Presidenti Nishani kërkon angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimin e ngjarjes së Divjakës/
Tirane- 11 maj 2014/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thirri dhe zhvilloi një takim pune në Zyrën e Tij me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla rreth ngjarjes së rëndë të Divjakës, ku mbeti i bllokuar një avion dhe u kapën disa qindra kilogramë drogë.Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent.
Duke siguruar për mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm.
Presidenti do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Tritolin dhe Krimin
Situata e rënduar e sigurisë dhe rastet e frikshme të atentateve me tritol, në disa raste në përmasat e akteve terroriste, kanë detyruar Kreun e Shtetit që të thërrasë pas shumë kohësh pushimi Këshillin e Sigurise Kombëtare.
Lidhur me këtë takim që do të mbahet ditën e nesërme ne oren 10:30 ne ambjentet e Presidences, ka pasur dhe një takim mes Presidentit Bujar Nishani dhe kryeministrit Edi Rama.
Edhe pse nuk ka kaluar pa debate ideja e Kreut të Shtetit, sipas burimeve të afërta me dy krerët e lartë të vendit, mësohet se një tjetër argument që lidhet me mbledhjen ka sjellë debate të forta mes Presidentit dhe Kryeministrit në mardhënie sigurisht të acarta që prej 23 qershorit.
Sipas burimeve të sigurta, krahas atyre që përbëjnë edhe bërthamën e Këshillit të Sigurise Kombëtare, Nishani ka lëshuar një ftesë edhe për kreun e opozitës Lulzim Basha, ftesë e cila nuk është mirëpritur aspak nga zoti.Rama.
Sipas burimeve, Kryeministri është dakorduar me Kreun e Shtetit për mbledhjen, por ka kundërshtuar fort pjesmarrjen në mbledhje të rivalit të tij politik që në këtë rast përfaqëson edhe Bashkinë e Tiranës si qytetar i parë i kryeqytetit.
Rama dhe maxhoranca e konsiderojnë si absurde dhe të papreçedentë pjesmarrjen e Kreut të opozitës në një mbledhje të tillë, ndërsa për Presidentin kjo konsiderohet si normale pasi edhe opozita ka rolin e vet në sigurinë kombëtare.
Sipas nenit 13 të ligjit themeltar të shtetit shqiptar, pika 5, “Anëtarë të Këshillit të Sigurise Kombëtare janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Rendit Publik, Ministri i Pushtetit Lokal, Ministri i Financave, Ministri i Transportit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror”.
Një inisiativë e tillë e Nishanit është një tjetër pikë e fortë ku tashmë do të ndërtohet marrëdhënia në krizë mes shumicës dhe Presidentit, e cila hyn në një akt të vështirë pasi bëhet fjalë për një çeshtje të mprehtë siç është siguria kombëtare e vënë seriozisht në pikëpyetje nga seriali vdekjeprurës i tritoleve.
Gjithsesi, Rama e Nishani tashmë janë në një betejë, ku këtë herë në mes është lideri i opozitës, Lulzim Basha.
UKRAINË – Opozita pranon propozimet e presidentit
KIEV- 21 Shkurt- Opozita vendosi sot të nënshkruajë një marrëveshje me presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, bëri të ditur njëri nga liderët e saj kryesorë, Oleg Tiagnibok, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.
Presidenti ukrainas njoftoi sot disa lëshime të mëdha përballë opozitës, ndër të cilat organizimi i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, formimi i një qeverie koalicioni dhe një reformë kushtetuese, pas akteve të dhunës që shkaktuan rreth 80 të vdekur që prej të martës.
Dita e Flamurit, presidenti Nishani me Qeverine në Vlorë
Festimet me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë kanë mbledhur së bashku krerët më të lartë të vendit, por pa opozitën në Vlorë. Qyteti i flamurit ka pritur presidentin Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Ceremonia zyrtare e festimeve nisi me vendosjen e kurorave me lule te varri i “Ismail Qemalit” dhe ngritjen simbolike të flamurit kuq e zi nga presidenti Bujar Nishani.
Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, u shpreh se integrimi është sfida e së ardhmes. Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo dite sherben per te kujtuar te gjithe per me shume pergjegjesi qeverisese dhe per ta çuar perpara projektin e Shqiperise Europiane.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i shoqëruar edhe prej kryebashkiakut Shpëtim Gjika kanë vizituar familjen e patriotit Osman Haxhiu.
Nderkohe në teatrin “Petro Marko eshte prezantuar projekti “Lungo Mare”, ku u shpall dhe konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.
Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh optimist për konkursin në funksion të zhvillimit të vijës bregdetare.
“Kemi shembuj të shkëlqyer të mënyrës se si duhet të jetë vija bregdetare e një qyteti mund të transformohet në një nga burimet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, por edhe të mirëqënies së atij qyteti por edhe të mbarë vendit. Kemi shembuj të shkëlqyer për të mësuar nga gabimet e të tjerëve në projektimin dhe shfytëzimin mbi bazën e projekteve të bëra të vijës bregdetare urbane që është një element shumë i brishtë pasi bashkon shumë afër pranë njëra-tjetrës natyrën dhe nevojën për zhvillim. Unë besoj se kemi edhe eksperiencën e nevojshme, gjë që u reflektua edhe në paraqitjen që bëri Adelina për të ndërtuar një konkurs që të përfshijë jo vetëm talente dhe forcën e imagjinatës të shumë arkitektëve dhe urbanistëve me famë në botë, por edhe energjinë dhe mendimin e vetë njerëzve që jetojnë realitetin ku nuk është domosdoshmërisht talenti dhe imagjinata që vjen nga jashtë që mund të garantojë sukses, por është sinergjia mes të dyjave të garanton sukses.Kemi marrë një zotim që ti japim bregdetit dhe Shqipërisë në tërësi një përmasë të re zhvillimi, por njëkohësisht ti japim këtij zhvillimi shumëllojshmëri dhe ta bëjmë këtë zhvillim në një harmoni me natyrën dhe sa më pranë standarteve që sot përcaktojnë edhe cilësinë e industrisë së turizmit në botë, por edhe në Mesdhe dhe ky konkurs dhe ky projekt janë hapi i parë në realizimin e këtij zotimi ndërkohë që ky qytet dhe vija e tij bregdetare janë më siguri një sfidë për tu fituar në funksion të transformimit të gjithë vijës së përcaktuar nga konkursi ,nga pylli i Sodës deri lart tek tyneli në një realitet të ri europian dhe urban të Shqipërisë së re turistike” tha ai.
Ai theksoi se pavarësisht dëmtimit të vijes bregdetare nga ndërtimet pa kriter, është i mundur transformimi i saj në harmoni të plotë me natyrën në funksion të turizmit. Kryeministri tha se objektivi i qeverisë mbetet realizmi i këtij projekti brenda harkut kohor të dy viteve.
“Unë jam i bindur se pavarësisht dëmeve të bëra për shkak të mungesës së eksperiencës apo për shkak të ngutjes pas një zhvillimi të paqëndrueshëm potenciali është aty. Dhe jam i bindur që çdokush që kalon në pjesën e bregdetit të Vlorës në këmbë pas pastrimeve të bëra dhe atyre që do të behen deri në fund dhe shumë shpejt, e ndihen se aty është e gjithë hapësira për të ndërtuar një nga vijat urbane më të bukura të Mesdheut në funksion të zhvillimit të qytetit, në funksion të zhvillimit të gjithë vendit dhe në funksion të thithjes së një numri jo vetëm më të madh, por edhe më cilësor të turistëve drejt Vlorës. Turistë që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare dhe turistë të huaj që me siguri që me realizimin e këtij projekti do të jenë drejt Vlorës dhe me ecurinë e këtij projekti do të jenë shumë më të tërhequr drejt vijës bregdetare.Ne e kemi të gjithë vullnetin për ta ndërtuar projektin për të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë duke e filluar me vijën bregdetare të Vlorës. Unë jam i bindur se në një kohë realivisht të shkurtër besoj se duhen afro 2 vjet ne mund ta prekim me sy dhe ta jetojmë këtë realitet, këtë projekt që fillon sot. Objektivi ynë është që projekti të jetë i realizuar përpara sezonit të verës të vitit 2015 dhe unë jam ibidnur që i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë realitet këtë objektiv” deklaroi Rama.
E ndërsa financat nuk premtojnë shumë, Krymeministri Rama u shpreh i bindur që për projektin “Lungo Mare” qeveria do të vërë në dispozicion në kohën e duhur dhe pa vonësë edhe burimin e financimit.
“Ndërkohë më lejoni të shtoj se jemi duke u përgatitur intensivisht edhe me projekte që janë komplomentare në mënyrë që ky zhvillim të mos mbetet i izoluar, por të shtrihet në gjithë bregdetin e Jonit, të jetë një zhvillim i qëndrueshëm jo vetëm urban, por edhe ekonomik dhe social. Një numër i konsiderueshëm projektesh tani më janë të përfunduara dhe presin burimet e financimit që sigurisht është e lehtë të thuhet, por është e vështirë të bëhet, ndërkohë që unë jam i bindur që projektin që po flasim ne do të vëmë në dispozicion në kohën e duhur dhe pa vonesë edhe burimin e financimit. Sfida është që kësaj shëtitoreje ti japim përmasën e njeriut dhe që gjithë lëvizjen që sot është shumë e rënduar për shkak të makinave, ta devijojmë për të krijuar kushte që edhe lëvizja e automjetve të jetë e garantuar përmes një segmenti tjetër dhe vijaurbane të jetë në dispozicion të qytetarëve” përfunoi Rama duke ndarë me pjesmarrësit urimin për festën e Flamurit dhe atë të Çlirimit me 29 nëntor.
101 vite më parë Ismail Qemali i shoqëruar dhe nga 83 delegatë shpalli pavarësinë e vendit në qytetin e Vlorës me anë të simbolit të ngritjes së flamurit kombëtar në më 28 Nëntor të vitit 1912. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912, ishte një akt historik, që i ngriti lart krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Franklin Delano Roosevelt-Presidenti që shpiku termin “100 ditët e para të qeverisë”
“…..lideri botëror që shpëtoi Kapitalizmin dhe Demokracinë në -“100 ditë” –thënë ndryshe në pak javë… “/
Nga Raimonda MOISIU?Hatford/CT/
“Franklin Delano Roosevelt është Presidenti i 32 të i SHBA-së i zgjedhur në vitin 1932, dhe është Njeriu që shëndrroi Epërsinë dhe Veprimin në Princip. Presidenti që shpëtoi Kapitalizmin dhe Demokracinëe amerikane në pak javë dhe me të erdhur në pushtet shpalli “Kompromisi i ri” (Neë Deal) –të quajtur ndryshe edhe “100 Ditët” në muajt e parë të administrimit të presidencës-ashtu sikundër pati premtuar gjatë fushatës së tij elektorale,- pra është Presidenti i parë i SHBA-së dhe lideri i parë botëror që eksperimentoi- ndryshimin në “100 ditë”-shin e parë të qeverisjes. Gjendja e mjerueshme dhe kushtet e vështira sociale të shkaktuara nga kolapsi ekonomik, (Depression Era), u dhanë demokratëve një fitore të sigurtë më 1932. Presidenti pararendës Hervert Hoover, pavarësisht programit ambicioz të masave për zbutjen e varfërisë e papunësisë nga ana e qeverisë federale, ai nuk morri në konsoderatë ndihmën e mirëfilltë e të drejtëpërdrejtë për individët e dëshpëruar të prekur nga depresioni ekonomik, por strategjia e programit të tij ekonomik e social parashikonte të ngjallte besim e ndihmonte në të holla-bisneset dhe institucionet industriale të falimentuar, ndërkohë që jeta e amerikanëve sa vinte e varfërohej, papunësia dhe të pastrehët rriteshin nga dita në ditë.
Kështu, përballë presidentit Hervert Hoover, demokratët zgjodhën Guvernatorin e Neë York-ut, ideatorin e programit model për zbutjen e varfërisë, i programeve sociale, për pensionet e shtresës së të moshuarve, asistencë sociale për papunësinë, programe publike të guximëshme, të fuqishme dhe këmbëngulëse. Ai ishte Franklin Delano Roosevelt!
Roosevelt shtegëtoi cep më cep të Amerikës, me orar e pa orar në një fushatë elektorale energjike e historike. Populli amerikan, mbështetësit e tij e shihnin atë me qaforet shtrënguar rrotull këmbëve teksa lëvizte me karrocën e invalidit, i mbërthyer që në moshë të re, në vitin 1921, nga sëmundja e Polios.
Me përpjekje e sakrifica, sëmundja nuk e pengoi Presidentin e 32 –të të Amerikës të conte në zemrën e cdo amerikani premtimin e tij-Neë Deal—marrëveshjen dhe kompromisin e ri dhe të gjithë së bashku të punonin për kurimin e ekonomisë amerikane. Kështu në nëntor amerikanët i dhanë Roosevelt 22.8 milion vota -dhe presidentit Hoover-15.8 milion, -Roosevelt kryesonte Kolegjin elektoral; 472 përfaqësuesë për demokratët dhe 59 –ë të tillë për republikanët. Gjatë muajve të parë të Administratës së tij, të deklaruara e njohura si “100 ditët e para”, Roosevelt morri një pamje ekspansive të fuqisë presidenciale, pafutur aspak në grackë Kongresin, ai paraqiti urgjentisht legjislacionin gjithpërfshirës për emergjencën kombëtare – për rimëkëmbjen nga kolapsi ekonomik. Kështu që në seancën e parë të Kongresit, me një lëvizjë të matur e të zgjuar në një situatë të tillë kritike për vendin, duke patur parasysh premtimet në fushatë, ai bëri draftin dhe ngriti Kompaninë Federale të Sigurimit të Depozitave, duke jua garantuar depozitat bankare amerikanëve, të cilët i patën tërhequr ato nga bankat dhe i kishin qepur në dyshekë dhe jastëke. Ata iu bindën Presidentit të tyre me patriotizëm duke ridepozituar kursimet e tyre. Zgjeroi kompetencat e Bordit të Arkës Federale, ngriti Korporatën e Huazimit të pronarëve të shtëpive –për t’i ndihmuar ata të mos humbnin shtëpitë, miratoi Ligjin e Obligacioneve Federale, ligj i cili ju kërkonte kompanive të deklaronin informacionin e plotë financiar mbi huamarrjet dhe aksionet financiare të reja. Për të luftuar papunësinë, Roosevelt i kërkoi Kongresit të lëvrojë 500 milion dollarë për programet e ndihmës sociale, për të hapur vënde pune, duke përfshirë edhe Mbrojtjen Civile të Shoqërive Aksionare. Për të stimuluar industrinë, Roosevelt iu drejtua Kongresit Amerikan të miratojë Projektligjin e Rimëkëmbjes Kombëtare të Industrisë, edhe pse industria vetë fillimisht i rezistoi mundishmëm presionit, Roosevelt ushtroi kontroll në Ëall Street, i ashpër me taksat dhe i rezistoi presionit për të nacionalizuar bankat. Me miratimin e Projektigjit të Nëpunësit Cvili –ai krijoi Administratën Publike dhe i detyroi liderët industrialë të miratojnë ligjet e praktikave të ndershme, duke i lejuar ata sipas rendit të vendosnin tavanin e cmimeve, pafrikën e ndonjë procedimi antitrust. Pagat minimale dhe orët e punës të vendosura sipas ligjit, dhe klasës punëtore iu dha të drejtën për marrëveshje kolektive. Përvec ligjit, ai ngriti Këshillin e Rimëkëmbjes Kombëtare të udhëhequr nga Gjeneral Hugh Johnson. Ky Këshill ishte përgjegjës për hartimin e një sërë projektligjesh në favor të biznesit. Edhe pse qeveria federale mundi të kryente reforma të thella progresive, si krahun e punës nga fëmijët në industrinë tekstile dhe industrive të tjera, në të njëjtën kohë ajo iu dha të drejtën edhe sindikatave të punëtorëve të përdornin legjislacionin për të fituar më shumë pushtet dhe të tërheqnin anëtarë. Roosevelt ishte i shqetësuar dhe tregoi interes për gjendjen e mjerueshme të fermerëve amerikanë dhe krijoi në bashkëpunim me Kongresin, Administratën e Rregullimit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në maj 1933. Progami i kësaj administrate kishte si qëllim të vendoste kufirin e prodhimit, subvecioneve federale dhe cmimet bujqësore në “barazi” me cmimet e fermerëve që patën gëzuar dikur, kohën kur bujqësia ishte në ditët e saj më të mira ekonomikisht.
Një qind ditët e para gjithashtu ligjësuan lindjen e Tennessee Valley Authority-një agjensi përgjegjëse për programet e përgjithëshme sociale brenda autoritetit të rajonit. Në përballje me kolapsin ekonomik që kishte mbërthyer Amerikën, Roosevelt vendosi të marrë në varësi cdo gjë Post-Kongres, biles e bënte me arrogancë packa se ishte i pafat në realizimin e marrjes në varësi të Gjykatës së Lartë. Ai po priste sa majtas –djathtas dhe nuk ishte nga ata që të falte. Sa morri mandatin në 100 ditëshin e parë- hidrocentralet, plehrat kimike për konservmin e tokës, kontrollin nga përmbytjet dhe pyllëzimi, duke marrë njëcerek milion punëtorë krahu, endacakët e të papunët , ata që rronin me asistencë sociale, dhe i detyroi të pastronin pyjet për të hapur toka për rrugë, ndërtesa dhe duke ndërtuar qytete e qëndra banimi. Me një shkathtësi e aftësi admiruese i bëri që të gjithë të punonin, duke vënë përfomancën mbi përkushtimin. Roozvelt më 5 mars 1933-dita e parë e plotë në zyrën e tij presidenciale, u zbavit duke dhënë një fjalim legjionit amerikan, thirri nën armë veteranët e liruar –krijoi një ushtri të tipit Musolini –për të mbrojtur bankat nga dhuna, anarshia dhe sigurinë e qytetarëve amerikanë në vend.Ky akt sa befasues dhe i mahnitshëm i një lidershipi “ të rrëmbyeshëm” dëshmoi “momentin final” të një politike modern amerikane: Roosevelt shpëtoi Kapitalizmin e Demokracinë në 100 ditët e para të Presidencës së tij.Populli amerikan e adhuronte Roosveltin për atë cfarë ai po përpiqej të bënte në ato “100 ditët”. Edhe pse nëntë milion njerës ishin akoma të papunë në 1934, Demokratët patën sukses të kishin epërsinë më të madhe, në të dyja dhomat e Kongresit amerikan. Të papunët ishin lojalistë ndaj administratës të Roosevelt, sepse ata vlerësonin vendimet e tij në caste dramatike. Katër milion prej tyre u punësuan nëpërmjet Projektligjit të Emergjencës për Rimëkëmbjen Kombëtare, dhe shumë të tjerë u trajtuan me fondet publike.Megjithëse kongresmenët dhe vetë Presidenti ishin në dilemë për koston e FERA—program punësimi nga Administrata e Punëve Civile, por ata e mirëkuptonin si domosdoshmëri projektin e punësimit. Roosvelt hoqi taksimin mbi të dhe në vitin 1934, pra vitin në vazhdim ai i bëri thirrje Kongresit të ngrinin Administratën e Mirëqënjes Sociale e Publike, dhe nga viti 1935 deri 1943-e, kur ky program po përshënditëte, u shpenzuan $ 11 bilion dhe u punësuan 8.5 milion njerës. Ndër komponentët e ËPA-u bënë publike programet për projektin e Artit e Kulturës, Theatrit, Statusi i Shkrimtarëve dhe i Rinisë. Megjithëse u derdhën miliona dollarë në ekonominë amerikane nëpërmjet programeve federale, Great Depression vazhdonte ta mbante të mbërthyer Amerikën. Në fillim te vitit 1936 Roosevelt filloi “Second Neë Deal” ( “100 ditëshin e dytë të ndryshimit” )-dhe Kongresi vazhdoi punën dhe gjatë këtij kompromisi të dytë të ri, duke kthyer në ligje e projektligje më shumë programe. Presidenti Roosevelt kishte vullnetin për të bërë kompromise shumë më tepër se kushdo e në kohën e duhur. Për të dekretuar Projektligjin për numurimn e punës ai braktisi bazën liberale dhe përkrahu versionin konservator të tij:krijoi pensionet për të moshuarit, nëpërmjet taksimit të rrogës. Roosevlet dhe Kongresi Amerikan dekretuan: Projektligjin e “The National Labor Relations” (Marrëdhëniet e Punësimit Kombëtar”)-që do të thotë; Marrëdhëniet -mes Punëtorëve e Punëdhënësve, të Punës e Çështjeve sociale- i njohur ndryshe si Ligji i Ëagner-it, ligj i cili rriste fuqinë e punës kolektive, Projektligjin për kontrollin e Energjisë Elektrike dhe Gazit për ngrohje, Projektligjin për Elektrifikimin dhe Zhvillimin e Zonave Rurale, Projektligj që coi energjinë elektrike në 9-ë zona rurale e ferma në Amerikë; Projektligjin për Taksimin e Shëndetit Mjekësor.
Por para mbarimit të “100 ditëshit të dytë”, erdhi viti 1936-ë-viti që shënoi mbarimin e mandatit të parë presidencial, pra viti i zgjedhjeve presidenciale dhe ky mandat ishte për Roosevelt-Një Fitore e Plotë! Ai bëri fushatë në cdo shtet-përvecse në Maine dhe Vermont, dhe e mundi oponentin e tij Alfred M.London, prej me më shumë se 10 milion vota. Edhe në mandatin tjetër pati ulje e ngritje dhe ndiqte të njëjtën politikë, sa të pasurit dhe biznesi i madh e quajtën tradhëtar, por Roosevelt ishte njeri që epërsinë e kthehu në princip. Shumë demokratë u përpoqën ta ndalonin për të mos fituar sepse e shihnin si njeri i paqëndrueshëm dhe i rrëmbyeshëm, duke e quajtur atë një “eksperiment-administrator i guximshëm e këmbëngulës”, por amerikanët e votuan edhe për mandatin e tretë e të katërt.
Ndërsa Amerika po përballej me Depression Era, ngjarjet në tërë globin po bëheshin më të pasigurta e të rrezikëshme për kombet e botës. Në Itali, Musolini dekretoi një projektligj për trainimin universal të ushtrisë dhe pushtoi Etiopinë, në 1935. Gjenerali Francisko Franco grumbulloi një forcë ushtarake rebelësh dhe filloi luftën kundër qeverisë spanjolle. Në korrik të vitit 1937-ë, Japonia pushtoi Kinën përsëri. Në vitin 1938 Gjermania e Hitlerit pushtoi dhe aneksoi Austrinë.Megjithë ndjenjën e fortë izolacioniste dhe lufta po përhapej anëmbanë botës, Roosevelt ndjehu detyrimin t’i vinte në ndihmë Anglisë dhe Europës Perëndimore. Kur sfidat ndryshuan ai ndryshoi kursin, duke deklaruar; “Marrëveshja e Re”, me “Të fitojmë Luftën” –Ishte një luftë e drejtë në kohën e duhur. Presidenti historik Franklin Delano Roosevelt mendonte se njëanëshmëria ishte shkatërrimtare.
Sulmi i befasishëm nga Japonia ndaj Pearl Harbor i dhanë atij pretekstin e duhur, për të cilin ai kishte nevojë dhe shkroi historinë; -Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore dhe e fitoi atë, e udhëhequr nga Presidenti më Popullor dhe Presidenti që shërbeu më gjatë në historinë presidenciale amerikane -Franklin Delano Roosevelt.
Lufta e Dytë Botërore do të bënte atë që nuk arriti ta bënte “Neë Dea; I dha fund kolapsit ekonomik –The Great Depression! Sidoqoftë Kompromisi i Ri ( Neë deal)-i njohur ndryshe “100 ditë”-shi -pati përmbushur shumë nga axhenda progresive e reformës që gjeti zhvillim e mbështetje për më shumë se një shekull. Më shumë se cdo gjë tjetër Neë Deal me Projektligjin për Numurin e Punës dhe Projektiligjet e tjera reformuese –profilizuan Amerikën modern të shekullit të 20 –të. Udhëheqja presidenciale nga Roosevelt edhe sot e kësaj dite ofron disa ide të dobishmëme për Shtëpinë e Bardhë dhe për këdo që është i intriguar nga misteret e lidershipit. Disa nga metodat e drejtimit të shtetit bazohen në metodat e lidershipit të parë botëror që premtoi ndryshimin në “100 ditë”dhe Themeluesit të Lidhjes së Kombeve të Bashkuara – Franklin Delano Roosevelt.
Hartford CT USA
Tetor 2013
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- Next Page »