Shkruan: Eugen SHEHU/
Dera e madhe e kapidanëve të Mirditës,ajo derë që do t’u qëndronte e paepur stuhive shekullore,trashëgoi nëpër kohra virtytet e rralla të kombit tonë,e pandarë prej trimërisë emblematike,kjo derë u shqua po aq edhe për bujarinë dhe ndershmërinë që e karakterizuan gjeneratat me radhë,për të ardhur gjerë tek gjenerata e fillim shekullit të kaluar,pinjollët e së cilës,pas virtyteve të trashëguara prej etërve të tyre,dëshmuan gjithashtu antikomunizmin e vendosur.Ky antikomunizëm si vlerë shpirtërore,ndrin në errësirën e viteve 1940-1950,duke i kumtuar krejt Evropës Juglindore se Gjonmarkajt e kanë të lindur,në gen,antikomunizmin e tyre.Në këtë gjeneratë, do të jetë kurdoherë në radhët e para të antikomunizmit edhe Preng Gjonmarkaj.
Lindi në 1913,në fshatin e largët Ndërshen,në Orosh të mirditës,në shtetin amë,atje ku përmes lajmërimit të krismave për lindjen e djalit të parë në kullë,me çrast nuk vononin urimet për një kapidan më tepër në familje.Në këtë ditë gëzimesh,nuk ishte në shtëpi i jati i Prengës,Dedë Gjonmarkaj,Deda kishte marrë pjesë në një varg luftimesh për autonominë e Shqipërisë,në vitet 1904-1912.Pushka e tij njihej nga autoritetet turke sidomos në qytetin e Shkodrës e rrethina ku Gjonmarkajt patën përballuar jo pa sukses garnizone të tëra të gjysëmhënës.Shumë herë disa reparte osmane,sidomos në vitet 1909-1911 i patën ndjekur Gjonmarkajt nga Shkodra por gjithsesi në mirditë,ata s’kishin mundur të hynin asnjëherë.Për më tej,në vitet 1911-1912 në krye të një grushti burrash të Oroshit,Ded Gjonmarkaj vrapoi drejt kufijve etnike shqiptare,duke i mbrojtur ato me armë në dorë sikundër malazezëve,ashtu edhe ndaj serbëve.I plagosur por i pafriguar në nëndorin e vitit 1912,Deda do të udhëtonte drejt Vlorës,për të mbrojtur të parën qeveri shqiptare.Miqësia e tij m etrimat e Kosovës kreshnike dhe sidomos me Isa Boletinin,bën që Ded Gjonmarkaj,të merrte pjesë në mbrojtjen e qytetit të Vlorës,sidomos prej forcave greke që kishin arritur vetëm 20 kilometra larg vendlindjes së qeverisë së parë shqiptare,të kryesuar prej Ismail bej Vlorës.Më tej në vitet 1913-1914,së bashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë,burri i shquar i Gjonmarkajve do të rrëfente trimëri në dhjetar e dhjetra luftime si kundër hordhive helene të Athinës,ashtu edhe kundër synimeve shovene serbosllave.
Në fëmijërinë e tij,Prenga rrallë u pa me të jatin,ai shpesh do të kujtonte më vonë se kur qëllonte të shihte babanë,ngarendëte t’i merrte pushkën,apo t’i prekte me dorë uniformën e bekuar të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.Në vitin 1920,prenga i vogël do të merrte rrugën e dijes,ai nxitoi të bangat e konviktit të Oroshit,shkollë e çelur enkas për mirditorët,nga Kapidani i Mirditës,Gjon Markagjoni. Mendoj se nuk duhet lënë në haresë fakti që ky konvikt,ishte jo vetëm për nxënësit mirditorë por edhe të tjerë të shkuar deri nga viset veriore të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,ishte falas.Mësuesit e paguar prej Kapidanit të Mirditës,kishin për detyrë të parë,t’u mësonin nxënësve të tyre,ta donin Shqipërinë Etnike sikundër donin vatrat e tyre prej nga vinin.Vitet e shkollës do të kalonin pa u ndjerë për prengën e vogël.Me familjen ai nuk do të ndahej,pasi Ndërsheni nuk ishte fort larg shkollës,ndërsa me të jatin sigurisht do të shihej më rallë,për shkak të detyrave të vështira të tija,në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.Prenga ka qenë në vitin e fundit të studimeve,në Orosh,kur në shtatorin e vitit 1928 në Tiranë u shpall monarkia.
”Idetë dhe programi i Legalitetit,që hynë në rredhën e politikës shqiptare në vitet “20,u kthye në një realitet të pamohueshëm nën udhëheqjen e NMT,Zogu i Parë,duke vendosur kështu themelet e shtetit të parë shqiptar… Kështu për herë të parë në historinë e vet,shqiptari e ndjeu veten të organizuar,në një shet demokratik dhe të drejtat e të cilit,garantoheshin prej një kushtetute demokratike evropiane”.(Gazeta “Atdheu” Tiranë,5 korrik 1998 ).Tashmë edhe për rininë shqiptare po hapeshin dyert e mëdha të dijes,shpresës,përparimit.Prenga 16 vjeçar do t’i kërkonte të jatit që të vzahdonte studimet ushtarake dhe burri i shquar do ta përkrahte të birin e vet,anipse ai vetë pati kaluar dhe kalonte një jetë plot tallaze,në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.”Pas mbraimit të shkollës unike,në konviktin e Oroshit më 1929,Preng Gjonmarkaj u dërgua për të ndjekur një kurs ushtarak për xhandarmërinë që kishte hapur asaj kohe nga mbreti Zog dhe nën kujdesin e instuticioneve italiane,në Plepat e Durrësit”.(Gazeta “55” Tiranë, 2 nëndor 2002).
Me një karakter të vendosur,tejet i rreptë ndaj çdo lloj shfaqjeje të kapadaillëkut,Preng Gjonmarkaj do të stërvitej me intesitet duke dëshmuar se për t’u reshtuar në radhët e ushtrisë Shqiptare nuk mjafton vetëm të jesh nga dreë trimash.Njëherazi trimëria vlen të bashkëjetojë me sakrificën,diturinë,dahsurinë e shenjtë për atdheun.Meqenëse rrezulltatet e Preng Gjonmarkajt,në shkollën e Gjandarmërisë në Durrës,janë tejet të larta,me urdhër të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe në prill të vitit 1931,biri i Mirditës do të merrte gradën e nëntogerit dhe do të emërohej si komandant i portës së xhnadarmërisë në fshtin Lis të Matit.Ndonëse i ri në moshë dhe detyrë,Prenga do të rrëfente edukatën e shenjtë atdhetare që burronte nga famija,si edhe përkushtimin në detyrë.Dy vjet më pas,falë aftësive dhe ndershmërisë në detyrë,djali i gjeneratës së shquar të kapidanëve të Mirditës,emërohet në funksionin e inspektorit të xhandarmërisë pranë Oborrit Mbretëror.Në këtë funksion ai do të kishte fatin jo vetëm të takohej,por të bashkëpunonte për vite me radhë,me mbretin e Shqiptarëve,Ahmet Zogun.Në emërimin e tij me këtë rast në dosjen që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit,në Tiranë,pos të tjerave shkruhet ; “Asht këmbëngulës për me zbatue deri në fund,me çdo sakrificë detyrat më të vështira në armën e xhandarmërisë shqiptare”.Me porosi të Mbretit Zog,Preng Gjonmarkaj merr pjesë në hetimet lidhur me rebelimin e vitit 1935,kundër sistemit të monarkisë.Në bashkëpunim të ngushtë sidomos me Ali Riza Kosovën,Prenga mundi të nxjerrë shkaqet e vërteta të të ashtuquajturës kryengritje e Fierit,duke paralizuar në kohë,shtrirjen e saj,sidomos në jugun e shtetit amë.Një varg dokumentash provojnë aftësitë e mëdha të Preng Gjonmarkajt,për të parandaluar në kohë,të gjitha veprimet ekstreme,të cilat në të shumtën e rasteve,të nxitur nga faktorët e jashtëm,kishin si qëllim të vetëm,destabilizimin e Monarkisë Shqiptare e përe pasojë,shkatërimin e ardhmërisë shqiptare.Megjithatë po aq i rreptë sa ishte në hetimin e tij,po aq njerzor shfaqej burri i Oroshit,kur ishte fjala për të dënuar shqiptarë.Dihet tanimë,se mjaft prej komplotistëve të rebelimit të Fierit,u falën nga mbreti Zog,brenda disa muajve.Këtu,padyshim kanë ndikuar Ali Riza Kosova,Preng Gjonmarkaj dhe atdhetarë tjerë shqiptarë,në formacionet e ushtrisë së asaj kohe.
Në prillin e vitit 1939,kur Italia fashiste okupoi Shqipërinë,Preng Gjonmarkaj ishte në radhët e xhandarëve shqiptarë,të cilët u përballën me okupatorin,por kjo përballje do të ishte pothuajse fragmentare,përballë 40 mijë ushtarëve italianë të armatosur deri me avionë bombardues,vazhdimi i luftës prej ushtrisë shqiptare,s’mund të nënkuptohej ndryshe,veç si aventurë.Me thirjen e Komnadës së Lartë Italiane,që oficerët shqiptarë të mos largoheshin nga ushtria,burri i Oroshit,me armë në brez iu drejtua vendlindjes duke lënë mënjanë karrierën ushtarake,por,edhe këtu,Prenga nuk mund të rrinte e të shite si vuante atdheu prej çizmes së okupatorit.Nis menjëhrë organizimin e kryengritjes së armatosur,i bindur se rrëzimi i monrakisë prej fashizmit dhe largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria,ishin ogur i zi për vatanin,atiij i duhej të ngarend nëpër fshatrat e mirditës,duke agjituar në frontin antiitalian.Me ndihmën e kiqve të vet,të cilët ia njohnin aftësitë organizative,zgjidhet në vitin 1940 si krytar komune në trevën e Fanit,në mirditë.I prirur kurdoherë nga vlerat dhe virtytet morale të vyera të kombit tonë,ndërmerr në Fan,një varg nismash për ndërprerjen e gjaqeve dhe pajtimin e tyre.Janë disa fise me zë në këtë krahinë të cilët,pas gjakmarjes shekullore u ulën pranë njëri-tjetrit dhe shtrinë duart,në prani të krytarit të komunës Preng Gjonmarkajt.Në krejt këto takime në kullat mirditore,burri i Oroshit potenconte idenë se “ sa më të bashkuar do të jemi aq ma shpejt do të mundena me e shpor italinë prej vendi”.
Në qershorin e vitit 1941,Prengën e thirrën në Tiranë dhe i bëjnë të ditur një funksion të ri në administratën shqiptare.E emërojnë në detyrën e shefit të Zyrës Politike,pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.Meqenëse kjo detyrë korepsondonte me funksionin e zv/ministrit,Preng Gjonmarkajt iu dha edhe grada e majorit.Ndonëse nga fillimi i vitit 1941 e deri në nëntorin e vitit 1944,u ndëruan disa qeveri shqiptare,majori Preng Gjonmarkaj kryente me devotshmëri detyrën,duke u përpjekur me çdo kusht për ruajtjen dhe forcimin e rendit dhe qetsinë publike në Shqipëri.Në një telegram të tij dërguar postave të xhandarmërisë në krejt vendin,midis tjerave,në prillin e vitit 1943 do të lexojmë ; “Të përpiqemi me u përballë me çdo mjet,me propagandën komuniste.Mos me i lanë komunistët me rrejt e mashtrue popullin, por gjakftohtë e jo me grykën e pushkës, t’i demaskojmë këta bollshevik të neveritshëm”.(Arkivi i Minsitrisë së Punëve të brendshme-Tiranë.Fondi xhandarmëria viti 1943 ).
Në funksionin e ripërmendur,Preng Gjonmarkaj do të ndikonte në idetë dhe veprimtarinë e tij,jo vetëm në shtetin amë por edhe në Kosovë e Maqedoninë shqiptare,Në bashkëpunim të ngushtë sidomos me birin e kosovës ,Xhafer Devën ai do të shpallte një varg masash për funksionimin e ideve atdhetare,në krejt territorin e Shqipërisë Etnike.Përkujdesjet e tij sidomos për dhënien e ndihmës së duhur formacioneve nacionaliste të Mbrojtjes Kombëtare,të cilët patën marrë përsipër mbrojtjen e kufijve etnike.në mënyrë të veçantë kundër serbosllavëve dhe bullgarëve,ai vetë ndërmori udhëtime në këto vise,duke u përpjekur të ndihmojë deri në fund këto formacione dhe duke bashkërenduar punën me çetat e tjera atdhetare që vepronin të shkëputura në këto treva.Ai do të mbështetste gjithashtu pa rezerva krijimin e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit,duke e përshëndetur publikisht atë.Me pushtimin e vendit nga diktatura komuniste,në nëndorin e vitit 1944,Prenga bashkohet me çetën e kushëririt të tij,Mark Gjonmarkajt,janë rreth 200 burra mirditorë që kanë lidhur besën të luftojnë deri në vdekje bishën komuniste.Plot gjashtë muaj kjo çetë endet në Shqipërinë Veriore,duke u përleshur ditë e natë me bandat komuniste e të ashtuquajturit Divizion i Mbrojtjes së Popullit,i cili në të vërtetë u shndrrua në divizion të pushkatimit të atdhetarëve dhe antikomunistëve shqiptarë.Në krejt këto beteja,preng Gjonmarkaj do të ishte kurdoherë në radhët e para të luftëtarëve,intuitiv dhe i guximshëm,veçanërisht në luftimet në vendin e quajtur Kthellë e Epërme,ai do të nxirrte prej rrethimit rreth 70 burra të Mirditës,duke lënë të vrarë disa dhjetar kuqalosha bollshevikësh.
Kështu për të ardhur deri në 18 majin e vitit 1945,atëhrë kur të rrethuar prej 1200 forcave komuniste,një grusht burrash mirditorë,nisën luftën në Shllak të Shkodrës.Por komunistët i patën rrethuar nga të gjitha anët.Meqenëse në grup pati edhe 4-5 djem nacionalistë rreth 17-18 vjeç,Prenga mendoi të kursente jetët e njoma.Kur mbaruan krejt fishekët,ishte ai i pari që u thirri komunistëve të mos qëllonin mbi djemtë,pse ai i kish drejtuar në çdo luftim dhe merrte mbi vete gjithë barrën e veprimeve të tyre.E arrestojnë menjëherë dhe pas torturave shnjerzore,antikomunistein Preng Gjonmarkaj e nxjerin në gjyq në qytetin e Shkodrës.Në dosjen me emrin e tij e cila gjendet në Arkivën e Ministrisë së Punëve të Brendshme,në aktakuzën e sigurimit famkeq të shtetit pos të tjerave shkruhet ; I lartëpërmenduri Pren Gjonmarkaj ka bashkëpunuar me kriminelë si Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica,Mark Gjonmarkaj,Kol Tromara,Hysni Dema etj,duke luftuar lëvizjen komuniste jo vetëm në Tiranë por në krejt trevat shqiptare.Ai ka mbështetur dhe përshëndetur organizatën tradhëtare të Lidhjes së Dytë të Prizërenit,bile ka pasur marrëdhënie të ngushta me krerët kryesorë të kësaj organizate kriminale,e cila ka dashur të minojë miqësinë e popullit tonë me atë jugosllav,në kundërshtim të plotë me kursin e ndjekur nga Partia Komuniste jugosllave dhe ajo shqiptare”.Mbas kësaj akuze,në kinemanë publike të qytetit të Shkodrës,ndërsa turmat “entuziaste” kanë thërritur “poshtë kriminelët”,krytari i trupit gjykues krimineli Aranit Cela,ka dënuar leximin me vdekje të Preng Gjonamrkajt.Ndërsa mbrojtja e të akuzuarit Preng Gjonmarkaj,me argumenta bindëse ka hedhur poshtë të gjitha akuzat,madje ka nxjerur në pah nëpërmjet fakteve atdhedashurinë e burit mirditorë,e ushtarakut të nderuar të Monarkisë Shqiptare. Butaforia e gjyqeve komuniste të Tiranës,shëmbej sakaq nga të vërtetat e pamohueshme të veprimtarisë që atdhetarët shqiptarë patën kryer në dobi të kombit të tyre.E megjithatë për turp të tyre,pasi kanë dëgjuar mbrojtjen e Preng Gjonmarkajt,gjykatësit komunist e kanë kthyer vendimin nga ai me vdekje në një dënim me 101 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së palujtshme të familjes së tij.Kështu që prej vitit 1945 e deri në fund të jetës së vet,antikomunisti Preng Gjonmarkaj,ka vuajtur kalvarin e tmerrshëm të burgjeve komuniste,të ndërtuar sipas modeleve të burgjeve staliniste,ato kampe të vdekjes masive,muarën jetën e mijëra nacionalistëve shqiptarë,të cilët ndonëse luftuan kundër italianëve,serbosllavëve,bullgarëve dhe grekërve,do të nëpërkëmbeshin
E torturoheshin si armiq,për antikomunizmin e tyre të vendosur.Kjo vlerë shpirtërore e morale,gjakosej kësisoj nga bollshevikët e rinj shqiptarë,sytë e të cilëve merrnin dritë nga Beogradi.
Ata q¨e patën njohur Preng Gjonmarkajn në burgjet e Shqipërisë,ruajnë gjithashtu kujtimet e tyre më të mira për karakterin e vendosur të tij.”Një nga të burgosurit që ka vuajtur me të,Mark Alia nga Mamurasi,ka treguar se komandanti i kampit të Burelit,Novruz Shehu,donte të ndërhynte tek Kadri Azbiu dhe ta lironte Prengën,pasi ai u impononte respekt të gjithëve.Kur u kthye nga Tirana,komandanti i kampit,në prezencë të të gjithëve të danuarve i tha Prengës ; “Sa të jetë kjo qeveri,t’i nuk do të lirohesh.Ne e dimë se nuk ke bërë krime,por të mban mbrenda mbiemri që ke”. Pas këtyre fjalëve,Prenga buzëqesh dhe iu përgjigj ; “Këtë e di mirë,por mbiemrin e kam më të shenjtë se jetën,more zoti major !” ( Gazeta “55” – Tiranë më 2 nëndor 2002 ).
Kur në shtetin amë u shemb diktatura komuniste,Preng Gjonmarkaj jetonte ditët e fundit të tij.Atje në Oroshin e largët,ndonëse i ligur dhe i plakur prej torturave komuniste 5 deceniesh,duke thithur ajrin e njomë të lirisë nuk ngopej së kujtuari krejt çka kishte kaluar këtyre maleve në rininë e vet. “Zotë më paska dashur” u ka thënë të afërmve dhe miqve të vet,”përderisa më solli në Oroshin e lirë pa Komunistë”.Me një ngushëllim të tillë mbyll sytë në tetorin e vitit 1992 i rrethuar nga dashuria njerzore e qindra mirditorëve që e përcillnin për në jetën e përtejme,Preng Gjonmarkajn.