• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Obama për sulmin kibernitik

July 27, 2016 by dgreca

Presidenti amerikan Barack Obama nuk e mohoi të martën mundësinë që homologu i tij rus, Vladimir Putin, të jetë duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të kandidatit republikan Donald Trump. Komentet e tij vijnë vetëm pak pasi zyrtarë të qeverisë thanë gjatë kësaj jave se, ka prova të mjaftueshme që sulmi kibernetik ndaj të dhënave të Komitetit Kombëtar Demokratik të jetë kryer nga “hacker”-a që punojnë në favor të shërbimeve sekrete ruse. “Gjithçka është e mundshme”, u përgjigj Obama kur u pyet gjatë një interviste nëse rusët janë duke punuar apo jo për të influencuar garën mes kandidatit republikan Trump dhe kandidates demokrate, Hillary Clinton. “Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht admirimin e tij për Vladimir Putin”, tha Obama gjatë intevistës për “NBC News”. “Ndërsa unë mendoj se Trump ka marrë një mbulim mjaftueshëm favorizues në Rusi”. Demokratët pretendojnë se Putin po synon të ndikojë në garën për Shtëpinë e Bardhë, pasi “WikiLeaks” publikoi “e-mail”-e dëmtuese për Komitetin Demokratik pas sulmit kibernetik. Ky sulm ndodhi thuajse në të njëjtën kohë me ato ndaj sistemeve të qeverisë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë. Analistë nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare (NSA) dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) zbuluan shenja në këto sulme, që i drejtojnë ata edhe në ndërhyrje të tjera jashtë qeverisë, përfshi atë në Komitetin Kombëtar Demokrat.Të dhënat të drejtojnë te të paktën një grup “hacker”-ash që janë të njohur për kundërzbulimin amerikan, thonë zyrtarët. I njëjti grup është përfshirë në sulme kibernetike ndaj sistemeve të “e-mail”-eve jo të klasifikuara në DASH, Shtëpinë e Bardhë, por edhe agjenci të tjera federale. Hetuesit besojnë se inteligjenca ruse fshihet pas kësaj vale sulmesh kibernetike ndaj organizatave politike, madje edhe ndaj “think tank”-eve në Uashington. Edhe pse “WikiLeaks” mohon që dokumentet e publikuara prej saj t’i ketë marrë nga qeveria ruse, ai nuk bën të ditur burimin se nga kanë ardhur ato. Në intervistën për NBC, Obama tha gjithashtu se “ajo që dimë ne aktualisht, është se rusët kanë sulmuar sistemet tona. Jo vetëm sistemet e qeverisë, por edhe sistemet private”. Komenti i presidentit amerikan rezulton të jetë më i ashpri që qeveria amerikane ka bërë publik deri më tani, duke fajësuar Rusinë për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Presidenti Obama, sulmi kibernitik, Trump-Putin

Fatos Lubonja-ambasadorit Lu: E sheh që Rama blen dhe Obamën me paratë e krimit

June 30, 2016 by dgreca

Pas publikimit të fotos me Obamën të blerë me 80 mijë dollarë nga Edi Rama ka rreaguar edhe Fatos Lubonja i cili e ka lidhur këtë fakt me debatin brenda shqiptar për reformën në drejtësi. Një një postim në Facebok të titulluar: “Për shqiptarët dhe Donald Lu” Lubonja shkruan:”A do ta kuptojnë më në fund shqiptarët se me paret e krimit shqiptar mund të (keq)përdoren edhe amerikanët, deri presidenti i SHBA, prandaj shpresën për drejtësi duhet ta mbështesin tek lufta e tyre e përditshme për dinjitet dhe ndershmëri dhe jo tek të huajt?

Po Donald Lu, a do të reflektojë më në fund, sadopak, se nuk mund t’i jepet drejtësia në dorë një njeriu që, qoftë edhe vetëm për këtë akt, është në konflikt me drejtësinë – sepse duhet të shpallet nën hetim nga Prokuroria shqiptare për burimin e 80 mijë $, dhe “persona non grata” në SHBA për shkelje të ligjeve amerikane”?Ky reagim i Lubonjës erdhi pas lajmit se shqiptaro – amerikani Bilal Shehu, i cili u akuzua tre vjet më parë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe Barack Obama, presidenti amerikan në fushatë për rizgjedhje. “Ai pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Nju Xhersi në SHBA dhe pritet të dënohet”, njoftoi Reuters.Sipas Reuters dhe mediave të tjera amerikane, Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012, ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës.Aktakuza nuk e përmend emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasdori Lu, Fatos Lubonja, Kryeminsitri rama, Presidenti Obama

Presidenti Obama qorton retorikën e Trampit dhe ngre vlerat amerikane

June 15, 2016 by dgreca

Presidenti Barack Obama i bëri një qortim tepër të ashpër retorikës antimyslimane të Donald Trumpit, duke i quajtur propozimet për emigracionit të kandidatit republikan për president si “të rrezikshme” dhe “aspak të nevojshme për Amerikën që duam”. Duke folur për reporterët pasi dha një mesazh edhe për masakrën e Orlandos, Obama tha se thirrja e Trumpit për fjalime më të ashpra kundër terrorizmit dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë në Amerikë, mund t’i bëjë myslimanët amerikanë të ndihen të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe mund të minojë vlerat amerikane.“Nëse do t’i braktisnim ndonjëherë këto vlera, jo vetëm që do ta bënim më të lehtë radikalizimin e njerëzve këtu dhe anembanë botës, por do të tradhtonim gjëra shumë të rëndësishme, të cilat ne jemi përpjekur t’i mbrojmë prej kohësh”, tha Obama. “Atëherë, terroristët do të pretendonin fitoren, por ne nuk mund ta lëmë këtë gjë të ndodhë. Unë nuk do ta lejoj këtë”. Deklaratat e presidentit ishin të parat reagime ndaj fjalimit të Trumpit gjatë së hënës, pas masakrës së ditës së diel në Orlando, si dhe ndoshta më të ashprat e tij deri më tani mbi kërcënimin që përbën – sipas tij, – kandidati biznesmen për politikën dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Obama tha se plani i Trumpit për të penguar të huajt myslimanë të futen në SHBA nuk merr parasysh historinë amerikane të të fokusuarit te grupet etnike dhe fetare mes periudhave të ankthit. “Kemi kaluar disa periudha në historinë tonë, kur kemi vepruar nga frika dhe kemi arritur të zhgënjehemi për ato veprime”, tha Obama para reporterëve. “Kemi parë qeveritë tona të keqtrajtojnë qytetarët e vet, e ajo ka qenë një pjesë e pafalshme e historisë sonë”.

 

Filed Under: Komente Tagged With: ngre vlerat amerikane, Presidenti Obama, qorton retorikën e Trampit dhe

Presidenti Obama nderon të rënët në luftë

May 30, 2016 by dgreca

Presidenti Barack Obama nderoi sot ushtarët amerikanë që kanë humbur jetën në luftë me disa ceremoni në Ditën e të Rënëve. Presidenti mori pjesë në një ceremoni në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit pranë Uashingtonit, ku vendos një kurorë tek varri i Ushtarit të Panjohur.

Më herët ai kishte organizuar një mëngjes për ushtarë dhe organizata që ndihmojnë veteranët në Shtëpinë e Bardhë. Amerikanët nderojnë të rënët në luftra, çdo të hënë të fundit të majit.

Filed Under: Komente Tagged With: nderon të rënët në luftë, Presidenti Obama

Presidenti Obama në Hiroshimë për të rënët e Bombës

May 27, 2016 by dgreca

Barack Obama u bë presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshiman që pas hedhjes së bombës bërthamore në vitin 1945, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Shefi i Shtëpisë së Bardhë mbërriti fillimisht në bazën amerikane Iwakuni, pasi la samitin e G7-ës, ku u kujdes që të theksojë se nuk do të kërkojë falje për bombardimet. “Vizita ime është një dëshmi që tregon sesi edhe ngjarjet më të dhimbshme që na ndajnë, mund të kthehen në ura lidhëse”, u shpreh ai duke shtuar se nuk do të kërkojë ndjesë për sulmet. I shoqëruar nga kryeministri Shinzo Abe, Obama vizitoi fillimisht Memorialin e Paqes, më pas u ndal tek Parku i Paqes, ku të dy liderët nderuan të rënët përballë “Flakës së Përjetshme”. Më herët, presidenti amerikan deklaroi nga baza amerikane, 40 kilometra larg Hiroshimas se vizita e tij ishte “një nderim dhe kujtim për të gjithë ata që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore”. “Është një mundësi për të konfirmuar zotimin tonë drejt paqes dhe sigurisë për një botë ku armët bërthamore nuk do të jenë më të nevojshme”, u shpreh ai. Obama vlerësoi aleancën me japonezët. “Është një ndër më të fortat në botë dhe vizita tregon sesi dy kombe, dikur kundërshtarë, jo vetëm që mund të bëhen partnerë, por edhe miq të mirë”, u shpreh ai. Të paktën 140 mijë persona gjetën vdekjen nga bomba e hedhur në Hiroshima më 6 gusht të 1945, bomba e parë bërthamore që do të pasohej me atë të hedhur në Nagasaki dy ditë më vonë, ku 74 mijë të tjerë do të gjenin vdekjen.

Filed Under: Kronike Tagged With: në Hiroshimë, për të rënët, Presidenti Obama

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT