Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u shpreh të mërkurën se, presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të mos i ndjekë këshillat e tij për disa çështje, duke qenë se i fitoi zgjedhjet dhe duke i kundërshtuar ato. Obama deklaroi se, me të marrë detyrën, Trump do të përballet me “kompleksitetin” e këtyre çështjeve dhe ka gjasa që opinioni i tij të ndryshojë, si për Obamacare dhe reformën e punës. Në një konferencë për shtyp, e fundit si kryetar shteti, Obama i cilësoi bisedat telefonike të zhvilluara me Trump si “konstruktive” dhe në disa raste “të gjata”.Obama tha se, këshilla më e mirë që mund të jeptë Trump, – dhe që ia ka dhënë,- është të mbështetet tek stafi i tij. “Është një punë me një magnitudë aq të fortë, saqë nuk mund ta bësh dot i vetëm”, u shpreh Obama. Konferencën Obama e hapi duke mbrojtur mediat e atashuara pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se gazetarët që mbuluan aktivitetet e administratës së tij ishin një aspekt i rëndësishëm i funksionimit të demokracisë. “Ne u japim llogari atyre që na kanë sjellë këtu. Dhe ju e keni bërë detyrën”, tha Obama për reporterët. “Nuk është nevoja të jesh servil, duhet të jesh skeptik”, vijoi ai. Fjalët e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës ishin një kontrast ndaj atyre të Trump, i cili akuzoi strukturat e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë për raportim të “lajmeve të rreme”. Më tej, Obama preku edhe marrëdhëniet me Rusinë, të cilat pas konflikteve në Ukrainë dhe Siri kanë prekur minimumin historik. “Mbajtja e marrëdhënieve konstruktive me Rusinë është një prioritet për SHBA dhe në interes të gjithë botës. Por me Putin ka patur një përshkallëzim të ndjenjës anti-amerikane”, theksoi Obama. Nuk mungoi edhe një përgjigje sa i takon Bradley Manning, ndihmësi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili po shkon drejt lirimit. “Manning ka shlyer një dënim të ashpër në burg, një dënim që nuk ishte në proporcion me krimin. E kam shqyrtuar me imtësi rastin e tij”, tha Obama, duke shtuar se mesazheve të Assange në rrjetet sociale, nuk ua vë veshin. Ndryshe nga parardhësi i tij, George W. Bush, Obama e mbyll mandatin e tij me një rritje thuajse rekord të aprovimit. Një sondazh i CNN/ORC, i publikuar të mërkurën tregoi se 60 për qind e amerikanëve e aprovojnë punën që ai ka bërë si president.
Presidenti Obama mban fjalimin e lamtumirës
Në fjalimin e lamtumirës, presidenti Barack Obama theksoi besimin e tij se ndryshimi ndodh vetëm kur “njerëzit e zakonshëm angazhohen dhe bashkohen për ta kërkuar atë”. Ai e mbajti fjalimin në Çikago, në qendrën e konventave McCormick Place.
“Ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim, por në tuajën”, tha zoti Obama.
Presidenti në largim u tha mbështetësve në Çikago, qytetin ku ai nisi karrierën politike, se ndryshimi është “zemra e idesë sonë amerikane – e eksperimentit tonë të guximshëm për vetëqeverisjen”.
Zoti Obama tha se etërit themelues u dhanë amerikanëve lirinë për “t’i përmbushur ëndrrat tona me djersë, punë dhe imagjinatë”.
Në një moment, ai u ndërpre nga njerëz që brohorisnin “Edhe katër vjet!”Obama u përgjigj, duke qeshur: “Këtë nuk mund ta bëj”.Tani që republikani Donald Trump është zgjedhur president, zoti Obama pranoi se përparimi i vendit ka qenë “jo i njëtrajtshëm”. Ai tha se për “çdo dy hapa përpara, duket sikur kemi bërë një hap prapa”.Por presidenti tha se vendi përpiqet të “lëvizë përpara; që të zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme besimi ynë themelues për përfshirjen e të gjithëve, dhe jo vetëm të disave”. Zoti Obama tha se pas 10 ditësh bota do të jetë dëshmitare e një transferimi paqësor të pushtetit për një president të ri.
Presidenti në largim tha se shpresat se ardhja e tij në pushtet do të shënonte fillimin e një Amerike pa probleme racore “nuk ishin realiste”.Obama, i cili është 55 vjeç, tha gjatë fjalimit se ai ka jetuar mjaftueshëm për të mësuar se marrëdhëniet racore janë më mirë se sa ishin 30 vjet më parë. Por ai shtoi se e kupton gjithashtu që “nuk jemi aty ku duhej të ishim”. Ai tha se çështjet ekonomike nuk mund të karakterizohen si luftë mes të bardhëve punëtorë të shtresës së mesme dhe pakicave që nuk meritojnë përfitime.
Presidenti shoqërohej nga Zonja e parë Michelle Obama dhe vajza e tyre e madhe, Malia si dhe nga Auma Obama, motra e tij nga Kenia.Të pranishëm ishin edhe NënPresidenti Joe Biden, gruaja e tij, Jill Biden, shumë anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ata që punuan për fushatat e tij.(Kortezi:Zeri i Amerikes)
Presidenti Obama, fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar
Presidenti Barak Obama tha se, do të mbajë një fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar, ku do të reflektojë mbi sukseset gjatë dy mandateve dhe do të ofrojë mendimet e tij se në ç’drejtim po shkon vendi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Presidenti Obama largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Republikani Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij. Fjalimi i zotit Obama ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t’iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Obama u kthye sot në Uashington nga pushimet e Krishtlindjeve në Hawai, ku ai ka lindur dhe ka kaluar kohën më të madhe të rinisë. Ndihmësit thonë se në javët e fundit në detyrë, zoti Obama ka mundësi të falë më shumë të burgosur për drogë, që ai mendon se kanë marrë dënime tepër të ashpra dhe ndoshta të nxjerrë më shumë urdhra ekzekutivë, në përpjekje për të mbajtur në fuqi disa politika që ai favorizon dhe që kundërshtohen nga zoti Trump. Megjithëse demokrati Obama, ka kërkuar të lehtësojë tranzicionin e administratës Trump, ai ka ndërmarrë gjithashtu veprime që e kanë nervozuar presidentin e ardhshëm. Ai ka lëshuar urdhra ekzekutivë për të bllokuar shpimet për naftë në oqean pranë brigjeve amerikane, ka shpallur parqe të reja kombëtare dhe ka zbrazur më tej burgun amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës, ku mbahen terroristë të dyshuar. Zoti Obama po ashtu për herë të parë urdhëroi ambasadoren e tij në Kombet e Bashkuara për të lejuar miratimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit që kritikon vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Ai vendosi sanksione ndaj Rusisë lidhur me ndërhyrjet e dyshuara kibernetike të Moskës gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Të dyja këto veprime janë në konflikt të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur Trump. Presidenti Obama do të takohet të mërkurën me demokratët në Kongres në përpjekje për të hartuar një strategji për të mbrojtur arritjen e tij më të madhe në politikën e brendshme, reformën e kujdesit shëndetësor që zoti Trump dhe ligjvënësit republikanë kanë deklaruar se do ta shfuqizojnë, edhe pse ata ende nuk kanë rënë dakord mbi një plan që do ta zëvendësonte atë. Kur të bëhet qytetar privat, zoti Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington, jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019. Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra.
My farewell address
In 1796, as George Washington set the precedent for a peaceful, democratic transfer of power, he also set a precedent by penning a farewell address to the American people. And over the 220 years since, many American presidents have followed his lead.
I’m just beginning to write my remarks. But I’m thinking about them as a chance to say thank you for this amazing journey, to celebrate the ways you’ve changed this country for the better these past eight years, and to offer some thoughts on where we all go from here.
Since 2009, we’ve faced our fair share of challenges, and come through them stronger. That’s because we have never let go of a belief that has guided us ever since our founding — our conviction that, together, we can change this country for the better.
So I hope you’ll join me one last time.
Because, for me, it’s always been about you.
Presidenti Obama premton masa ndaj Rusisë për sulmet kibernitike
Presidenti amerikan Barack Obama është zotuar të marrë masa kundër Rusisë për ndërhyrjen e kësaj të fundit në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Moska i mohon akuzat për sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe një aleati kyç të Hillary Clintonit, e gjithashtu presidenti i zgjedhur Donald Trump i ka cilësuar si qesharake e të motivuara politikisht pretendimet. Por agjencitë e inteligjencës thonë se kanë në duar prova bindëse që vërtetojnë lidhjen e hakerave me Kremlinin. Për herë të parë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e përmendi Vladimir Putinin si të përfshirë drejtepërdrejtë në sulme. Pak orë më vonë presidenti në largim tha: “Mendoj se nuk ka dyshime se kur një qeveri e huaj përpiqet të ndikojë në integritetin e zgjedhjeve tona ne duhet të veprojme, dhe do ta bëjmë”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se, disa nga veprimet që do të ndërmarrin do publikohen, të tjera ndoshta jo. Ende nuk është e qartë se çfarë masash ka ndërmend SHBA, ndërsa Obama pritet të largohet nga detyra në 20 janar, duke ja lënë vendin një udhëheqësi pro Putinit. Zbulimi i e-maileve vuri në një situtatë aspak të rehatshme Partinë Demokratike në një pikë vendimtare të fushatës elektorale. CIA arriti në përfundimin se motivacioni i Rusisë ishte të devijonte zgjedhjet në favor të republikanit Trump, por deri më tani nuk i ka bërë publike provat. Për manjatin e pasurive të paluajtshme akuzat ishin thjesht përpjekje për të fshehur turpërimin pas humbjeve në zgjedhje. Trump nuk e ka fshehur adhurimin e tij për Putinin dhe emërimi i mikut të vjetër të presidentit rus, Rex Tillerson si sekretar shteti, ka ngritur shqetësime të mëdha.
Presidenti Obama do shtojë pagën për orët jashtë orarit të punës për miliona Amerikanë
Përktheu për “Diell-in”, Herion Kërcelli/
Cdo javë, miliona Amerikanë punojnë më shumë se 40 orë, por nuk e marin pagesën jashtë orarit që u takon. I shqetësuar nga ky problem, Presidenti Obama po mer veprime që ta rregullojë këtë problem. Para disa ditësh në një shënim tek peticioni i firmosur nga mijëra qytetarë, Presidenti i dha detyrë Departimentit të Punës që të finalizojë një rregull që shton pagën jashtë orarit të punës për më shumë se 4.2 milionë Amerikanë. Ja cfarë shkruan Presidenti për këtë: – “Unë dua t’ju informoj për një cështje të rëndësishme që ju intereson shumë; Tu siguroj që do paguheni me drejtësi. Bashkë me Departamentin e Punës ne do shtojmë pagesën jashtë orarit, do specifikojmë rregullat që sigurojnë punën e rëndë e të pashpërblyer të miliona Amerikanëve. Në qoftë se ti si qytetar punon më shume se 40 orë në javë, ti duhet të paguhesh për të ose të marësh kohë ekstra pushim për ta kaluar me familjen dhe të dashurit tuaj. Eshtë një nga hapat më të rëndësishëm që do të marim ne për të ndihmuar rritjen e të ardhurave të klasës së mesme duke vendosur 12 miliardë $ me shumë në xhepat e punonjësve Amerikanë në 10 vitet e ardhshëm. Për breza të tërë, mbrojtësit e kësaj cështje kanë thënë se puna e ndershme e një dite duhet të vlerësohet me pagesën e një dite normale. Kjo punë i ka ndihmuar punëtoret Amerikanë të ngjisin shkallën e suksesit. Kjo është ajo cfarë kërkon ekonomia e klasës së mesme. Por pas disa vitesh të inflacionit dhe përpjekjeve të lobistëve që të dobësojnë mbrotjen e pagesës jashtë orarit, e cila ka gryer së tepërmi ekonominë e mijëra familjeve amerikane, ka ardhur momenti që Administrata që unë drejtoj të merret seriozisht me këtë cështje. Më poshtë presidenti Obama shkruan: Një prej Amerikaneve që ka punuar shumë në përpjekje për të mbajtur veten gjallë është një nënë nga Tucson, Arizona, me emrin, Elizabeth Paredes. Si një ndihmës menaxhere tek një dyqan sanduicesh, Elizabeth disa herë punonte 70 orë në javë, për një monedhë dhjetëcentëshe të pagesës jashtë orarit. Kështu znj.Elizabeth me shkruajti mua për të më sqaruar sa e vështirë është të ndërtojë një të ardhme të shkëlqyer për djalin e saj. Dhe ajo nuk është e vetme: sot vetëm 7 % e punonjësve paguhen jashtë orarit bazuar mbi rrogat e tyre. Krahasoje atë me 1975, kur më shumë se 60% e punonjësve paguhen jashtë orarit bazuar në rrogat e tyre. Kjo politikë tashmë duhet tejkaluar. Parimi themelor për pagesën jashtë orarit vjen nga një Ligj i periudhës së Depresionit i quajtur “Akti i Drejtë i Standarteve të Punës”, që i siguronte ata punonjës që shënojnë më tepër se 40 orë në jave për tu paguar në përgjithesi për më shumë kohë ekstra. Si President ju drejtova Sekretarit të Punës, zotit Tom Perez dhe Departamentit të Punës që të përditësojnë dhe modernizojnë rregullat jashtë orarit dhe të përkrahin atë ligj. Kështu pas më shumë se një viti të dëgjimit të shqetësimeve të punonjësve, nënpunësve dhe qytetarëve, Departamenti i Punës po nxerr një rregull të ri ku sqarohen punonjësit e bizneset për mënyrën e pagesës jashte orarit. Ky rregull e dyfishon pragun e rrogës dhe automatikisht e përditëson atë në cdo tre vjet. Rregulli hyn në fuqi më 1 Dhjetor 2016. Ky është një hap në drejtimin e duhur, që rrit rrogat e qytetarëve të SHBA, forcon e siguron klasën e mesme. Kur punonjësit kanë më shumë të ardhura, ata i shpenzojnë ato, shpesh tek bizneset në komunitetin lokal, që ndihmon rritje e ekonomisë për mijëra qytetarë. Në vite amerikanët kanë shpenzuar së tepërmi orë të gjata dhe shpërblehen pak. Me këtë vendim unë kudo dhe kurdoherë ju siguroj që ekonomia jonë shpërblen punën dhe përgjegjësinë e secilit. Kjo është Ajo cfarë unë do të bëj. Cdo punëtor amerikan meriton një pagesë në cek që i mundëson atyre të mbeshtesin familjet e tyre, të marin një siguri ekonomike, dhe tu lerë një trashëgimi fëmijëve të tyre. Ndaj është gjithmonë e vlefshme për të luftuar për këtë cështje. I falenderoj gjithë punonjësit e qytetarët amerikanë që ngritën zërin për këtë cështje kritike, ne nuk do të mund ta bënim atë pa ju”.
Presidenti Barack Obama.
Marë nga Zyra e Shtypit e Presidentit.
- 1
- 2
- 3
- …
- 8
- Next Page »