• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË SOFRËN E DIELLIT- BAJAME HOXHA -ÇLIKU

February 11, 2021 by dgreca

 PRANVERË DO TA QUAJ/

Ah, pranverë do mbetet ndjenja  e një puthje ëndërrimi,/

me prarim pranvere, me gjethe të gjelbra dëshpërimi./

Anembanë degëve të ullinjve ku shtrihet tërë gjelbërimi,/

i dashur im, sot do desha të ishe i pranverës prarimi./

Kur dielli ndizte llërëpërveshur atëherë mbeti vështrimi,/

sikur fliste hëna e ty të vetëtinë sytë ëmbël mbi mua. /

Krahët shtrirë poshtë meje në syt`e mi mbet ngazëllimi, /  

atëherë qeshi dalldisur hëna me dashuri ndër duar.

Kur ti ecje me hapin tënd të matur, të bukur djaloshar,

kryelartë pëshpëritje buzëqeshur si zemr’e larë në ar.

Fytyrë ndezur të shihja ndaj zemra dëgjohej që larg,

pastaj trokthi i saj avitej, tronditej si zokth  në acar.

Shkëlqimi dhe freskia në ty mbet si e heshtura pranverë,

zë shkrirë nëpër vite mbi degë të bajames ti le një fole.

Kur pulëbardhat ktheheshin dhe lejlekët aq të dashuruar,

i yti vështrim timin pushtonte, sa nuk kish të krahasuar.

Ashtu ndezur me puthjen time mbi të tuat buzë kërkuar,

kur timin afsh pulëbardha ta sillte me puhi ngatërruar.

Edhe unë ca nga cazë, e mbushur plot epsh, zjarr, flakë,

dot s’qëndroj pa tëndin gji, që e ndiej në timin asht.

Eh, moj jetë me dit`e net  thua çastit do t`venitesh?!

Do të ikim nga kjo botë me shumë dhimbje s’ka dyshim,

vetëm dua që t’më kuptosh se sa shumë desha ndër vite,

ata sy plot xixëllimë që s`i ndahen fundit tim.

BREGORET

Ti ike diell më larg nga këto bregore,

të cilat blerojnë gjithmonë në pritje.

Sikur t’i shohësh sa shumë gjelbërime, 

ëmbël shtrihet dhe hëna ndër vise.

Ti diell, eja, shtri krahët ndër bregore!

Më poshtë një fushë e blertë të pret,

xixat e tua dërgoja me flakë rrufeje,

si foshnja ushqimin e uritur po pret.

Gjëmon kjo fushë bashkë me bregoret,

ngre kryet një lul’e bukur përpjetë.

Po vuan  i saji shpirt, e përvëlohet,

nën drithërima rrezen tënde pret.

ARDHJA JOTE MË BËN TË BUKUR

Kur ti më vjen ndër ëndrra gëzimin ëmbël ndjej,

poshtë portokajve dimërorë plot gaz dëfrej.

S’duhet vetëm borë, në zjarrin tonë ne heshtim,

malli përkëdhel, ndërsa unë e ti nuk rreshtim.

Kur më vjen ti ardhja jote më bën aq të bukur,

se më ngjall çdo ndjenjë e flatroj si flutur.

Kërkojmë veç burimin që shpirtin të freskojmë,

me lotin e zemrës thellë mallin flakërojmë.                 

NË TËNDIN GJI

Më zuri gjumi ndër krahët e tua,

duke përgjuar nga ty një sinjal.

Mbështjellë aty gjer në t ‘aguar,

ëmbël më erdh e bukura fjalë.

Në tëndin gji seç pëshpëritja,

erdhe ti zemër?! Sa dua të pres!

Aq të ndjeva, sa më… bërtita,

kët’ shpirtin tim veç ti e ndez.

 TË KËRKOJ

Ti vjen në ëndrra e më pushton,

i yti shtrëngim agimet më zgjon,

zgjon ëndrrat, ndjenjën e zjarrtë,

po digjem për ty, vuaj çdo çast,   

të zjarrtë veç ti më bën çdo natë.

GJERDANI

Edhe unë s’do ta heq asnjë sekondë,

nga qafa ime e brishtë ndezur flakë.

Atë gjerdan dimër e verë do ta mbaj

e çdo qelizë që ta ndjejë të bërtasë.

Ah, sikur pas ajrit ta dërgoje si dhuratë,

atë thjeshtësi tënden dhe ëndrrën e gjatë.          

Atë pjesë të dashurisë ta thashë, ta thashë…

Për mua do të ishin sa shtatë qiej bashkë.

Bregoret me zjarr duken se ulen qartë,

ulen, por përsëri ngrihen më shpejt se aq.

Bashkë me atë gjerdanin tënd të artë,

që mbështjell aq ëmbël një të hollë qafë.

MALL I DASHURISË

Meqë lotin do ta nis e mallin gjatë do ta puth,

të puth pragun e zemrës e thellë gjer në fund.  

Dua tani shpejt fluturimin, porsi zogëz ta marr, 

të vij në ty frym’ ëmbël e çiltër plot gaz.                      

Do t’ kalojmë një natë të flaktë plot afsh mbështjellë,      

loti pranë do më rrijë dhe ti si djalë me lot e mbërthen.

Sa shumë do t’ psherëtijmë, do të qajmë atë natë,

gjersa ta shkrijnë të gëzimit lot mallin e ngratë.

Me lotin do të jap gurgullimën e një burimi kristal,

do të nis sisën me qumësht të thithë qengji laran.

Po s’arrita sot, ta dish, s’do mund të arrij më kurrë,

në shpirt jeton ai zë, që kush s’mund ta shkulë.

VËRTET

Zot, më quajte trëndafil,

po a jam vërtet e tillë?!

Në i do të miat petale,

mos i lë të vyshken fare!

             MË MBYLLE

            Më mbylle në guaskë,

o dashuria ime!

Po unë,

jam e fortë si shkëmbi.

Dua të dal tashmë 

e të bukurin,

gjelbërim poetik të zë. 

 
VJEN E MË GODET
Si tërmet më trondit çdo hap zemër e trishtuar
dhe duket një shkulm si një valë që po afron.
Bëj ta kap s’e kap dot se kam frikë të trazuar,
po vjen më godet porsi një det që shkulmon.
Ah, si vjen me ngjyra ylberi portreti yt afrohet!
lartësohet, hyjnizohet me xixa vështrimesh.
Një shpuzë më djegë buzën aq sa s’ belbëzohet,
Është malli, malli si suvalë më vrau hiresh.
 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: BAJAME HOXHA -ÇLIKU, pranvere

2013 : Parashikimi: “Një mot i pazakontë në New York, – Një pranverë e hershme!”

February 3, 2013 by dgreca

BEQIR SINA, New York/
“Parashikuesi i motit” një lloj specie e   veçantë e kafshëve nëntokësorë i llojit të Urithëve, të cilin njujorkezët e   kan quajtur Staten Island Chuck, ka treguar me shenja hijen e tij se: “Ky   sesion do të nisi sipas tij me nje pranverë të hershme!” Pra, sipas   “metereologot” njujorkez Staten Island Chuck,:”nuk do të kemi më dimër dhe   pranvera po vjenë!” /
TATEN ISLAND NEW YORK  : Sipas një tradite   njujorkeze Kryetaria e Këshillit të Bashkisë së Qytetit të New   York, Christine Quinn, e shoqëruar nga disa zyrtarë të lartë të qytetit   dhe ata lokal, në praninë e më shumë se 25 mijë qytetarëve, u “takua ”   dje në mëngjes në praninë e gazetarëve njujorkez, në koposhtin zologjik të   ishullit Staten Island me “parashikuesin e motit” i cili quhet Staten   Island Chuck, për të marrë nga ai parashikimin e motit për sesionin   e ri 2013.
“Parashikuesi i motit” një lloj specie e veçantë e   kafshëve nëntokësorë i llojit të Urithëve, të cilin njujorkezët  e   kan quajtur Staten Island Chuck, ka treguar me shenja hijen e tij se: “Ky   sesion do të nisi sipas tij me nje pranverë të hershme!” Pra,   sipas “metereologot” njujorkez Staten Island Chuck,:”nuk do të kemi më dimër   dhe pranvera po vjenë!”
Mirepo kësaj rradhe Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael   Bloomberg, i cili këto vitet e fundit e ka vizituar gati për çdo vjet Urithin   – Staten Island Chuck, dhe dje nuk ishte vizitor ngaqë vitin e kaluar Urithi e   pati kafshuar atë, tha se ky parashik kësaj rradhe nuk është i vërtet.

Multimiliarderi në fjalë, Kryetari i Bashkisë Bloomberg, sipas gazetarëve   nuk e ka bërë këtë vit vizitën në kopshtin zoologjik Staten Island,   më “shumë për zhgënjimin e tij”. Megjithatë, Kryetaria e Këshilli të   Bashkisë së Qytetit Christine Quinn së bashku me Presidentin e   Manhattanit Scott M. Stringer, me një duzinë zyrtarësh lokla ishin   të pranishm në festën njujorkeze të 2 Shkurtit Groundhog Day.
Christine Quinn e “hodhi” poshtë dekleratën e Kryetari i Bashkisë   Bloomberg, duek thënë: “Ne kemi pasur sot një konferencë të vogël   me Staten Island Chuck, dhe duke “ironizuar” Bloomebergun, ajo tha   se ”  Staten Island Chuck, i kishte thënë asaj për të   dhënë kryetarit të Bashkisë një parashikim të mirë- “nuk do të kemi   më dimër dhe pranvera po vjenë!”.
Gazetarët thanë se prediction – parashikimi i Staten Island Chuck, është   i ndryshëm me paparashikimin e entiti meterologjik, i cili   është konsideruar si nji nga prognostikatorët e çuditëshëm. Ata thonë se:”Kemi   te bëjmë me shenjat e tij, të cilat i kuptojn vetëm kujdëstarët e tij dhe   zoologët në kopshtin zoologjik në ishullin njujorkez Staten Island,”   thuhet në një deklerat për median, të cilat “tregojnë, “se Urithi i quajtur   nga njojorkezët Staten Island Chuk, edhe kësaj radhe, në ornë 7:30 të   mëngjesit të djeshëm nuk e ka parë hijen e tij, “, gjatë një   ceremoni e cila u zhvillua në kopshtin zoologjik Staten   Island.
Nentokesori i quajtur Chuck, një lloj specie e cila ngjanë shumë me   Urithin, në Shqipëri, tregon se ka parashikuar se moti këto ditë do   të jetë më i butë, dhe ka të ngjarë të jetë i tillë(megjithëse  sot   ka rënë një borë e lehtë), në New York, deri në pranverën   sesionale që fillon më 1 Mars sipas kalendarit vjetor –
Deri tani thuhet se “Të gjithë njujorkezet janë të çuditur me   parashikimin kaq të saktë të Staten Island Chuck në kopshtin zoologjik,   mbasi këto ditë me të vërtet i gjithë New Yorku, është   i përfshirë në një mot të butë, me perjashtim të këtij mëngjesi i cili   filloi ka gdhirë me “një mantel” shumë të hollë bore.
Ky parashikim tradicional në New York, i njohur si 2 Shkurtit Groundhog Day vjen nga Staten   Island Chuck, një lloj nëntoksori, i ngjashëm me Urithin që njohim ne   shqiptarët, dhe më zyrtarisht kjo datë njihet ketu në New York, si dita e   përcaktuar nga Charles G. Hogg .
Sipas meterologëve njujorkez, është pikërishtë kjo specie që   është zgjedhur për prognozuar – parashikuar motin, njësojë si ndonjë   meteorologjist zyrtar motin po në të njëjtin  sesion ne New York City.   Pra, është Staten Island Chuck, i cili parashikon kohëzgjatjen e dimrit çdo 2   shkurt në Ditën e që thirret Groundhog. Ditë, kjo që zyrtarisht tërheq   vëmëndjen e opinionit njujorkez, çdo vit në këtë kohë.
Specialistët thonë se Staten Island Chuck,  e bën këtë në bazë të   një parashikimi i cili rezulton duke parë hijen e tij në orën 07:30   të mengjesit, kur ai del nga kasollaja e tij në 2 Shkurt ditën që quhet   Groundhog Day. Kjo ceremoni në kopshtin zoologjik shpesh herë është pjesë   zyrtare e cila ndiqet edhe nga Kryetari i Bashkise së Qytetit   të New Yorkut dhe autoritete vendore.
“Parashikimi” i motit prej Urithit Staten Island Chuck , sipas   meterologve është në mosmarreveshje me parashikimin shkencor Punxsutawney   Philadelfia , mbasi Staten Island Chuck, ka treguar shenjat që tregojnë se   “Këtë sesion New Yorku është në një pranvere të hershme, ndërkohë që   Punxsutawney Philadelfia nuk mendon ashtu si Staten Island Chuck”.

Filed Under: Kronike Tagged With: NY, parashikimi i motit, pranvere

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT