drejtë apelimi. Nga organi ligjvëns, Kuvendi i Shqipërisë , Parlamenti i parë pluralist i Republikës së Shqipërise me ligjin nr.7514  datë 30.09.1991 duke përdorur kopetencat e tij, u jep ish- të burgosurve, dhe  të përndjekurve politikë, Pafajesinë, dhe  e  konsideron në  nderin e vet që si përfaqesuesi më i lartë i popullit, në emër të shtetit juridik t”u kërkojë falje këtyre njerëzve për  denimet politike  dhe vuajtjet që kanë pësuar  në të kaluarën “.Neni 1  i ligjit  sanksionon se: “Janë të pafajshëm dhe quhen të padenuar për efekte moshe, politike, sociale dhe ekonomike të gjith personat që janë denuar për legjislacionin  dhe propaganda  kundër shtetit,arratisje, sabotim, pjesemarrje në  organizatat  politike etj.” Kjo pafajesi ,e theksoj PAFAJESI,e lidhur  me nenin 18 të Kushtetutës  për barazi para ligjit u jep të drejtë  të dëmshperblehen  në masën e parashikuar në Kodin Penal, e konkretisht në nenin  57 të tij.Për të arritur  tek  Kuvendi aktual që duke iu referuar Rezolutave  të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe konkretisht  Rezolutës  nr.1096 (viti 1996) “Masat për të ç′rrenjosur trashgimnië e sistemeve   totalitare komuniste”.Rezoluta nr.1481 ( vitit 2006) ” Domosdoshëria për denimin  ndërkombëtar  të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”  si dhe  vendimeve të Konventes së Parë Kombëtare të Unionit  Mbarëkombëtare për Integrimin e të Përndjekurve Politike dhe te Qendrës Shqiptare  të Rehabilitimit të të Mbjetuarve të torturës” Për denimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri” ,date 12.05.2006  në pikën 15 të Rezolutës të miratuar nga ky Kuvend : ” Mbeshtet hartimin e një strategjie kombëtare  për eliminimin e pasojave të totalitarizmin gjysmë shekullor në Shqipëri dhe fton  institucionet  shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politike për integrimin, arsimin,punesimin,strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohe sa më të  shpejtë”.Pra Qeveria në këtë rast s′ka bërë asgjë  tjetër veçse ka përmbushur detyrimin e saj ligjor ,e theksoj detyrimin ligjor Kushtetues.
Nga ana tjetër sipas të Drejtës Ndërkombëtare bashkohore konkretisht: Deklarata e Parimeve Themelore të Drejtësise për viktimat  e krimeve dhe të abuzimit me pushtetin, aprovuar me Rezolutën  e Asamblesë së Përgjitheshme  të OKB viti 1985 /  “Viktimat kanë të drejtën  për dëmshperblim të menjëhershëm  për dëmin e pësuar, dhe, se shtetet duhet të  përpiqen të parashikojnë  kompensim financiar “. Ligji i  datës 29.07.1993  nr.7748 “Për Statusin e  ish – të  denuarve dhe të përndjekurve politike  nga sistemi komunist”,  obligon shtetin demokratik  që pamvarsisht  nga vështiresit me të cilat ndeshet  shteti dhe shoqëria  shqiptare e ka detyrë dhe përgjegjësi morale  e historike  që  të  respektojë  dhe të  marrë masa konkrete  për realizimin  e së  drejtës ligjore  të dëmshperblimit e kompesimit  këtij grupimi të madh ,të konsiderueshëm ,të  orientuar historikisht e politikisht. Duke sintetizuar në një  të  Drejtat Kushtetuese Dispozitat ligjore në  fuqi në  Republikën  e Shqipërise , përfshi Kodin Penal etj si dhe detyrimet  nga e Drejta Ndërkombetare ,në funksion të përmbushjes  edhe të   detyrimeve që  shtron  integrimi në  rradhën  e shteteve demokratike  europiane,  Parimi i Drejtësise  ka marrë  në considerate   edhe interesat  e tjera të   shoqërise ,si dhe interesin publik  në  tërsi  duke patur synimin kryesor zvogëlimin  (pa arritur dot objektivisht  zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit  të grupimeve  përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë të tij etj,në mënyre që  zgjidhja  të jetë  e qëndrueshme ,efektive.Parimi i barazisë  kërkon ndalimin  e diskriminimit dhe trajtim të barabartë  në të drejta  e të gjithë viktimave .Duke qënë  të vetëdijshëm  se dëmshpërblimi dhe  kompesimi  në tërësi janë  detyrime pozitive  të shtetit për integrimin dhe rehabilitimin e kësaj kategorie njerzish në shoqërinë shqiptare.Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi  i dinjitetit të barabartë  të cdo personi  që për shkak të burgosjes  apo përndjekjes politike  gjatë regjimit komunist  përfiton interesin publik  në tërsi  duke patur synimin kryesor zvogëlimin  (pa arritur dot objektivisht  zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit  të grupimeve  përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë ë tij etj,në menyrë që zgjidhja  të jetë e qëndrueshme ,efektive. Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi  i dinjitetit te barabarte  te cdo personi  qe per shkak te burgosjes  apperndjekjes politike  gjate regjimit komunist  perfiton nga kushtetuta  dhe ligjet shqiptare.Dëmshpërblimi  dhe kompesimi i të burgosurve politikë  duhet të jete më shumë  reflektim i detyrimeve ligjore  por edhe vuajtjeve të  tyre ,hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet jeta e përditshme.

Dua të kujtoj këtu që,Ligji i Qeveris socialiste i vitit 2004,i cili me te drejte u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese parashikonte ta demshperblente kete kategori me nje vlere financare 30 lekë në  ditë . Ligji i vitit 2007  kthehet me dinjitet dhe plotëson  atë obligim moral, politik e historic e ligjor, jo vetëm thjesht  ndaj shtresës  së ish-të përndjekurve politike por edhe me gjerë, si dhe detyrimet ligjore ndaj Kushtetutës  apo dokumentave të ndryshme ndërkombëtare Ligji nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Është  vëne në zbatim nga qeveria  e nëparshme demokratike e cila për hirë të së  vërtetës  megjith politizimin dëmshperblej  24 .000 qytetar me dy këste. Ndryshe ndodhi me PS që është  në pushtet., ajo ka dhënë 3 këste për 2000 qytetar duke bërë  një  diferencim klasor  me arsyetimin të  gjallët nënkupto të burgosurit ,e të trashgimtarët asnjë qindarkë  dhe këto nga mosha po i kalojnë  të 60/ .  dhe në  propogandën e saj qeveritare deklaron se kemi dhënë  5  këste duke përfshirë  dhe 2 këstetet që  i ka dhënë PD. Problemi i dëmshpërblimit duhet të mos trajtohet politikishtë por ligjërishtë se ai është  një  ligj detyrues kushtetues për ata qytetar që përballuan vuajtjen plumbin torturat nga një regjim diktatorial. Problem i dytë  është  se reth 1000 të përndjekur i kan dorzuar dokumentat mbas afatit dhe duhet të kalojnë  për të  u dëmshpërblyer.  Dëmshpërblimi nuk është lëmoshë  e qeverive por detyrim ligjor kushtetues dhe detyrues për zbatim për çdo qeveri e majtë e djathtë. I sjellim në vëmendje Ministrit të Financave mbas dekleratës që bëri dje se qeveria e tij do të propozoj heqjen e dëmshpërblimit, të trashgimtarvet, të lëxoi Kushtetutën e  vendit , konventat ndërkombëtare të mbrotjes së të drejtave dhe lirive të njëriut, si dhe kodin civil që përcakton trashgimninë e qytetarit në sistemin demokratik në Republikën e Shqipërisë.

E paralajmrojmë  Ministrin e financave çdo vendim politik ndaj të përndjekurve politike do të  jetë fundi i turpshëm i urretjes sjuaj dhe qeverisë  që ju bëni pjesë. Ne nuk  ju frikëm plumbave të etërve tuaja jo u frikemi vendimeve politike staliniste të një Ministri që me këtë vemdim don të fshijnë krimet makabre të komunizmit. Urretja juaj ndaj të përndjkurve politike do te mposhtet nga paqja që ne i kemi përcjell shqiptarve nga 28 vite plurlalizem.

*Besim Ndregjoni-President i Unionit të Burgosurve dhe të  Permdjekurve Politikë  të Shqipërise.

Filed Under: Politike Tagged With: Besim Ndregjoni, E QEVERISË NDAJ TË, PALIGJSHMËRIA, PERNDJEKURVE POLITIKE

PESE KERKESAT E ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE

May 31, 2014 by dgreca

Ish të përndjekurit politikë të futur në grevë urie për shkak të mashtrimit nga qeveria, i drejtojnë kësaj të fundit të pranojë dhe realizojë pesë kërkesa të tyre. Ata kërkojnë një seancë plenare në të cilën Kuvendi të dënojë aktivitetin e diktatorit Enver Hoxha, mbi bazën e konventës mbi torturën, largimin nga e shkuara komuniste dhe të dënohen krimet, gjetja e eshtrave e 4500 qytetarëve të vrarë nga regjimi, ndërtimin e një varreze kombëtare në Tiranë për të pushkatuarit e diktaturës, ngritjen e një muzeumi kombëtar në Tiranë për ata që u martirizuan për fjalën e lirë dhe paqen si dhe ndalimin e botimeve të historisë së diktaturës në median televizive. Provokimi i shqiptarëve me portretet e diktatorit Enver Hoxha dhe nderimet publike të tij të bëra nga mazhoranca e majtë qeverisëse në ceremoninë përkujtimore për 70-vjetorin e Kongresit të Përmetit ka ngjallur reagimin e ish-të përndjekurve politikë. Nga Konferenca Kombëtare “Krimi komunist i padënuar ende”, njëzëri ata kërkuan që klasa politike të distancohet nga diktatura komuniste dhe reminishencat e saj. Ish-të përndjekurit politikë theksuan se ceremonia përkujtimore për 70-vjetorin e Kongresit të Përmetit dhe shfaqja e fotove të ish-diktatorit Enver Hoxha në takimin ku morën pjesë kryetari i Kuvendit dhe deputetë të tjerë të mazhorancës janë rikthimi në të kaluarën më të errët të Shqipërisë. Gjithashtu ata janë shprehur të indinjuar edhe për debatin e zhvilluar mbi enverizmin dhe simbolet e komunizmit gjatë seancës së ditës së enjte parlamentare. Mustafa Lici, kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, forcë politike e cila ishte pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit dënoi ashpër qëndrimin e mbajtur nga Rama e Meta në Kuvend. Ata kërkuan mbajtjen e një seance me debat në Parlament për krimet e bëra nga diktatori Hoxha, si dhe dënimin e tyre në bazë të rezolutës së miratuar nga Parlamenti shqiptar. Kështu ditën e shtunë shqiptarët u provokuan sërish me portretin e diktatorit dhe nderimet publike të tij. E majta është përkujdesur në detaje për organizimin e një aktiviteti me rastin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit. Aktiviteti është organizuar në kujdesin e strukturave të Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe Bashkisë së majtë të Përmetit. Nëpër rrugët e qytetit, si rrallë ndonjëherë kalonin disa grupe njerëzish që ishin përgatitur për të pritur Ilir Metën, Gramoz Ruçin. Ata mbanin në duar portretin e diktatorit si dhe pankarta me mbishkrimet “Partia Komuniste e Shqipërisë”, “Lavdi PPSH”, “Rroftë PPSH”, ndërsa brohorisnin në kor: “Rroftë Partia Komuniste”. As Meta, as Ruçi dhe asnjë nga deputetët e majtë nuk u distancua nga kjo pritje aspak normale për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërkohë, mes njerëzve që shoqëronin Metën dhe Ruçin kishte edhe fëmijë që mbanin në duar fotot e diktatorit. Pas ecjes në rrugët e qytetit të Përmetit, aktiviteti është zhvendosur në ambientet e brendshme të godinës, ku u mbajt Kongresi i Përmetit. Në sallë veteranët brohorisnin në kor Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën, përfaqësuesit e majtë me në krye Metën dhe Ruçin duatrokisnin.

Kërkesat

– Një seancë plenare në të cilën Kuvendi të dënojë aktivitetin e diktatorit Enver Hoxha, mbi bazën e konventës mbi torturën
– Largimi nga e shkuara komuniste dhe të dënohen krimet
– Gjetja e eshtrave e 4500 qytetarëve të vrarë nga regjimi
– Ndërtimi e një varreze kombëtare në Tiranë për të pushkatuarit e diktaturës
– Ngritjen e një muzeumi kombëtar në Tiranë për ata që u martirizuan për fjalën e lirë dhe paqen
– Ndalimin e botimeve të historisë së diktaturës në median televizive

Ish e përndjekura, 70 vjeç i bashkohet grevës

Tendës të grevës së urisë së ish-të përndjekurve i është bashkuar ditën e djeshme një tjetër protestuese. Ajo është Turbullira Jakup Shalsi, 70 vjeç. Grupi i ish-të përndjekurve në ditën e tretë të grevës së urisë janë shprehur se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre. Ata janë vendosur përpara Parlamentit dhe në afërsi të Institutit të të Përndjekurve Politikë. Ndërkohë që Fatmir Hoxha, organizatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve u shpreh se janë të vendosur për ta çuar deri në fund grevën e urisë. “Nuk i shkëputemi grevës deri në vdekje. Ta marrë vesh politika shqiptare jemi të vendosur burra dhe gra deri në vdekje, të dënohet krimineli Enver Hoxha”, u shpreh ai. 15 ish-të përndjekurit që janë vendosur me çadra përpara Parlamentit dhe në afërsi të selisë së tyre hynë në grevë urie me 5 kërkesa drejtuar qeverisë. Pavarësisht se kur ishte në opozitë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte zotuar se do t’i kthente dinjitetin moral dhe material shtresës së ish-të përndjekurve politikë, një pjesë e tyre sot janë në grevë urie, sepse ndihen të mashtruar nga Kryeministri, qeveria e të cilit u hoqi fëmijët nga puna dhe jo vetëm nuk po dënohet figura e Enver Hoxhës, përkundrazi ai dhe simbolet e komunizmit po adhurohen dhe nderohen nga mazhoranca e majtë.

Ish Aleatët e Ramës kërkojnë largimin e tij

Vetë aleatët e Ramës kërkojnë largimin e tij si Kryeministër i vendit. Kështu të tjerë të përndjekur politikë do të nisin protesta përpara Parlamentit, pas provokimeve të të majtëve me nderimet kundrejt figurës së Enver Hoxhës. Partia e Mendimit Liberal të Shkodrës, e cila për zgjedhjet e 23 qershorit bëri aleancë me Kryeministrin Rama shprehet e penduar që i ka besuar premtimit të Ramës përtej së majtës dhe së djathtës. Ata e kanë akuzuar Ramën se së bashku me Ilir Metën duan të instalojnë sërish simbolet e diktaturës. Kryetari i Partisë Mendimi Liberal i Shkodrës, Mustafa Lici, në një intervistë televizive thekson se kjo parti ka dalë nga koalicioni pasi Rama ka shkelur marrëveshjen dhe së bashku me kreun e LSI kërkon ringritjen e bustit të Enver Hoxhës, ringritjen e diktatorëve të mëparshëm, që të gjithë të përndjekurit politikë i kanë vuajtur në kurriz. “Kur një njeri nuk të respekton marrëveshjen nuk ke çfarë bën më me të. Qe një gabim i pafalshëm. 13 mandate janë partitë politike, një nga ato parti që kam kontribuar për të marrë mandate jam edhe unë. Ky person shkeli marrëveshjen me ne, sepse e kompletoi Ilir Meta, e kompletoi një njeri, i cili po kërkon ringritjet e bustit të Enver Hoxhës, ringritjet e diktatorëve të mëparshëm që ne e kemi vuajtur në kurriz”, u shpreh ai. (Kortezi: Dorina Tile)

Filed Under: Sociale Tagged With: E ISH TE, greva e urise, PERNDJEKURVE POLITIKE, PESE KERKESAT

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT