Qeveria forcoi masat qe neper ceremonite zyrtare dhe i arriten qe t’i ndalonin pankartat komuniste dhe portretet e diktatorit komunist Enver Hoxha, qe ende, pas 22 vitesh demokraci, e ruan titullin”Hero i Popullit”.
Por,në ceremonitë përkujtimore për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, nuk munguan edhe shfaqjet e portretit të Enver Hoxhës. Gjatë kremtimeve që u zhvilluan këtë të shtunë më 29 nëntor në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë, ku morën pjesë krerët e shtetit si Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta etj. policia nuk lejoi që veteranë të Luftës apo simpatizantë të Hoxhës, të mbanin portretin e diktatorit në duar, duke i bllokuar ata që në hyrjen të rrugës që të çonte tek ceremonia përkujtimore, por em pas vbargu i militanteve komunist marshoi nga qendra e kryeqytetit deri ne varrezat e Deshmoreve, ku fale medias, arriten qe ta zbraznin militantizmin permes intervistave e thirrjeve.
Ndërkaq, në qytetin e Vlorës, portretet e Enverit u shfaqen haptazi. Gjatë ceremonisë përkujtimore të zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë në nder të të rënëve në Luftë, ku merrnin pjesë kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, prefektja e Qarkut Etjona Hoxha, si dhe familjarë të dëshmorëve, nuk munguan edhe portretet e Enver Hoxhës në duart e disa qytetarëve.
Po ashtu u pane pamje te ngjashme edhe ne Korce e Berat.
Lidhur me shfaqjen e fotove të Hoxhës në ceremonitë përkujtimore për 70-vjetorin e Çlirimit, përfaqësues të lartë të shtetit, por edhe nga opozita, kanë dënuar shfaqjen e tyre në publik, duke kërkuar që LANÇ të mos identifikohet me sistemin komunist në Shqipëri.