• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI NISHANI DO TE TAKOHET ME VATREN

September 19, 2016 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani,  në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon/

Nju Jork, 19 shtator 2016/Sipas burimeve te Gazetes Dielli në SHBA, presidenti i Republikes së Shqipërisë , Shkelqesia e Tij, Bujar Nishani,i cili merr pjesë në Sesionin e 71-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , do te takohet me Kryesine e Federates Panshqiptare te Amerikes me 24 Shtator 2016, c’ka është e konfirmuar.

Sipas burimeve nga Presidenca e Shqiperise, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, merr pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.

Në këtë veprimtari të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe problemeve më të mprehta të kohës si ato të lidhura me paqen dhe sigurinë globale, krizën e refugjatëve dhe migracionin, përmirësimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave ndërkombëtare, etj.

Gjatë debatit të përgjithshëm të Sesionit të 71-të, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e më pas do të marrë pjesë në Ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe do të diskutojë edhe në segmentin e Nivelit të Lartë të AP-së në kuadër të 30-vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim.

Presidenti Nishani do të bashkëdrejtojë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët të Diskutimit të Takimit të Nivelit të Lartë mbi ndarjen të bashkuar të përgjegjësisë globale për refugjatët dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme dypalëshe me homologë nga Evropa si dhe nga bota.

Gjithashtu Presidenti i Republikës është i ftuar dhe do të marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Takimit Vjetor 2016 të Nismës Globale Klinton ku do të diskutohet për “Partneritetin e Begatisë Globale”.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Nishani do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit dhe anëtarë të shumtë të Bashkësisë shqiptaro-amerikane si dhe do marrë pjesë në disa veprimtari të tjera me karakter ekonomik, kulturor e shoqëror ku do të vlerësojë personalitete të shquara shqiptare e amerikane me kontribut thelbësor në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

Presidenti Nishani do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington D. C., ku do të ketë edhe takime të rëndësishme me personalitete dhe figura politike të zgjedhura në nivel vendor dhe kombëtar, si dhe do të vizitojë Memorialin kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Pentagon.

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës në Shtetet e Bashkuara do të përmbyllet në qytetin e Çikagos ku do të marrë pjesë në veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore në kuadër të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të gjithanshme historike dhe strategjike shqiptaro-amerikane.

Filed Under: Komente Tagged With: Ban Ki-moon, presidenti Nishani, Sesioni i 71-te i OKB, Vatra

Presidenti Nishani: Konsensusi, garanci për ndryshime afatgjata kushtetuese

August 4, 2016 by dgreca

Tirane, 4 Gusht 2016- Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus të saj kishte krijimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.“Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare e përmasave kushtetuese, ndaj mendova të ndaj me opinionin publik qëndrimin tim në këtë ditë gushti. Mes shumë institucioneve që krijohen për reformën, është edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që ngarkon Presidentin për zgjedhjen përmes shortit të anëtarëve. Neni përkatës kërkon përzgjedhjen brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese të 11 gushtit”, tha Nishani.

Sipas tij, ka një shqetësim serioz sepse neni 149 i Kushtetuës përcakton në pikën 5 të tij kriteret për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short sipas ligjit përkatës, por ndërkohë ligji nuk është miratuar ende nga Kuvendi.

“Pra, ndodhemi në një situatë ku Kushtetuta na kërkon zgjedhjet brenda 5 ditëve dhe po Kushtetuta kërkon përcaktimin e kritereve nga ligji, ndërkohë që nuk e kemi një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo më vendos në një situatë kontradiktore”, tha Nishani para gazetarëve.

Ai deklaroi gjithashtu se ka vendosur një kontakt zyrtar me Kuvendin, të cilit i ka bërë me dije këtë përplasje dhe se pret të konsultohet të martën me përfaqësues të grupeve parlamentare.

“Kam një korrespondencë në kontekstin administrativ me Kuvendin dhe ftoj për një takim konsultativ përfaqësues nga grupet parlamentare ditën e martë të javës që vjen”, shtoi Nishani.

Ndërkaq, Presidenti e quajti një garanci të madhe faktin që votimi i ndryshimeve konsensuale ishte miratuar me konsensus të plotë.

Filed Under: Komente Tagged With: Garancii per ndryshime, konsensusi, Kushettuse, presidenti Nishani

Presidenti Nishani pritet përzemërsisht në Vuthaj të Malit të Zi, në tubimin tradicional

August 2, 2016 by dgreca

Nishani pritet përzemërsisht në Vuthaj të Malit të Zi, në tubimin tradicional

Presidenti i Republikës Bujar Nishani mori pjesë në tubimin tradicional shumëvjeçar popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016” që u mbajt në Vuthaj, në Mal të Zi me një pjesëmarrje masive nga shqiptarë të ardhur nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe mbarë trojet e banuara nga bashkëkombasit tanë në Ballkan, diaspora madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Australia e largët.

2Prania e Presidentit Nishani u përshëndet përzemërsisht nga organizatorët si dhe nga banorët e shumtë, të cilët e mikpritën vëllazërisht duke qenë kjo vizita e parë e një Kreu të Shtetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Gjatë tubimit Presidenti Nishani dhe të pranishmit ndoqën me ëndje koncertin festiv me artistë të ndryshëm, një ekspozitë me piktura, dhe më pas u zhvilluan garat popullore dhe tradicionale të tërheqjes së litarit, hedhjes së gurëve, garës me kuaj, etj.

Presidenti Nishani në festën e këtij viti, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “’Një komb matet me njerëzit e tij të shquar’, – ka shkruar shkrimtari i shquar me origjinë shqiptare Ernesto Sabato.

Edhe krahina e Plavës dhe Gucisë, krahinë të lirisë do ta quaja unë, ka shumë personalitete të shquar më të cilët krenohet jo vetëm Plava e Gucia, por edhe historia dhe kultura kombëtare.

Me shpirt luftarak dhe me këtë vetëdije lirie të trashëguar brez pas brezi, bijtë e bijat e Plavës dhe Gucisë, dhe të zonave për rreth, u rezistuan shekujve, duke ruajtur gjuhën, traditat, virtytet e larta njerëzorë të besës e mikpritjes, mitet, folklorin e legjendat që janë dhe mbeten një pasuri që ka mahnitur edhe udhëtarët e huaj dhe këdo që ka përshkruar këto vise.

3Është kjo traditë e ky shpirt i pasur që reflektohet në veprat e akademikëve, shkrimtarëve dhe artistëve të mëdhenj që kjo krahinë i ka dhënë kombit shqiptar, si: Esat Nokshiqi, Jashar Rexhepagiqi, Hasan Mekuli, Rexho Mulliqi, Rexhep Ferri, Ali Ahmeti, Rexhep Qosja, Isuf Dedushaj, Isa Qosja, Isuf Ulaj, Xhevdet Ferri, Zake Prelvukaj, Mimoza Ahmetaj, dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë kontribuar me penë e me mendje për të ruajtur traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Me dhjetëra e dhjetëra profesorë universitarë, studiues, politikanë, ushtarakë, aktorë, muzikantë, sportistë, mjekë, biznesmenë të shquar, profesionistë të zotë të të gjitha fushave, i kanë dhënë emër jo vetëm kësaj krahine, me intelektin, talentin, punën, përkushtimin dhe humanizmin, vlera që i kanë dëshmuar edhe në kohët më të vështira për kombin tonë. Burra e gra të kësaj zone që zënë një vend nderi në panteonin e vetëdijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Një mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata, të cilët e skalitën këtë panteon me dijen, mundin, gjakun dhe jetën e tyre, nga dashuria e madhe për lirinë, për flamurin dhe identitetin kombëtar, me përpjekjet shekullore për çlirim e përparim, me kurajën e jashtëzakonshme të sakrificës, solidaritetit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Burra e gra të kësaj zone që emrin e shqiptarit po e vendosin në piedestalet e nderit jo vetëm në trojet shqiptare në Ballkan, por edhe në Evropë, Amerikë, Australi dhe çdo cep të botës ku jetojnë dhe punojnë.

4

Prandaj përfitoj nga rasti që të thërras me dinjiteti dhe krenari: jam shqiptar!”

Në fjalën e mbajtur në Vuthaj, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh gjithashtu se: “Ne shqiptarët, si komb, më në fund në këtë fillim shekulli kemi filluar t’i shijojmë dhe gëzojmë hapësirat e lirisë dhe po punojmë çdo që ato të jenë sa më të mëdha për të gjithë ne, si dhe për rajonin dhe më gjerë.

Shqipëria tashmë është demokratizuar, është anëtarë e NATO-s dhe në rrugë të mbarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe po përparon me shpejtësi dhe e sigurt drejt integrimeve euro-atlantike.

Shqiptarët në Maqedoni janë faktor paqeje dhe stabiliteti i Maqedonisë dhe rajonit. Vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë po ruajnë me shumë forcë dhe çdo ditë e më shumë po arrijnë të drejtat e tyre, edhe pse më shumë vështirësi. Shqiptarët në Mal të Zi, janë kontribuesit kryesorë për pavarësinë e Malit të Zi dhe sot çdo ditë e më shumë po i arrijnë të drejtat e tyre që i meritojnë dhe ju takojnë edhe me kushtetutën e Malit të Zi.”

Presidenti Nishani nënvizoi se: “Fati i kombit tonë ka bërë që të jetojmë të ndarë në 5-6 shtete në Ballkan. Sot, të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trojet e veta në rajon, pa marrë parasysh ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Mal të Zi, e kanë një qëllim dhe një rrugë, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Sot shqiptarët janë modeli i bashkëjetesës dhe harmonisë. Le të ndërtojmë të gjithë së bashku një rajon të vlerave, një rajon me human, ku qytetarët jetojnë në paqe e në harmoni me njëri-tjetrin, një rajon ku s’ka vend për urrejtje dhe padurim ndaj tjetrit, një rajon ku respekti dhe mirëkuptimi të jenë vlera të qytetarisë evropiane.

Hapësirat e reja te lirisë, paqja dhe mirëkuptimi në rajon, respektimi i vlerave të gjithsecilit, ndërtimi i rrugëve dhe mundësia e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, njohja nga afër dhe bashkëpunimi në mes të të gjitha kombeve në rajon, largimi i urrejtjes dhe paragjykimeve për njëri-tjetrin do ta bëjnë rajonin tonë me të qetë, me të sigurt dhe me të zhvilluar dhe për këtë shqiptarët janë në pararojë. Shqipëria dhe kombi shqiptar në përgjithësi e ka zgjedhur me kohë këtë drejtim.”

4

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mali i Zi, presidenti Nishani, Vuthaj

Presidenti Nishani dekreton ndryshimet në Kushtetutë

July 26, 2016 by dgreca

TIRANË, 26 Korrik/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi të martën paketën e ndryshimeve kushtetuese, e miratuar me konsensus më 22 korrik në parlament.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, citohet dekreti me nr. 9706.
Në orët e para të ditës së premte, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votë unanime (140) paketën e ndryshimeve kushtetuese, mbi të cilën do të reformohet sistemi i drejtësisë.

Reforma parashikon ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë, me qëllim rritjen e profesionalizmit, të efikasitetit dhe parandalimit të korrupsionit.

Filed Under: Komente Tagged With: dekreton, ndryshimet Kushtetuse, presidenti Nishani

Presidenti Nishani çmon bartësit e polifonisë labe

July 14, 2016 by dgreca

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, çmoi dje gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit bartësit e polifonisë labe. Në praninë e Kryetarit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, autoriteteve vendore si dhe anëtarëve të grupeve polifonike të rrethit të Vlorës, Presidenti Nishani vlerësoi Artur Dhamon me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për rolin e tij si udhëheqës artistik i Ansamblit Folklorik ‘Çipini’ dhe Ansamblit ‘Labëria’, Vlorë, si hulumtues dhe organizator i përkushtuar për inkurajimin e talenteve të reja në fushën e trashëgimisë kulturore të trevave jugore”; Fatosh Likojn me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Këngëtar i spikatur i isopolifonisë shqiptare, interpretues brilant dhe organizator i grupit të Dukatit, si dhe përfaqësues tipik i zonës së Dukatit në krahinën e Labërisë”; Nikolin Likajn me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për rolin e tij si përcjellës i traditës folklorike të grupit ‘Violinat e Lapardhasë’ në Lumin e Vlorës, i shquar për nivelin e tij të lartë të interpretimit të zërit të dytë”.

52Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu Arap Çeloleskajn (pas vdekjes) me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Si një përçues i denjë i traditës folklorike të Labërisë, nëpërmjet interpretimit virtuoz të këngës dhe valles së rëndë burrërore vranishtiote”, Kristo Çipën me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Si një organizator i palodhur i grupeve tradicionale të bregdetit të Himarës. Krijues i suksesshëm dhe interpretues i veçantë, mbrujtur në djepin e këngës piluriote”; Leni Mërkurin (Veron) me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Si përcjellëse e denjë e trashëgimisë folklorike labe, nëpërmjet interpretimit brilant të këngës piluriote, dhe nxjerrjes në pah të zërit të tretë në këngën polifonike”: Hyso Xhaferajn me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Përçues i spikatur i trashëgimisë folklorike të Kurveleshit të poshtëm, në krahinën e Labërisë. Lëvrues virtuoz i isopolifonisë shqiptare në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare”; Vendim Zykajn me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Këngëtar i njohur i isopolifonisë labe, interpretues virtuoz i lirikave popullore. Lëvrues i suksesshëm i traditës folklorike të zonës së Lumit të Vlorës, në skenat kombëtare e ndërkombëtare duke përfaqësuar denjësisht Ansamblin ‘Çipini”.

117Kreu i Shtetit pasi uroi mirëseardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës, shprehu kënaqësinë personale, vlerësimin dhe privilegjin që sot nderohen përmes pranisë, por dhe përmes vlerësimit shtetëror bartësit më virtuozë të këngës popullore të krahinës së Vlorës: “të kësaj treve, e cila identifikohet me zemrën e Labërisë e që zë një vend të veçantë në historinë e Atdheut dhe kombit tonë.”

“Sa herë që përmendet Vlora, në mënyrë tejet instiktive secili shqiptar nga jugu deri në veri, e lidh këtë qytet me kontributin e jashtëzakonshëm historik dhe kombëtar që ka dhënë përgjatë shekujve, veçanërisht me shpalljen e Pavarësisë dhe themelimin e shtetit tonë nga Ismail Qemali me bashkëpunëtorët e tij në qytetin tuaj. Mirëpo lavdia e merituar e paraardhësve tuaj në të kaluarën e afërt e të largët në një farë menyre nuk e ka lënë të dalë edhe aq në pah një tjetër xhevahir i çmuar e fort i rrallë, atë oqean të paanë të asaj krijimtarie të mrekullueshme, që përbën një nga thesaret më të shtrenjta të kulturës tonë, folklorin. Si rrallë në ndonjë trevë tjetër të hapësirës gjeografike të kombit tonë, në Labëri hasen disa nga perlat më të ndritura të kulturës popullore shqiptare, të cilat janë përfshirë përgjithnjë duke zënë vend me plot meritë në panteonin e vlerave tona shpirtërore kombëtare. Është e natyrshme që në ballë të këtyre vlerave të qëndrojë ajo që ka qenë më e dashura melodi në jetën labe: polifonia magjike, arti mbresëlënës që ka mahnitur në çdo kohë vizitorët e huaj dhe shtegtarë në këto vise në shekuj duke admiruar gojëhapur polifoninë, këtë ‘Zonjë të Rëndë’ të kulturës botërore dhe të folklorit tonë, që sipas studimeve, është shfaqur në sferën e spektaklit muzikor qysh në lashtësinë e njerëzimit, shumë përpara korit antik grek. Ajo ka ardhur deri në bashkëkohësi si një dukuri tipike shqiptare që ka ngazëllyer me miliona spektatorë me fat, të cilët e kanë dëgjuar dhe shijuar me gjithë shpirt gjithandej ku është kënduar me një mjeshtëri të pagabueshme e të patjetërsueshme nga dhjetëra breza këngëtarësh, që e kanë përpunuar dhe pasuruar atë më tej ndër shekuj. Kënga popullore e ka shoqëruar labin në çdo hap të jetës së tij që nga belbëzimi i parë i foshnjës e deri në largimin nga kjo botë. Ajo ka qenë bashkudhëtarja e pandashme e lebërve në gëzime e hidhërime, nëpër vaje e nëpër dasma, në luftë e në kohë paqeje.” – theksoi Presidenti Nishani në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni.

213“Në lëndinat e praruara apo edhe gërxhet hijerënda të Kurveleshit apo të Mesaplikut, kudo ku gjallon e pulson jeta labërore, ndihen menjëherë në ajër tonet e ëmbla të fyellit të pasuar nga isoja e bardit të maleve tona. Të tubuar në grupe të vogla apo të mëdha, baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tuaj fisnikë i mbytnin brengat e tyre në oazin tërheqës dhe ngushëllues të këngëve të tyre, të cilat me motivet e veta zaptonin një hapësirë gati të pakufishme që luhatej dhe shtrihej nga ngjarjet e përditshme të shtëpive e familjeve të tyre dhe deri te hallet e dertet e gëzimet e të afërmve, kudo ku ata gjendeshin. Në këngën polifonike të Jugut, isoja, pavarësisht se nuk ka fjalë, nuk është vetëm një formë ekzekutimi, por bën pjesë në përmbajtjen e këngës. Kënga polifonike e jugut nuk mund të ekzistojë veçse e rrethuar prej isos. Madje, kjo murmurimë kolektive, është ndoshta nganjëherë edhe më e rëndësishme se vetë kënga. Është elementi në të cilin noton kënga. Në qoftë se isoja ndërpritet, kjo do të thotë se kënga ndërpritet. Por, isoja është mbështetje, aprovim, unanimitet. Me anë të isos, populli jep këngës të drejtën për të vazhduar. Me ndërprerjen e saj, ia heq atë të drejtë. Kur ne i përulemi këtij monumenti të prekshëm të mendjes sonë, jemi të vetëdijshëm se Labëria dhe kënga e saj polifonike pulsojnë fuqishëm në atmosferën e kulturës dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare. Në dasmën labe apo në vajet e fuqishme që pasonin vdekjet, kjo simbiozë e ndjenjave të bijve dhe bijave nxirrte diamante të reja poetike, që të bashkuara në xhevahiret e tingujve krijonin atë ngrehinë madhështore që u titullua bindshëm si kënga e popullit. Në një rast të tillë si ky i sotmi kujtimet vërshojnë vetvetiu duke na çuar sidomos tek ato që bleruan traditën e trevës suaj. Në arealin vlonjat ka pasur disa ansamble njerëzish plot vitalitet që në rrjedhën e shekullit XX u mishëruan në krye të kësaj tradite si Grupi i Vranishtit, ai i Çipinit, i Dukatit, i Pilurit, mjaft të spikatur e ku u mbajt i pashuar zjarri romantik i lirizmit të gurrës folklorike. Në disa prej momenteve më thelbësore të jetëve tona, këto grupe kanë ekspozuar një larmi aq mbresëlënëse të këngës popullore sa kanë magjepsur një komb të tërë që është drithëruar prej tyre dhe ju besoj se jeni dëshmitarët e kësaj. Ata i kanë dhuruar vendit që u përkasin gjithë larushinë e tingujve të maleve vezullues të Lumit të Vlorës ku lindën apo bukurinë e pafre të gjirit të Vlorës dhe të Bregut të Himarës duke u gdhendur dhe bërë pjesë përjetësisht në kujtesën e mbarë popullit dhe kombit shqiptar.” – vijoi me tej Kreu i Shtetit.

312“Unë kam besimin e plotë e të palëkundur në ndërgjegjen time se edhe në epokën e tanishme të globalizmit të gjithanshëm e të gjithçkaje, ku dikush edhe mund të rendtë drejt përfitimit, kënga popullore do të vijojë të jetojë e pacenuar nga asnjë rrezik duke vrapuar në dimensionin e saj drejt horizonteve të reja rinore, sepse e tillë, e re, mbetet ajo me freskinë që na përcjell gjithmonë në çdo çast kur dëgjohet dhe shijohet si një ‘mbretëreshë’ e muzikës. Dëshiroj t’i mbyll këto fjalë zemre me një mirënjohje të pakufi e thellësisht të sinqertë për të gjithë ata që i ndenjën përherë pranë kësaj mbretëreshe dhe e kultivuan dashurinë ndaj saj me një vrull e këmbëngulje të paepur. Dhe sidomos juve, bartësve të saj nga Vlora dhe Labëria që për dekada sakrifikuat çdo punë tuajën për ta sjellë në piedestal ‘mbretëreshën’, me hiret e saj më fisnike që u lartësojnë ju dhe mbarë popullin shqiptar. Suksese të mëtejshme në artin tuaj kaq njerëzor e aq të vyer për të gjithë ne! Ju këndoftë shpirti dhe mos ju pushoftë goja për jetë të jetëve!” – përfundoi fjalën e tij Kreu i shtetit shqiptar.

Në mbyllje të ceremonisë Presidenti Nishani së bashku me të pranishmit ndoqën një koncert të pasur artistik me këngë të interpretuara mjeshtërisht nga pjesëtarët e grupeve polifonike labe.

Filed Under: Kulture Tagged With: çmon bartësit, e polifonisë labe, presidenti Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT