• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DERVISH LUZHA, NDER I KOMBIT(PAS VDEKJES)

October 30, 2016 by dgreca

1-d-lushaPresidenti Nishani vlerëson atdhetarin, humanistin dhe klerikun Rexhep Tarçuk Balaj (Dervishi i Luzhës) (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”/1nishaniNe Foto: 29 tetor 2016-Luzhë, Tropojë/1-ok-nishaniPresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani çmoi gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në Tyrben e fshatit Luzhë të Bashkisë së Bajram Currit (Tropojë), Rexhep Tarçuk Balajn (Dervishin e Luzhës) (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim e nderim të veprimtarisë së tij të çmuar atdhetare si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe në veçanti, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si klerik i shquar, bamirës zemërgjerë dhe edukues, duke mëkuar plot durim e përkushtim me vlerat e virtytet më të spikatura kombëtare banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës e më gjerë”.1-deputetja

Titulli i Lartë iu dorëzua mbesës së Dervishit të Luzhës, Aishe Balaj, në prani të Kryetarit të Bashkisë së Bajram Currit, Kryetarit të Qarkut, Kryetarit të Shoqatës Tropoja, drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe vendore, deputetëve, klerikëve, përfaqësuesve të medias e studiues si dhe qytetarëve të Tropojës e bashkëkombasve nga viset shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi.1-ok-predid

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kreu i Shtetit u shpreh: “Për mua si President i Republikës është kënaqësi e posaçme, që në të gjitha vizitat e ardhjet e mia pothuajse të përvitshme në Tropojë e në Malësinë e Gjakovës, kam pasur nderin që në emër të Institucionit që drejtoj, të vlerësoj disa nga figurat emblematike që ka nxjerrë treva juaj, por të cilët qëndrojnë denjësisht në Panteonin e Kombit, të paktën që nga fillimet e Rilindjes Kombëtare, në vitet `30-të të shekullit të 19-të e deri më sot. Në hartën arbërore rrallë mund të haset ndonjë një trevë tjetër si Malësia e Gjakovës me Tropojën si yll polar, që t`i ketë dhënë historisë dhe kombit emra aq të mëdhenj të të gjitha fushave të historisë, artit, shkencës, besnikërisë dhe besimit fetar, por mbi të gjitha, të atdhedashurisë dhe patriotizmit. Jo vetëm këtu në Tropojë, por edhe në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tiranë, edhe në Amerikë para pak javësh, kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin të nderoj me tituj të lartë të shtetit shqiptar një pjesë të elitës më të shquar atdhetare e intelektuale të lindur në këtë trevë me bukuri hyjnore, por që i përkasin të gjithë kombit dhe janë krenari e tij. Para dy vjetësh në qytetin fisnik të Bajram Currit, një poet i shquar, me të cilin ju krenoheni, Hamit Aliaj, që e vlerësova me Titullin “Mjeshtër i Madh”, në fjalën e tij falënderuese vuri në dukje se: ‘Tropoja është një abetare e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, një bibël e shqiptarëve që duhet ta lexojë secili’.

Fati i zymtë historik na ka detyruar që shumë përmendore të heronjve dhe figurave tona të shquara të historisë tonë t`i kemi me armë në dorë. Po unë do të thoja se nëse mund t`i ngrihej një përmendore poezisë, atë e meriton Tropoja, se nëse mund t`i ngrihej një përmendore këngës, e meriton Tropoja, se nëse mund t`i ngrihej një përmendore valles, atë e meriton ‘Kërcimi Tropojan’ që tashmë gëzon me plot të drejtë statusin e valles kombëtare, kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë, në trevat shqiptare e në mbarë diasporën tonë. Por, ka edhe një lloj përmendoreje tjetër, si kjo e këtij burri të madh, ikonë e besimit popullor, Rexhep Tarçukut, i njohur kudo si Dervishi i Luzhës. Në dorë mban me dinjitet shkopin e udhëtarit, simbolin e lashtë të shpëtimtarit dhe udhërrëfyesit sipas gjithë librave të shenjtë. Shkopi i udhëtarit të palodhur e prijësit të shenjtë që simbolizon udhën hyjnore drejt Zotit, drejt vlerave më të mira njerëzore dhe fetare. Kam qenë edhe herë të tjera këtu tek Tyrbja e Dervishit të Luzhës, te ky monument kulture i admirueshëm, si një vizitor e si qytetar i thjeshtë. Nga çfarë kam dëgjuar dhe lexuar për këtë burrë të madh, i shenjtëruar nga besimi popullor, mund të them se në të dyja jetët e tij: në atë tokësore e atë hyjnore, vazhdon të mbetet njeriu më emblematik dhe më enigmatik i shekullit të `20-të në mendësinë e popullit të kësaj treve e më gjerë.”

Në vijim të fjalës së tij, Presidenti Nishani kujtoi kryengritjet për liri dhe pavarësi të kësaj zone: “Tropoja dhe në tërësi zona e Malësisë së Gjakovës gjithmonë është shquar si vendlindja, streha dhe vatra mbështetëse e kryengritjeve shqiptare për liri e pavarësi. Le të mos harrojmë, por të përulemi me respekt dhe nderim të thellë para heronjve kombëtarë: Bajram Curri, Haxhi Zeka, Mic Sokoli apo deri në ditët tona, Azem Hajdari, tribuni ynë modern i demokracisë, i cili veç të tjerash, kontribuoi në ngritjen e kësaj tyrbeje të shenjtë. Le të nderojmë me mirënjohje jetën dhe veprën madhore të të gjithë heronjve të kombit shqiptar, të cilët lindën, u rritën dhe u mëkuan me atdhedashuri pikërisht në këtë trevë!

Ati i Shenjtë, Papa Françesku gjatë vizitës së Tij historike në Shqipëri në shtator të vitit 2014, vuri në dukje dhe theksoi se: “…populli i Shqipërisë, i cili në sajë të forcës dhe rezistencës së tij në kohë vuajtjesh si dhe të gjallërisë rinore, përfaqëson një pasuri për mbarë kontinentin evropian”. Themi po dhe jemi krenar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë dhe angazhohemi që ta ruajmë dhe ta pasurojmë këtë trashëgimi. Duke pasur këtë parasysh, si dhe aspiratën tonë për t’iu bashkëngjitur familjes së madhe evropiane, më lejoni të nënvizoj edhe njëherë absurditetin dhe çmendurinë e sistemit të kaluar diktatorial të atij komunist, që padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare, jo vetëm u përpoq të mbyllte kisha e xhamia e teqe, por arriti deri aty sa të na shpallte të vetmin vend ateist në botë.

Si President i Republikës, si baba, si bashkëshort, si bir, por dhe si qytetar ndihem i nderuar që të jem në Tropojën e legjendave shqiptare, Tropojën e bujarisë, trimërisë, atdhedashurisë e besnikërisë, në Tropojën e demokracisë! Është shkruar dhe folur shumë për Rexhep Tarçukun – Dervishin e Luzhës, por kemi dëgjuar edhe për Rexhep Belin, mikun dhe bashkëudhëtarin e tij. Veç tyre, Tropoja ka nxjerrë edhe një elitë të tërë njerëzish të devotshëm besimtarë e prijës të besimit, të cilët tropojanët i quajnë me emrin e përbashkët: ‘Baballarët e Shkëlzenit’. Jo rastësisht tyrbet e tyre, të gjitha janë ndërtuar në vende prej ku syri i lirë mund të dallojë malin hijerëndë e kreshtathinjur të Shkëlzenit. Ky mal ka qenë ngahera i adhuruar në mendësinë dhe besimin popullor shqiptar prej shekujsh, që së bashku me Tomorrin dhe Sari Salltikun në Krujë përbëjnë Trininë e shenjtë të maleve dhe tempujve natyrorë shqiptarë. Një pjesë e jetës dhe e personalitetit të njerëzve fisnikë e hyjnorë si Dervishi i Luzhës përherë mbetet e pashpjegueshme, një mister ende i pazbuluar për jetën tonë tokësore. Por, lirisht për të mund të thuhet, se para se gjithash, ai ishte një atdhetar mbi gjithçka. Ndoshta ka qenë luftëtari më i çuditshëm e më i efektshëm i Luftës së Dytë Botërore, një luftëtar i paarmatosur, por i pajisur më së miri me forcën hyjnore të besimit të palëkundur. Gjithkund me tri simbolet që nuk i ndau kurrë nga vetja në jetën e tij tokësore: kazmën për punë, lahutën për këngë dhe teberin (shpatën) e tij të shenjtë, e cila nuk simbolizonte vetëm armën, por diçka tjetër të shenjtë që lidhej me tarikatin ku ai bënte pjesë. Përveç bamirësive të panumërta shëruese, të cilat i përmendin edhe sot e kësaj dite bashkëkohësit e tij, veç cilësisë hyjnore të parashikuesit e sa e sa të tjera, Dervishi i Luzhës kishte një meritë tjetër të madhe që i duhet e i shërben çdo kohë njerëzimit: Mbajtjen gjallë të shpresës e besimit. Ai jetoi në vendin ideal por, në kohën e të keqes së madhe, në Shqipërinë tonë që komunizmi pa din e pa imam e shpalli si vendi i vetëm ateist në botë, në vendin ku Zoti u përpoq të zëvendësohej me diktaturën e pashpirt dhe partinë moniste, në kohën kur besimi në Zot ndalohej së praktikuari dhe dënohej egërsisht. Në këtë vendin tonë të dashur e në atë kohë të mallkuar, Dervishi i Luzhës u kthye dhe u shndërrua në një dritë të pashuar dhe besimi plot shpresë. Tyrbja ku prehet trupi i tij, është sot vend i shenjtë peligrinazhi për shqiptarët e të gjitha trojeve, brenda e jashtë kufijve shtetërorë, për bashkëatdhetarët tanë të të gjitha besimeve. Sikurse në jetën e tij tokësore, edhe në jetën e përtejme, Rexhep Tarçuku, Dervishi i Luzhës, mbetet një shembull dhe faktor i madh bashkimi i shqiptarëve të të gjitha besimeve dhe origjinave. Pra ai përfaqëson simbolin e asaj vlere të madhe, e atij margaritari që karakterizon kombin tonë në qytetërimin e sotëm botëror të bashkëjetesës dhe respektit të të gjitha besimeve fetare. Luzha, ky fshat me bukuri të rralla është dhe do të jetë krenare me këtë njeri hyjnor që lindi dhe e mbajti në gjirin e vet, në tokën e saj të bekuar. Për të gjitha këto arsye, por i bindur se Dervishi i Luzhës po na vëzhgon, ruan, përkujdeset dhe bekon nga atje lart, duke na ndriçuar plot dashuri dhe mirëdashje rrugëtimin tonë kombëtar, sot, në cilësinë e Kreut të Shtetit, me shumë thjeshtësi dhe përunjësi, po i akordoj Titullin e lartë sa fisnik, aq edhe domethënës: ‘Nder i Kombit’. I bekuar nga Zoti, qoftë Ai përjetë në jetën e përtejme! E bekuar qoftë toka që e lindi dhe e rriti!” – tha në përfundim të fjalës Kreu i Shtetit shqiptar.

Filed Under: Politike Tagged With: Dervish Luzha, nder I Kombit, presidenti Nishani

Nishani, medalje” Martire te Demokracise”per 82 “viktimat” e Mehmet Shehut

October 23, 2016 by dgreca

NEBIL ÇIKA: DEKORIMI QË NUK MJAFTON*/

1-salle-divjake
 Divjake : Nderohen 82 martire te pushkatuar pa gjygj me 21 tetor 1943 – ne Matjan te rrethit te Lushnjes/
1-lapidari-i-viktim-div
*Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani ka akorduar Dekoraten ” Martire te Demokracise” per 82 te vraret pa gjyq me 21 tetor 1943 ne Matjan te Lushnjes,me propozim te shoqates se te perndjekurve politik dhe te Partise Demokratike dega Lushnje/
Nga Lushnja Beqir SINA/
DIVJAKE : -Dje, ne Divjake, shkruajn pjesemarresit ne rrjetin social facebook, eshte zhvilluar  nje ceremoni perkujtimore me rastin e dekorimit te 82 te vrareve pa gjyq me 21 tetor 1943 ne Matjan te Lushnjes,.
Ata jane dekoruar me titullin ” MARTIRE TE DEMOKRACISE” nga presidenti i republikes Z Bujar Nishani, ne nje ceremoni perkujtimore, duke iu dhene me kete rast edhe nje respekt, vleresim dhe mirenjohje per keta nacionalist .
 “Nje rrespekt i vonuar pas 26 vitesh post komunizem per kete ngjarje me te madhen dramatike ne Shqiperi . Ne asnje vend tjeter gjate viteve te rregjimit moster, nuk ka ndodhur te jene pushkatuar 94 njerez te pafajshem ne nje dite” shkruan ne statusin e tij ne facebook, ish deputeti i PD nga kjo zone Myslim Murizi .
I cili, me pas komenton kete date te shenuar duke thene se :”
Keta jane 82 martire te pushkatuar pa gjygj me 21 tetor 1943 nga brigada gjakatare e kriminelit mehmet shehut ne Matjan te rrethit te Lushnjes. Sot presidenti i republikes Z Bujar Nishani i ka akorduar Dekoraten ” Martire te Demokracise” me propozim te shoqates se te perndjekurve politik dhe te Partise Demokratike dega Lushnje. Neser me date 21 tetor ora 11 nen kujdesin e drejtuesve te shoqates dhe PD dega Lushnje organizohet nje takim ne pallatin e kultures Divjake me familjare e te aferm te VIKTIMAVE ne shenje rrespekti per keta MARTIRE me rastin e 73 vjetorit te renies se tyre. Pas 26 vitesh post komunizem eshte hera e pare qe publikohet lista origjinale me te gjithe emrat e mare nga arshiva e Shtetit.”
Gjithashtu , z.Artur Roshi ,kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar mori pjesë në cermoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikes ,të 82 martirëve nacionalistë të pushkatuar pa gjyq më 21 Tetor 1943 në Matjan të Lushnjës nga brigada partizane e Mehmet Shehut.- te cilet jane dekoruar nga Presidenti i Republikes z Bujar Nishani si Martiret Nacionaliste duke mare titullin “Martirë të Demokracisë”.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar,  shoqërohej ne kete ceremoni edhe nga n/kryetari i PBKD-së z.Besnik Troplini.Në këtë cermoni merrnin pjesë kryetari i shoqatës të ish të përndjekurve politikë antikomunistë z.Simon Mirakaj ,kryetari i PD së Lushnjës z.Myslim Murrizi,historiani i të vërtetës z.Uran Butka, analisti z.Reshat Kripa,ish ministri i drejtesise z.Enkelejd Alibeaj,dhe gazetari z.Nebil Çika.
Foto nga veprimatria e organizuar ne Divjake/

14690959_986964694783431_6450952390670046894_n.jpg

14708123_10206786716010080_1426125327246123036_n.jpg

14713748_986965508116683_1963360471981900904_n.jpg

14716349_986965054783395_7380523011113021982_n (1).jpg

14716349_986965054783395_7380523011113021982_n.jpg

14718730_986965094783391_4712994139833074292_n.jpg

14729341_10206786717330113_9047577370062157067_n.jpg

****

DEKORIMI QË NUK MJAFTON

Nga Nebil Çika/*

1-lapidari-i-viktim-div

Si sot 73 vjet më parë në Shqipëri ka ndodhur krimi  me i madhe e luftës civile në Shqipëri  e njohur si  “Masakra e Matjanit”  ku ne zonën e Divjakë ne rrethin e Lushnjës   u  vranë pa gjyq 91 djem të rinj pjesëtarë te Ballit Kombëtar  nga kjo zonë. Sot presidenti Nishani  dekoroi 82 prej tyre me  medaljen Martiri Demokracisë  pasi 8 prej tyre  janë ende te pa identifikuar me emër e mbiemër . Masakra është vepër kriminale e Brigadës së Parë komuniste te drejtuar nga Mehmet Shehu, Dushan Mugosha e tuk Jakova . Ky krim është pranuar  zyrtarisht edhe nga  vete Shehu qe sigurisht nuk u pendua kurrë për të. Masakra e Matjanit dhe martiret e sajë njihen pak në Shqipëri për  shkak te mbajtjes së mbuluar nga historiografia shqiptare e këtij krimi kundër njerëzimit por edhe injorimit  qe politika i ka bërë  maskues dhe martireve te saje. Është sigurisht e turpshme qe u deshën 28 vjet demokraci që dikush te kujtohej e ti nderonte këta martirë  me një medalje te respektuar por qe sigurisht nuk mjafton .

Masakra e Matjanit është me shume se një krim kundër njerëzimit ajo është një prove  me e madhja e me e qarta për atë çka ndodhur në  luftën e dyte botërore  dhe me pas ne Shqipërinë  komuniste .   Ata e mbrojnë  e justifikojnë ende  krimet e komunizmit shqiptar  kane një argument  qe lidhet drejtpërdrejtë me ketë masakër komuniste . Ata  thonë se komunistët bënë  “lufte çlirimtare”. A mund te quhet  “lufte çlirimtare” vrasja  e 91 djemve te rinj  vetëm e veten se  kishin bindje politike te kundërta me ta ?!

Mjafton vetëm ky krim për te  kuptuar e pranuar se komunistët  kishin si qellim gjithçka  perverse çlirimin e atdheut  gje qe tashme është e vërtetuar plotësisht . Kjo është arsyeja pse kjo masakër ngeli jashtë vëmendjes së politikes dhe historisë për 25 vjet , ajo është prova dhe argumenti  i pa kundërshtueshëm  qe rrëzon pretendimin e luftës çlirimtare  te forcave komuniste partizanëve justifikimin e fundit dhe te vetëm te  diktaturës komuniste . Partizanët  ishin terroriste qe vrisnin shqiptare  dhe kishin qellim vetëm pushtetin politikë . Edhe vet  Mehmet Shehu  ne raportin drejtuar shtabit te përgjithshëm  e cilëson ( sigurisht për mirë) si terror këtë masakrim te shqiptarëve nga shqiptarët . Implikimi direkt ne krim i zëvendës- komisarit te  brigadës se pare  se pare komuniste  Dushan Mugosha  e bën edhe me te pa mundur pretendimin për lufte çlirimtare  te komunisteve. A mund te jete çlirimtare një ushtri qe vret shqiptaret me urdhër te një serbi ne krye te saje ?! Un mendoj qe jo !

Por “Matjani” është vetëm njeri  krimeve  te luftës të komunisteve , masakra te tjera si  ajo e Gjormit ,Shipkës , Libohovës , Starovës ,Tiranës  Mirditës , Buzëmadhes , Dibrës . Tivarit  etje janë te gjitha  prova te krimeve kundër njerëzimit  dhe natyrës terroriste te ushtrisë partizane shqiptare . Përkujtimi i këtyre ngjarjeve dhe nderimi i viktimave nga  Presidenti i Republikës  është  zyrtarisht një njohje  de jure nga shteti shqiptar i terrorit  dhe krimeve kundër njerëzimit  te ushtrisë komuniste partizane ne L2B. Ne këto kushte  shteti shqiptar duhet te mare një vendim: të zgjedhë me ke di jetë midis viktimave dhe terroristëve , me të dy palët  nuk  mund te vazhdohet më . Ne se dekoron 82 martirë te maskues se kryer nga brigada e pare partizane  nuk mundet te nderosh e te dekorosh qofte edhe një partizan te thjeshte të sajë pasi ne një mënyre apo tjetrën edhe ai ka qene pjesëmarrës krim .

Këta qe Presidenti  i beri sot martir janë viktimat e  krimeve te kryera nga  brigadat partizane . Por ndërkohë që me këtë veprim i quan brigadat  partizane terroristë, që na kane vrarë “martiret e demokracisë”  rezidenca e tij në Tiranë quhet  Pallati i Brigadave e thënë ndryshe pallati i terroristeve dhe kriminelëve .  Ka  bythe ku te rrije kjo logjike e praktikë e shtetit shqiptar . Shqipëria ne këto 25 vjet demokraci  ka realizuar një rekord historik  botëror : Është shteti  i vetëm ne bote qe nderon edhe xhelatin edhe viktimën.  Si ka mundësi te dekorosh e të nderosh sot,  pas gjithë asaj qe mësove për 82 viktimat e Lushnjës   , komunistet  apo partizanet autore krimesh?!   Presidenti  dhe shteti duhet te zgjedhin njërën pale ne se pretendojnë se janë ende demokrate .

Si krim  kundër njerëzimit  dhe krimi me i madh i luftës civile ne Shqipëri  Masakra e Matjanit  ka kërkuar dhe kërkon një vëmendje te veçante politike , juridike e historike . Brezave te rinj vazhdon tu mësohet  sot në shkolla që komunistët ishin çlirimtarë . Atyre nuk u thuhet asgjë  për  krimet e komunistëve por ne se ne librat e tyre ne do te botojmë ngjarje se kjo  sigurisht që askush nuk do te besojë me tek “çlirimi “ i tyre imagjinar apo propagandistikë .

Prandaj them që asnjë dekorim nuk mjafton po nuk u shoqërua me hap te tjerë, juridike e politikë kundër autoreve te tyre. Te dekorosh  partizanet komuniste shqiptar është një soj sikur  te nderosh  ISIS. A nuk  kryejnë te dy palët te njëjtat krime?!(kortezi”Minerva”)

14731125_986965534783347_5057553942811456963_n.jpg

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: "per 82 "viktimat", e Mehmet Shehut, medalje" Martire te Demokracise, presidenti Nishani

PRESIDENTI NISHANI KTHEN PLEHRAT NE PARLAMENT

October 14, 2016 by dgreca

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016/

D E K R E T/

PËR/

KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10463, DATË 22.09.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR./

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,/

D e k r e t o j/

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 9765

Tiranë, më 14.10.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”

Të nderuar deputetë,

Në seancën plenare të datës 22 Shtator 2016, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.

Përmes këtij ligji është rilejuar importi për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvëndësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme.

Sipas Dokumentave Parlamentarë, Relacioni dhe Raporti i projekt ligjit, aktualisht në Shqipëri operojnë disa industri, nevojat e të cilave për lëndë të parë siç mund të jenë mbetjet e listës së gjelbër, nuk përmbushen nga mbetjet e krijuara në vend kështu që është kërkesë e vazhdueshme dhe e pranuar që nga viti 2003 importi i këtyre mbetjeve në bazë të procedurave e rregullave të forta. Sipas propozuesve të ligjit, në rast se nuk lejohet riciklimi i mbetjeve, atëherë të gjitha industritë duhet të bazohen në shfrytëzimin ekstensiv të burimeve natyrore të lëndëve të para, duke çuar në shterimin e plotë dhe më të shpejtë të burimeve ekonomike. Si rezultat, kjo industri krijon biznese të reja si ato që lidhen me transportin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të ricikluara, si dhe kompani që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të prodhuara me material të ricikluar, duke u shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtim në të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Referuar Raportit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, thuhet se projekt-ligji është diskutuar në seancë dëgjimore me grupet e interesit të ricikluesve dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile, shoqata ambientalistësh e ekspertë të ndryshëm të mjedisit.

Në lidhje me sa më sipër, në ushtrim të funksioneve të përcaktuara në Kushtetutë, kam dëgjuar grupet e interesit të cilët e kundërshtonin ligjin e përcjellë për dekretim nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kam dëgjuar përfaqësuesit e shoqatave të ricikluesve. Nga ana tjetër kam kërkuar nga ana e Kuvendit dhe Ministrisë së Mjedisit, vlerësimet e ligjit nga ana e Qeverisë, grupeve të interesit, ekspertëve, institucioneve të tjera, të cilat janë marrë në konsideratë nga ana e Komisionit përkatës.

Gjithashtu, kam marrë në konsideratë iniciativën e 65 mijë zgjedhësve, të cilët në Nëntor të vitit 2011 paraqitën kërkesën për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 22 dhe të nenit 49 të ligjit 10 463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, e cila u pranua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.8, datë 08.03.2013 dhe mbi bazën e të cilës vendosa dhe datën e zhvillimit të Referendumit, me Dekretin nr.8093, datë 08.04.2013.

Ky referendum nuk u zhvillua, pasi Ligji 156/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.09.2011” Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” “, shfuqizoi pikërisht dispozitat që ishin dhe objekt i referendumit, dhe si rezultat Dekretit nr.8093, datë 10.4.2013 “Për caktimin e datës për referendum të përgjithshëm” i pushoi fuqia.

Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë, në respektim të kuadrit ligjor ndërkombëtar të detyrueshëm për Republikën e Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj, duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme:

Së pari: Ligji 92/2016 është në kundërshtim me Direktivën 2008/98/EC , sipas të cilit duhet të zbatohet parimi i ‘vetëmjaftueshmërisë dhe afërsisë’ dhe për më tepër nuk është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në nenin 108 të saj përcakton se: ’Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin në detyrën shumë të rëndësishme të luftës kundër degradimit mjedisor, me synim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Bashkëpunimi përqendrohet kryesisht në fushat prioritare që lidhen me acquis e Komunitetit për fushën e mjedisit.’ Përmes ligjit nr. 10 463, datë 21.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u hodh hapi i parë në drejtim të përafrimit me Direktivën 2008/98/EC, në drejtim të modernizimit të sektorit të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Me ligjin nr. 156/2013 u ndalua importi i mbetjeve jo të rrezikshme, gjë që përmbushi edhe pritshmëritë e 65 000 zgjedhësve, të cilët i kërkuan KQZ zhvillimin e një referendumi me qëllim shfuqizimin e dispozitave përkatëse që lejonin importin e mbetjeve jo të rrezikshme.

Direktiva 2008/98/EC përmban një parim të rëndësishëm që është “vetëmjaftueshmëria dhe afërsia”,që do të thotë se çdo shtet duhet të synojë të menaxhojë mbetjet e veta dhe mbetjet duhet të trajtohen sa më afër burimit të prodhimit. Pra, nuk ekziston asnjë detyrim që Shqipëria të importojë mbetje jo të rrezikshme nga shtete të tjera. Përkundrazi, Shqipëria ka ratifikuar me ligjin nr.8216, dt.13.05.1997 Konventën e Bazelit “Mbi kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, sipas të cilës: “Secila palë do të marrë masat e duhura: a) për të siguruar që prodhimi i mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera, brenda saj është pakësuar në minimum duke marrë parasysh aspektet sociale, teknologjike dhe ekonomike;.. g) për të ndaluar importimin e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera në qoftë se ka arsye të besohet që mbetjet në fjalë nuk do të trajtohen në një mënyrë të shëndoshë nga ana mjedisore”.

Pra, është e qartë që Konventa e Bazelit nuk ka vendosur ndonjë detyrim për Shtetet Palë, përfshirë Shqipërinë që të parashikojnë dispozita në drejtim të importit të mbetjeve jo të rrezikshme.

Sipas propozuesve të ligjit, ndryshimet ligjore do t’i hapin rrugën implementimit të plotë të direktivës nr.1013/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për qarkullimin e mbetjeve, duke pretenduar se ligji 156/2013 ishte në kundërshtim me të.(1)

Në fakt, propozuesit e Ligjit i referohen një Direktive, ndërkohë që është një Rregullore nr. 1013/2006 “Për tregtimin e mbetjeve”, e cila ka si parim themelor që në rastin e tregtisë së mbetjeve për disponim duhet të mbajë parasysh afërsinë, prioritetin që i jepet rikuperimit dhe vet-mjaftueshmërisë kur flitet në nivelin e Komunitetit dhe në nivele kombëtare, gjithashtu.

Me Ligjin 156/2013 u shfuqizua dispozita që lejonte importin e mbetjeve jo të rrezikshme, duke arsyetuar se: ‘dispozitat që lejojnë importin e mbetjeve me qëllim riciklimin e tyre në Shqipëri, bien në kundërshtim me direktivën e BE-së për zbatimin e “Parimit të vetmjaftueshmërisë dhe afërsisë”. Sipas direktivës 2008/98/EC (neni 16) çdo vend duhet të synojë të menaxhojë mbetjet e veta dhe mbetjet duhet të trajtohen sa më afër burimit të prodhimit. Gjithashtu, importi i mbetjeve bie ndesh me përparësi që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar. Kjo do të thotë që me politika stimuluese fiskale, siç janë heqja e TVSH-së apo subvencionet, duhet stimuluar industria e riciklimit që të trajtojë mbetjet lokale. Lejimi i importit i bën të pamundura politika të tilla shtetërore, pasi nuk mund të subvencionohet trajtimi i mbetjeve që vijnë nga jashtë. Për më tepër, importi i mbetjeve nga jashtë ul interesin për trajtimin e mbetjeve që prodhohen brenda territorit tonë.’(2)

Çuditërisht, pas tre viteve propozuesit e ligjit mohojnë diçka të cilën e kishin pranuar më parë, duke sjellë pretekstin e përafrimit me një Direktivë tjetër që në fakt është Rregullore.

Referuar Konventës së Bazelit, Shqipëria duhet të marrë masa për minimizimin e mbetjeve të brendshme dhe në asnjë rast nuk është e detyruar të importojë mbetje të tjera (jo të rrezikshme) nga jashtë. Madje, ka të drejtën edhe ta ndalojë me ligj nëse ka arsye të besohet se nuk do të trajtohen në mënyrë të shëndoshë mga ana mjedisore. Në fakt, nga viti 2013 kur u shfuqizua ajo dispozitë, progres-raportet për Shqipërinë nuk flasin për një pozitë të favorshme të Shqipërisë në menaxhimin e mbetjeve dhe në asnjë rast nuk janë lënë detyra për të parashikuar dispozita në lidhje me importin e mbetjeve të rrezikshme.

Në progres raportin e vitit 2013 thuhet se: ‘Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të mbetet problem serioz për Shqipërinë. Ndarja nuk ka filluar ende, me disa përjashtime, dhe niveli i riciklimit vazhdon të jetë shumë i ulët. Investimet e reja duhet të përqëndrohen më tepër në ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve’.(3)

Edhe në progres-raportin e vitit 2014 thuhet se:”… kapacitetet e autoriteteve të menaxhimit të mbetjeve mbeten të dobëta. Ndarja e mbetjeve është pothuajse inekzistente dhe niveli i riciklimit vazhdon të jetë shumë i ulët… Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë shqetësim për Shqipërinë”(4)

Ndërsa, në Progres-Raportin e vitit 2015 thuhet se: ’Planifikimi, koordinimi dhe zbatimi i politikave për menaxhimin e mbetjeve po përparon shumë ngadalë dhe kapacitetet administrative mbeten shumë të kufizuara. Legjislacioni zbatues në përputhje me acquis është miratuar në fushën e eksportimit dhe kalimit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe të ndërtimit, si dhe në fushën e përdorimit të llumrave të ujrave të zeza. Veçimi i mbetjeve është shumë i kufizuar dhe niveli i riciklimit mbetet i rrallë”(5)

Shqipëria ka për detyrë të luftojë kundër degradimit mjedisor, duke marrë masa në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të mbetjeve përmes ndarjes në burim dhe riciklimit të tyre, gjë e cila nuk ka ndodhur gjatë këtyre tre viteve. Ndërkohë, që ka dështuar në këtë drejtim, përmes këtij Ligji do të lejojë importimin e mbetjeve nga jashtë, pa paraqitur një analizë transparente se këto mbetje do të trajtohen në mënyrë të shëndoshë nga ana mjedisore. Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Kuvendit, apo edhe referuar dokumenteve parlamentarë në asnjë rast nuk rezulton të jetë bërë një analizë e tillë, përkundrazi shoqëria civile ka paraqitur të dhëna të cilat e bëjnë edhe më të dyshimtë qëllimin e propozimit dhe të miratimit të ligjit. Këshilli i Ministrave në mendimin e dhënë në lidhje me projekt-ligjin është shprehur se: ‘Mendojmë se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh, duhet të shihet mundësia për rritjen e eficencës dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas. Deri më tani nga të dhënat rezulton se në Shqipëri gjenerohen 386,728,650 kg mbetje në vit, nga të cilat vetëm 17 % e tyre riciklohet. Kjo tregon që 83% e mbetjeve është ende një treg i paprekur nga kompanitë e riciklimit’(6)

Për më tepër, referuar Relacionit të projekt-ligjit, ky Ligj nuk ka qenë i parashikuar në programin analitik të akteve të Ministrisë së Mjedisit, pasi për të miratuar një akt të tillë janë dashur të bëhen një sërë investigimesh pranë doganave të vendit dhe pranë impianteve të riciklimit të mbetjeve në vend.

Është plotësisht e qartë se Shqipëria nuk ishte në kushtet optimale që pasi kishte bërë një analizë dhe transparencë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, të merrte vendimin që të importonte dhe mbetje të tjera nga jashtë, gjë e cila në asnjë rast nuk rezulton të jetë e detyruar nga instrumentet ndërkombëtarë.

Së dyti: Ligji bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës, përmes të cilit përcaktohet se: ‘Shteti brenda kompetencave dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm’.

Lejimi i importit të mbetjeve referuar Ligjit, duke gjeneruar një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit mund të kompromentojë në mënyrë të pakthyeshme parimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sanksionuar në Kushtetutë.

Shqipëria është një vend me shumë avantazhe bazuar në atë që i ka dhënë natyra dhe burimet njerëzore vendase, dhe ka strategji zhvillimi në bujqësi, turizëm, energji, të cilat nëse vihen në eficencë krijojnë e do të krijojnë mjaftueshëm vende pune dhe mirëqenie në vend. Avantazhi konkurrues për Shqipërinë nuk mund të jetë riciklimi i mbetjeve të importuara.

Në kushtet që Relacioni i projekt-ligjit përmendte një investim prej 120 milion Euro dhe 35 mijë vende pune, Këshilli i Ministrave në Mendimin e dhënë përmes Vendimit nr. 360, dt.3.8.2016 ka sugjeruar që projekt ligjit t’i bashkëlidhet një raport i detajuar, i bërë nga kompani vlerësuese, qoftë nga ana teknike edhe nga ana financiare, i këtyre investimeve dhe punësimeve.

Sipas Mendimit të Këshillit të Ministrave, nuk duhen marrë në konsideratë vetëm investimet e deklaruara, por edhe vlera reale në treg e makinerive ricikluese, sa kanë ricikluar ato nga mbetjet vendase dhe kapacitetet për të trajtuar dhe mbetjet e huaja. Gjithashtu, sugjerohen të përfshihen dhe të dhëna të sakta për të punësuarit lidhur me siguracionet e tyre, kushtet në punë, higjenën etj.(7)

Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion nga ana e Kuvendit nuk rezulton që të jetë bërë një raport i tillë vlerësimi. Përkundrazi, shifrat në lidhje me investimet dhe të punësuarit kanë ngjallur debat në diskutimin e projekt-ligjit në Komision me grupet e interesit.(8)

Referuar Relacionit dhe Raportit të projekt ligjit, në vitin 2013 u ndalua importi i mbetjeve për arsye riciklimi, pasi institucionet përkatëse nuk ishin në gjendje të inspektonin cilësinë e mbetjeve për shkak të mungesës së laboratorëve përkatës.(9)

Referuar Relacionit të projekt-ligjit, pretendohet nga propozuesit se gjatë këtyre tre viteve, janë bërë përmirësime të dukshme në: (i) rinovim të Inspektoriatit të Mjedisit, si në infrastrukturën përkatëse (e cila i mungonte), ashtu edhe (ii) në trajnimin e personelit si brenda dhe jashtë vendit. (iii) Agjencia Kombëtare e mjedisit është pajisur me një laborator, i cili kryen analiza të ndryshme, dhe në rastet kur ai nuk ka mundësi t’i kryejë ato i bën në laborator privat të specializuar dhe akredituar për këtë qëllim. (iv) Gjithashtu, edhe në doganë ka përmirësime si në infrastrukturë dhe në personel të trajnuar.(10) Sipas propozuesve të ligjit, nënshtrimi i këtyre mbetjeve ndaj analizave specifike të përbërjes dhe rrezikshmërisë së tyre, eliminon mundësinë e rrezikut të futjes së mbetjeve të rrezikshme në R.SH-së, duke shtuar kështu edhe rrezikshmërinë për jetën dhe shëndetin e njerëzve.(11)

Por, ndryshe nga sa pretendohet nga propozuesit e ligjit, ekspertë të mjedisit, mendimet e të cilëve më janë vënë në dispozicion nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, vënë në dukje se aktualisht nuk ekziston ndonjë raport për analizat/matjet laboratorike të mbetjeve dhe se Drejtoria e Akreditimit nuk ka akredituar asnjë nga laboratorët e Doganës apo Institutit të Fizikës Bërthamore. Sipas ekspertëve, kontrolli dhe inspektimi kanë rezultuar dobët dhe nuk kanë dhënë sigurinë e nevojshme që procesi i importit garantonte mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.(12) Ekspertët hedhin dyshimet, se me këto mangësi sa më sipër, pavarësisht faktit se nuk do të importohen mbetje të rrezikshme, kjo nuk do të thotë që këto mbetje në një përqindje të caktuar do të kthehen në mbetje të rrezikshme. Sipas ekspertëve duhet të ishte bërë një studim dhe në përfundim të ishte përgatitur një Raport i vlerësimit Strategjik Mjedisor që do të jepte përputhshmërinë e objektivave të importit të mbetjeve me objektivat mjedisore, me ato që prek shëndetin e një populli. Sipas ekspertëve, mungon një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis që përmes standarteve evropiane përcakton se si një aktivitet riciklimi të godasë sa më pak shëndetin mjedisor dhe atë të njerëzve.(13)

Progres raportet për Shqipërinë flasin qartë se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura të kontrollit dhe monitorimit institucional të cilat do të lejonin kontrollin efektiv, moslejimin dhe mospërdorimin e importimit të mbetjeve jo të rrezikshme. Kjo do të thotë se pretendimi i propozuesve të ligjit referuar Relacionit të projekt-ligjit, referuar sa më sipër nuk qëndron.

Qeveria përmes Kuvendit dhe Ministrisë së Mjedisit ka dështuar të paraqesë një informacion të qartë në lidhje me masast konkrete të marra në drejtim të forcimit të kapaciteteve ekzistuese apo kapaciteteve të tjera shtesë kontrolluese/monitoruese që do t’i shtohen strukturave të doganave apo inspektoriateve përkatëse, rritjes së buxhetit, ngritjes së laboratorëve etj, me qëllim krijimin e kushteve dhe standarteve bashkëkohore në menaxhimin e mbetjeve të importuara referuar ligjit me qëllim arritjen e objektivave socialë të përcaktuara në nenin 59/ d të Kushtetutës. Menaxhimi i mbetjeve të importit kërkon fonde shtesë dhe hapësira publike shtesë për minimizimin e efektit të tyre në mjedis e shëndet. Në këtë mënyrë shteti shqiptar shpenzon fondet e tij publike në funksion të përpunimit dhe depozitimit të mbetjeve që prodhohen jashtë Shqipërisë.

Pra, është e qartë se Shqipëria nuk disponon infrastrukturën dhe kapacitetet njerëzore për monitorimin e kontrollin e importit të mbetjeve dhe ekziston rreziku i futjes ilegalisht të mbetjeve me rrezikshmëri të lartë. Sipas ekspertëve, Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore dhe një sasi më e madhe e mbetjeve, sado i lartë qoftë standarti i menaxhimit të tyre rrit rrezikun e ndotjes së mjedisit dhe vë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Stukturat shtëtërore qëndrore dhe vendore duhet të miratojnë politika, kuadër ligjor dhe të forcojnë institucionet për të mundësuar ndarjen në burim, mbledhjen, menaxhimin dhe përpunimin e mbetjeve të cilat ndodhen në Shqipëri.

Ministria e Mjedisit duhet të maksimizojë mbrojtjen e mjedisit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të shtetasve shqiptarë dhe jo mbrojtjen e interesave të industrisë ricikluese, ku në konkurrim mes tyre, mbizotërojnë shtetasit shqiptarë.

Nga ana tjetër, duke vlerësuar biznesin e shoqërive të riciklimit në Shqipëri, këtyre duhet t’u krijohen kushtet nga organet shtetërore në mbledhjen e lëndës së parë dytësore në Shqipëri dhe jo nga mbetjet e importuara, duke mundësuar në këtë mënyrë arritjen e objektivit për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Së treti: Procedurat e ndjekura në miratimin e Ligjit kanë qenë të përshpejtuara, në mungesë informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve Shqiptarë, në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës referuar të drejtës së qytetarëve për t’u informuar me gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij si dhe Konventën e Aarhus “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”

Kushtetuta e R.SH-së në nenin 56 të Saj përcakton se: ‘Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij’.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000, Konventën e Aarhus “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”. Në nenin 1 të Konventës së Aarhus përcaktohet se: ’Me qëllim që të kontribuojmë në mbrojtjen e të drejtës së çdo individi të brezave të sotëm e të ardhshëm, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij, çdo palë do të garantojë të drejtën e publikut, për të pasur informacione për mjedisin, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore..’

Sipas parimeve kryesore të kësaj Konvente e drejta e secilit për të marrë informacionin mjedisor që mbahen nga autoritetet publike mund të përfshijë:

(i) informacion mbi gjendjen e mjedisit, por edhe në politikat ose masat e marra, ose për gjendjen e shëndetit të njeriut dhe sigurisë kur kjo mund të ndikohet nga gjendja e mjedisit.

(ii) autoritetet publike janë të detyruar, në bazë të Konventës, që në mënyrë aktive të shpërndajnë informacionin mjedisor në posedim të tyre;

(iii) vendimmarrjet mjedisore duhet të bëhen publike nga autoritetet shtetërore për të mundësuar publikun e ndikuar dhe organizatat mjedisore joqeveritare për të komentuar mbi, propozimet për projekte që ndikojnë në mjedis, apo planet dhe programet që kanë të bëjnë me mjedisin; këto komente duhet të merren në konsideratën e duhur në vendimmarrje dhe duhet dhënë informacion shpjegues në rast se nuk do të merren në konsideratë mbi arsyet se përse nuk janë marrë në konsideratë;

(iv) e drejta për të shqyrtuar procedurat për të kundërshtuar vendimet publike që janë bërë pa respektuar të drejtat e lartpërmendura apo ligjin e mjedisit në përgjithësi.

Konventa në nenin 6 të saj përcakton se publiku duhet të njoftohet në procedurën e hershme të marrjes së një vendimi për mjedisin dhe në një mënyrë të përshtatshme, efektive dhe në kohë. Në fushën e veprimtarive për të cilat ka të drejtë të marrë informacion dhe pjesë në vendimmarrje publiku është dhe administrimi i mbeturinave.(14)

Në një rast të tillë është e qartë se procedura e konsultimit nuk ka qenë e hershme dhe nuk është zhvilluar në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe në kohë. Në rastin konkret janë shkelur Konventa e Aarhusit dhe ligjet e brendshme si: Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, “Për njoftimin dhe konsultimin publik’, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, etj përmes të cilave garantohet aksesi në informacionin mjedisor, akses në vendimmarrjen mjedisore dhe aksesi në drejtësi për çështje mjedisore.

Në rastin e pranimit të kërkesës për Referendum të Përgjithshëm që kishte pikërisht të bënte me shfuqizimin e dispozitës së ligjit që përcaktonte importimin e mbetjeve jo të rrezikshme, Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka rikonfirmuar qëndrimin e mbajtur edhe më parë nga ana e saj, duke konkluduar se: ‘Instrumentet e demokracisë direkte konsiderohen jo si pushtet konkurrues i organeve përfaqësuese, por si instrumente që mundësojnë mënjanimin e mungesës së veprimit nga ana e përfaqësuesve, ose balancimin e kësaj mungese. Ato nuk mundësojnë bërjen e ligjeve, funksion i cili i është ngarkuar ekskluzivisht ligjvënësit. Në këtë mënyrë, referendumi paraqitet si mjet për integrimin dhe stimulimin e procesit ligjvënës në parlament, në rastet kur nuk gjen zbatim parimi i përputhjes së vullnetit të shumicës parlamentare me shumicën e popullit në një çështje konkrete. Pra, bëhet fjalë për një instrument që mundëson transmetimin e mendimit të zgjedhësve në drejtim të instancave politike ‘(15)

Në fuksionin e Presidentit të Republikës përmes Dekretit nr. 8093, datë 8.04.2013 kam caktuar datën 22 Dhjetor 2013 për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e pikës 3 të nenit 22 dhe të nenit 49 të ligjit nr. 10 463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Dispozitat e ndryshuara të ligjit 10 463/2011 përmes ligjit 156/2013 që hyri në fuqi në datë 14 Nëntor 2013 kanë qenë dhe objekti i referendumit, i cili duhej të ishte zhvilluar në datë 22 Dhjetor 2013.

Si rezultat hyrja në fuqi e ligjit 156/2013, i cili është dekretuar nga Presidenti i Republikës ka sjellë si pasojë dhe pushimin e fuqisë juridike të tij, pasi është arritur qëllimi për të cilin do të mbahej ky referendum.

Në kushtet që pas tre viteve nuk konsiderohet zëri i publikut dhe çbëhet ajo që u arrit nga ligjvënësi pas përfshirjes së publikut në vendimmarrje në vitin 2013 është në kundërshtim me çdo standart të vendosur nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa e Aarhus-it e detyrueshme për R.SH-së.

Është e drejta e publikut të përfshihet në një vendimmarrje kaq të rëndësishme sa ç’është ajo e importit të mbetjeve që ndikon direkt në mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Ka rezultuar se ky ligj nuk ka qënë në programin analitik të akteve të Ministrisë së Mjedisit, por pavarësisht kësaj, me hapa të përshpejtuar, pa asnjë konsultim paraprak me publikun siç kërkon Kushtetuta dhe Konventa e Aarhus është futur në kalendar, duke e vënë publikun para faktit të kryer dhe duke i dhënë mundësinë që vetëm në dy séanca të shpreheshin në lidhje me projekt-ligjin. Ndërkohë, referuar procesverbaleve të seancave në Komision dhe dokumenteve të vëna në dispozicion nga ana e Kuvendit, ka rezultuar se koha ka qene tepër e shkurtër, e papërshtatshme (korrik, shtator) dhe për më tepër edhe mendimet e dhëna me shkrim nga ana e ekspertëve apo grupeve të interesit nuk janë marrë në konsideratë.

Nga ana tjetër është pretenduar se Ligji duhet të përafrohet me acquis të BE. Është e vërtetë që Plani Kombëtar për Integrimin Europian (2016-2020) ka vendosur si prioritet riciklimin e mbetjeve në burim, forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbetjeve si dhe ndarjen e mbetjeve në burim, por kjo nuk do të thotë që prioritet është rregullimi ligjor në lidhje me importin e mbetjeve.

Projektligjet që synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian duhet të jenë të shoqëruara me relacionin shpjegues dhe tabelat e përputhshmërisë (instrumentet e përafrimit) dhe se organet e Kuvendit (Kryetari i Kuvendit dhe Komisioni për Integrimin Europian) mund të kthejnë te nismëtari projektligjet e depozituara në Kuvend kur konstatojnë mangësi në dokumentacionin që shoqëron projektligjin. Gjithashtu, projektligjet e propozuara Kuvendit që synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian (siç pretendohet se është rasti i ndryshimit të ligjit të mbetjeve) shqyrtohen nga Komisioni për Integrimin Europian, i cili ka në fushën e tij të përgjegjësisë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.(16) Sipas Rregullores së Kuvendit, raporti i Komisionit për Integrimin Europian është i detyrueshëm për t’u shqyrtuar nga komisioni përgjegjës para miratimit në tërësi të projektligjit.

Në rastin konkret, duke patur parasysh parimet e përcaktuara në Konventën e Aarhusit dhe kushtet e përputhshmërisë me acquis, duke patur parasysh se çështja është tepër sensitive, në kuadër të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duhej që ky informacion të ishte bërë publik., gjë e cila është sugjeruar edhe nga ana Këshillit të Ministrave përmes Mendimit të dhënë në lidhje me projektiligjin.(17)

Së fundi, ligji është miratuar me votat e vetëm 63 deputetëve të Kuvendit, gjë që vë në dyshim rregullsinë dhe kushtetutshmërinë e këtij Ligji, për të cilin duhet të kishte një bashkëvendimmarrje nga publiku.

Të nderuar deputetë,

Në përfundim, referuar sa më sipër kërkoj mirëkuptimin Tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” pasi bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare me fuqi detyruese në Republikën e Shqipërisë.

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Filed Under: Analiza Tagged With: kthen plehrat, ne Parlament, presidenti Nishani

Medalja “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Christopher R. Hill

October 1, 2016 by dgreca

Presidenti Nishani vlerëson Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë/

1 tetor 2016/

Në kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani organizoi në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës një ceremoni të veçantë ku shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për kontributin diplomatik të Ambasadorit Christopher R. Hill në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike e diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në prani të personaliteteve të rëndësishme të politikës shqiptare në këto 25 vite, të Presidentëve Berisha e Meidani, deputetë të Kuvendit, etj, Kreu i Shtetit çmoi Ambasadorin Christopher R. Hill me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të rëndësishëm që ky mik i çmuar i shqiptarëve ka dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; për përkrahjen dhe inkurajimin e palëkundur ndaj vendosjes së demokracisë në vendin tonë në fillim të viteve 1990-të si dhe për ndihmesën e vyer në konsolidimin e marrëdhënieve historike, strategjike dhe miqësore mes popullit shqiptar dhe atij amerikan”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u shpreh se: “Pikërisht sot një çerek shekulli pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, – një gur themeli në marrëdhëniet tona strategjike, miqësore dhe të përjetshme, kam kënaqësinë e veçantë të organizojmë së bashku këtë ceremoni solemne për të nderuar dhe vlerësuar një mik të sinqertë të vendit dhe popullit tonë. Dhjetë muaj më parë festuam 25-vjetorin e shembjes së diktaturës komuniste në vendin tonë. Duke nisur nga demonstratat paqësore të studentëve në vitin 1990 e deri tek themelimi i partive të para opozitare, vendosja dhe konsolidimi i demokracisë – shqiptarët dhe Shqipëria kanë përjetuar ngjarje dramatike, që na kanë ndryshuar jetën kryekëput dhe tashmë jemi anëtarë të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto arritje dhe fitore të Shqipërisë, vendit të fundit të Evropës që u çlirua nga Perdja e Hekurt, u bënë të mundura dhe realitet edhe në saje të ndihmës dhe mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara dhe popullit mik amerikan. Dhe tashmë Shqipëria e gjen veten një aleate besnike e Amerikës, pjesëtare kontribuese në koalicionin e madh ndërkombëtar që lufton terrorizmin dhe ekstremizmin e që përpiqet pareshtuar në përhapjen, mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave dhe të parimeve të lirisë e demokracisë anembanë rruzullit.”

Më tej, Kreu i Shtetit vuri në dukje se: “Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas më tepër se katër dekadash, dhe dita e shumëpritur kur u më në fund, pas izolimit të imponuar nga vetë shqiptarët dhe territ të diktaturës komuniste, në Tiranë u hap Ambasada e Shteteve të Bashkuara, shënoi edhe një pikë kthese vendimtare në ripërtëritjen e lidhjeve historike dhe shpirtërore mes vendeve dhe popujve tanë. Nuk duhet të harrojmë se ndryshimet demokratike në Shqipëri gjatë viteve 1990-91 shënuan edhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me tri shtete të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria e izoluar për gati gjysmë shekulli nuk kishte as një lloj kontakti diplomatik. Këto vende që në histori kishin qenë gjithmonë pranë shqiptarëve ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikani dhe Shteti i Izraelit, dhe pavarësisht lidhjeve të ngushta shpirtërore, historike dhe tradicionale që ushqeheshin dhe mbeteshin të patjetërsueshme në zemrat e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, regjimi i kishte privuar nga këto lidhje dhe komunkime.

Puna e palodhur, veprimtaria e pareshtur dhe kontributet e një miku të Shqipërisë dhe popullit shqiptar për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin, miqësinë, mirëkuptimin, ndjenjën e afërsisë, ofrimin dhe dhënien pa rezerva të shembullit, përvojës së vyer amerikane në shumë fusha me interes të përbashkët, kanë karakterizuar misionin diplomatik të Ambasadorit Hill në vendin tonë. Askush më mirë se ai nuk diti në fillim të viteve 90-të e më pas, të na gjendet në krah, këtu në mes të Tiranës, duke punuar fillimisht në Hotel ‘Dajti’ e më pas në selinë e rihapur të Ambasadës amerikane, të na ndihmojë me përvojën e tij të pasur diplomatike të shtrirë në disa kontinente, të ndajë me ne vizionin për një të ardhme më të ndritur bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik, në ngulitjen e parimeve të shenjta të lirisë, demokracisë e të kulturës e mendësisë amerikane, si dhe në organizimin dhe planifikimin e vizitave të rangjeve më të larta zyrtare. E paharrueshme në kujtesën tonë do të mbetet vizita historike në Tiranë e Sekretarit të Shtetit James Baker dhe mesazhet frymëzuese e shpresëdhënëse që ai përcolli – vizitë që u parapërgatit dhe u mundësua në mënyrë të përkryer edhe nga Ambasadori Hill.” – u shpreh Kreu i shtetit referuar kësaj ngjarje historike.

“Ambasadorit Hill iu desh të largohet nga Shqipëria në përfundim të mandatit diplomatik për të vazhduar me sukses detyra dhe misione të tjera të rëndësishme, por sidoqoftë ai mbeti gjithmonë një mik i shtrenjtë, i cili na ka munguar, por nga ana tjetër, prania e tij sot sërish na ofron mundësinë që të bëjmë bilancin e sukseseve të punës së tij dhe të arritjeve të Shqipërisë e shqiptarëve gjatë njëzet e pesë vjetëve të fundit. Përfitoj nga rasti t’i shpreh sinqerisht nga thellësia e zemrës, edhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë mirënjohjen për kontributet e pamohueshme dhe veprimtarinë e palodhur në shërbim të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve. Prandaj, për të gjitha arsyet e lartpërmendura, kam nderin dhe privilegjin të vlerësoj e të nderoj sot në emrin tim, të Institucionit të Kreut të Shtetit si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, kontributin e qenësishëm diplomatik të Ambasadorit Hill, të mikut tonë të vyer Chris në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike, e diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.” – tha Presidenti Nishani në përfundim të fjalës së mbajtur me këtë rast, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen dhe falënderimet e përzemërta për gjithçka që Ambasadori Hill ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadori Christopher R. Hill, pasi mori në dorëzim Dekoratën e lartë, falënderoi Kreun e Shtetit duke u shprehur se gjatë këtij rikthimi në vendin tonë ndihej pozitiv e i nderuar, duke qenë se përparimi dhe gjithçka që ka arritur Shqipëria gjatë këtij çerek shekulli i ngjan një projekti të madh ndërtimi mbresëlënës, por ende i papërfunduar dhe se të jesh shqiptar, është diçka e veçantë dhe krenari njëkohësisht.

Filed Under: Komente Tagged With: Medalja “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për Christopher R. Hill, presidenti Nishani

Shqiperia e gatshme per investime nga Amerika

September 29, 2016 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

 Presidenti i Shqiperise,Bujar Nishani,me bashkepunetore dhe e shoqeruar nga Ambasadorja ne Uashington Floreta Faber vizituan Dhomen Amerike-Izrael te Tregetise ne Cikago dhe me perfaqesuesit e botes se bisnesit dhe te kompanive u bisedua per rruget e bashkepunimit ekonomik dhe te mundesive per investime ne ekonomine shqiptare.Ne kete takim ishin te pranishem SHSHA-SHGSHA nismetare per projektet ekonomiko-financiare per konsolidimin ekonomik Kosove-Shqiperi dhe te viseve etnike shqiptare ne Ballkan permes investimeve kapitale nga Amerika.

 David Golder,anetar i Bordit te Federates Hebreike ne Cikago i deshiroj mire se ardhje presidentit Nishani dhe ne fjalimin e tij preku disa nga ceshtjet  aktuale ekonomike dhe te bashkepunimit me Shqiperine dhe rolin e saj shumepaleshe ne rajon dhe ne bote.Tashti e kemi te njohur kontributin qe ka dhene populli shqiptar per pranine dhe shpetimin e popullit hebreike gjate Luftes se Dyte Boterore dhe nje mike e respektuar per shtetin e Izraelit.Ne paraqitjen e saj Jane Fischer,kryetare e Dhomes Amerike-Izrael te Tregetise i tha presidentit shqiptar se ky isntitucion ekonomik dhe te botes se bisnesit modern ne Amerkike,do te jete afer projeketeve qe na vijne nga Shqiperia dhe Kosova per te ndihmuar ekonomite e te dyjave vendeve qe tashme kemi shume njohuri per tere resurset e pasura natyrore dhe njerezore qe ka populli shqiptar ne hapesiren e vet.Miku i shqiptareve Daniel Shure,keshilltar-anetar i Bordit te ketij institucioni dhe ,,Ambasador Nderi,,i Shqiperise ne fjalimin e tij foli me respekt per popullin shqiptar dhe permendi organizimin e sukseshem te Konferences Ekonomike per Investime qe u mbajt vitin e kaluar ne Cikago,ku mori pjese delegacioni shteterore i Republikes se Kosoves me presidenten Atifete Jahjaga.Per tere rrugetimin e perafrimit dhe te njohjes me historine e bujshme,te haminizmit,te mikpritjes dhe per pranine dhe shpetimin e popullit tim hebreik ne Shqiperi dhe Kosove,na kane ndihmuar shume dy veprimtaret shqiptarte te SHSHA-se Mahmut Skenderi dhe Skenderi Karacica,qe per takimin e sotem dhe ne te ardhmen me institucionet e te dyja shteteve Kosove-Shqiperi ata na kane afruar projekte madhore politike dhe ekonomike,tha ne fjalen e tij Dan Shure.Para presidentit shqiptar,Daniel Shure paraqiti propozimin per organizimin e manifestimit ne Muzeun Holokaust ne Skokie,ku do te vehet Pllaka Perkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpetimi i hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore qe u prit me duartroktije nga te pranishmit ne sallle.

Presidenti shqiptar Bujar Nishani ne fjalen e tij pershendeti ne emer te Shqiperise te pranishmit dhe bordin e ketij institucioni ekonomiko-financiar te tregetise dhe ne disa vija preku rrugetimin e Shqiperise drejt demokracise dhe te lirise,per ta qitur jashte faqeve historike regjimin komunist qe per 45 vjet kete vend e mbajti te izoluar nga bota demokratike.Shqiperia dhe Izraeli sot kane marredhenie te mira miqesore ne shume fusha te jetes dhe ne planin polik,ekonomik,kulturor per te dhene kontributin per paqen dhe sigurine nderkombetare.Me shtetin e Amerikes jemi ne miqesi te perjetshme ndonese ne rrethanat historike te renda per popullin shqipar ne Ballkan,kz vend mik na eshte gjetur prane dhe fjala e saj nder vite e pati shpetuar Shqiperine nga ndarja dhe grabitja e fqinjve tane.Ne vazhdim presidenti Nishani theksoi se per dyqind vjet te regjimeve pushtuese te Serbise ndaj Kosoves qe u la me gjak,vrasje,tortura deri ne shkalle te gjenocidit,perseri ne vitin 1998-1999,Amerika me aleatet e shpetoj nga asgjesimi popullin shqiptar ne hapesiren e vet kombetare dhe sot Kosoven kemi te lire dhe shtet sovran dhe demokfratik,theksoi ne fjalen e tij presidenti Nishani.Nje pjese te fjales se tij presidenti shqiptar ia kushtoi ceshtjes se pranise dhe shpetimit te hebrejeve gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi,qe per fatin jo te mire te kohes ne regjimin komunist ne nuk dinim asgje qe ju kemi pranuia ne familjet tona shqiptare dhe ju kemi shpetuar nga asgjesimi nazi-fashist.Ju keni ditur me shume per oret e historise vrastare ndaj popullit tuaj dhe te shpetimit ne Shqiperi,kjo per faktin se ne ishim te izoluar nga bota.Keto marredhnie sot po thellohen perdite e me shume,sikunder qe po takohemi sot ne Cikago dhe neser ne Shqiperi per te bashkepunaur ne planin ekonoimik dhe te investineve ku vendi im eshte i gatshem qe tju pres me tere infrastrukturen ligjore te shtetit shqiptar per investimet nga Amerika,tha ne fund te fjales se tij presidenti Bujar Nishani ne takimin me bordin e Dhomes Amerike-Izrael te Tregetise ne Cikago.

Fare ne fund,Steve Dishler dhe Michael R.Schmitt,para presidentit ritheksuan heroizmin e popullit shqiptar qe pranoi dhe shpetoj popullin hebreik ne kohen me te rende dhe falenderuan presidentin Nishani per viziten e tij ne kete institucion ekonomik dhe te tregetise,ku tashme ne kete kolektuv kane pranuar per te bere pervojen e duhur profesionale kater studente shqiptare nga Kosova dhe Shqiperia.

 Skënder Karaçica
Executive Director

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dhoma Amerike-Izrael te Tregetise, presidenti Nishani, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shqetësimet e fëmijëve tanë”
  • Një “makondo” për vendlindjen
  • Ekspozita retrospektive e piktorit Xhevdet Spahija
  • Albanian Brain drain! Human Capital Flight!
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË AUSTRI, TË MËSOSH SHQIP NËPËRMJET RADIOS
  • KËNGA E GJORG GOLEMIT DHE FIGURA GJERGJ ARANITIT NË LETËRSI DHE ARTE
  • Kujtojmë 226-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit (1797-1854)
  • Imzot Lazër Mjeda, Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar në kohën e rreziqeve (1909 – 1921)
  • “Korridore të gjelbra”
  • Sllavët
  • 334 vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, teologut dhe shkrimtarit të shquar arbën
  • KISH  NË ZEMËR SHQIPËRINË
  • Testamenti i një njeriu të urtë të politikës shqiptare
  • Fshatrat shqiptare po shpopullohen nga mungesa e mbeshtetjes nga buxheti i shtetit
  • “Përjetësia e dyfishtë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT