• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Janullatosi zbulon Antizotin e grekëve

September 9, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/

Nga mjetet e informimit masiv bëhet e ditur se gjatë takimit që ka pasur me ish kryeministrin e dorehequr grek Cipras për problemin e harvallinës së Dhërmiut me emrin e Shën Athanasit, Janullatosi paska deklaruar:

“Pa dashur të ofendoj askënd se edhe vetë jam grek: grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Koha Jonë”. 02 shtator 2015).

Me etiketimin që u ka bërë grekëve, si “një popull i çmendur”, Janullatosi s’ka thënë ndonjë gjë të re. Sepse shumë kohë para tij, këtu e 34 vjet të shkuara dhe pikërisht në vitin 1981, ish-Presidenti Karamanlis ka pasë deklaruar: “Greqia është një azil të çmendurish”.

Kjo deklaratë e ish-presidentit Karamanlis është botuar në librin e publicistit të njohur amerikan Robert D. Kaplan, me titull “Greqia – gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit” (Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002, f.40), të cilin e ka sjellë bukur në gjuhën shqipe përkthyesi i talentuar Zef Mazi.

Veçse duhet pranuar se në deklaratën e Janullatosit ka një kontradiktë të çuditshme: Sipas tij, grekët nuk e paskan braktisur Zotin, por megjithatë ata qenkan të çmendur. Po kjo do të thotë që grekët e çmendur bëjnë vetëm vepra prej njerëzish jonormalë? Se nënkuptohet vetvetiu që njerëzit jonormalë s’e kanë për gjë të merren me banditizëm, të kryejnë llojlloj krimesh, të bëjnë hile, të gënjejnë, të bëjnë mashtrime nga më të ndryshmet, të jenë hipokritë dhe të pabesë. Atëherë lind pyetja: po si ka mundësi që grekët, duke qenë të çmendur, nuk e paskan braktisur Zotin? Se të mos e braktisësh Zotin, do të thotë të ecësh në rrugën e Tij, si njeri normal, të mos bësh gjëra të liga: të mos merresh me banditizëm, të mos gënjesh, të mos bësh hile, të mos bësh krime, të mos jesh hipokritë, të mos jesh mashtrues, të mos jesh i pabesë. Pra, Zoti, falë i qofshim, sipas Biblës, e cila ka për hero kryesor Jezu Krishtin, i mëson pasuesit e vet të jenë të ndershëm, të mos i hyjnë në hak kujt, ta duan dhe ta respektojnë fqinjin, të mos kërkojnë atë që s’u takon dhe ta sigurojnë bukën me djersën e ballit.

Këtu poshtë po rendis disa fakte, të cilat dëshmojnë fare shkoqur se grekët e kanë braktisur Zotin me kohë e me vakt. Sepse kanë bërë krime të rënda kundër njerëzimit, domethënë kundër jogrekëve, të cilët nuk i kanë pasë bërë Greqisë asnjë të keqe.

Në librin e lartpërmendur, Robert D. Kaplan deklaron: “Kur gjermanët pushtuan Selanikun, në prill të vitit 1941, hebrenjtë përbënin komunitetin e dytë, më të madh, pas grekëve… U deshën 15 trena të mbushur plot e përplot, për 5 muaj me radhë, për ta boshatisur Selanikun nga hebrenjtë e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kampet e përqendrimit. U shkatërruan të 500 mijë varret e varrezave, ndoshta, më e madhja varrezë hebrenje në botë… Sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendës, gjermanëve as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë në mend ideja sakrilegj e shkatërrimit të nekropolit të lashtë hebre të Selanikut” (f. 25-26).

Në librin e vet me titull “Shpëtimi në Shqipëri”, të botuar në vitin 1998 dhe që përmban një dokumentacion të pasur për sakrificat e jashtëzakonshme që përballuan shqiptarët e thjeshtë për të shpëtuar hebrenjtë nga terrori nazist në vitet e Luftës së Dytë Botërore, doktori dhe avokati izraelit Harvey Sarner (1934-2007) shkruan: “Njëqind vjet më parë, një numër i madh hebrenjsh në Korfuz dhe në krahina të tjera, u masakruan prej grekëve në revolucionin e vitit 1821, edhe pse nuk luajtën ndonjë rol nën sundimin turk. Madje, edhe pse nuk ishin palë, dhe as që donin të përziheshin në konfliktin midis myslimanëve e të krishterëve. Masakrat që ata përjetuan në atë kohë nga grekët, ngjanin me ato të Holokaustit të shekullit XX: 5000 të vrarë në More, qindra të tjerë në Vllahi, 1200 në Tripolza. Hebrenjtë që jetonin në ishullin e Spartës, Patras, Korinthos, Mistras dhe Argos, u fshinë nga faqja e dheut. Të njëjtin fat patën edhe ata të Tebës, Vrachonit, Atikës dhe Epirit” (Citohet sipas: Elvin Luku: “Izraelitët dhe fisnikët”. Intervistë me gazetarin e njohur,Arshin Xhezo (1). Marrë nga faqja e internetit “Zemër Shqiptare”. 08 dhjetor 2012).Për krimet e natyrës nazifashiste që grekët kryen kundër popullisë shqiptare të Çamërisë, është shkruar dhe është folur shumë në mjetet e informimit masiv. Këtu po ndalem vetëm në një fakt që përmend publicisti i njohur Përparim Halili, i cili thekson se masakrat rrëqethëse që kryen nazifashistët grekët në Çamëri (në bashkëpunim të ngushtë edhe me kishën kriminale greke), sollën si pasojë:

“… 4300 burra e gra të vrarë, 3500 burra e gra të zhdukur, 102 fshatra të djegur dhe 57 fshatra të shkatërruar” (Përparim Halili. “Çamëria, shëmbëlltyra e krimit masiv grek”. Citohet sipas faqes së internetit “lajmishqip”. 26 nëntor 2006). Pa përmendur këtu dëbimin masiv nga trojet e veta stërgjyshore të popullsisë çame që mbeti gjallë dhe grabitjen e dhunshme të pronave të tyre, të trashëguara në shekuj.

Pra, kundër dy etnive, asaj izraelite dhe asaj shqiptare, grekët kanë kryer masakra të përbindshme dhe kanë mbetur të pandëshkuar edhe sot e kësaj dite. Po atëherë si shpjegohet që Janullatosi ka kuturinë dhe deklaron se grekët “asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin”!!!

Me sa duket, Janullatosi, fare padashur ose për shkak të dobësimit të gjykimit për arsye të moshës së pleqërisë së thellë, ka zbuluar një të vërtetë tragjike në formimin psikologjik dhe në kodin gjenetik të grekëve: ata, në jetë e tyre, tradicionalisht, asnjëherë nuk janë udhëhequr nga këshillat e Jezu Krishtit dhe nga mësimet që predikohen në Bibël. Përkundrazi, ata janë udhëhequr dhe vazhdojn të udhëhiqen nga mësimet e Antizotit, i cili s’është asgjë tjetër, veçse Djalli vetë. Pra, grekët, në vetëdijen e vet, kanë për yll karvani Djallin dhe nuk i largohen dot ngasjes së tij.

Tiranë, 08 shtator 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Antizoti, Greket, Janullatos, Prof. dr. eshref Ymeri

Janullatosi nuk e njeh Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

August 27, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, çka është tërësisht një çështje e brendshme e Republikës së Shqipërisë, ka ardhur menjëherë reagimi zyrtar i Athinës dhe i kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë Anastas Janullatos, i cili u nis fill drejt Athinës për të takuar kryeministrin dhe presidentin grek dhe për t’iu ankuar për prishjen e kishës në fjalë. Nga faqet e internetit vjen ky informacion:
“Kisha e Dhërmiut është kthyer në çështje dite në Greqi pas vendimit të qeverisë shqiptare për shembjen e saj. Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar mesditën e sotme me ish-kryeministrin grek Cipras dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos. Tema e bisedës së tyre ka qenë pikërisht prishja e Kishës në Dhërmi” (Citohet sipas: “Kisha e Dhërmiut alarmon Greqinë, takim Janullatos-Cipras”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 25 gusht 2015).
Nuk është hera e parë që Janullatosi sfidon hapur autoritetet shqiptare, duke shpërfillur Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Nëntë vjet më parë dhe pikërisht më 26 qershor 2006, unë pata botuar në internet një artikull me titull: “Janullatosi, kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri”. Si shkas për atë artikull patën shërbyer zhvarrimet në Kosinë të Përmetit për të blerë eshtra shqiptarësh dhe për t’i deklaruar si eshtra ushtarësh agresorë grekë, me qëllim ngritjen e varrezave të tyre në jugun e Shqipërisë, siç edhe ndodhi faktikisht. Në atë artikull, ndër të tjera, unë shkruaja:
“…zhvarrimet në Përmet janë një vepër sa e pistë aq edhe e poshtër e filialit të kishës ortodokse greke në Tiranë dhe personalisht e kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri, Anastas Janullatosit. Prifti sahanlëpirës i Janullatosit, Vasil Thomollari, është veç çakalli që merret me zhvarrimet e Përmetit, kurse ujku i eshtrave të zhvarrosura është kreu i shovinizmit grekokaragjoz në vendin tonë Janullatos. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve…
Në çështjen e zhvarrimeve në Përmet gazetat shqiptare merreshin me priftin injorant Vasil Thomollari dhe jo me kryeujkun e eshtrave të zhvarrosura, Anastas Janullatosin, i cili, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” – selinë qeveritare të kryeministrit Kostas Karamanlis, pikërisht atje ku është hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet. Pikërisht për këtë kryeujk të eshtrave të zhvarrosura, shtypi dhe kanalet televizive shqiptare nuk guxuan të bënin as komentin më të vogël”.
Pra, asokohe Janullatosi, duke shpërfillur krejtësisht Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Moisiu, të cilët nuk i njihte si dy autoritetet kryesore të shtetit shqiptar, shkoi menjëherë t’i qahej kryeministrit grek Karamanlis për zhurmën që u bë për zhvarrimet në Përmet.
Të njëjtën gjë po bën edhe tani Janullatosi për problemin e kishës së Shën Thanasit. Sikur Janullatosi të ishte me të vërtetë kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë, për çdo shqetësim që atij mund t’i lindte brenda grigjës ortodokse shqiptare, normalisht, ai duhej t’i drejtohej Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani. Por Janullatosi, siç e vërtetoi në vitin 2006 dhe siç po e vërteton edhe tani me fakte konkrete, nuk është kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë. Përkundrazi, ai është kryepeshkop i filialit të kishës shoviniste ortodokse greke në Tiranë. Sepse, për turpin e klasës politike të Tiranës dhe për turpin e mbarë shqiptarëve të besimit ortodoks, Janullatosi në një filial të tillë e ka kthyer kishën ortodokse të Shqipërisë, të cilën dikur e pati themeluar Noli ynë i madh dhe, në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu, i pati siguruar asaj pavarësinë e plotë nga kisha kriminale greke dhe nga patrikana shoviniste e Stambollit.
Vajtja me të shpejtë e Janullatosit në Athinë dhe takimi i tij me Ciprasin dhe me Pavlopulosin, dëshmon pa asnjë mëdyshje se Athina shoviniste, të ashtuquajturën kishë të Shën Thanasit e quan kishë greke dhe Himarën, me të gjithë fshatrat e bregut, e konsideron zonë “minoriteti”.
Në rastin kur Kryeministri Rama ca kohë më parë përmendi mundësinë e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fletushka greke, me emrin “Kathimerini”, zëdhënësja e thekur e qeverisë greke, deklaroi pa pikë turpi:
“Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupton që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian” (Citohet sipas: “Edhe nga Greqia “gozhdim” Ramës për bashkimin kombëtar”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 28 prill 2015).
Sipas kësaj gazetë-paçavureje greke, edhe grekët e jugut të Shqipërisë na populluakan “territor grek” që mund t’u “bashkuakan me Greqinë”! Harron kjo paçavure greke se territoret shqiptare kufirin jugor e kanë në Artë e në Prevezë, të cilat, së bashku me Janinën, Kosturin, Filatin, Konicën, Paramithinë e të tjera emërvende shqiptare të trevës së Çamërisë, për ne janë simbole kombëtare. Athina shoviniste e ndien tërmetin që po vjen e afrohet dalëngadalë pas ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se Shqipëria një ditë të bukur do të bëhet me Zot në Krye të Kombit dhe Çamëria do t’i ribashkohet trungut amë.
Fletushka-paçavure greke “Kathimerini” paska edhe kuturinë ta kërcënojë kryeministrin Rama se po luaka, demek, me zjarrin për faktin që është shprehur për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ç’është e vërteta, Kryeministri Rama nuk ka luajtur me zjarrin. Përkundrazi, ai ka shprehur një aspiratë mbarëshqiptare për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në raport me Republikën e Shqipërisë, me zjarrin ka luajtur gjithmonë shteti grekokaragjoz, i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, paçka se vazhdon të mbajë të pushtuar një pjesë të mirë të trojeve tona etnike që përfshihen në krahinën tonë etnike të Çamërisë. Me zjarrin ka luajtur gjithmonë Athina karagjoze: dhe ky është zjarri i gënjeshtave, i hileve, i hipokrizisë, i mashtrimit, i pabesisë, i pafytyrësisë në qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian dhe sidomos ndaj kreditorëve të huaj, një zjarr ky që po zbulon faqe botës se cila është fytyra e vërtetë e kësaj prostitute të Evropës që u ka grabitur kreditorëve të shumtë 350 miliardë dollarë dhe tani rri e vërtitet si zorra në prush.
Kryeministri Rama, disa ditë pas ardhjes në pushtet më 23 qershor 2013, gjatë një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).
Në një artikull me titull “Një ogur i mirë për demokracinë”, të botuar në internet më 07 korrik 2013, unë pata shprehur me gjithë zemër dëshirën që zoti Rama, si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, të lërë emër në histori. Në aspektin e marrëdhënieve me fqinjin e jugut, Kryeministri Rama e ka vetë në dorë për të lënë emër në histori për tri çështje themelore, duke pasur edhe bashkëpunimin e ngushtë të opozitës.
Së pari, të largojë nga Shqipëria Janullatosin, i cili, në çdo hap të veprimtarisë së tij, e ka vërtetuar dhe vazhdon ta vërtetojë në praktikë, si në rastin zhvarrimeve në Kosinë, ashtu edhe në rastin e kishës së Shën Thanasit, se është emisar i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë dhe mbron vetëm interesat e tij, në dëm të interesave tona kombëtare.
Së dyti, ta detyrojë Athinën shoviniste të abrogojë me se s’bën ligjin e luftës, për të cilin poeti Luan Çipi, në faqen e internetit “Tribuna Shqiptare” (01 maj 2015) shkruan në vargje:
Mirë greku nuk po tundet,
Ruan ligjet e ish-mbretit,
“Rilindja”, si nuk po shkundet,
Pse si del për zot shtetit?
Së treti, të vërë në rrugën e zgjidhjes politike përfundimtare “Çështjen Çame”: rikthimin e popullsisë së Çamërisë në trojet e veta etnike, duke gëzuar të gjitha pronat e trashëguara brez pas brezi.
Pikërisht zgjidhja e këtyre tri Çështjeve Themelore për Republikën e Shqipërisë, do të bëjë të mundur që Kryeministri Rama të lërë me të vërtetë emër në histori, si një personalitet i shquar i kombit shqiptar. Por emri në histori nuk lihet, duke reaguar si “varfanjak hesapi” në twitter në adresë të Athinës: “nuk pranojmë tutelë”.

Tiranë, 26 gusht 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, Janullatos, Prof. dr. eshref Ymeri

Kremlini e zbuloi fytyrën e vërtetë

July 23, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Para ca ditësh, siç është bërë e njohur nga mjetet e informimit masiv, ministria e punëve të jashtme të Rusisë dha shpjegime lidhur me votën kundër projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuar për vrasjet masive në Srebrenicë njëzet vjet më parë.
Për projektrezolutën që paraqiti Britania e Madhe, votuan dhjetë anëtarë, kurse katër prej tyre, midis tyre edhe Kina, abstenuan.
Pala ruse vuri veton për këtë projektrezolutë.Ngjarjet e Srebrenicës, sipas projektrezolutës angleze, qenë cilësuar si një gjenocid i pastër. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin “sqaroi” se projektrezoluta e propozuar nuk na qenkej konstruktive dhe se ajo të gjithë fajin ua hidhte vetëm serbëve, çka mund të sillte si pasojë konflikte të reja.
Me këtë rast, presidenti serb Tomislav Nikoliç, i entuziazmuar nga qëndrimi i Kremlinit, në një deklaratë të posaçme për mjetet e informimit masiv, tekstin e së cilës e pati botuar Blic, theksonte me të madhe se dita kur u vu vetoja ruse kundër projektrezolutës për Srebrenicën, qenkej një ditë e madhe për vendin e tij. Sipas fjalëve të tij, Rusia jo vetëm nuk lejoi të hidhej hije mbi mbarë popullin serb, por edhe vërtetoi se ajo është një mikeshë e vërtetë e Serbisë.
Një burim diplomatik rus u pati deklaruar gazetarëve se “projektrezoluta për Srebrenicën, ashtu siç ishte paraqitur, ishte e papranueshme” (Citohet sipas: “Rusia vuri veton në Këshillin e Sigurimit kundër Rezolutës për Gjenocid në Srebrenicë”. Marrë nga faqja e internetit “interfaks.ru”.08 korrik 2015).
Sipas këndvështrimit paradoksal të diplomacisë së Kremlinit, rezulton se për gjenocidin e tmerrshëm në Srebrenicë, nuk na qenkan fajtorë vetëm serbët! Por atë krim barbar, me përmasa të lemerishme në territorin e Bosnjë-Hercegovinës, e kryen pikërisht bishat fashiste të Millosheviçit që përfaqësoheshin nga Karaxhiçi dhe Mlladiçi. Lexuesit nuk kanë ndonjë tjetër informacion për pjesëmarrje formacionesh të rregullta ushtarake të ndonjë shteti të huaj gjatë asaj vrasjeje masive, që të kujton krimet e Hitlerit gjatë Luftës II Botërore kundër hebrenjve dhe kundër popullsisë civile në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik.
Po si shpjegohet ky qëndrim kriminal i Kremlinit ndaj projektrezolutës britanike dhe entuziazmi alergjik i presidentit serb nga përkrahja ruse me veton në Këshillin e Sigurimit?
Shpjegimi është fare i thjeshtë. Edhe Beogradin, edhe Kremlinin, i bashkon psikologjia e krimit.Këtu e ca vjet të shkuara, zoti Xhafer Martini, në një artikull mbresëlënës me titull “Qytetërimi dhe barbaria nuk mund të bashkëjetojnë”, paraqet disa fakte interesante për kodin moral të serbëve. Ndër të tjera, ai shkruan:
“Serbët janë si hienat që vërsulen mbi kërma. Serbët jo vetëm e vrasin njeriun, por edhe e përçudnojnë kufomën në atë mënyrë, saqë ajo të mos identifikohet fare se ç’ka qenë: njeri, kafshë apo ndonjë gjallesë tjetër. Kodi i car Dushanit, ndryshe nga Kanuni ynë burrëror e njerëzor, parashikon dënime nga më të çuditshmet që nuk njihen as në popullsitë e egra të ndonjë zone të thellë të globit tokësor.Nga llojet e dënimeve për fajtorin, që janë të panumërta, parashikohen gjymtimet më të rënda trupore, si prerja e veshëve, prerja e hundës, prerja e duarve, nxjerrja e syve etj.” (Gazeta “Rimëkëmbja”, 21 nëntor 2000, f. 4).
Për analogji me krimet serbe kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës, u rekomandoj lexuesve të respektuar të shfletojnë gazetën “Shekulli”, 27 tetor 2002, f. 17, në të cilën është botuar një fotografi befasuese me këtë diçiturë:
“Kufomat e dy luftëtarëve çeçenë, duke u tërhequr zvarrë pas një kamioni ushtarak rus”.
Dhe pranë dy kufomave duket një ushtar entuziast rus që është duke i goditur ato me shkelma. Më tutje, në një plan të dytë të fotografisë, këtë skenë makabre janë duke e soditur dy ushtarë të tjerë. Kurse pak më thellë, në planin e tretë të fotografisë, tre të tjerë ushtarë të ngeshëm rusë, hipur majë një autoblinde, vazhdojnë ta ndjekin me kënaqësi skenën e mësipërme.Sigurisht që kjo skenë rrëqethëse është vetëm maja e aisbergut të krimeve të përbindshme që shovinizmi rusomadh dhe makina e tij ushtarake ka kryer kundër popullit liridashës të Çeçenisë. Poshtërimi i kufomave të dy luftëtarëve çeçenë nga ana e ushtarëve agresorë rusë, zbulon fytyrën e vërtetë gjakatare të shovinizmit rusomadh dhe përmbajtjen e kodit moral të ushtarëve rusë (kopje e kodit moral të ushtarëve serbë), të cilët Kremlini i kishte lëshuar si bisha të tërbuara kundër një populli të vogël, por heroik.
Por, për t’u njohur më nga afër me psikologjinë e krimit që karakterizon Kremlinin, u propozoj lexuesve të nderuar të njihen me një rrëfenjë të të ndjerit Aleksandër Litvinjenko, ish-oficer i Shërbimit Federativ të Sigurisë, i cili ra viktimë e Putinit, pas demaskimit që ai u bëri përgatitjeve paraprake të tij për masakrimin e popullit çeçen:
“I gjendur si mysafir mes miqve të mi çeçenë, unë po ndiqja një film dokumentar, ku shihej qartë se si qarqet ushtarake ruse po fshinin nga faqja e dheut qytete dhe fshatra çeçene, duke shfarosur me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë, unë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i torturave të llahtarshme të atyre njerëzve që u pati buzëqeshur fati për të lindur dhe për të jetuar në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë.
U duhet dhënë haku autorëve të filmit, në të cilin nuk bëhej kurrfarë propagande: aty flitej vetëm me gjuhën e së vërtetës. Aty kishte vetëm të vërtetë dhe asgjë përveç së vërtetës. Dhe kur në kuadrin e radhës, nga ekrani i televizorit po më vështronte një plak i thinjur që kishte humbur çatinë mbi kokë, ose një vogëlush pesëvjeçar me pamjen e një burri të rritur, mua më erdhi turp tmerrësisht që jam rus dhe unë, si i ndotur me pisllëk kokë e këmbë, kisha dëshirë t’ia rrjepja me shparcë lëkurën vetvetes, së bashku me përkatësinë time kombëtare, si bir i popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Tek po ndiqja të gjitha tmerret e asaj lufte, fatkeqësitë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja burrat çeçenë që po shtrëngonin grushtat në heshtje, gratë çeçene që po qanin pa bërë zë, kurse unë dëshiroja vetëm një gjë: të bëja një dush me ujë të nxehtë dhe të vazhdoja të rrjepja, të rrjepja dhe përsëri të rrjepja gjithçka që ne e emërtojmë me fjalën “RUS”, në mënyrë që trupi im asnjëherë të mos lëshojë më erën e qelbur rusizëm.
Vladimir Bukovski¹, dikur, duke përsiatur për Rusinë dhe për rusët, pati deklaruar:
“Putini!?Ai nuk është rus,vrasës dhe fundërrina të tillanuk kanë kombësi.Rusë janë njerëz të tillë, si puna ime, si Saharovi dhe si Sollzhenjicini”.
Nuk ka dyshime se edhe këtë herë Vladimir Bukovski ka pasur të drejtë.Se njerëz të tillë, si puna e Putinit, nuk kanë kombësi. Poatëherësiibëhethallitme 145 milionëtetjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte në këtë tokë putinë dhe soj të degjeneruarish dhe maskarenjsh si puna e tij? Dhe ç’kombësie i përkasin këto miliona gjallesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, vazhdojnë ta quajnë veten RUSË?
Atëherë çfarëështë lumturia? Lumturi do të thotë kur nuk e fsheh kombësinë tënde. Lumturi do të thotë kur nuk të vjen turp për Atdheun tënd. Lumturi do të thotë kur nuk të pështyjnë nga pas për faktin që ti je RUS!” (Citohetsipas: AleksandërLitvinjenko. “Çfarëështëlumturia?”.Marrë nga faqja e internetit “apocalypse-2012.com”.06qershor 2006).
Tek po ballafaqoja në përfytyrimin tim krimet e shtazërisë serbe në Srebrenicë dhe në Kosovë, me krimet e shtazërisë ruse kundër popullit heroik çeçen, nuk mund të rrija pa sjellë në kujtesë masakrimet barbare të nazifashizmit grek kundër popullsisë së pafajshme të krahinës shqiptare të Çamërisë. Dhe vetvetiu vjen e tëravijëzohet në kujtesë trekëndëshi dybrinjënjëshëm: me dy brinjët Moskë-Beograd dhe Moskë-Athinë dhe me bazën Beograd-Athinë. Një trekëndësh ortodoks ky, i mbarsur me një urrejtje shtazërore mesjetarekundër tre popujve të besimit islam në kontinentin tonë.Për krimet e Srebrenicës u përgatit një projektrezolutë me nismën e Britanisë së Madhe. Po për krimet e nazifashizmit grek kundër Çamërisë dhe për krimet e shovinizmit rusomadh kundër Çeçenisë, a do të kujtohet kush vallë për të përgatitur ndonjë projektrezolutë? Nuk e besoj. Se Shqipëria është një vend pa zot. Se klasa politike e Tiranës, gjatë 25 vjetëve,jo vetëm qëështë selitur si një servile e pështirë e Greqisë, por ka edhe paturpësinë ta konsiderojë atë si “fqinjen tonë strategjike”. Paçka se Greqia sot përfaqëson shtetin më të pamoralshëm të rruzullit tokësor. Sa për Çeçeninë, mund të thuhet me bindje se Putini atje i ka kopsitur punët me shumë kujdes: ka vënë në krye të saj një kukull të zgjedhur për merak, një tradhtar të regjur të popullit çeçen me emrin Ramzan Kadirov, i cili, sa herë bëhen zgjedhje presidenciale në Federatën Ruse, Kremlinit ia sjell votat të gatshme në tabaka, me rezultatin 99,99%.
————————-
¹VladimirBukovski (1942), shkrimtar, personalitet politik dhe shoqëror,ështënjëringathemeluesitelëvizjessëkundërshtarëvetëregjimitnëBashkiminSovjetik.Nëtërësi, aipatikaluar 12 vjetnëpërburgjedhekampetëpunëssëdetyruar.Në vitin 1976, autoritetet sovjetike e shkëmbyen me udhëheqësin e komunistëve kilianë Luis Korvalan (1916-2010), i burgosur politik.Pas këtij shkëmbimi, Bukovski u shpërngul në Angli, ku edhe jeton në Kembrixh.Në vitin 2007 ai vuri kandidaturën për president i Federatës Ruse, por komisioni qendror i zgjedhjeve nuk e regjistroi emrin e tij.Në vitin 2014, ministria ruse e punëve të jashtme nuk pranoi t’i jepte shtetësinë (E.Y.).

Tiranë, 23 korrik 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: e vërtetë, e zbuloi fytyrën, Kremlini, Prof. dr. eshref Ymeri

Një komedi e shpëlarë grekoevropiane që s’dihet se kur do t’i ulet sipari

July 14, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
U bënë kaq kohë që analistët e “gjithëditurisë”, me llafet e tyre tëpafundme nëpër gazeta dhe ekrane televizive, po urrokanisin kokën njerëzve me krizën greke. Greqia na është bërë si puna e atij njeriut epileptik që s’dihet se kur do të shembet në tokë pa mend e pa gojë.
Në analiza të mëparshme nëpër faqet e internetit, kam theksuaer se Greqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet kështjella e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hipokrizisë, e mashtrimit dhe e pabesisë. Se domosdo që Greqia nuk mund të jetë ndryshe, përderisa ajo ka notuar dhe vazhdon të notojë në detin e legjendave të stisura, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten thjesht legjenda, me lëndën e mashtrimeve të kulluara brenda vetes.
Sa herë që bie fjala për Greqinë, më kujtohet gazetari dhe shkrimtari francez Edmond Abu (Edmond François Valentin About -1928-1885), autor i librave “La Grèce contemporaine” (Greqia bashkëkohore), “L’Homme à l’oreille cassée” (Njeriu me vesh të thyer), “Le Roi des montagnes” (Mbreti i maleve) etj.
Në librin “Greqia bashkëkohore”, të cilin e pati shkruar në vitin 1851, ai thekson:
“Greqia bashkëkohore është i vetmi shembull i njohur i një vendi, i cili ka falimentuar që ditën qëështë krijuar… Në vitin 1846, ministria e financave nuk hartoi një buxhet orientues dhe që asokohe kjo erdhi e u shndërrua në një normë të zakonshme për qeverinë greke… Kur rezervat e krijuara nga borxhet e jashtme qeveria i pati shteruar plotësisht, fuqive të huaja që e kishin marrë në mbrojtje Greqinë, për forcë të shpirtmirësisë së tyre, iu desh t’i përballonin vetë ato, sipas përqindjeve: sepse Greqia s’kishte para për t’i larë ato borxhe… Taksapaguesit grekë janë të mendimit se kryeedrejta e njeriut është e drejta për të mos paguar taksa… Ministria e luftës u paguan 600 mijë dhrami, kurse ministria e marinës – 250 mijë dhrami njerëzve, të cilët nuk janë as ushtarë, as marinarë”(Citohetsipas: KristianMijo. “Atlantico”. “Greqia ka falimentuar që ditën që është krijuar”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 28 janar 2013).
Pikërisht për këtë“kryetëdrejtën” e grekëve për të mos paguar taksa, 161 vjet më pas, bashkatdhetari i Edmond Abusë, kritiku i… restoranteve dhe shkrimtari Kristian Mijo (Christian Millau- 1928) vazhdon:
“Në Greqinë e Lashtë nuk ka pas ekzistuar një fjalë e tillë, si ekonomia. Por ama kjo do të thotë se të bësh politikë ekonomike në kushte të tilla, është, gjithashtu, e pamundur, apo jo? Jemi nëgushtin e vitit 2012. Një kontroll tatimor në restorantin e portit në ishullin Hidra, erdhi e u shndërrua në rebelim.Pronarin e lokalit e nisën për në polici për faktin se llogarinë ai nuk ua kishte paraqitur asnjëherë klientëve të vetë. Por atë po e përkrahnin të gjithë sipërmarrësit e tjerë, të cilët bllokuan të gjitha rrugët detare për në Athinë. Ja se çfarë deklaruan ata për t’u shfajësuar:
“NenëHidërasnjëherënukkemipaguartaksa. Dhe po ju themi me saktësi senuk kemi ndër mend të fillojmë ta bëjmë një gjë të tillë””(po aty).
Këto mendësi paradoksale për të mos paguar taksa, të shoqëruara edhe me mendësi të tjera egoiste dhe anarshiste, si mosrespektimi i ligjit, grevëthyerja etj., grekët janë munduar t’i kultivojnë edhe në vendet ku kanëpas emigruar. Kjo ka qenë edhe arsyeja që banorët vendës herë-herë kanë protestuar fuqishëm kundër emigrantëve grekë.
Aleksandra Filindra, me prejardhje greke, profesore e asociuar e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Ilinoisit, në një artikull të saj, flet për emigrantë grekë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada në vitet e para të shek. XX. Ajo rrëfen:
“Në vitin 1909, komuniteti grek u vu në shënjestër të sulmit të banorëve të qytetit Omaha të shtetit Nebraska, sepse pronarët e uzinave i shfrytëzonin punëtorët grekë si grevëthyes. Një turmë prej 3 mijë amerikanësh, iu afrua lagjes greke për t’i dhënë një ultimatum:
“Nëse dëshironi të mbeteni gjallë, largohuni nga Omaha”.
Në Nju Jork, pronarët e restoranteve kishin varur nëpër vitrina tabela me mbishkrimin:
“Ushqim i pastër amerikan. Pa minj dhe pa grekë”.
Diasporës greke në Amerikën e Veriut, gjatë disa dhjetëvjeçarëve, i është dashur të përplaset me racizëm, me ksenofobi dhe me një izolim social në kontinent, i cili pranonte si qytetarë vetëm “të bardhët”, kurse grekët i vlerësonte si një racë të ulët. Antropologjia sociale e asaj epoke i pati klasifikuar grekët si një komb i pazhvilluar në aspektin biologjik dhe moral. Prandajargumentetracoretëkësajnatyre i shfrytëzonin shteti dhe punëdhënësit, të cilët shkelnin të drejtat e emigrantëve grekë. Amerikanët i përbuznin grekët, meqenëse i vlerësonin ata të padisiplinuar, të pistë, të prirur për dhunë dhe kishin krijuar bindjen se grekët nuk janë të aftë për patriotizëm dhe për fisnikëri që vendi (Amerika) kërkonte prej tyre… (Citohetsipas: AleksandraFilindra. “Paminjdhe pagrekë”. Gazeta“Kathimerini”. Marrë ngafaqjaeinternetit“inosmi.ru”09 nëntor 2012).
Aleksandra Filindra përmend edhe një episod të ngjashëm me atë të qytetit Omaha që qe përsëritur nëntë vjet më vonë, më 1918, në qytetin Toronto të Kanadasë. Ajothekson:
“…ky incident në historinë e Kanadasë ka një rëndësi të veçantë për ne, grekët, meqenëse në shënjestër të kanadezëve ishin emigrantët grekë. Në gusht të vitit 1918, më shumë se 5 mijë kanadezë sulmuan “grekët e pistë” që jetonin në Toronto” (po aty).
Lind një pyetje e thjeshtë: po si shpjegohet që në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX, banorë vendës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë, mes emigrantëve evropianë, sulmonin pikërisht emigrantë grekë dhe jo emigrantë, fjala vjen, polakë, hungarezë, austriakë, francezë, e le më pastaj gjermanë apo skandinavë etj.? Me sa duket, egoizmi dhe anarkizmi, që përbëjnë tiparet karakteristike të formimit psikologjik të grekëve, duhet të kenë qenë arsyeja kryesore që patën ngjallur revoltën e amerikanëve dhe të kanadezëve kundër emigrantëve grekë.
Po si duhen kuptuar gjithë ato pekule të Evropës Perëndimore për Greqinë, sidomos pas pranimit të saj në Bashkimin Evropian?
Pas shembjes së sistemit komunist, Greqia, me përkrahjen e fuqishme të Bashkimit Evropian,i pati mbushur mendjen vetes se vetëm ajo mund të bëhej “padronia” e Ballkanit, për,demek,“kultivimin”e vlerave të “demokracisë”në ish-vendet komuniste të këtij gadishulli. Për më tepër, në raport me Shqipërinë, ajo u bind përfundimisht se “mund ta vinte në jetë” ëndrrën e vet mbinjëshekullore për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj, në dhjetor të vitit 1990, kufijtë me Shqipërinë, po me aprovimin e heshtur të Bashkimit Evropian, ajo i hapi kat e kat, sikur të kishin qenë portat e ndonjë shtëpie publike, në mënyrë që emigrantët shqiptarë, të varfëruar deri në skajshmëri prej regjimit kriminal të Enver Hoxhës, të dyndeshin valë-valë drejt qyteteve greke. Sipas Karolos Papuliasit, ish-ministër asokohe, emigrantët shqiptarë do të shfrytëzoheshin si karrem për klasën politike të Tiranës, së cilës do t’i kërkohej të bënte lëshime pas lëshimesh, siç edhe i ka bërë faktikisht, për kënaqjen e epsheve të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipërinë e Jugut. Fill pas dyndjes së emigrantëve, Greqia mori masa të menjëhershme për dërgimin në Shqipëri të komisarit të vet politik, Anastas Janullatosit, i cili, duke shfrytëzuar veladonin e kryepeshkopit të kishës ortodokse, do të shërbente si kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë.
Kësisoj u krijuan rrethanat që Greqia, si “pararoja e demokracisë”në Ballkan, t’i drejtohej Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për t’i ofruar asaj kredi kolosale për mishërimin në praktikë të “vlerave të demokracisë” greke në ish-vendet komuniste të Evropës Juglindore, sidomos për përballimin e shpenzimeve për qindra mijë emigrantë të ardhur aty. Nevojën për sigurimin e këtyre kredive e bënë më të ngushme edhe përgatitjet për organizmin e Lojërave Olimpike të vitit 2004, në të cilat Athinës i duhej të mburrte me të madhe madhështinë e lashtësisë së qytetërimit të vet, i cili duhej të shërbente si “shembull” për qytetërimet e tjera. Kështu, “dashnores së Perëndimit” nuk ia prishën qejfin për asgjë, borxhet iu ofruan me zemërgjerësinë më të madhe, aq më tepër kur të gjithë në Perëndim ia kishin mbushur mendjen vetes se pas shembjes së komunizmit, vetëm Greqia mund të luante rolin “e pazëvendësueshëm” të “dados zemërmirë” në Evropën Juglindore. Dhe “dadoja” e zellshme greke, duke notuar në detin e kredive shumëmiliardëshe perëndimore, i ktheu mirë sytë nga Shqipëria. Këtu ajo, pas lëshimeve tradhtare që i bëri Tirana zyrtare, në dëm të interesave tona kombëtare, dhe me dijeninë e Bashkimit Evropian, vendosi të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire për ushtarët kriminelë grekë që kishin rënë gjatë luftës italo-greke, duke siguruar paraprakisht blerjen e eshtrave të të vdekurve shqiptarë dhe reklamimin e tyre si eshtra të ushtarëve të vet. Për një pazar të tillë të pistë eshtrash, i cili del bukur në spikamë në filmin e regjisorit të talentuar Edmond Budina, duheshin shpenzuar shuma kolosale, të cilat Athina nuk i kurseu asnjëherë, se ato ishin “drekët” e taksapaguesve evropianë. Shuma të tjera kolosale ajo i shpenzoi për ndërtime kishash greke në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut, deri edhe në Tiranë, ku ka ngritur një kala gjigante ortodokse, tërësisht me simbolikë greke, për hapje shkollash greke, për pagesa pensionesh për qytetarë shqiptarë në moshë pensioni, të cilët jo vetëm që nuk kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, por që as nuk e dinë fare se ku e ka adresën Greqia, për rekrutime spiunësh të të gjitha kategorive, deri edhe në sfera të larta të politikës shqiptare. Për të gjitha këto bëma të shtetit grek në Shqipëri, Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në dijeni. Se diplomatët e vet këtu,në kryeqytetin shqiptar,i ka patur dhe i ka, dhe nuk mund të mos u ketë rënë në sy kalaja janullatiste që kur iu hapën themelet dhe derisa u përfundua mu në kryeqendrën e Tiranës, një kala kjo që u ka zënë frymën, deri në dritare, disa dikastereve qendrore të administratës shtetërore. Pra, Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në dijeni që Janullatosi dhe administrata e tij grekoortodokse, si kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, ka vepruar dhe vepron si një shtet shumë më i fuqishëm brenda shtetit zyrtar shqiptar. Se ndryshe si mund të siguroheshin mjete aq të shumta financiare për bëmat e lartpërmendura janullatiste, të cilat shteti shqiptar nuk do të ishte në gjendje t’i përballonte dot kurrsesi.
Bashkimi Evropian nuk mund të mos ketë qenë në dijeni për armatimin kolosal që Greqia pati grumbulluar me kalimin e viteve. Ato armatime sigurisht që u blenë me malet e parave që kreditorët e huaj i jepnin Greqisë pa kursim. Po pse i duhen Greqisë gjithëato armatime? Me kë mendon ajo të hyjë në luftë? Me Republikën e Turqisë, para së cilës i shkojnë tetë në qase? Apo mos ndoshta me Shqipërinë, të cilën Greqia nuk e zëfare në hesap, se në të tillë derexhe e ka katandisur vendin tonë Tirana zyrtare. Ku ta dish? Mos ndoshta prandaj ajo edhe vazhdon ta mbajë në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940?
Veç kësaj, Greqia mori përsipër shpenzimet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, me vetëdeklarim të kombësisë dhe të fesë, në mënyrë që të ndryshohej përbërja e saj etnike në favor të Greqisë. Dhe për këtë regjistrim ajo kishte marrë bekimin e plotë të Bashkimit Evropian, i cili, me sa duket, i kishte ngarkuar Greqisë rolin e krishterizimit ortodoks të popullsisë shqiptare. Prandaj edhe për realizimin e një vetëdeklarimi të tillë duheshin shpenzuar shuma marramendëse për blerje shqiptarësh “pa identitet”.
Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi në praktikë se cila ishte fytyra e vërtetë e Greqisë dhe sa ishte në gjendje ajo, sipas politikës dritëshkurtër të Bashkimit Evropian, të kryente misionin e “demokratizueses” së Ballkanit.
Në tallazin e krizës së rëndë që pllakosi Greqinë në vitin 2008 e në vazhdim, është kërkuar që të shpiken edhe “koka turku”, të cilat na qenkan “fajtore” për gjendjen ku është katandisur vendi. Kështu, mitropoliti Pirej, si përfaqësues i lartë i klerit grek, “i paska gjetur fajtorët”. Sipas mendimit të tij, përgjegjësinë për të gjitha problemet që ka shkaktuar kriza greke, na e paskan hebrenjtë e mbarë botës. Më 24 dhjetor 2010, në efirin e njërit prej kanaleve televizive kryesore të vendit, ai deklaroi:
“Për të gjitha fatkeqësitë tona ekonomike, fajin e kanë hebrenjtë e mbarë botës”(Citohet sipas: “Për krizën ekonomike të Greqisë fajtorë janë hebrenjtë”. Marrë nga faqja e internetit “poiskpravdy.com”. 24 dhjetor 2010).
Mitropoliti Pirej njoftoi teleshikuesit se lëvizja sioniste botërore, si edhe bankierët hebrenj, të tillë, si, fjala vjen, baroni Rotshild, qenkan përzier në një “komplot” që paska për qëllim dobësimin e kishës së krishterë ortodokse. Këto janë përçartje grekësh të lajthitur nga trutë që nuk duan ta kuptojnë se çfarë marrëzish nxjerrin nga goja. Mitropoliti Pirej do të bënte mirë të zbulonte faqe botës të vërtetën lakuriq se cila ishte arsyeja që Greqia, në vitet e Luftës II Botërore, shkatërroi me themel varrezat hebraike në Selanik dhe dhjetra mijëra hebrenj, në bashkëpunim me nazizmin gjerman, i degdisi për në kampet gjermane të shfarosjes në masë.
Ndërkohë, ditët e fundit, një tjetër mendje e lajthitur greke, del para opinionit publik grek dhe botëror me një tjetër deklaratë paradoksale, në të cilën kërkohet të bëhet kokë turku dikush tjetër për krizën greke. AnalistiMeralTamershkruan:
“…vëmendjen time e ka tërhequr libri i ministrit të financave Janis Varufaksis(YanisVarufaksis), me titull “Minotauri global”. Megjithë rreptësinë e vet shkencore, libri është shkruar në një stil letrar qëështë befasues për një ekonomist. Duke bërë një paralelizëm me minotaurin e Kretës, të cilit athinjotët ishin të detyruar t’i paguaninnjë haraç, Varufaksisi i quan “minotaur global” Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, duke filluar prej viteve ’70 të shekullit të kaluar, vjelin një haraç nga pjesa tjetër e botës për financimin e buxhetit të vet dhe për deficitin e bilancit tregtar” (Citohetsipas: MeralTamer. “Gjatë 200 vjetëve të fundit, flamurin e bardhë të falimentimit e patën ngritur 83 vende”. “Milliyet”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru’. 03 korrik 2015).
Duhet të jesh prift apo politikan i lajthitur grek që të dalësh në publik me deklarata të tilla marroqe. Sipas tyre, “fajin” për malet me para që Greqia ka marrë borxh nga kreditorët e huaj, e paskan hebrenjtë e mbarë botës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Sipas mendësisë greke, nuk mund të jetë ndryshe, se grekët gjithnjë janë mësuar vetëm të zhvatin dhe kurrë të mos japin. Se, sipas tyre, siç u përmend më lart, kryeedrejta e njeriut na qenka, demek, mospagimi i taksave! Një paradoks i pastër ky me autorësi greke.
Evropa Perëndimore, tradicionalisht, ka ushqyer një dashuri përvëlimtare për Greqinë. Për ç’arsye? Mos ndoshta për pozicionin e saj gjeografik? Për ishujt e shumtë për pushime turistike? Për gjatësinë e vijës bregdetare, e cila, ishullore dhe kontinentale, arrin në 14 mijë kilometra? Apo për monoteizmin e saj ortodoks?
Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se në këtë dashuri çmendurake të Evropës Perëndimore ndaj Greqisë, ka një paradoks: si është e mundur që Greqia, duke mos qenë kurrë një vend demokratik, të gëzonte dhe të vazhdojë të gëzojë gjithë atë përpkrahje të gjithanshme nga ana e Perëndimit demokratik? Se një vend, i cili, ashtu si edhe në mesjetë, vazhdon të mbetet nën pushtetin e fesë, nuk mund të jetë kurrsesi demokratik. Perëndimi vetë e ka larguar me kohë fenë nga shteti, kurse Greqinë e ka toleruar për t’i dhënëfesë një pushtet tëpakufizuar. Dhe domosdo që ky pushtet i pakufizuar i fesë në Greqi, nuk mbahet me lëmoshat e besimtarëve, por ka në themel malet me para nga kreditë e huaja qështeti grek ia ka vënë në dispozicion pa kurrfarë kufizimi.
Një tjetër gazetar francez shkruan:
“Në Greqi, kisha, pavarësisht nga autonomia e saj, nuk është e ndarë absolutisht nga shteti. Priftërinjtë janë funksionarë shtetërorë me mjekra të gjata dhe me veladonë të zinj. Ata t’i zë syri gjithandej. Ata përurojnë shkolla në një mënyrë solemne, u thurin himne fitoreve sportive, janë në krye të qoshes në ditët e festave. Dy shtylla ka shoqëria greke: ushtrinë dhe kishën. Kjo ka bërë që, në vjeshtën e vitit 2011, qeveria e Jorgos Papandreut, objektet në pronësi të kishës,t’i çlirojë nga një taksë e posaçme në kohë krizash që e paguajnë të gjithë grekët.
E gjendur nën goditjet e kritikës, kisha qe mbrojtur me njëfarë statusi të veçantë, kurse paskëtaj filloi të tundte flamurin e ndihmës sociale: me kontributin e pamohueshëm financiar në jetën e njerëzve në nevojë”(Citohetsipas: МаtjеМаrtiniеr (MathieuMartiniere). “Në Greqikisha është më efuqishmeseshteti”. “Slate.fr.” Marrë ngafaqjaeinternetit“inosmi.ru”. 13 korrik 2012).
Gazetari francez citon fjalët e Effi Fokasit, një sociolog grek ky, drejtor i forumit të feve të shkollës londineze të ekonomisë, i cili thotë:
“Shtetit grek i ka hyrë frika nga reagimi i kishës, sepse kjo, historikisht, ka qenë pjesë përbërëse e rëndësishme e politikës” (po aty).
Duke qenë nën pushtetin e fesë, Greqia e ka pasur të pamundur të përqafonte vlerat e demokracisë dhe të kulturës perëndimore. JorgosKraloglu shkruan:
“Ka vetëm një rrugë për lulëzimin e vendit: të punojmë dhe ta sigurojmë vetë këtë lulëzim.Natyrishtqënevetëgjithëvenaepristemendjaseasgjënukmundtëndërtohetmbibazënesistemitpolitikbashkëkohordhetëparullëssëtij: “Shpërndajitëgjithaparatë!”. Një shprehje kjo që kishte hyrë në fondin e fjalëve të urta, me të cilën kryeministri Andreas Papandreu i qe drejtuar ministrit të financave. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi bazën e ujdive të zuzarëve, e shkërmoqjes së shtetit, e mungesës së ligjit, mbi themelet e mashtrimit, të cilat kanë qenë burimet kryesore të të ardhurave, të qarkullimit të parasë dhe të mirëqenies. Asgjë nuk mund të ndërtohet, bazuar në idenë e marrjes së borxheve, për të cilën ne tani jemi duke e pësuar dhe për të cilën kanë për ta pësuar edhe fëmijët tanë, minimumi gjatë dy dhjetëvjeçarëve… Greqia mendon sikur i përket Perëndimit, por, nëtëvërtetë,ajonukkahedhurasnjëhappërtejBallkanit… Shtimi i rendimentit të punës në sektorin shtetëror dhe zbatimi me etikë i ligjeve, janë detyrime qëdo të na krijojnë mundësinë të shkurtojmë prapambetjen nga vendet e kulturuara të Bashkimit Evropian” (Citohetsipas: JorgosKraloglu. “Greqiaqë keminjohurkaperënduarnjë herë epërgjithmonë”.“Capital.gr”. Marrë ngafaqjaeinternetit“inosmi.ru”. 28 nëntor 2012).
E pra, ja cila është Greqia e vërtetë, e cila zyrtarisht quhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që, në të vërtetë, edhe si “demokraci”, edhe si “kulturë”, ka qenë dhe vazhdon të mbetet brenda caqeve të Ballkanit, shumë larg standarteve të demokracisë dhe të kulturës së Evropës Perëndimore. Prandaj ka shumë të drejtë analisti amerikan Robert D. Kaplan (1952), i cili Greqinë e quan “dashnore të Perëndimit” dhe “grua të Lindjes” (sipas librit me titull “Greqia – dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes”. Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë, 2002).
Ndërkohë, është vënë re se Greqia, kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike që e ka mbërthyer keqas nga mali i kredive të papaguara, po shikon me bisht të syrit nga“shtrati i burrit të saj të ligjshëm”:e ka kthyer një antenë nga Moska. Siç është bërë e ditur, kryeministri grek Tsipras, para do kohësh ka vizituar Moskën. Mandej, sipas një njoftimi të ditëve të fundit, “…udhëheqësi i SIRIZËS ka parashikuar një tjetër vizitë në Moskë edhe në muajin shtator të këtij viti… për të zhvilluar bisedime me qeverinë ruse” (Citohet sipas: “Vizita e Aleksis Tsipras-it në Moskë”. Marrë nga faqja e internetit “Grekomania”. 02 korrik 2015).
Po si duhet vlerësuar kjo lëvizje e fundit e Athinës drejt Moskës? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le t’ia lëmë fjalën një analisti rus. Ky ështëMatvej Ganapolski-1953), i njohur si gazetar, si regjisor teatri dhe si një figurë publike, i cili, që prej vitit 1991, drejton radiostacionin “Jehona e Moskës. Në të njëjtën kohë, ai është edhe drejtues i një rubrike të gazetës “Moskovski komsomolec”.Ai përshkruan një tablo të botuar në faqet e internetit, në të cilën një klysh ariu athinjot, diku, në njërin breg të një ngushticë detare, ka marrë drejtimin drejt një horizonti të kaltër, duke u kapur pas një kthetre të një ariu paqësor rus. Ndërsa përballë tij, në bregun tjetër, në ca degë shkarpash gjëmbaçe, janë varur dy flamuj: poshtë – flamuri i Bashkimit Evropian, kurse lart – flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klyshi i ariut athinjot, me flamurin grek përpara vetes, ka kthyer kokën nga të dy flamujt e lartpërmendur dhe u ka nxjerrë gjuhën.
Dhe analisti vazhdon komentin e vet:
“Dy fjalë për faktin se çfarë fshihet pas asaj tabloje:
Greqia mori një mal me kredi nga Bashkimi Evropian. PastajiamorivallesSirtaki(është një valle popullore qëështë krijuar në vitin 1964 për filmin “Greku Zorba”. Vallen dhe muzikën që e shoqëron, e ka krijuar kompozitori Mikis Teodorakis(1925). Kjo valle nganjëherë quhet “Vallja e Zorbës”-E.Y.). Paratëmbaruan. Moripërsërinjëmalmekredi. Iamorivallespërsëri. Paratë mbaruan. Atëherë bolsheviku kryeministër Tsipras shpalli referendumin nëse duheshin shlyer borxhet. 61% thanë: “të mos shlyhen!” (Në këtë mes duhet nënkuptuar se njerëzit votuan jo vetëm “për të mos i shlyer”, por edhe “për t’i braktisur bisedimet për punën e shlyerjes”, në kuptimin: “unë nuk t’i jap dhe ti mos m’i kujto!”). Domethënë, shumica e njerëzve votoi për t’i braktisur kreditorët. Me sa duket, kjo është braktisja më e madhe masive në histori nga ana e vendit të Sofokliut, të Euripidit dhe të Fidit. Tani Greqia nuk e do më Perëndimin që i pati dhënë para, por do Putinin, sepse ky nuk e do Perëndimin. Sot, Greqia, duke ia marrë përsëri valles Sirtaki, me sa duket, pret ndihmë materiale nga Rusia, sepse, si puna e asaj damës së profesionit të kryelashtësisë, pranon të jetë trevë e subvensionuar e kujtdo qoftë. Si puna e Abhazisë dhe e Osetisë së Jugut, fjala vjen. Për ariun paqësor rus, ky është një shans që, për punë kredish, ta detyrojë Greqinë të dalë nga Bashkimi Evropian, të hyjë në Bashkimin Doganor (që përfshin Bjellorusinë, Kazakistanin, Rusinë, Armeninë dhe Kirkizinë, si njëterritor unik doganor – E.Y.) dhe të vendosë në territorin e Parfenonit (monument i arkitekturës antike, një tempull i lashtë grek ky që ndodhet në Akropolin e Athinës – E.Y.)nja dy “Iskanderë” (raketa ruse -E.Y.)paqësorë të paanshëm, për të drejtën e grekëve për të vazhduar të hedhin vallen “Sirtaki”, për të dërguar në Moskë ullinj dhe për t’u rrëfyer turistëve për heroizmin e stërgjyshërve, duke demonstruar gërmadha para syve të tyre. Dhe grekët do ta pranojnë një gjë të tillë se ata udhëhiqen nga shpirti i parazitëve të majtë. Të gjitha legjendat për ta janë thjesht legjenda. Përfundimi: referendumi në vendet e plebejve zbulon se masa kryesore e qytetarëve nuk është gjë tjetër, veçse një kope hajdutësh. Greqia, kam shpresë, do të fundoset, duke nxjerrë një mësim të mirë. Kurse historia do ta përfshijë këtë referendumnë eposin e saj, sepse ky është monumenti më i thekshëm i saj dhe i historisë së saj të dikurshme, të harruar me kohë e me vakt”(Citohet sipas: Matvej Ganapolski. “Greqia, kam shpresë, do të fundoset, duke nxjerrë një mësim të mirë”. Marrë nga faqja e internetit “politolog.net”. 07 korrik 2015).
Tani, së pari,“dashnorëtperëndimorë” të “dashnoresgreke”, duhettë tregohennjë çikëztë mëshirshëmdhet’ialirojnë pakëzlakunqë ikanë hedhurnë fyt. Nukduhenharruarkaqlehtë dhekaqshpejtvitete“dashurisë përvëlimtare”, kurGreqiakacagjelohejdheledhatohejtërë afshnë prehrinetyre. Se duhet pranuar që“dashnorët perëndimorë” vetë e kanë fajin se paskan qenë fare kaqolë nga trutë kur “dashnores greke”, për vite e vite me radhë, i dhanë male me para, duke harruar faktin që“dashnorët” asaj i duheshin për qejf, kurse “burrin” ajoe do për hall. Prandaj asaj nuk mund t’i shtrohet kërkesa për kthimin e borxheve gjigante se s’ka ku t’i gjejë paratë.
Së dyti, kreditorët perëndimorë nuk kanë dashur ta marrin parasysh një paralajmërim të ish-presidentit grek Karamanlis, i cili, në vitin 1981, pikërisht atëherë kur Greqia u pranua në Bashkimin Evropian, pati deklaruar:
“Greqia është një azil të çmendurish” (Citohet sipas librit të lartpërmendur të analistit Robert D. Kaplan, f. 40).
Pra, Bashkimi Evropian, në formë kredish, i pati ofruar male me para një azili të çmendurish. Vetë e ka fajin se me azilin e të çmendurve nuk merret kush. Prandaj le të heqë dorë nga kërkesa për kthimin e borxheve. Por mund të gjendet edhe një rrugëzgjidhje. Se Greqia nuk do të jetë në gjendje kurrën e kurrës të shlyejë një borxh prej 350 miliardë dollarësh.
Nga të dhënat e shtypit dhe nga faqet e internetit, është bërë e ditur se politikanët pasanikë dhe oligarkët grekë kanë të depozituar në bankat e Zvicrës një kapital gjigant prej 600 miliardë dollarësh. Kryeministri Tsipras pse nuk i kërkon Bashkimit Evropian ta ndihmojë përt’i ngrirë këto shuma kolosale që ata i kanë grabitur nga kreditë e ardhura nga jashtë vendit dhe t’ia kthejë Bankës Kombëtare Greke? Me këto kapitale financiare mund të shlyhen borxhet për bukuri, vendi të shpëtojënjë herë e mirë nga kthetrat e krizës ku e katandisi politika e PASOK-ut dhe e “Demokracisë së Re” dhe krerët e tyre të përfundojnë në bankën e të akuzuarve, si hajdutë kriminelë. Këtë të bëjë kryeministri Tsipras dhe jo të rri e të rrahë gjoksin se gëzuaka përkrahjen e shumicës së popullit grek. Se simpatia e popullit është si puna e shigjetës së peshores: një herë shkon përpara, një herë shkon prapa.
Tiranë, 14 korrik 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: grekoeuropiane, komedia, Prof. dr. eshref Ymeri

Për kë do të votojë populli shqiptar i Kosovës?!

June 6, 2014 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Nesër, më 08 qershor, populli shqiptar i Kosovës, do të paraqitet para kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo, si edhe në rastet e tjera të zgjedhjeve të tilla, është një ditë e shënuar në jetën e popullit shqiptar të Kosovës. Në fushatë u paraqitën me platformat e tyre 18 parti politike, 7 nisma qytetare, një kandidat i pavarur dhe 4 koalicione Ne, shqiptarët, çuditërisht, dallohemi për morinë e partive politike që janë të regjistruara nëpër gjykata. Vendin e parë e mban Shqipëri Londineze. Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, u paraqitën për zhvillimin e fushatës plot 65 parti politike. Shqiptarët në Maqedoni kanë të regjistruara 10 parti politike. Po 10 parti politike kanë edhe shqiptarët në Mal të Zi. Shqiptarët e Çamërisë kanë 2 ose 3 parti në Shqipërinë Londineze. Megjithëse shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi e kanë të pazgjidhur çështjen kombëtare, e cila duhej të përbënte të vetmin shqetësim kryesor të tyre, ata, fatkeqësisht, janë të përçarë në kaq shumë parti, në vend që të kishin një parti të vetme. Shqiptarët e Çamërisë që banojnë në Shqipërinë Londineze, normalisht, duhej të kishin si shqetësim të vetëm kombëtar rikthimin në trojet e veta stërgjyshore, por ata vazhdojnë të mbeten të përçarë dhe mund të dyshohet se do të ndjekin shembullin e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke krijuar të tjera parti politike.
Gjithsesi, që të kthehemi në zgjedhjet e nesërme parlamentare në Kosovë, le të hamendësojmë se cilit subjekt politik do t’ia japë nesër votën shumica e votuesve. Gjatë këtyre viteve që kanë kaluar që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, populli shqiptar i Kosovës, besoj se duhet të jetë bindur përfundimisht se cili formacion politik ka dhënë më shumë kontribut për respektimin dhe ruajtjen e dinjitetit kombëtar të vendit. Besoj se votuesit kosovarë, gjatë këtyre gjashtë vjetëve që kanë kaluar, duhet të jenë bindur një herë e përgjithmonë nëse aleanca e deritanishme qeverisëse ka kontribuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës apo ka bërë lëshime të papranueshme në dëm të interesave të vendit. Nëse kjo aleancë qeverisëse ka pranuar të zhvillojë bisedime me Serbinë, e cila nuk ka dalë me ndjesë publike për krimet e rënda që kreu kundër popullit shqiptar të Kosovës, apo aleanca në fjalë ka ngulur këmbë që Serbia, para së gjithash, të njohë pavarësinë e Kosovës, të dalë me ndjesë publike për barbaritë që kreu gjatë viteve të luftës dhe të kompensojë të gjitha dëmet kolosale që i shkaktoi ekonomisë së popullit shqiptar. Nëse aleanca qeverisëse duhej të pranonte të ulej në bisedime me Serbinë, presidenti dhe kryeministri i së cilës deklarojnë shkoqur fare se Kosovën e konsiderojnë si një vend thjesht me një “autonomi substanciale”, apo aleanca në fjalë duhej të mbante qëndrim dinjitoz, duke mos pranuar të ulej në një tryezë me ta. Nëse aleanca qeverisëse duhej të merrte në dorë fatet e vendit, apo duhej ta linte administrimin e tij në mëshirën e UNMIK-ut dhe të EULEKS-it kaq gjatw, të cilët, tërë këto vite, kanë mbrojtur vetëm interesat e Serbisë dhe sidomos interesat e pakicës serbe në Kosovë, një pakicë kjo, e cila, gjatë viteve të luftës u bë mbështetëse e fuqishme e bandave të Arkanit, të Sheshelit dhe të Millosheviçit. Nëse aleanca qeverisëse ka punuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, apo aleanca në fjalë, me servilizmin e saj proverbial para faktorit ndërkombëtar, ka kontribuar që Kosova të mbetet një vend me protektorat të përjetshëm. Nëse aleanca qeverisëse duhej të merrte në mbrojtje veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n në pranverën e vitit 1999, shkroi një faqe të ndritur në historinë e kombit shqiptar, duke e çliruar vendin nga sundimi kriminal mbinjëshekullor i shovinizmit serbomadh, apo aleanca në fjalë dhe parlamenti i Kosovës, me shumicë votash, duhej të pranonin krijimin dhe funksionimin e gjykatës speciale që ka për qëllim të zhvlerësojë veprën madhore të UÇK-së dhe të përbëjë një faqe turpi, një faqe poshtëruese në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Nesër do të shikojmë se për cilin subjekt politik do të votojë populli shqiptar i Kosovës. Për ato parti, udhëheqësit e të cilave, siç është bërë e njohur botërisht nëpër faqet e internetit, ose kanë bashkëpunuar ngushtë me përfaqësues të shërbimeve sekrete të huaja për interesat e Serbisë dhe kundër interesave kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës, ose kanë deklaruar haptas nëpër faqet e ndonjë gazete serbe se “Sudbina regiona je u rukama Beograda: Kosovo ne može bez Srbije (Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova e ka të pamundur pa Serbinë)” (Citohet sipas gazetës “Nedeljni Telegraf”. 04 janar 2006). Për ato parti që kanë krijuar oligarkët e vet në dëm të interesave ekonomike të popullit shqiptar të Kosovës, apo për ato parti që në programet e tyre kanë transparencën e krimeve të rënda që janë kryer deri tani dhe që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në varfërimin e pandërprerë të shumicës dërrmuese të popullit. Për ato parti që tërhiqen zvarrë para faktorit ndërkombëtar, para Serbisë dhe para pakicës shoviniste serbe, apo për ato parti që janë për ndëshkimin ligjor të krimit ekonomik, për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë, para se ajo të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdimin e tyre vetëm me pakicën serbe, të pranojë botërisht krimet e rënda që ka kryer kundër Kosovës dhe të kompensojë të gjitha shkatërrimet e pallogaritshme që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës. Për ato parti që janë për mbajtjen e vendit nën një protektorat të përhershëm ndërkombëtar, si deri tani, sipas qejfit të Serbisë, të Rusisë dhe të Greqisë, apo për materializimin në praktikë të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, si edhe për hedhjen poshtë të nenit famëkeq 1.3 të Kushtetutës, një nen poshtërues ky, karakteristik për një vend kolonial, sipas të cilit Kosovës iu ndaluaka bashkimi me një shtet tjetër, dhe përgatitjen e terrenit për ribashkimin e Kosovës me atdheun amë, Republikën e Shqipërisë.
Populli shqiptar i Kosovës le të vendos vetë se për cilin subjekt politik do të votojë në shumicën e vet: për ruajtjen e nderit dhe të dinjitetit të vet kombëtar në marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe sidomos në qëndrimin ndaj Serbisë, apo për ruajtjen e statukuosë së nëpërkëmbjes prej faktorit ndërkombëtar, prej Serbisë dhe prej pakicës serbe, duke i lejuar vetes që Kosova, faktikisht, të vazhdojë të mbetet protektorat ndërkombëtar, si deri tani.
Tiranë, 07 qershor 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: do të votojë, Për kë, populli shqiptar i Kosovës?!, Prof. dr. eshref Ymeri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT