PODGORICË, 19 tetor – Millo Gjykanoviç e qeveris Malin e Zi si një shtet privat, thotë opozita. Protestat kritike ndaj qeverisë mposhten me forcë. Por rezistenca po rritet në shetin e vogël ballkanik.Në ditën e dytë radhazi protestat të dielën (18.10) në Mal të Zi u përshkallëzuan në konfrontime të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Mijëra vetë në mbrëmje dolën në rrugët e Podgoricës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Millo Gjykanoviç dhe qeverisë së tij të majtë, siç njofton një gazetar i agjencisë së lajmeve AFP. Nga radhët e demonstruesve u hodhën gurë dhe flakhedhës në drejtim të policisë. Forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës.
Të shtunën policët kishin penguar marshimin e qindra njerëzve drejt parlamentit. Njësi të përforcuara policie rrethuan parlamentin dhe godinën qeveritare. Kur demonstruesit u përpoqën të çajnë bllokadat, policia përdori gazin lotsjellës.
Pak më parë policia kishte shpërndarë një kamping protestuesish të vendosur qysh përpara disa javësh para parlamentit. Shumë protestues u dëbuan nga ky shesh.
Opozita në Mal të Zi kërkon një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të reja. Qysh në fund të shtatorit mijëra vetë në Podgoricë kanë protestuar kundër Gjykanoviçit. 53-vjeçari është që nga fillimi i viteve 90-të në pushtet në ish-republikën jugosllave me rreth 630.000 banorë. Në këtë mënyrë ai është ndër politikanët me vjetërsinë më të lartë në Europën Juglindore.
Në qershor Gjykanoviç u rizgjodh në krye të partisë socialiste në pushtet në Mal të Zi me rezultat eksepsional prej njëqind për qind të votave. Kjo ndodh rrallë madje edhe tek udhëheqësit e fortë partiak në gadishullin e Ballkanit.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Mal të Zi zhvillohen në pranverë 2016. Për të shtunën (24.10) e ardhëshme opozita planifikon protesta masive.
MIRASH IVANAJ FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR
Nga Nikë Gashaj , Podgoricë – Mali i Zi/
Prof. Dr. Mirash Ivanaj, ka lindur me 1891 në Podgoricë, Mali i Zi dhe ka vdekur me 1953 në Tiranë. Mirash Ivanaj është me prejardhje nga Bëkajt e Trieshit, respektivisht nga Malësia. Ka qenë një personalitet i shquar në kohën kur jetoi dhe punoi. Shkollën fillore e ndjeku në Podgoricë, të mesmen në Serbi, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Romës, ku ka mbaruruar dy degë studimore: letërsi-filozofi dhe jurisprudencë dhe ka arrijtur titullin Doktor i shkencave juridike. Po ashtu i ka di i disa gjuhë botërore. Andaj ai ishte në atë kohë një nga intelektualët më të njohur të kombit shqiptar: profesor, publicist, jurist, filozof, poet dhe politikan.Mirëpo, Mirashi Ivanaj është dallua dhe për cilësitë e karakterit të tij, si njeri me dinitet të lartë, i ndershëm dhe i drejtë, humanist dhe patriot, burr trim e guximtar dhe i shkëlqyeshmëm në punën e tij në arsim, kulturë dhe politikë. Me 1923 ka ardhur nga Roma në Shkodër, ku ka qenë drejtori i parë i gjimnazit shtetëror deri me 1930. Gjithashtu në Shkodër themeloi Gazetën”Republika”, si një mjet për të shpalosur idetë e lirisë, demokracisë dhe atdhedshurisë. Pastaj ka punuar si mësimdhënës nëpër shkolla në Tiranë. Puna e tij në arsim dhe kulturë ka pas jehonë të madhe si njeri me dituri, me vizion përparimtar, me moral të kristaltë dhe atdhetar i flakët. Si i tillë me 1933 u bë Ministër i arsimit të Shqipërisë. Si Ministër ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në reformimin e arsimit kombëtar. Reforma e tij ishte e afruar me arsimin perendimor, por me një profil tërësisht shqiptar. Një reformë e tij e arsimit dhe edukimit ka rezultuar në formimin e shëndoshë të brezave të ri, me çka ka kontibuar në afirmimin dhe përparimin e kombit dhe shtetit shqiptar. Andaj reforma e arsimit kombëtar e Shqipërisë të asaj kohe, është quajtur dhe” Reforma Ivanaj”. Mu për këtë arësye Mirash Ivanaj duke iu falenderuar meritave të mëdha të tij në arsim e kulturë, ka hyrë si figura më e ndritur në historinë e kombit shqiptar, për çka është dhe fitues i shpërblimeve e dekoratave më të larta shtetërore dhe kombëtare. Ndër to po nënvizojmë: në vitin 1929, Mbreti Ahmet Zogu e dekoroj Mirash Ivanaj me Urdhin”Kumandar”i urdhërit të Skënderbegut”; më 1992, Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha i jep Mirash Ivanaj, Medaljen “MARTIR I DEMOKRACISË”, ku thuhet: “Intelektual erudit, drejtues dhe organizator i arsimit kombëtar, i përkushtuar ndaj çështjes si drejtues shoqëror, demokrat dhe atdhetar i shquar, armik i betuar i diktaturës komuniste deri në flijim”; më 1995, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ia jep Mirash Ivanaj, Titullin: “MËSUES I POPULLIT”ku thuhet: “Reformator dhe njëri nga kollosët e arsimit shqiptar. Dha kontribit të shquar si drejtor i parë i gjimnazit shtetëror në Shkodër dhe si ministër i arsimit në fillimet e viteve “30”; me 2003, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoroi Mirash Ivanaj me Urdhërin”NDERI I KOMBIT”, me motivacionin”Figurë e shquar e kombit dhe kulturës shqiptare, reformator i madh i arsimit dhe shkollës kombëtare shqiptare, luftar i paperulur i indipedencës, lirisë dhe progresit kombëtar e shoqëror”.
Prandaj, Mirash Ivanaj, si shkencatar dhe atdhetar në gjurma të rilindasve kombëtar dhe të përpjekjeve të mëdha të tij, ka kryer të ashtuquajturën”Reformën Ivanaj”. Ai vlerësonte se shqiptarëve u duhej një shkollë e përbashkët unike kombëtare e drejtuar nga shteti shqiptar.
Vizioni i tij i sistemi arsimor ishte lufta për shkollën kombëtare si përçuese e ndërgjegjes kombëtare dhe kosolidimi i unitetit kombëtar, pavarësisht nga përkatësia fetare. Sipas Mirash Ivanaj krijimi dhe afirmimi i shkollës kombëtare shqiptare duhet të jetë jo vetëm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga përmbajtja, jo vetëm laike, por edhe masive, e përbashkët për të pasurin e të varfërin, për myslimanë e të krishterë, për djelmë e vajzat, një shkollë ku të arsimoheshin e edukohshin qytetarë të ndërgjegjshëm, jo vetëm të ditur, por edhe atdhetarë. Kjo ka qenë një platformë arsimore dritëdhënëse për kombin shqiptarë.
Ai vinte në dyshim çdo mision të të huajve në sektorin e arsimit. Edhe sikur të vinin këtu me qëllime bëmirëse. Ata nuk e njihnin realitetitn e vendit. Problemi i edukimit moral, patriotik e shoqëror- thoshte Ivanaj, ishte shumë më i rëndësishëm se ai “diturak në Shqipëri”.
Në prill 1933 Parlamenti i Shqipërisë i ndryshoj nenet 206-207 të Statutit që lëjonin çeljen e shkollave private. Në Nenin 206 u përcaktua: Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë e shtetit. Jepen vetëm ndër shkolla dhe institucione shtetërore shkallash të ndryshme si mbas ligjit…Shkollat private, çdo kategorie qofshin, që kan veprua deri sot, mbyllen. Në nenin 207 thuhet: Shkollat fetare për përgatitjen e klerit, të mbajtura prej Komuniteteve fetare shqiptare, janë të lira dhe rregullohen me ligj…
Arsyet e këtij ndryshimit…shkollat private nuk kanë dhënë frytet që priteshin…personeli i tyre nuk është i zhveshur prej ndjesive në kundërshtim me Statutin e parimit e edukatës kombëtare… pse rrënjosin ndjesi anti bashkimore.
Ligji u dekretua nga mbreti më 22 prill dhe u zbatua me 25 prill 1933. Në fund të prillit 1933, reforma Ivanaj u vu në zbatim me mbydhjen e të gjitha shkollave private, sikurse ishin: shkolla private jofetare 21, shkolla klerikale myslimane 14, shkolla klerikale katolike 17, shkolla klerikale ortodokse 4, shkolla të huaja për shqiptarë 19, shkolla private të minioritetit grek 10. Gjithsejit 85 shkolla ( Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, Tiranë 2009, fq. 502 )
Duhet theksuar se me zbatimin e reformës arsimore, kryesisht u mbyllën shkollat private të drejtuara dhe të finansuara nga tri qendra të jashtme, nga tri kultura të ndryshme, nga tri shtete “mike” të asaj kohe të Shqipërisë: Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Shkollat e huaja shikoheshin si përçues të influencave të jashtme dhe një rrezik për unitetin kombëtar. Në shtypin e vendit dhe në qarqet e diasporës shqiptare ngrihej zëri kundër një gjendjeje të tillë dhe kërkohej një shkollë më e organizuar dhe e drejtuar nga shteti. Shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmja vatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave të ri.
Shkollat private në Shqipëri të asaj kohe në historiografinë shqiptare por dhe nga studjuesit e huaj vlersohen në mënyrë shumë kritike. Për shembull, historiani i njohur amerikan, Edwin Jacques, shkruan: Qeveria shqiptare me mbylljen e shkollave private u përpoq të eliminonte propagandën shkombëtarizuese, që ishte e pashmangshme në shkollat e agjencive të huaja përçase” ( Edwin Jacques, Studimi:”Historia e Popullit Shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, SHBA, Carolina, 1995, fq.433 ).
Po ashtu, profesori i njohur francez i të drejtës ndërkombëtare, Gilber Gidel, është shpehur: “Asnjë shtet në botë nuk mund të heq dorë nga kujdesi për arsim, prandaj as shteti shqiptar”.
Sipas Statutit monarkik shteti ishte i ndarë nga feja, por kjo nuk do të thoshte që shteti nuk kishte të drejtën e kontrollit të institucioneve fetare për të mënjanuer çdo veprimtari në dëm të kombit dhe ndërhyrjes të huaj në punët e fesë e të vendit. Kjo spjegohej për arësye të përvojës së hidhur të së kaluerës, kur disa klerik të bashkësive të ndryshme fetare u bënë vegla të ndikimeve të huaja në dëm të interesave kombëtare (Historia e Popullit Shqiptar, Tom III , Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007, fq. 300 ).
Përfundim: Reforma e Shkollës komëbëtare e Mirash Ivanaj ka pasur rëndësi substanciale kundra asimilimit të kombit shqiptar, për tejkalimin e pëçarjes fetare dhe zgjimin e ndëgjegjes kombëtare. Ajo ka qenë digë e pengesës së ndikimit politik dhe kulturor të shkollave private të shtetëve të huaja në arsimimin dhe edukimin e shqiptarëve, respektivisht në asimilimin e tyre. Pikërisht, shkollat e huaja private kanë qenë pengesë në lëvizjen për çlirimin kombëtar të shqiptarve. Prandaj shkolla kombëtare ka qenë domosdoshmëri historike, me të cilën ishte e lidhur qenia dhe ardhëmeria e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.