• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndërrimi i emrit nuk të bën patriot …

April 11, 2018 by dgreca

1 Mehdi_Hyseni
Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni/
*** Kur shoqëria është e prekur nga shumë viruse epidemike (sëmundjet, padrejtësia, pabarazia, uria, varfëria dhe papunësia… etj.), shfaqen edhe dukuri negative dhe iracionale, sepse njerëzit  fatin e tyre  kërkojnë në llotari, në  lojëra bixhozi, në fajde, në idoktrinime të ndryshme politike dhe religjioze, në  konvertimin e identitetit personal ose religjioz, në mercenarizëm, në mashtrime, në shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, në  dekadencë… dhe në filozofinë egzistencialiste, duke ëndërruar një jetë më të mirë jashtë realitetit.
Të mësohemi të jetojmë me realitetin maerialist dialektik, jo me  fantazma  që të prishin mendjen, të zhbirojnë zemrën dhe të verbojnë sytë.
Natyrisht se, do të ishte e mira e Zotit, e Kombit dhe  e Atdheut-SHQIPËRISË ETNIKE, që të punojmë siç na mëson Naimi Frashëri ynë “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë…”, të edukohemi, të arsimohemi  dhe ta ndjekim rrrugën e ndritshme kombëtare dhe atdhetare patriotike të  kolosëve Hasan Prishtina, të Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit për të dalluar dritën nga terri dhe lirinë nga robëria. Mirëpo, kjo nuk arrihet duke ndërruar emra, duke tradhtuar, duke mashtruar, duke shpifur dhe duke luajtur bixhoz nëpër taverna dhe kafene  të  shkollës  falimentuese dekadente të egzistencializmit dhe të nihilizmit “modern”.
    Me injorancë, me përralla imituese dhe me fall indoktrinues rinfus, të konsumuar për t’i çoroditur dhe infektuar të tjerët. nuk bëhet ribashkimi kombëtar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE.
 -Të bëhesh personalitet-VLERË me famë kombëtare dhe ndërkombëtare, emri s’lot rol, kush je, i kujt je dhe nga je, por mendja, puna e vyer, sjellja shembullore, kultura dhe vepra e dëshmuar, e çmuar dhe e vlerësuar nga  shoqëria.
-Ja disa shembuj konkret nga historia, nga politika, nga kultura kombëtare shqiptare: Hasan Prishtina dhe Babai  i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali nuk e ndryshuan emrin as fenë, por ishin dhe mbetën personalitete  dhe vlera emblematike të pavdekshme kombëtare dhe atdhetare shqiptare, që si SKËNDERBEU dikur, i thanë JO  TERRINËS DHE ROBËRISË SHEKULLORE, duke ia kthyer pushkën Perandorisë Osmane për çlirimin, për pavarësimin, për bashkimin dhe   për formimin e shtetit të parë shqiptar  brenda kufijve natyralë  autoktonë të Shqipërisë Etnike, më 28 Nëntor 1912.
 –Të gjithë ata, që ndjekin këtë rrugë të dritshme si dielli, nuk kanë nevojë të bëhen përgaz, duke ndërruar emër, komb e fe, sepse shpëtimi i shqiptarëve vjen nga  çuarja në vend e amanetit dhe e veprës së pavdekshme liridashëse, kombëtare dhe atdhetare e ndërtuar me shekuj nga plejadave  e RILINDËSVE dhe e LËVIZJES  KOMBËTARE  SHQIPTARE (1878 -2018).
S’ka asnjë dyshim se këtë vërtetë aksiomatike e provuan edhe veprat vlerore jetësore epokale, patriotike dhe kombëtare shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të Sami, Abdyl, Naim Frashërit, të  Pjetër N. Luarasit, të Papa K. Negovanit, të  Hoxhë Tahsinit, të Çerçiz Topullit, të Jeronim de  Radës, të  At Gjergj Fishtës, të Konstadin Kristoforidhit, të Ndre Mjedës, të Filip Shirokës, të Ismail Qemalit, të Hasan Prishtinës, të Luigj Gurakuqit, të Hoxhë Kadri Prishtinës, të Isa Boletinit, të Azem Bejtës, të Nënë Terezës, të  Shaban Polluzhës, të  Shaban, Hamzë dhe Adem Jasharit, të Adem Demaçit, të Fazli Greiçevcit, të Rexhep Qosjes, të Ismail Kadares, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla, të Kadri Zekës…., e qindra e mijëra të tjerëve me emra dhe me mbiemra të ndryshëm  myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që emrat dhe mbiemrat e tyre nuk ishin kurrfarë pengese, që të bëheshin pesonalitete grandaioze vlerore të kombit, të atdheut, të shkencës, të artit, të kulturës dhe të humanizmit kombëtar dhe botëror.
Prandaj, është naivitet dhe budallallëk sui generis të ndryshohet emri dhe mbiemri , sepse në rrethana dhe në kushte normale, nuk fiton  as dituri, as burrëri, as trimëri, as miliona e miliarda, as nuk gëzon kurrfarë autoriteti, respekti, as besimi nga  të tjerët, veçëse  bëhesh komik, i dyshimtë dhe objekt talljeje, duke mos  të vërë  “në pullë “ asnjë njeri normal.
Ndërrimi i emrit nuk të bën patriot  mbase nuk  është kurrfarë obligimi dhe  IMPONIMI KOLEKTIV KOMBËTAR, por vetëm  një dëshirë individuale   fantazie.
Prandaj, ai  që ndërron emër dhe mbiemër ose fe për qejf, s’ka nevojë t’u bjerë këmbanave të kishave, as t’ua nxjerrë gjumin minareve të xhamiave, sepse ai nuk është kurrfarë  apeli i dobishëm human  as për shpëtimin e njerëzëve nga fatkeqësitë elementare të natyrës (tërmeti, cunami), as për shpëtimin e njerëzëve nga rreziqet e luftërave dhe të epidemive të ndryshme shkatërrimtare të bashkësisë njerëzore  ( kanceri, kolera…etj.), as për  grumbullimin e ndihmave bemirëse humanitare kombëtare dhe ndërkombëtare, as për parandalimin e konflikteve dhe të luftërave grabitçare kolonialiste dhe neokoloniaste,  as për çlirimin, as për bashkimin e as për paqen e humanizmin si vlera siprane të qytetërimit dhe të mirëqenies së përgjithshme të botës së sotme modern (e pllakosur nga varfëria, nga papupunësia, nga uria e thellë, nga sëmundjet vdekjeprurëse, nga mjerimi ekonomik, si dhe nga ekzodi sistematik i miliona refugjatëve nga konitetet e ndryshme të botës), POR vetëm një lloj idealizmi   i verbër subjektiv i individëve  nihilistë, të cilët  ushqehen me  nusprodukte të ideologjisë së fetishit, jo të ideologjisë shkencore të realitetit të materializmit dialektik.
Kjo formë e idealizmit të fetishizimit të realietit, është instrumenti ideologjik më agresiv i vetëmohimit dhe i tjetërsimit të vetëvedijes së njeriut normal, i cili në këtë mënyrë endërron  për një jetë a fat më të mirë. Mirëpo,   pavarësisht nga ambicia negative, asgjë nuk mund të ndryshojë duke ndërruar emrin, mbiemrin, vendin ose religjionin, sepse pa mend, pa dituri, pa sakrificë, pa përpjekje, pa punë “ditë e natë…”( si shkruante Rilindsi ynë i madh, Naim Frashëri) , pa qendresë mbinjerëzore, pa ideal e realizëm të pathyeshëm dhe pa vepra kolosale të pavdekshme kombëtare dhe patriotike sikurse ato të  RILINDËSVE tanë, nuk mund të jesh as hija e Gergj Kastriotit- SKËNDERBEUT, as e Ismail Qemalit, as Naimit, as Abdylit, as e Samiut, as e Hasan Prishtinës…etj.
 
Ndërrimi i identitetit është çështje personale private, e drejtë e çdo individi
 
Mirëpo, individët, që ndryshojnë emrin dhe mbiemrin, nuk ka nevojë që përmes RTV-së dhe masmediave të tjera vendore dhe botërore  të “alarmojnë” si një  “zbulim shkencor” APO si një “akt heroik” kombëtar, duke imponuar ndonjë  shpërblim (çmim nobel), mobilizim, mbështetje apo mirënjohje  patriotike gjithëkombëtare  kolektive a shtetërore,  sepse ai është vetëm  një akt privat-një dëshirë personale, që prej tij nuk fiton asgjë interesi i përgjithshëm i shoqërisë, as i kombit, as i politikës, as i ekonomisë, as i atdheut, as i shkencës e as  i mirëqnies së përgjithshme të shoqërisë qoftë në kuptimin e ngushtë të brendshëm, qoftë në atë të gjerë të jashtëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndërrimi i emrit, nuk të bën patriot, Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Kur të vritet tradhtia, do të ribashkohet Shqipëria Etnike

October 10, 2017 by dgreca

1 shqiperia etnikeShkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI/
  -Ribashkimi i Shqipërisë Etnike do të bëhet, por, jo me këta shtetarë dhe me  këta liderë politikë të korruptuar, që po luftojnë kundër ribashkimit kombëtar (1990-2017), duke e quajtur recidiv folklorik, stereotip,  të  tejkaluar, të rrezikshëm dhe të  dëmshëm për shqiptarët dhe për Ballkanin. Ky vështrim i praptë dhe pervers  politiko-propagandistik i faktorit të brendshëm shqiptar, kur të “përkthehet” në gjuhën e interesit të  politikës ditore dhe të nepotizmit të liderërve politikë dhe të drejtuesve të  dy  shteteve shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë), do të thotë nuk ka ndryshim të statusit kolonial shekullor të shqiptarëve nën Mal të Zi, nën Serbi, në Maqedoni dhe nën Greqi. Kjo është fitorja e politikës dhe e diplomacisë së këtyre shteteve të theksuara kolonialste sllavo-bizantine të Ballkanit. 
Sa  më shumë të ngjizemi me kolonialistët sllavë të Ballkanit, dhe,  sa më shumë të  formohen parti politike, aq më larg, do të jemi nga synimi i jetësimit të RIBASHKIMIT! 
Pra, deri tani (1990-2017), asgjë e re sa i përket RIBASHKIMIT KOMBËTAR, “krejt me të vjetra”. Rezultate konkrete nuk ka sa i përket ribashkimit kombëtar mbase, pikësëpari politika dhe diplomacia shtetërore e Shqipërisë,  qe tri dekada (1990-2017) ende nuk e ka vën në “itinerarin” e strategjisë gjithëkombëtare të objektivave të saj prioritare   çështjen e ribashkimit kombëtar shqiptar. Madje,  mungon paradigma e  unitetit dhe e vizionit gjerman, ku në vend se të ndiqet me konsekuencë dhe me vendosmëri shembulli i RIBASHKIMIT GJERMAN, ne shterohemi dhe kridhemi në  luftën vetëmohuese dhe anticivilizuese, duke sharë, duke shpifur, duke përçarë, duke mashtruar, duke etiketuar, duke tradhtuar deri në vrasje (vetëm për të krijuar armiq të paqenë sipas “recetave” të  OZN-së, të UBDB-së, të Sekuritates etj. për të lartësuar, fronëzuar dhe pasuruar injorancën, terroristët, mercenarët, fashistët, rusofilët dhe kuislingët e panumërt)  si kurrë më parë në historinë e derisotme të  shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo rrugë e gabuar dhe iracionale  e pakrye nuk çon drejt pajtimit dhe ribashkimit, por drejt në humbëtira të pafund, të  pa shenjë dhe  pa gjurmë. -Ky është triumfi  i të  gjithë armiqve brendshëm dhe të jashtëm të KOMBIT DHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
  Filozofia e strategjisë së ribashkimit gjerman, puna dhe uniteti, jo fjalët dhe përrallat retorike 
 
Ia vlen të theksojmë se pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermaninë Perëndimore nuk ka pasur asnjë parti politike  për ribashkimin gjerman. Mirëpo, ja, së fundi, ia arritën të ribashkohen me Gjermaninë Lindore (tetor 1990). Kjo, do të thotë  se gjermanët  e kanë pasur përnjëmend, që të arrijnë këtë objektiv të shenjtë-ribashkimin. Ndaj,  pothuajse gjysmë shekulli (1945-1990) në vend se të bënin “bla-bla-bla” (dushk për gogla, kush është më intelektual i zoti dhe kush më patriot, e kush më trim…etj.), gjermanët punuan pareshtur, me mendje të mbledhur si një kokë, si një trup, si një zë i vetëm dhe me vepra të njësuara konkrete, që të ribashkohen si një komb dhe një shtet i vetëm. Ky shembull historik, politik, kombëtar dhe atdhetar gjerman provon se me  fjalë poshtëruese, me shpifje, me gënjeshtra, me piratizëm, me tradhti, me thika, me plumba njëri-tjetrit, nuk bëhet kurrfarë ribashkimi e as kurrfarë  demokratizimi evropian perëndimor e as amerikan. 
Pavarësisht  nga pikëpamjet divergjente të ishtarëve dhe të veprimtarëte të ribashkimit kombëtar dhe të atyre kundër ribashkimit kombëtar ( 1913-2017), maksima e vlefshme historiko-politike kombëtare dhe atdhetare shqiptare e plejadës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, është e pakundërshtueshme se “Vetëm Ribashkimi Kombëtar është shpëtimi i shqiptarëve dhe  i Shqipërisë Etnike”. 
Mirëpo, si gjatë 100 viteve të shkuara të shekullit XX, ashtu edhe sot, në fundin e dekadës së dytë shekullit XXI, kjo maksimë në vazhdimësi është sabotuar, rrezikuar, anatemuar dhe mohuar në  nga kundërshtarët dhe nga armiqtë e saj të  egër  të brendshëm shqipfolës, të cilët për inetresat e tyre meskine, egoiste personale, klanore, partiake dhe pushtetore feudale, vazhdimisht, në forma të ndryshme primitive dhe injorante e kanë sabotuar dhe luftuar këtë Maksimë të pavdekshme të Rilindësve tanë mendjendritur, duke e gënjyer vetveten se “janë më të ditur”, “më të emancipuar”, “më patriotë’”,  “ më vizionarë”, “më të drejtë”, “më demokratë” dhe “më të merituar” sesa Rilindësit, që kanë meritat kryesore për formimin e Kombit Shqiptar, të Kulturës dhe të Shqipërisë Etnike.
Ky është konflitki dhe hendikepi i pakapërcyeshëm me të cilin, edhe sot inteligjencia patriotike shqiptare po përballet me injorantët, me primitvët, me hedhurinat, me kriminelët dhe me tradhtarët  shqipfolës, të cilët duke e mbivlerësuar vetveten me arrogancën, me mendjemadhësinë, me ushtrimin e forcës së  frikësimit,  me mbështetjen e shërbimeve dhe të agjentaurave të ndryshme serbo-sllave etj., haptazi dhe fshehurazi po i luftojnë ithtarët dhe veprimtarët patriotë të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Derisa shqiptarët ta plaçkisin, t’ia fusin thikën, ta tradhtojnë, ta poshtërojnë, ta spiunojnë dhe,  t’ia fusin plumbin njëri-tjetrit për “kapuç të madh” bajraktarist feudal, për pushtet dhe për pasuri, ribashkimi, do të jetë vetëm një utopi e shkretë.  I gjithë ky negativizëm dhe primitivizëm, do të thotë se, fajtor dhe përgjegjës kryesor për mosribashkimin e deritashëm kombëtar, është faktori i brendshëm politik, jo assesi Evropa e as bota. –Së pari, pa  unitet dhe pa pajtim brendakombëtar, nuk mund të ëndërrohet kurrfarë ribashkimi, as kurrfarë ndihme nga faktorët e huaj ndërkombëtarë.
Me këtë problem të brendshëm anticivilizues dhe vetëmohues, gjermanët, asnjëherë, në historinë e tyre të derisotme nuk janë përballur. Prandaj, nuk është aspak e çuditshme dhe befasuese Ribashkimi i Gjermnisë  Perëndimore me atë Lindore , më 3 tetor të vitit 1990.
Nuk ka asnjë dyshim se, po të kishim ndjekur rrugën dhe veprat e ndritshme të Rilindësve tanë; rrugën  heroike të lavdishme të Skënderbeut të bashkimit të princërve të principatave shqiptare në Kuvendin historik të  Lezhës ( “2 mars 1444”); Shembullin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( “10 qershor 1878”) dhe shembullin e  themelimit të shtetit të parë të bashkuar modern shqiptar-Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit (“28 Nëntor 1912”), si dhe shembullin e fundmë  heroik legjendar të Adem, Hamzë dhe Shaban Jashari (për lirinë, për pavarësinë dhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipëri), që së bashku me 53 bashkëluftëtarë të tjerë, prej tyre 21 anëtarë të famlijes së ngushtë Jashari, flijuan heroikisht, duke mbrojtur pragun e shtëpisë në Prekaz kundër soldateskës barbare gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (“5, 6, 7 Mars 1998”), sigurisht se, tanimë, do të ishim ribashkuar, ashtu sikurse Gjermania Perëndimore me Gjermaninë Lindore, “më 3 tetor 1990”.
 
Fati   i  gjermanëve, që nuk janë të përçarë si shqiptarët
 
Me gjithë kundërshtimet dhe me pengesat (e faktorit të jashtëm) të disa shteteve të Evropës, që ta pengonin ribashkimin e Gjermanisë, kjo ia arriti qëllimit të bashkohej me Gjermaninë Lindore, sepse gjatë 45 viteve të copëtimit, gjermanët nuk kanë fjetur, dhe nuk kanë jetuar në iluzione të shkreta, se  ribashkimi, do të realizohej  vetvetiu, duke e shpifur, duke e tradhtuar njëri-tjetrin, duke e vrarë njëri-tjetrin, duke e poshtëruar njëri-tjetrin, duke zhvleftësuar njëri-tjetrin, duke e shitur njëri-tjerin për inetresa të huaja të armikut, si dhe për inetresa të tyre  të luftës për pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim për ta gjunjëzuar, shfrytëzuar dhe shkatërruar popullin dhe shtetin e vet, duke e vjedhur, duke e plaçkitur, duke e varfëruar, duke e lënë të papunë, duke bërë vetëvrasje për bukë dhe për ekzistencë dhe mirëqenie etj.
Gjermania u ribashkua, sepse  shtetarët dhe liderët politikë të saj, nuk rrahehshin, nuk likuidoheshin dhe nuk vriteshin për poste në pushtet dhe për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme.
Gjermania u ribashkua, se gjermanët ishin unikë, me vetëdije të plotë dhe me ideal të pathyer, se ribashkimi ishte  jo vetëm ëndërr, jo vetëm dëshirë, jo vetëm imperativ, por, mbi të gjitha ishte domosdoshmëri, patriotizëm dhe  detyrim individual dhe kolektiv ndaj interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut të vet.
Gjermaninë e ribashkuan vlerat e saj kombëtare, patriotike  akademike, shkencore, politike dhe shtetërore, që pas Luftës së Dytë Botërore ia arritën të krijojnë lidhje, marrëdhënie dhe bashkëpunim   të ndërsjellë jo vetëm me vendet fqinje  evropiane, por,  edhe me vendet e tjera të botës, e në veçanti me  Shtetet e Bashkuara të Amerikës si supërfuqi botërore, dhe si një nga faktorët kryesorë për rimëkëmbjen  politike, dipomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë  Perëndimore, gjë që kjo, së fundi,  pati  ndikimin, meritën  dhe rolin e veçantë, që  të ribashkohej me Gjermaninë Lindore (“3 tetor 1990”).
Pikërisht, në saje të vlerave të tilla kombëtare dhe  shtetërore, Gjermania brenda gjysmë shekulli, ia arriti të bëhej edhe një ndër fuqitë më të mëdha ekonomike , e cila, sot zë vendin e katërt (4) në listën e vendeve më të fuqishme ekonomike botërore.
Sa, më sipër, shqiptarët, do të ribashkohen, kur të arrijnë të bëhen si gjermanët ( me vetëdije të plotë  se,  mbi të gjitha janë humanizmi, drejtësia, liria, pavarësia, uniteti, shteti dhe atdheu, jo  klani, jo partia, jo korrupsioni, jo plaçka, jo tradhtia dhe  jo krimi etj….) dhe të binden dhe të kuptojnë njëherë e përgjithmonë,  se pa ribashkim mbarëkombëtar nuk ka as  liri, as pavarësi, as siguri, as stabilitet, as prosperitet e as ardhmëri e  as paqe të sigurt në Ballkan.
Gjithashtu, shqiptarët e kanë të vështirë të ribashkohen, sepse:  nuk janë në numër mbi 82 milionë si gjermanët; nuk janë kurrfarë fuqije ekonomike;  nuk janë kurrfarë fuqie ushtarake   siç  është Gjermania me mbi “60 mijë trupa”; nuk kanë të zgjidhur problemin kolonial me vendet fqinje kolonialiste sllave (1912-2017); qeveritë e tyre në Tiranë dhe në Prishtinë janë kundër ribashkimit kombëtar .  
Këta janë nga treguesit kryesorë, që  vënë në dukje faktin se nuk nuk mund të tërhiqet kurrfarë paralelizmi i fenomenit të ribishkamit të Gjermnaisë me atë fenomenit shqiptar, sepse shqiptarët janë një komb i vogël në Ballkan, ribashkimin e të cilit, së pari, nuk po e mbeshtetin as Shqipëria, as Kosova zyrtare, as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja. Ndërkaq, ribashimin e  dy gjermanive e ka mbështetur fuqishëm Amerika. Për të fituar një besim të tillë të Amerikës dhe të aleatëve të saj tradicionalë, politika dhe diplomacia shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës, nevojitet të dëshmohen praktikisht se janë krijuar kushtet optimale për ribashkimin e kombit shqiptar, ashtu siç ka dëshmuar me shembuj konkret Gjermania e kancelarit Helmut Kol dhe e Hans D. Gensher në vitet e 90-ta të shekullit XX.
 
Konkluzion
 
-Ribashkimin kombëtar shqiptar mund ta bëjnë ata, që   nuk i kanë borxh as Zotit, as Kombit, as Atdheut e as Historisë. Ata që pohojnë dhe me të gjitha mjetet e mbrojnë drejtësinë dhe të vërtetën. Ata që janë me mendje të shëndoshë të arsyes, që luftojnë për drejtësi, për liri, për qytetërim, për përparim, për ineteresin e përgjithshëm të gjithë kombit dhe mbarë Shqipërisë Etnike; ata që  me sjelljet, me veprimet dhe me punën e tyre vlerore janë dëshmuar se janë në Rrugën e Shenjtë  Gjithëkombëtare të Rilindësve  Shqiptarë, të cilët asgjë nuk kanë kursyer për ta  bashkuar, çliruar dhe mëvetësuar kombin e vet dhe Shqipërinë Etnike; ata që janë si gjermanët unikë, të vendosur, që kanë strategji, vizion dhe ide  pozitive për të sotmen dhe për të nesërmen; ata që punojnë ditë e natë pa u ndalur si gjermanët, jo ata, që llomotisin, që shpifin, që vrasin pas shpine,  që nxijnë dhe që  denigrojnë figurat kombëtare shqiptare, me qëllim të përçarjes  dhe të konfrontimit të popullit në vija  religjioze, ideologjike, dogmatike dhe politike. Këta janë armiqtë e brendshëm më të rrezikshëm  për Kombin dhe për Shqipërinë Etnike.  Këta nuk I duhen as Kombit e as athdeut, sepse janë njësoj të rrezkishëm , të dëmshëm dhe gjaksor sikurse të të gjithë armiqtë e jashtëm të Ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike.  Këta janë pengesa krysore , pse, edhe sot jemi  gjysmë të kolonizuar dhe të robëruar nën sundimin e egër shekullor sllavo-bizantin.
 
Kësi shembujsh negativë, anakronikë, vetëmohues dhe tragjikë nuk gjenden në mesin e popullit gjerman, as në Gjermani. Kjo është përparësia dhe fati  i tyre historik, kombëtar dhe shtetëror, sepse, ndryshe, po të ishin gjermanët si shqiptarët  mendjeshkurtër, të përçarë (njëri thumbit, tjetri patkoit), duke e eliminuar njëri-tjetrin për poste shtetërore dhe për pasurim të paligjshën në kurrizin e populit dhe të shtetit (1913-2017), kurrë nuk do të kishin pasur fatin që të ribashkoheshin më 3 tetor 1990.
 
Kjo është një nga arsyet, pse Evropa nuk i ka ndihmuar shqiptarët, që të krijojnë shtetin e tyre gjithëkombëtar sikurse shtetet e tjera në Evropë dhe në Ballkan, sepse skena politike shqiptare gjithmonë ka qenë e përçarë dhe heterogjene në pikëpamjet dhe në interesat e saj parciale klanore, partiake, ideologjike dhe provincialiste, si rrjedhim i përligjjes së interesave të huaja të pushtuesve anadollakë, sllavo-bizantinë, fashistë dhe  ruso-bolshevikë  etj.   
 
Sa më lart, nëse duam që të fitojmë simpatinë dhe mbështetjen e gjithanshme të  Evropës Perëndimore dhe të Amerikës shpëtimtare,  që përgjithmonë të dalim nga skëterra e robërisë kolonialiste sllavo-bizantine, së pari, siç ka vlerësuar me plot të drejtë ish-Akademiku ynë i ndjerë Prof.Dr.Esat Stavileci, “është e domosdoshme, që të ulemi në një sofër të përbashkët kombëtare, e pastaj në atë ndërkombëtare”.
 
-Jo përditë të “fabrikojmë” partia dhe plaforma të “sofrave” individuale, mahallore, provinciale, partiake, ideologjike dhe bajraktariste feudale, sepse Evropa, as Amerika nuk kanë kohë të merren me shqyrtimin e “101” projekteve dhe  platformave  për ribashkimin e shqiptarëve. Këtë, duhet pasur të qartë  si  diellin të gjithë shqiptarët.
 

 Pra, thjesht, nuk mund të ketë ribashkim me “1001” sofra,  por vetëm me “NJË SOFËR”. Me t’u arritur ky unitet me kconsensus mbarëkombëtar, atëherë, edhe armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, edhe miqtë tanë evropianë ndërkombëtarë, seriozisht do ta kuptonin dhe, do ta merrnin në konsideratë  KËRKESËN TONË UNIKE  për RIBASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIK SI NJË SHTET KOMBËTAR në Ballkan, ashtu sikurse shtetet e tjera  ballkanike dhe evropiane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni, ribashkimi Kombetar

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT