• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Vizitë e Delegacionit nga agjencia qeveritare amerikane MCC

February 23, 2016 by dgreca

-Presidentja Jahjaga: Sot hapim një kapitull të ri ndërmjet Kosovës dhe agjencisë amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit si shembull të radhës të miqësisë së thellë të dy shteteve tona dhe përkrahjes për zhvillim dhe avancim që Kosova gëzon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

PRISHTINË, 23 Shkurt 2016-B.Jashari/ Një delegacion i lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), udhëhequr nga Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së, në vizitën në Kosovë u prit sot në mbrëmje në takim te Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.Në një deklaratë pas takimit me delegacionin e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, Presidentja Jahjaga tha se, sot hapim një kapitull të ri ndërmjet Kosovës dhe agjencisë amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit si shembull të radhës të miqësisë së thellë të dy shteteve tona dhe përkrahjes për zhvillim dhe avancim që Kosova gëzon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Vizita e sotme e delegacionit të MCC-së vjen pas vendimit të Bordit të kësaj agjencie në dhjetor të vitit të kaluar për ta përzgjedhur Kosovën të zhvillojë programin Kompakt të ndihmës, program i gjerë investimi që do të përqendrohet në reformën e sektorëve të caktuar në dobi të krijimit të vendeve të reja të punës, përmirësimit të kualitetit të jetës dhe uljes së varfërisë në vendin tonë”, tha ajo.

Jahjaga theksoi se, kualifikimi i Kosovës për fondet e MCC-së është bërë i mundshëm krahas përparimit të Kosovës në reformat e gjithmbarshme për zhvillim demokratik, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Zyrës time, në bashkërendim me shumë ministri dhe agjenci të Kombeve të Bashkuara të pranishme në Kosovë, për t’i mbledhur dhe raportuar për herë të parë shumicën e indikatorëve që shërbejnë si matës të përparimit të vendit nga kjo agjenci.

 “Vazhdimi i kësaj ndihme financiare në vitet në vijim do të varet ekskluzivisht nga përparimi që ne e shënojmë si vend, sidomos në luftën kundër korrupsionit”, vijoi Presidentja kosovare.

 Ajo tha se me Khan diskutuan për zhvillimin e programit dhe sektorët që kanë prioritet për t’i përmbushur synimet zhvillimore dhe për ta nxitur realizimin e potencialit ekonomik të Kosovës.

 “Institucionet e Kosovës tashmë i kanë filluar përgatitjet për këtë proces dhe në konsultim të gjerë me komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile do të përpilojnë një plan të qartë të prioriteteve”, bëri të ditur Jahjaga. Edhe kryeministri kosovar Isa Mustafa pret nesër në takim delegacionin e lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), të udhëhequr nga  Kamran Khan, zëvendëspresident.

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni amerikan, Presidentja Jahjaga

Presidentja Jahjaga dekoroi një numër personalitetesh dhe organizatash

February 19, 2016 by dgreca

-Ndër të dekoruarit edhe ish Kryeministri PANDELI MAJKO/

-Nga Diaspora ne SHBA: Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York, Shqipe Biba/

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e tetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh dhe organizatash, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.Dhënia e dekoratave u bë një ceremoni solemne, të organizuar sot, në të cilën Presidentja Jahjaga ua dha dekoratat të dekoruarve, familjarëve apo përfaqësuesve të organizatave.

Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3 dhe 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i Jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat Për Dhënien e Tyre.

Në një fjalë mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:

Të nderuar laureatë dhe ju familjarë të të gjitha personaliteteve që me veprën jetësore lanë gjurmë të pashlyera në historinë e Kosovës; për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin dhe për zhvillimin e saj të gjithmbarshëm.

Të nderuar të pranishëm,

Jam thellësisht e nderuar që sot në këtë tetëvjetor të shpalljes së Pavarësisë, të nderoj të gjitha personalitetet dhe veprimtarët që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që ne të kremtojmë si çdo komb i lirë – shtetësinë tonë.

Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të tëra, që me idealin e tyre për liri e pavarësi kanë vënë themelet e shtetit të ri, një faktori të rëndësishëm jo vetëm të paqes por edhe të sigurisë e stabilitetit edhe në rajon e edhe më gjerë.

Shteti i Kosovës është gjaku, djersa dhe angazhimi i të gjithë atdhetarëve  që e deshën atë, që i dhanë fuqinë për ta ndërtuar mbi gërmadhat e një lufte të gjatë e të rëndë, të gjithë atyre që i vunë themelet e shtetit të pavarur, të qytetarëve të barabartë, shtetit me synime të qarta për të qenë pjesë e pandashme e botës së përparuar.

Me këtë ceremoni të ndarjes së medaljeve së bashku, edhe Institucionet por edhe populli i Kosovës, vlerësojmë, nderojmë dhe kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm, të të gjithë juve edhe laureatë edhe familjarë, për të mirën tonë të përbashkët.

Kosova është vendi ynë, të cilin e bëjmë të përparuar dhe të zhvilluar vetëm ne së bashku. Është në duart tonë që amanetin e atyre që na kanë hapur rrugën e sotme ta çojmë përpara; për ta bërë Kosovën një shtet demokratik, ku sundon ligji dhe rendi; ku qytetarët e gjejnë perspektivën e tyre pa e kërkuar tjetërkund; ku mirëkuptimi është thelbi i zgjidhjeve dhe ku dashuria për atdheun tonë të përbashkët bëhet fuqia jonë për të ardhmen.

Ju laureatë, dhe ju familjarë,

T’i mbani me nder dhe krenari nga gjenerata në gjeneratë, këto dekorata dhe medalje presidenciale, si mirënjohje më e lartë shtetërore për punën tuaj dhe kontributin për atdheun.
Zoti ju bekoftë!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Në emër të të dekoruarve falënderoi mulla Xhevat Kryeziu, përfaqësues i Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve.

Në vijim lista e të dekoruarve:

Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”, i cili u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës:

  1. Abaz Thaçi
  2. Adem Ukëhaxhaj
  3. Afrim Selim Xhuraj
  4. Behajdin Myrteza Allaqi
  5. Besim Adem Ndrecaj
  6. Daut Idriz Zagragjaj
  7. Faruk Zymer Zekaj
  8. Feriz Faik Guri
  9. Hajrush Mehmet Elezaj
  10. Haxhi Hoti
  11. Hysen Nahit Rexhepi
  12. Ismet Mustafë Bicaj
  13. Sadik Ramë Rrustemaj
  14. Shaban Sali Manaj
  15. Shaban Zeqë Mazrekaj
  16. Tasim Ukë Elezaj

Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.

  1. Avdi Kelmendi
  2. Avdullah Polloshka
  3. Azem Jashanica – Bellaçevci
  4. Dëshmorët e Gadimes 1944 – 1946
  5. Familja Rama – Shkabaj, Obiliq
  6. Familjen Shala – Jeshkovë, Prizren
  7. Halit Hasani
  8. Idriz Rrecaj
  9. Ismail Raka
  10. Jashar Haxha
  11. Jusuf Bahtijari
  12. Latif Smajli
  13. Lëvizja Kryeziu
  14. Mehmet Agë Rashkoci
  15. Mulla Zekë Berdynaj
  16. Qamil Fejzi Hoxha
  17. Sefer Vesel Shabani
  18. Sylë Mehmeti – Nikçi
  19. Shefki Popova
  20. Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York
  21. Tahir Zajmi
  22. Vehbi Dibra (Agolli)
  23. Zija Shemsiu
  24. Zymer Daut Hasi

Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.

1- Pandeli Majko

2 Xhavit Ahmeti

Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, i cili u jepet personave për trimëri në luftën për liri.

  1. Adnan Nexhmedin Krasniqi
  2. Ajdin Selam Rrahmanaj
  3. Alajdin Nevzat Xhezairi
  4. Ali Ahmet Berisha
  5. Avni Zhabota
  6. Bashkim Ismail Suka
  7. Besnik Sadri Kastrati
  8. Bujar Visoqi
  9. Elfir Maliq Behrami
  10. Enver Nebi Buqaj
  11. Ersan Mehmet Mazreku
  12. Feriz Abdurrahman Susuri
  13. Hajdar Abaz Shala
  14. Halil Muhamet Gashi
  15. Hamit Shaip Thaqi
  16. Heshim  Nuhi Gashi
  17. Hysni Rexhep Morina
  18. Ismet Selman Gashi
  19. Jeton Idriz Dedushaj
  20. Kadri Ramadan Karaçica
  21. Malush Halil Ahmeti
  22. Nexhmi Brahin Llumnica
  23. Perparim Ali Thaçi
  24. Skender Mehmet Latifi
  25. Shaip Jahir Pacolli
  26. Shkëlzen Imer Dragaj
  27. Tahir Haki Gashi
  28. Ymredin Smail Çengaj

I dekoruar me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “ Dr. Ibrahim Rugova”, i cili u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

  1. Jean-Paul Carteron

Të dekoruarit me Medalja Humanitare “Nëna Terezë”, që u jepet personave që  kontribuojnë në çështjet humanitare.

  1. Lëvizja e Nënave
  2. Bedrije Berisha
  3. Elizabeth Gowig
  4. Fexhrije Graca
  5. Haxhere Hajrizi
  6. Hilmije Havolli
  7. Igballe Reqica
  8. Merzuqe Hana
  9. Nexhmije Sogojeva
  10. Nora Bytyqi
  11. Rabisha Belegu
  12. Ramize Salihu
  13. Rupert Neudeck
  14. Sadete Zeneli
  15. Shejnaze Gashi
  16. Shpresa Shala
  17. Shqipe Biba
  18. Xhevrije Krasniqi

E dekoruar me Medaljen e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”, e cila u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqe dhe pajtim midis njerëzve

  1. Lëvizja Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve

Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.

  1. Abdylatif Fusha
  2. Agim Sarhati
  3. Agim Vatovci
  4. Agron Boriçi
  5. Agron Pustina
  6. Akil Koci
  7. Ali Sokoli
  8. Ali Zatriqi
  9. Amir Agani
  10. Arton Curraj
  11. Asene Agaj
  12. Avdyl Krasniqi
  13. Bedri Bakalli
  14. Behgjet Canhasi
  15. Besart Ahmeti
  16. Binak Kastrati
  17. Bosilka Lleshi
  18. Daut Mustafa
  19. Emine Gashi
  20. Enis Sabotic
  21. Enver Baraku
  22. Eshref Biqaku
  23. Fadil Hysaj
  24. Fehmi Henci
  25. Ferit Zekolli
  26. Florim Mejzinolli
  27. Gani Demolli
  28. Gazmend Shaqiri
  29. Hajredin Ukelli
  30. Hanife Bimbashi Sheremeti
  31. Hashim Maloku
  32. Hysen Ukmata
  33. Hysri Tafarshiku
  34. Imridin Gerdellaj
  35. Irfan Spahiu
  36. Irfete Spahiu
  37. Ismail Hoxha
  38. Isuf Dedushaj
  39. Izedin Osmani
  40. Izet Hima
  41. Jahja Kokaj
  42. Jashar Dula
  43. Josif Bageri
  44. Jusuf Rexhepi
  45. Jusuf Telaku
  46. Kajmak Gazideda
  47. Klinika Emergjente e SHSKUK-së
  48. Kompania e Kërkim Shpëtimit, Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Forcës së Sigurisë së Kosovës
  49. Mark Kaçinari
  50. Mazllum Belegu
  51. Mehmet Begraca
  52. Mentor Disha
  53. Muhamet Guguli
  54. Muharrem Gashi
  55. Muharrem Kutllovci
  56. Muhedin Salihamixhiq
  57. Musa Haxhiu
  58. Nevruz Hasani
  59. Nexhdet Kryeziu
  60. Nysret Rahmani
  61. Omer Kaleshi
  62. Osman Hoxha
  63. Osman Imami
  64. Premtim Mustafa
  65. Qamil Haxhiu
  66. Qerkin Krasniqi
  67. Rauf Dhomi
  68. Resmije Vokrri
  69. Rifat Ymeri
  70. Riza Binishi
  71. Sadri Bajraktari
  72. Samedin Haxhijaha
  73. Selim Krasniqi
  74. Simë Dobreci
  75. Skender Boshnjaku
  76. Skender Boshnjaku
  77. Suel Salihu
  78. Shaban Geci
  79. Shaban Shabani
  80. Shpëtim Robaj
  81. Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”
  82. Tahir Z. Berisha
  83. Talat Pallaska
  84. Tef Vokrri
  85. Teuta Hadri
  86. Vjollca Hoti
  87. Xheladin Deda
  88. Xhemajl Ahmeti
  89. Xhemajl Bajraktari
  90. Ymer Koçinaj
  91. Zef Gjoni
  92. Zenel Kabashi
  93. Zenel Kelmendi

I dekoruar me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, që u jepet personave që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në fusha të caktuara të dijës, zhvillimit ekonomik dhe tekonologjisë.

  1. Projekti NATEV

Filed Under: Kronike Tagged With: dekorime, per Pavaresi, Presidentja Jahjaga

Presidentja Jahjaga:Reçaku është dhimbje dhe krenari; fundi i një epoke të rëndë dhe hegjemoniste

January 15, 2016 by dgreca

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në akademinë përkujtimore në 17-vjetorin e Masakrës së Reçakut/
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot fshatin Reçak të Shtimes, në 17-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ajo vendosi kurore lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak dhe nderoi viktimat.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të shtatores së ambasadorit Uiliam Uoker, që do të ndërtohet afër kompleksit në Reçak.
Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në akademinë përkujtimore, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Në fjalimin e mbajtur në këtë akademi, Presidentja Jahjaga tha:

I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,
I nderuar kryetar i komunës, Naim Ismaili,
Miku ynë, i nderuari ambasador Uiliam Uoker, i cili na nderon jashtëzakonisht shumë me prezencën tuaj sot këtu, jo vetëm në Reçak, jo vetëm në Shtime, por gjithë Kosovën dhe gjithë popullin e Kosovës. Në emër të të gjitha institucioneve dhe të gjithë popullit të Kosovës shpreh falënderimin tim më të thellë.
I nderuar ambasador Minxhozi,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
Të nderuar qytetarë,
Zonja dhe zotërinj,
Në çdo përvjetor me dhimbje dhe krenari kujtojmë më të dashurit tanë, njerëz të pafajshëm të vrarë në mënyrën më mizore – viktima të krimit kundër njerëzimit. Çdo përvjetor është dhimbje e sërishme, një kujtesë e pashlyer e juaja, banorë të Reçakut, dhe e të gjithë neve në Kosovë që e ndjejmë dhimbjen bashkë me ju.
Reçaku, shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke forcuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare se ndërhyrja për të shpëtuar një popull nga gjenocidi, ishte e paevitueshme.
Reçaku është fundi i një historie të dhunës, të krimit dhe të vrasjeve dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ai është gurë themeli i ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës.
Reçaku është dhimbja dhe krenaria; fundi i një epoke të rëndë dhe hegjemoniste; është forca dhe guximi; vullneti për ta bërë një Kosovë më ndryshe – të qytetarëve të lirë dhe të pavarur! Njerëz të barabartë me këdo në botë!
Reçaku është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-në dhe një lidhje e fuqishme me vendet e BE-së.
Të nderuar të pranishëm,
Përvjetorët në Kosovë kanë histori të dhimbjes po aq sa e dhimbshme është vetë historia e këtij vendi, që ka bërë përpjekjet e sakrificën e jashtëzakonshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Përvjetorët shënojnë krenarinë e popullit, kujtimin e pashlyer për njerëzit e tij, ndajnë dhimbjen për ata që kanë rënë dhe mbi të gjitha janë përkujtuesi më i mirë se e kaluara nuk mund të përsëritet, sepse e tashmja ndërtohet në paqe dhe mirëkuptim për të ardhmen më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
Është obligim yni që ta përmbushim amanetin e atyre që kanë sakrifikuar për një Kosovë më ndryshe – ku gërmadhat e luftës të mbesin pjesë e pashlyer e historisë; ku Atdhe është toka e të gjithëve që jetojnë në të pa dallim; ku perspektiva për të gjithë është shteti i qytetarëve dhe ku e ardhmja ndërtohet bashkërisht, në demokraci, liri dhe barazi.

Është zotim i të gjithëve për ta përmbushur vizionin e bërjes së shtetit të së drejtës – ku unë dhe ti – qytetarë të Republikës – kemi shanse dhe të drejta të barabarta, po aq sa edhe obligime për ta pasur shtetin e pakorruptuar dhe të fortë ekonomikisht. Është përkushtim yni për ta bërë një tokë të premtuar, një shtet të zhvilluar e të përparuar në të cilin secili do të gjejë perspektivën e tij pa patur nevojë që ta kërkojë diku tjetër.

Dhe zhvillimi ynë varet nga vetë ne, po aq sa varet edhe rruga jonë drejt integrimeve nga puna dhe angazhimi ynë, nga pjekuria jonë për të gjetur mënyrat e bërjes së shtetit, bazuar në ligj dhe në Kushtetutë. Po aq sa dallimet tona politike të jenë pjesë e rivalitetit politik dhe jo armiqësisë politike dhe po aq sa dialogu të jetë themeli i zgjidhjeve për problemet. Ne kemi arritur deri këtu duke kaluar sfida dhe probleme; vite të rënda të përballjeve edhe në skenën e brendshme dhe posaçërisht atë ndërkombëtare. Ne jemi në gjysmë të rrugës për ta bërë shtetin – pjesë të pandashme të kombeve të lira dhe prandaj nuk mund të ndalemi dhe as të pushojmë; nuk mund të rikthejmë historinë dhe as të sfidojmë miqësitë.
Paqja ndërtohet me mund dhe ajo nuk mund të humbet. Gjuha jonë është gjuha e dialogut dhe jo e dhunës; është shtrirja e dorës së mirëkuptimit dhe jo e përplasjes; është përpjekje për të gjetur zgjidhje pa prekur shtetin, pa sfiduar institucionet dhe pa rrënuar themelin e tij.
Në këto sfida politike do të na duhet që sërish të ulemi dhe të flasim, dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkëta – me gjuhën e dialogut.
Kosova është amaneti i gjeneratave të tëra! Dhe ne nuk mund ta humbim shansin për ta bërë të plotë atë. Për ta bërë shtetin e krenarisë për të gjithë ata që sakrifikuan, për ne që sot po e ndërtojmë dhe për gjeneratat e reja që do ta gëzojnë.
Në çdo përvjetorë, përkundër dhimbjes dhe pikëllimit, ndjehemi krenar për historinë tonë, për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të realizuar ëndrrën shekullore për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët!

Filed Under: Editorial Tagged With: Presidentja Jahjaga, Recaku

Kosovë, Pesidentja Jahjaga në zonat e përmbytjeve

January 7, 2016 by dgreca

-Duhet të kemi një kujdes më të madh në aspektin e ruajtjes së lumenjve tanë dhe veçanërisht të shtratit të tyre/
PRISHTINË, 7 Janar 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Shtimes, njëra nga komunat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Fillimisht Presidentja Jahjaga u prit nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili e njoftoi me gjendjen e përgjithshme në komunë pas reshjeve të shtuara të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar mjaft dëme në shumë fshatra të Shtimes, si dhe për angazhimin e institucioneve komunale për t’iu dalë në ndihmë banorëve të dëmtuar.
Më pas, Presidentja Jahjaga vizitoi fshatrat Davidovc, Rashincë e Muzeqinë ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe bisedoi me banorët, shtëpitë dhe pronat e të cilëve kanë pësuar.
Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha se është njoftuar për së afërmi për gjendjen e cila ka qenë këtyre ditëve të fundit nga reshjet, për dëmet që janë shkaktuar në komunën e Shtimes.
“Unë po ashtu gjatë ditës së djeshme jam dëgjuar me telefon me kryetarin, por edhe me kryetarë të tjerë të komunave, të Gjakovës, Lipjanit dhe komunave të tjera.
Gjithashtu, kam biseduar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të vlerësuar nivelin e gatishmërisë së sektorit të emergjencave dhe të reagimit të shpejtë nga ana e FSK-së, të shohim për së afërmi dhe të kemi një përkujdesje më të madhe ndaj qytetarëve tanë”, theksoi Jahjaga.
Por, tha ajo, kjo po tregon edhe një mesazh tjetër, sepse ne duhet të kemi një kujdes më të madh në aspektin e ruajtjes së lumenjve tanë dhe veçanërisht të shtratit të tyre./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: ne zonat e permbytura, Presidentja Jahjaga

Presidentja Jahjaga dënon dëmtimin e varrezave

January 3, 2016 by dgreca

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj./
Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ashtu si Qeveria, ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të dëmtimit të varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit dhe vlerëson se veprimet e këtilla janë të papranueshme.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si vlerë e çmuar e shoqërisë sonë.
Gjthishatu, Jahjaga ka ofruar mbështetjen e plotë banorëve të fshatit Romajë të Hasit, të cilët janë prekur nga ky veprim i shëmtuar, ndërsa i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me shumë profesionalizëm dhe sa më shpejtë të zbardhen rrethanat, të identifikohen kryesit dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.

KOMUNIKATA E QEVERISE

Dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit e ka dënuar ashpër edhe Qeveria e Kosovës, e cila përmes një komunikate ka thënë se veprimet e tilla janë akte ulëta kriminale.
Në komunikatë thuhet se veprimet e tilla nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.

Në komunikatë thuhet:

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit.
Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.
Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj.
Qeveria e Kosovës falënderon organet kompetente që merren me zbatimin e ligjit, të cilat po bëjnë punën e tyre për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer këtë akt të shëmtuar.

Filed Under: Komente Tagged With: demtimin e varrezave, ka denuar, Presidentja Jahjaga

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT