• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Obama premton masa ndaj Rusisë për sulmet kibernitike

December 16, 2016 by dgreca

1-obamaPresidenti amerikan Barack Obama është zotuar të marrë masa kundër Rusisë për ndërhyrjen e kësaj të fundit në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Moska i mohon akuzat për sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe një aleati kyç të Hillary Clintonit, e gjithashtu presidenti i zgjedhur Donald Trump i ka cilësuar si qesharake e të motivuara politikisht pretendimet. Por agjencitë e inteligjencës thonë se kanë në duar prova bindëse që vërtetojnë lidhjen e hakerave me Kremlinin. Për herë të parë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e përmendi Vladimir Putinin si të përfshirë drejtepërdrejtë në sulme.  Pak orë më vonë presidenti në largim tha: “Mendoj se nuk ka dyshime se kur një qeveri e huaj përpiqet të ndikojë në integritetin e zgjedhjeve tona ne duhet të veprojme, dhe do ta bëjmë”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se, disa nga veprimet që do të ndërmarrin do publikohen, të tjera ndoshta jo. Ende nuk është e qartë se çfarë masash ka ndërmend SHBA, ndërsa Obama pritet të largohet nga detyra në 20 janar, duke ja lënë vendin një udhëheqësi pro Putinit.  Zbulimi i e-maileve vuri në një situtatë aspak të rehatshme Partinë Demokratike në një pikë vendimtare të fushatës elektorale. CIA arriti në përfundimin se motivacioni i Rusisë ishte të devijonte zgjedhjet në favor të republikanit Trump, por deri më tani nuk i ka bërë publike provat. Për manjatin e pasurive të paluajtshme akuzat ishin thjesht përpjekje për të fshehur turpërimin pas humbjeve në zgjedhje. Trump nuk e ka fshehur adhurimin e tij për Putinin dhe emërimi i mikut të vjetër të presidentit rus, Rex Tillerson si sekretar shteti, ka ngritur shqetësime të mëdha.

Filed Under: Opinion Tagged With: Presidenti Obama, Rusia, Sulmet kibernetike

Artikujt e fundit

  • “Beyond the Runway”, kur moda kthehet në forcë, shpresë dhe motivim
  • Kujtojmë në ditën e lindjes shkrimtarin Mitrush Kuteli
  • VATRA PROMOVOI VEPRËN KUSHTUAR SKULPTORIT TË SHQUAR SHQIPTARO-AMERIKAN VASIL RAKAJ
  • Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha priti kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Akademike Justina Shiroka-Pula
  • Mirush Kabashi, korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar
  • Si po e qëllon perëndimi krijesën e vet në Kosovë?
  • DANTE – NJERIU QË E BËRI GJUHËN NJË UNIVERS
  • Stuttgarti në nderim të dy meteorëve të lirisë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci
  • Prof. As. Dr. Genti Kruja vizitoi Vatrën
  • Kur shqipja flet me të gjitha gjuhët
  • Struktura demografike e hapësirave shqiptare në Malin e Zi më 1908–1909: një analizë gjeografike dhe statistikore e të dhënave osmane për Tuzin, Gucinë dhe Rozhajën
  • Grupi Shqiptar i Vallëzimit në Edmonton
  • Një frymë e re kombëtare…
  • Shqipëria nga krizë emigracioni në krizë perspektive
  • Prof. Dr. Nexhat Abazi, jeta, vepra dhe kontributi në arsimin dhe pedagogjinë shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT