• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbia ka territor ZERO TERRITOR të vetin në Kosovë

February 11, 2019 by dgreca

1-Mehdi_Hyseni

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

           –Të mos ndiqet tradhtia e Esat Pashës,  duke ia falur Kosovën Veriore  ish-Serbisë së Madhe kolonialiste dhe gjenocidale, në emër të “normalizimit të marrëdhënieve” me Serbinë dhe në emër të ashtuquajturit “korrigjim i lehtë i kufijve të Kosovës me Serbinë, sepse ajo do të ishte tradhti ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Pavarësisht se çfarë do të jetë shpërblimi ndërkombëtar për faljen e Kosovës Veriore Serbisë, historia dhe populli shqiptar atë do ta gjykojnë si akt  tradhtir të rëndë dhe të pafalshme, ashtu sikurse Esat Pashë Toptanin dikur.

Ndaj, zgjohuni nga “egjra” e politikës mashtruese serbo-sllave,  sepse Kosovës  së Shqipërisë etnike nuk i duhen “diplomaci e hollë” dhe “diplomatë elastikë” sikurse  Esat Pashë Toptani (agjent i sulltanit, aleat dhe mik i ngushtë i serbëve dhe i malazezëve, të cilëve u fali territore shqiptare) i cili, para se t’ia dorëzonte Shkodrën Malit të Zi, më 23 prill 1913, “kishte vrarë  gjeneralin Hasan Riza Pasha, kryekomandantin  e forcave turke dhe shqiptare  vetëm pse kishte dalë në mbrojtjen e Shkdorës nga pushtimi i Malit të Zi.”

Prndaj,  nuk ekziston asnjë argument valid qoftë historik, gjeopolitik, diplomatik, apo juridik  i së drejtës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, që përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës, të zhvillojnë kurrfarë bisedimesh  me palën serbe qoftë në Bruksel, në Vjenë, në Londër, në Berlin, në Nju-Jork apo në Uashington, sepse Kosova nuk është pjesë e territorit të Serbisë, por e Shqipërisë etnike.

Pse  ish-Serbia kolonialiste nuk e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008), kjo nuk do të thotë  se  ndonjë pjesë e saj është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë.

Pse  ndërmjetësuesit e BE-së së Dialogut të Brukselit (2011-2019) dhe aleatët e tyre po ushtrojnë trsyni, që  patjetër Kosova të vazhdojë atë Dialog të dështuar 9-vjeçar, kjo nuk nënkupton se ndonjë pjesë territoriale e Kosovës i përket Serbisë.

Pse Rusia me VETO-n e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së  ka “betnouar” statusin e Kosovës, kjo nuk do të thotë se Kosova është provincë e Serbisë.

Pse Rezoluta 1244 e KS-së së OKB-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të thotë se Kosova është krahinë e Serbisë.

Pse Kushtetuta e Republikës së Serbisë në fuqi (2006) Kosovën e ka sanksionuar si pjesë integrale të  territorit të saj, kjo nuk do të thotë se Kosova është “koloni e ligjshme” serbe.Pra, sa më sipër, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës nuk kanë të drejtë ligjore e as kushtetuese, që të  formojnë dhe të autorizojnë “grupe speciale” për t’i dërguar në “Dalogun tekniko-politik” në Bruksel) për të biseduar me palën serbe të Beogradit, sepse statusi politik i Kosovës së pavarur është mbyllur më 17 shkurt 2008.

 Nuk nevojitet “Platformë” për copëtimin e territorit Kosovës, POR për shkolonizimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës nga Serbia kolonialiste (1878-2019)

Pra “diplomacia e hollë” e  Prishtinës dhe e Tiranës, duhet të angazhohen për mbajtjen e një konference ndërkombëtare, që Kosova dhe Shqipëria ta denoncojnë Serbinë për kolonializmin e  saj mbi  territoret shqiptare (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Novi Pazar). Në këtë kontekst, PLATFORMA STRATEGJIKE e boshtit Tiranë-Prishtinë, domosdo, duhet të përfshijë edhe çështjen e shkolonizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Greqi.  Kjo Platformë, do të duhej bërë nga “asët” e politikës së Tiranës dhe të Prishtinës, jo të negociohet me Serbinë kolonialiste për revidimin e kufijve territorialë të Kosovës së Shqipërisë etnike, ashtu siç po dialogohet me palën serbe në Bruksel (2011-2019).

Sikur Serbia të mos kishte bërë agresion dhe gjenocid në Kosovë, me ç’rast masakroi dhe vrau mbi 12000 shqiptarë, shkretoi dhe e dogji Kosovën (1989-1999), domethënë para luftës, atëherë do të kishte pasur kuptim zhvillimi i dialogut paqësor mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.

Mirëpo, sot, pas gjenocidit të kryer (1989-1999), kur Kosova me ndihmën e Amerikës u pavarësua nga Serbia kolonialiste, çdo dialog me Beogradin për statusin e Kosovës, është në kundërshtim flagrant me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën; është  në shpërputhje me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse  Kosova si ish-koloni 100-vjeçare e Serbisë,  në ASNJË KUPTIM nuk është territor i Serbisë, por  historikisht, de fakto dhe de jure i përket  Shqipërisë etnike (shek. II – XXI).

Prandaj, nga e drejta e qeveritarëve të Kosovës, që të zhvillojnë dialog me Serbinë dhe me ndërmjetësuesit  e BE-së për kufijtë territorialë të Kosovës. Nga e drejta e Serbisë kolonialiste të kërkojë,  ose ndarjen, ose shkëmbimin, ose korrigjimin  ose ripërkufizimin gjeopolitik të territorit të Kosovës së Shqipërisë etnike?

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës e as populli shqiptar i Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë  nga opsionet e theksuara politike të “fabrikuara” nga  Beogradi dhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sepse Serbia nuk ka asnjë pëllëmbë hise të territorit të Kosovës, e cila 100 vjet më parë ishte vetëm plaçkë koloniale e Serbisë.

Prandaj,  as Hashim Thaçi dhe, asnjë lider tjetër politik shqiptar i Kosovës, apo i Shqipërisë së Edi Ramës nuk ka kurrfarë obligimi e as të drejteje, që të negociojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për statusin e kufijve territorialë të Kosovës, ku Serbia ka vetëm ZERO SOVRANITET  në Kosovë dhe minoritetin e saj kolon serb, si dhe kishat e manastiret e tyre, të cilat janë të mbrojtura sipas Planit të Marti Ahtisarit dhe Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës (15 qershor 2008). Kjo është e tëra sa i përket Serbisë dhe serbëve në Kosovë.

Vazhdimi i Dialogut të Brukselit (2011-2019) nga ana e palës shqiptare të Kosovës, de fakto dhe de jure është legalizim, mbështetje dhe amnistim i politikës kolonialiste dhe hegjemoniste  të Serbisë së madhe mbi shqiptarët dhe mbi territoret e ankesuara dhe të kolonizuara të Shqipërisë etnike: Nishi, Prokupla, Vranja, Leskovci, Bllaca, Kurshumlia,  Presheva, Bujanoci, Medvegja , Novi Pazari etj., duke përfshirë edhe pjesën veriore të Republikës së pavarur të Kosovës, e cila, sipas paralajmërimit parashikues të “diplomacisë së hollë dhe elastike” të  “korrigjmit të lehtë të kufijve” të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që tani mund të llogaritet se “ është akaparuar” me Beogradin, kinse për ta “këmbyer” me Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Kosove, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Serbia, zero teritor

Amerika ta “disiplinojë” BE-në dhe Serbinë

February 5, 2019 by dgreca

Ndryshe, së shpejti Kosova, do të copëtohet dhe do të përfundojë nën Serbinë kolonialiste dhe neokolonialiste. -Beogradi dhe Moska po përgatisin më të keqen për Kosovën-copëtimin ose kthimin e saj nën Serbinë e dikurshme kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

1-Mehdi_Hyseni

 Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

-Bashkimi Evropian (BE)  haptazi qe 8 vjet përmes Dialogut të Brukelit (2011-2019) po i  kushtëzon dhe po i diskriminon shqiptarët, kurse po e favorizon Serbinë, që të përfitojë ndonjë metër territor të Republikës së Kosovës kinse në emër të  “normalizimit” të marrëdhënieve reciproke, të “shkëmbimit”, përkatësisht të “korrigjimit” të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë njëanshmëri të BE-së në dëm të  interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve të Republikës së Kosovës, e vërtetojnë këto fakte të pamohueshme: (i) I detyroi liderët politikë  “ahmakë”,  miopë dhe frikacakë e të paditur të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, që t’ia falnin Malit të Zi  “8200  hektarë” territor si kusht për liberalizimin e regjimit të vizave.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi, sepse BE-ja nuk e përmbushi premtimin e dhënë. Megjithëkëtë,  pas kësaj maskarade, nuk ndodhi as “lufta me Malin e Zi”, siç pati paralajmëruar një deputet zëshëm i Kuvendit të Kosovës, që e kundërshtoi këtë “pazar pa para” në dobi të zgjerimit të territorit të Malit të Zi; (ii) BE-ja po ushtron trysni  ndaj Qeverisë së Kosovës, që pa asnjë kusht, të anulojë “taksën e Tarifës Doganore 100%” ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës; (iii) Tash, kushtëzimi më “taze” i BE-së, është kundërshtimi i  “Statutit të Ri për Trepçen”, miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 3 shkurt 2019.

Këtë kundërshtim e bëri zëdhënësja  e Komisionit Evropian, Maja Kociançiq, duke pohuar se ”Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.”!?

-Eh, ky është provokim i keq, i papranueshëm dhe përzierje direkte i Maja Kocioançiqit në çështje të brendshme të Kosovës, sepse “Trepça” nuk është në agjendën e negociatave serbo-shqiptare të Dialogut të Brukselit (2011-2019).

Këtë provokim të thellë politko-propagandistik antishqiptar të Maja Kociançiqit, me plotë drejtë e përtrollisi kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke nënvzuar se “ Deklarata e Maja Kociançiq cenon sovranitetin e Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe, në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që  qartazi kanë për qëllim ndarjen e Kosovës. Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr.”  (https://lajmpress.com/haradinaj-be-se-i-ka-humbur-rruga-ne-oborr/).

Kryeministri R. Haradinaj ka të drejtë ligjore dhe kushtetuese, që  të mos e heqë “taksën 100%” dhe të, mos lejojë vazhdimin e Dialogut derisa Serbia ta njohë Kosovën dhe, derisa BE-ja t’ia njohë liberalizimin e vizave Kosovës.

E kuptoj Serbinë pse e do “Manastirin” Trepça, sepse kjo është sëmundje shekullore e pushtuesve kolonialistë serbë, por nuk e kuptoj sllovenen Maja Kociançiq (Zëdhënëse e Komisionit Evropian), pse ajo kërkon që “Trepça” të jetë objekt dialogimi mes palëve negociuese në Bruksel?

Këtë absurd dhe përzierje direkte të saj në punë të brendshme të Kosovës së pavarur dhe sovrane, nuk e kuptoj, kush është ajo, dhe, kush e ka autorizuar, që të bëjë deklarata të tilla politiko-propagandistike për të “cenuar sovranitetin e Kosovës”, siç ka theksuar me  plot të drejtë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

 S’besoj që ka ndonjë lider politik, që e hedh Trepçen në pazarin e Brukselit

-Thjesht, për faktin se mbi 2 milionë shqiptarë, do të ngelnin pa punë, pa bukë, pa ekzistencë, pa ardhmëri dhe, vazhdimisht me strajca, me foshnja dhe me djepa në krah, duke braktisur vendin për në shtetet e Evropës dhe të botës. Nëse ndodh që, edhe Trepça  shqiptare t’i falet Serbisë, ashtu siç iu falën “8200 hektarë” territor Malit të Zi, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër vetëm se të marrin Evropën dhe botën në sy, pa destinacion të caktuar, si nomadët e shkretë, ku të ndalë “rrota e qerres” nën qiell të hapur dhe në tokën e huaj, përjetësisht i humbur dhe i tretur për një krodhe buke  të  hidhur  migjeniane  të   Poemës së Mjerimit: “Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi, kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin.” (Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni).

  Stop Dialogut, që në shënjestër  ka “manastirin” Trepça të Kosovës !

Liderët e verbër dhe injorantë politikë të Kosovës, pa e pyetur popullin përqafuan Dialogun me palën serbe në Bruksel, më 2011, ku Serbia gjenocidale qe 8 vjet po luan “trakamica” me fatin e mbi 2 milionë shqiptarëve të Kosovës, duke i shantazhuar dhe  duke i kërcënuar me copëtimin dhe me rikolonizimin e  territorit të tyre.

Ndërkaq,  “asët”  e BE-së në përpjekje që sa më parë ta “rehatojnë” Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në rradhët e saj, pa asnjë arsye mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës-viktima të terrorizmit dhe të gjenocidit serb (1989-1999) , i getoizuan dhe i diskriminuan, duke mos ua njohur  të drjetën e liberaizimit të vizave.

Ky veprim diskriminues, antihuman, antiligjor dhe antidemokratik i BE-së  ndaj shqiptarëve të Kosovës, është në kundërshtim me të gjitha ligjet e konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë  e njeriut.

E pyesim humanizmin, drejtësinë dhe demorkacinë e BE-së, si është e mundur (teorikisht dhe praktikisht) që t’i heqën vizat Serebisë (2009-2019), e cila bëri tri gjenocide (kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, gjatë viteve 1991-1999), e të mos u heqen vizat mbi 2 milionë shqiptarëve të Kosovës-VIKTIMA të maskarave dhe të GJENOCIDIT të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999)?

-Është ky diskriminim, padrejtësi, amoralitet dhe antihumanizëm?!

Fundja, derisa 2 milionë shqiptarë të Kosovës mbahen në geto, pa liberalizimin e vizave, pa kurrfarë bashkëpunimi reciprok politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, logjika e shëndoshë e thotë se vazhdimi i dialogut të Brukselit me palën serbe dhe me ndërmjetsuesen  e BE-së së Federica Mogherenit, është vetëm NJË ZERO E MADHE dhe  me pasoja të rënda për  statusin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.

Këtë rrezik potencial e  paralajmëron edhe deklarata absurde e Maja Kociançiqit, e cila si “avokate” e palës serbe kërkoi që “Trepça” e Kosovës, të vihet në “rende dite” të Dialogut Brukselit!?

Pse zëdhënësja e  Federica Mogherinit, Maja Kociançiq po mbështet Serbinë, kur ajo nuk është avokate e palës serbe?!

-Sepse M. Kociançiq nuk e njeh historinë e Kosovës e as të Ballkanit (ndonëse lë përshtypje se ka njohuri të  bollshme të marrëdhënieve miqësore serbo-sllovene, sepse historikisht, sllovenët gjithmonë kanë qenë më të afërt me serbët sesa me fqinjtë kroatë me të cilët kufizohet Sllovenia. Këtë e dëshmojnë edhe martesat e  tyre të përbashkëta),  ndryshe nuk do të përzihej në çështje të brendshme të Kosovës, duke kërkuar, që edhe “Trepça” të bëhej objekt debati në Dialogun serbo-shqiptar të Brukselit (2011-2019).

Sido që të jetë, mosnjohja e historisë së Kosovës, apo sentimenti historik i miqësisë slloveno-serbe, Maja Kociançiq , duhet të dijë të vërtetën se TREPÇA  ndodhet brenda territorit autokton të Kosovës shqiptare, JO të Serbisë së Nemanjiqve dhe të car Llazarit.

Pavarësisht nga shantazhet, trysnitë, manipulimet, diktati dhe kushtëzimet që  po  i bëhen Kosovës nga ana e Serbisë dhe e BE-së, QEVERIA DHE KUVENDI KOSOVËS, duhet të kërkojnë nga AMERIKA, që të ndërpritet Dialogu i Brukselit (2011-2019), sepse Serbia me partnerët e vet  po kërkojnë revidimin e statusit politik të Kosovës, duke  copëtuar territorin verior të saj kinse në emër të “shkëmbimit” të territoreve dhe të “normalizimit” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ky është mashtrimi, që po shihet nga “aeroplani”. Prandaj,  ai Dialog, duhet të ndërpritet me ndihmën e Amerikës. Ndryshe, Kosova, do të shndërrohet në kaos dhe në krizë politike permanente derisa Serbia t’ia këputë ndonjë copë teritor së bashku me kombinatin metalurgjik “Trepça”.

Kjo është sëmundja e vjetër shekullore e Serbisë,  e cila  si fuqi koloniale dhe gjenocidale  “Trepçen” (ari, argjend, bakër, zink dhe plumb) e ka kullotur jo më pak se 100 vjet (1912-1999).

Ndaj, që të mos ndodhë një rikolonizim dhe riankseim i saj nga ana e Serbisë, urgjentisht nevojitet që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, ta pezullojnë Dialogun e Brukselit dhe, në vend të tij, të kërkojnë nga Amerika organzimin e një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin, jo vetëm për Kosovën dhe për Serbinë, siç është Dialogu i Brukselit, i cili s’është gjë tjetër veçse  NJË DËSHTIM 9-VJEÇAR.

Filed Under: Analiza Tagged With: Amerika ta “disiplinojë”, BE-në dhe Serbinë, Prof. Dr. Mehdi Hyseni

KOLONIALIZMI SERBOSLLAV MBI SHQIPËRINË ETNIKE, KRIM NDËRKOMBËTAR

January 15, 2019 by dgreca

1-Mehdi_HyseniNga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/Pse politika kozmopolitike shqiptare për motive të pakuptueshme po e hesht problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan është çështje në vete dhe për vete.Mirëpo, shkenca shqiptare nuk e gëzon një “privilegj” të këtillë mbi asnjë bazë qoftë morale, qoftë politike a ashkencore.

Përkundrazi, e ka për detyrë jo vetëm që ta korrigjojë, ta ndërtojë, por edhe ta artikulojë një politikë të këtillë mbi baza shkencore, strategjike, politike dhe kombëtare. Çështja koloniale shqiptare në Ballkan, nuk është vetëm çështje monopoli e elitave politike zyrtare shqiptare dhe e bizneseve tregtare, por edhe e shkencës, e inteligjencies dhe e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.
Si politika e “lartë”, ashtu edhe shkenca “e dremitur” shqiptare nuk kanë asnjë arsye të qëndrueshme, që në vend se ta quajnë, dhe ta stigmatizojnë me emër të vërtetë kolonialzimin serbosllav mbi Shqipërinë Etnike, të përdorin eufemizma të ndryshëm politikë dhe apolitikë, të cilët jo vetëm se e abstrahojnë, por edhe e justifikojnë fenomenin e kolonializmit serbosllav para politikës ndërkombëtare. Thjesht, përderisa politika zyrtare shqiptare në asnjë kërkesë të saj, nuk e parashtron me theks të posaçëm problemin e kolonializmit serbomadh mbi Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare, domethënë ai me vetëdije të plotë heshtet, përkatësisht nuk ekziston fare si i tillë.

Andaj, me arsye shtrohet pyetja, pse dikush tjetër, të dalë, dhe të pohojë para botës, se në Kosovë dhe në viset e tjera autoktone shqiptare sundon terrori dhe kolonialzimi sllav, kur ne, kemi plotësisht të drejtë dhe, fundja e kemi për detyrë, që vetë ta luftojmë dhe ta bëjmë çështje në mënyrë permanente para bashkësisë ndërkombëtare këtë dukuri të shëmtuar të botës së qytetëruar. Meqë, të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan, nuk mbretëron kurrfarë “terrorizmi shqiptar”, por kolonializmi terrorist serbosllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese, (edhe politika, edhe shkenca shqiptare) të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdorë si instrumentin më të përshtatshëm politik , jo vetëm për t’i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, por edhe për t’i “rinovuar” ato si “vlera demokratike” në favor të trendeve më të reja të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane.
Derisa heshtim, dhe e sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbosllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të “ ligjshme” dhe, si të “ drejtë pushtuese” mbi Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1878-1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë ( ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhanat, legjendat, mitologjinë “ e ligjshme”, të shkruara nga “klerikët e baltës”, si edhe fenomenin e shpifur “terrorizëm shqiptar”, po orvatet ta anulojnë të drejtën  natyrore dhe historike të ligjshme, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan.Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav, që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, t’i mbajë edhe më tej me dhunë nën jursidiksionin kolonial, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme, se përbëjnë vepër penale(krim) ndërkombëtar.Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare, e di mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dijnë, edhe më mirë, edhe aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vënë në “rend dite”, si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimiozhet dhe po shterohet, duke “vrapuar” , që të zërë “trenin e fundit” të standardizimive teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbosllav)) gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar, as sot, në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së “drejtës pushtuese” serbomalazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë Etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot është tejet heterogjen dhe i zhbalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të fundosur në ceklinë, si pasojë e avarisë së “motorit” të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX.
           Politika  antikoloniale e  shqiptarëve, duhet të jetë e bashkërenduar dhe e sinkronizuar si në kuptimin e së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare.

 Fundja, askush nuk ka arsye t’i frikësohet lindjes dhe veprimit të faktorit ushtarak shqiptar, sepse ai ka vetëm karakter çlirimtar kombëtar, dhe do të jetë faktor vendimtar i mbrojtjes së interesave jetike kombëtare dhe shtetërore si për shqiptarët, ashtu edhe për interesat e të gjitha minoriteteve padallim, dhe pa kurrfarë diskriminimi, kudo që shtrihen dhe jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë Etnike.

Natyrisht, nga faktori ushtarak shqiptar, frikësohen dhe janë skeptikë vetëm ato regjime koloniale serbosllave, që e kanë “mizën mbas veshi”, si pasojë e hipotekës koloniale shekullore të Shqipërisë Etnike.Mirëpo, këtë sëmundje kronike, mund ta shërojnë, po qe se në mënyrë paqësore, dhe të ligjshme (sipas së drejtës historike dhe, ashtu si parashikohet me ligjet, dhe me normat juridike të bashkësisë ndërkombëtare) gjejnë gjuhë të përbashkët me shqiptarët, që përfundimisht të heqin dorë nga sundimi kolonial i tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, pavarësisht nga koncesionet e mundshme dhe të paparashikuara të politikës kozmopolite shqiptare në favor të zgjatjes së agonisë dhe të ankthit kolonial serbosllav, nuk ka më asnjë gjasë minimale, se do të përsëritet “pragmatizmi historik” i politikës pushtuese gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi në eliminim e ushtrive shqiptare nga vatrat e tyre të Shqipërisë Etnike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Krim nderkombetar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Pushtimi i Shqiperise Etnike

Bashkimi nuk bëhet duke “importuar” kudro të dyshimta !

January 11, 2019 by dgreca

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI/ 

1 Mehdi_Hyseni

*** Shqipëria nuk është në krizë për kuadro, por nga korrupsioni mafioz, nga pasiguria, nga varfëria, nga papunësia, nga pabarazia dhe nga padrejtësia.
Prandaj, nuk  është fare e këshillueshme, që të ashtquajturat “kuadro deficitare” kosovare, të pëzihen si Serbia në punë të brendshme të Shqipërisë  (2013-2019) !

 Sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë (1998) dhe sipas normave të së drejtës ndërkombëtare, shtetasit shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Serbisë (edhe nëse e kanë shtetësinë fiktive të Shqipërisë)  nuk kanë asnjë të drejtë të zgjedhen dhe të emërohen presidentë, ministra, kryeministra,  zëvendëskryeministra, deputetë, presidentë, këshillëtarë etj. në institucionet dhe në organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht se i përkasin të njëjtit komb shqiptar,  sepse shteti është diçka tjetër, nuk është kombi.Parapëlqehet se ata farë “ekspertësh” kosovarë, të ikin nga Shqipëria (sepse kjo ka mjaft kuadro politike dhe diplomatike, edhe për të eksportuar),  le kthehen t’i ndihmojnë Kosov֝ës, e cila ka më së shumëti nevojë për kuadro të mirëfillta si politike, ashtu edhe diplomatike,  e të mos sorollatën, duke “shitur mend” nëpër Tiranë, që gjoja  “veza t’i tregojë pulës” se si duhet bërë politika, diplomacia dhe dejtësia e një shteti me  histori dhe me traditë më se 100-vjeçare.

 Çfarë i duhen  Shqipërisë “gazetarë”, “analistë”,  “këshillëtarë” dhe “ministra” nga Kosova, kur  ajo të tillë ka për “eksport” ?!

 Pse dhe çfarë iu kanë dashur disa gazetarë dhe analist֝ë  të Kosovës, ( të cilëve  askush nuk ua varë në Kosovë, (sepse “kombëtarisht qenkanë të krimbur”, siç shkruajnë masmediat shqiptare), që kryeministri Edi Rama i paska bërë “këshillëtarë, ministra dhe nënministra” të qeverisë së tij. Ky fenomen i pazakonshëm për qeveritë e derisotme të Shqipërisë (1945-2019), nuk do t’i sjellë asgjë të dobishme dhe të vlefshme politikës kombëtare e as ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, sepse atafarë këshillëtarësh dhe ministrash po të kishin qenë me vlerë dhe me kredibilitet sigurisht se do të vepronin në Kosovë, e cila 100 herë më shumë se Shqipëria, ka nevojë specialistë të fushave të ndryshme (sidomos në politikë dhe në diplomaci).Shqipëria nuk ka asnjë nevojë për të “importuar specialistë” (liderë politikë dhe diplomatë) nga Kosova, kur kjo  vetë vuan nga “sëmundje” e tillë), sepse ka me qindra e mijëra të tillë si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në diasporë (në Evropë dhe në Amerikë).

 Derisa kemi dy shtete të pavarura, të cilat as de fakto e a de jure ende nuk janë bashkuar në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare e as në kuptimin e së drejtës historike si një komb dhe si një shtet i vetëm, atëherë nuk ekziston kurrfarë nevoje për improvizime dhe për parada politiko-propagandistike (që në prapavijë kanë interesa të ndryshme politike, tregtare,  biznesin dhe luftën për pushtet, që të përçahen sa më shumë), që disa kosovarë të emërhoen këshillëtarë, ministra apo zëvendësministra në qeverinë, në kuvendin apo në Presidencën e Reublikës së Shqipërisë.

 Përthithja e kuadrove nga Kosova, “dëshmi e mungesës”  së kuadrove të mirëfillta në Shqipëri!?

 Një politikë e tillë e qeverisë së Shqipërisë, është e  gabuar, duke qenë se ka kuadro të afta dhe të specializuara të mjaftueshme dhe të dëshmuara, me eksperiencë dhe me prestigj  kombëtar dhe ndërkombëtar  si në fushën e politikës,  të drejtësisë, të diplomacisë dhe të ekonomisë, të kulturës, të artit etj. Ndaj, këto kuadro vendore, duhet të vihen në veprim, të shfrytëzohen për të mirën e përgjithshme (për zhvillimin dhe për përparimin e gjithëmbarshëm) të Shqipërisë, JO të ofendohen, të diferencohen, të diskriminohen dhe të margjinalizohen si “tepricë teknologjike” (ashtu siç po ngjet në Kosovë, gjatë vietve 2000-2019, në vend të kuadrive të mirëfillta të kualifikuara dhe të dëshmuara profesionale kombëtare dhe atdhetare shqiptare, këto i kanë diferencuar, duke i lënë rrugëve si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës, duke i “zëvendësuar” me bërllog dhe me injorantë sipas çelësit partiak, ideologjik, nepotiost dhe mahallor),  duke  i “zëvendësuar” me “importin” e kuadrove të paverifikuara dhe të padëshmuara  si profesionalisht, ashtu edhe kombëtarisht nga Kosova kinse për t’u treguar armiqve tradicionalë shekullorë serbo-sllavë se ja, kjo është “strategjia e bashkimit” të Shqipërisë me Kosovën!?

 – Jo, kjo nuk është kurrfarë forme e bashkimit (me  2 – 3 këshillëtarë apo ministra a zëvendësministrave nga Kosova), por një provokim i keq edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, edhe për aleatët-partnerët evropianë e amerikanë. -Bashkimi  si komb dhe si shtet bëhet vetëm atëherë kur të gjithë shqiptarët dhe territoret e tyre  bashkohen në një shtet kombëtar-Shqipërinë Etnike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bashkimi i Kombit, kuadrote dyshimta, Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Vuçiqi, të veprojë si De Gaulle-i, ta lirojë Serbinë nga kolonitë e saj !

January 3, 2019 by dgreca

Ky do të ishte shpëtimi i Serbisë ! Ndryshe, betejat dhe luftërat e gjenocidit kolonial sllavo-bizantin, nuk do të përfundojnë  në Ballkan/

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/1 Mehdi_Hyseni

-Çfarë i duhen Serbisë kolonitë shqiptare të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës dhe të Novi Pazarit?  Pse Serbia nuk ua njeh të drejtën historike dhe të vetëvendosjes  këtyre kolonive të etnikumit gjeopolitik shqiptar?

Këto koloni, duhet të lirohen nga sundimi kolonial i Serbisë (1878-2019), në mënyrë që Serbia të mos jetojë  githmonë me ëndrra mitologjike mesjetare, se fqinjtë e saj në tokat e tyre joserbe, duhet shfarosur me  gjenocid kolonial.

Kjo praktikë ataviste shekullore, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë se popujt dhe vendet e huaja, të aneksuar dhe kolonizuar me gjenocid, nuk mund sundohen dhe të mbahen përjetësisht skllavë nën Serbi.

Vuçiqi ka shansin historik për ta shpëtuar Serbinë, ashtu sikurse dikur De Gaulle-i, që shpëtoi Francën nga  fundosja në kolonitë e saj në Afrikë dhe në Indokinë ( 1950-1960). 

Nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq, vërtet ka arritur ta kuptojë krjimin e realitetve të reja në Ballkan, pas 3 gjenocideve të kryera nga Serbia në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), duhet të krijojë një Serbi të re, demokratike dhe paqësore, duke e liruar nga bagazhi historik kolonial shekullur ndaj popujve dhe vendeve fqinje, e në radhë të parë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Vetëm kjo strategji objektive vizionare e politikës dhe e diplomacisë së Aleksandar Vuçiqit dhe e forcave porgresive, demokratike dhe paqësore evropiane, të grumbulluara rreth tij, do të mund ta shpëtonin Serbinë nga luftërat e ardhshme fatale dhe tragjike në Ballkan.

Beogradi të mos frikësohet nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Përkundrazi, si politika, ashtu edhe dipomacia zyrtare e Serbisë, duhet të përshëndetin dhe të mbështetin heqjen e kufirit Kosovë-Serbi (sepse kjo është vetëm çështje e Prishtinës dhe Kosovës. Kjo varet vetëm nga shprehja e vullnetit të populit si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë).  Kjo është paradigm positive dhe racionale, që paralajmëron një kthesë të madhe historike  për bashkimin gradual të shqiptarëve vetëm brenda territoreve të tyre historike autoktone të Shqipërisë.

Prandaj, as Serbia e as shtetet e tjera fqinje nuk kanë arsye pse të frikësohen nga bashkimi demokratik dhe paqësor i shqiptarëve ngase fshirja e kufijve ndërshtetërorë me shtetet fqinje, pa dyshim se do të sjellë në pajtimin, në afrimin dhe në normalizimin e njëmendtë të marrëdhënieve mes popujve ballkanikë. Ky proces paqësor, do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në krijimin e marrëdhënive të qëndrueshme kualitative, që i tërë Ballkani të mos jetë fushëbetejë e luftërave të përgjakura kolonialiste, hegjemoniste dhe  shfarosëse të dikurshme, POR ZONË PAQEJE, SIGURIE, BASHKËPUNIMI RECIPROK në të gjitha fushat: politike, ekonomike, tregtare, kulturore, të turzimit, të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave, të hapjes së tregut të lirë, si dhe të mbrojtjes dhe të respektimit të drejtëve  të njeriut dhe të lirive themelore.

Kjo formë e re e heqjes së barrierave kufitare mes shteteve, do të  jetë garancia më e forte dhe më përmbajtësore jo vetëm në favorin e axhendës dhe të standrdeve integruese  të Evropës demokratike, por, njëherazi  edhe të krijimit të marrëdhënieve të reja më realiste, më konstruktive dhe më humane ndërkombëtare, që do të bëjnë të mundur, që  e gjithë bashkësia njerëzore të jetojë pa frikë për fatin, për zhvillimin, për objektivat dhe për mirëqenien e  vet të plotë, pa luftëra, pa gjenocide, pa uri, pa varfëri dhe pa ekzode milionshe të refugjatëve dhe të papunëve anembanë botës.

Ballkani nuk ka nevojë për vazhdimin dhe për intensifikimin e  garave të ethshme hegjemoniste, kolonialiste dhe neokolonialiste sllavo-biznatine me bagazh gjenocidi për shfarosjen e shqiptarëve, por për: humanizimin,  demokratizimin, integrimin, paqësimin,  sundimin e së drejtës, lirinë e plotë, që të gjitha këto vlera universale të njerëzimit garantojnë përbashkësinë, ekzistencën, zhvillimin ekonomik, prosperitetin, paqen, mirëbesimin dhe mirëqenien e plotë të të gjithë popujve në rajonin ballkanik.

Me një fjalë, Ballkani ka nevojë të evropianizohet dhe të shndërrohet në  një zone paqeje, sigurie, bashkëpunimi, koekzistence dhe lirie të plotë për të gjithë popujt e tij, jo  vetëm për konglomeratin sllavo-bizantin. Kjo “formulë” e sundimit kolonial disashekullor mbi shqiptarët dhe mbi tokat e tyre, tanimë është e vdekur, sepse kanë përfunduar luftërat koloniale në Evropë. Tani, ndodhemi në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, që serbët, malazezët, grekët dhe maqedonët, duhet të heqinë dorë nga kolonitë e tyre shqiptare në Ballkan, ashtu sikurse dikur metropolet evropiane, që i braktisën kolonitë e tyre shekullore në Amerikën Latine, në Azi dhe në Afrikë.

Filed Under: Analiza Tagged With: De Gaullle, Kolonite, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Serbia, Vuciqi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT